Menu

Gjermania rikthen Shqipërinë në “listen e kuqe”, masat e reja

Nga 5 shtatori, Shqipëria do të futet sërish në listën e vendeve me rrezik të lartë në Gjermani për shkak të Covid-19 dhe rritjes së numrit të të infektuarve. Në një postim nga ambasada gjermane në Tiranë bëhet e ditur se do të ketë ndryshim rregullash për hyrjen në shtetin Gjerman nga data 5 shtator, pra nga e diela.

Si pasojë e vendosjes në listën e kuqe, qytetarët duhet të kryejnë një regjistrim para se të udhëtojnë për në Gjermani.

Çfarë kërkohet tjetër?

Gjatë regjistrimit duhet të ngarkoni një dëshmi shërimi nga infeksioni me Covid19 ose që jeni plotësisht të vaksinuar.

Nëse nuk mund të paraqisni asnjërën nga këto dy dëshmi, do t’ju duhet një test i Covid19 për të hyrë në Gjermani. Megjithatë pas mbërritjes do ju duhet të karantinoheni për 10 ditë. Pas 5 ditësh, ju mund të testoheni përsëri dhe, nëse rezultati i testit është negativ, mund t’i jepni fund karantinës.

Njoftimi i plotë nga Ambasada Gjermane në Tiranë:

Informacion i rëndësishëm për udhëtarët për në Gjermani
Nga dita e dielë, 5 shtator 2021, Shqipëria konsiderohet sërisht si një vend me rrezik të lartë nga Covid19.

Për hyrjen në Gjermani kjo do të thotë:
Ju duhet të regjistroheni në faqen e internetit www.einreiseanmeldung.de para se të udhëtoni për në Gjermani.

Gjatë regjistrimit, ju duhet të ngarkoni një dëshmi shërimi nga një infeksion me Covid19 ose që jeni plotësisht të vaksinuar.
Nëse nuk mund të paraqisni asnjërën nga këto dy dëshmi, do t’ju duhet një test i Covid19 për të hyrë në Gjermani. Megjithatë pas mbërritjes do ju duhet të karantinoheni për 10 ditë. Pas 5 ditësh, ju mund të testoheni përsëri dhe nëse rezultati i testit është negativ, mund t’i jepni fund karantinës.

Qendra Alert/Alert.al

Postime të ngjashme

LINI NJË KOMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed