Menu

Këto ushqime luftojnë depresionin dhe na bëjnë më të lumtur

Faktorët që ndikojnë në depresion janë të shumtë, duke nisur që nga ato gjenetikë e deri tek ngjarjet traumatike të ndodhura gjatë jetës. Si ndikon ushqimi?

Gjërat që konsumojmë ndikojnë tek disa sinjale kimike të trurit, si serotonina për shembull që ndihmon në rregullimin e humorit. Në një studim të kryer në 2014 u zbulua se njerëzit që ndiqnin një dietë mesdhetare të pasur me fruta, peshk dhe drithra, janë 16% më pak të prirur për të rënë pre e depresionit në krahasim me ata që konsumojnë nivel të lartë karbohidratesh.

Çfarë duhet të konsumoni për të qenë më të lumtur dhe të shëndetshëm mendërisht?

Peshk (salmon, sardele, açuke) të pasur me Omega 3, që ndihmon në reduktimin e simptomave të depresionit.

Gjel deti: Gjeli i detit ju pasuron me tryptophan, një amino-acid që trupi më pas e përdor për prodhimin e serotonin.

Frutat/ Perimet: Në veçanti, shegët, manaferrat, arrat. Çokollata e zezë është gjithashtu e këshillueshme.

Ushqimet që duhen eleminuar:

1- Mishi (të konsumohet në masë)

2- Brumëra (kryesisht buka e bardhë)

3-Sheqeri

Trajtimi i depresionit përveç terapive dhe barnave duhet të shoqërohet me dietën e pasur që përfshin ushqimet më lart. (Business Insider)

Qendra Alert/Alert.al

Postime të ngjashme

LINI NJË KOMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed