Menu

Koleksionisti Eros Hoxha: Si sigurova deklaratat origjinale të “Shpalljes së Pavarësisë”

I ftuar në emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, Eros Hoxha koleksionist ka folur për deklaratat origjinale dhe të certifikuara të “Shpalljes së Pavarësisë” në 1912, ku përfshihen qytete si: Tirana, Elbasani, Peqin dhe Strugë-Ohër, të cilat nuk janë ekspozuar më parë.

“Kam më shumë se 30 vite që merrem me koleksione, që para viteve ‘90. I pari dokument që më ka rënë në dorë ishte ai i Peqinit, i cili ishte edhe shqip. Më pas arrita të siguroj dhe dokumentat e tjerë me radhë. Tradita e lindjes së Perandorisë Osmane, ajo çfarë u trashëgua ishte me vulë. Ndryshe nga perëndimi që firmoste, Perandoria Osmane vuloste. Të gjitha këto vula kanë qenë njerëz që përfaqësonin shtetin Osman. Përveç faktit që jam njohës i dokumentave, i çuam edhe tek Arkivi i Shtetit, ku një grup specialistësh verifikuan vërtetësinë e këtyre dokumentave. Buxheti i parë për Ismail Qemalin ka qenë kolonia e Bukureshtit, qeveria e Rumanisë dha një shumë të konsiderueshme për qeverinë shqiptare, kjo ishte ndihmesa e parë. Shumica e ministrive e nxirrnin vetë rrogën, nuk kishin as bankë, as të ardhura, ishin në front lufte, kishin paratë e tyre personale. Nuk kishte kush t’i financonte, shteti ishte inekzistent dhe vendi ishte shkatërruar nga lufta. Kishte disa kopje të flamujve që ishin projektuar për Shqipërinë dhe mund të themi se në modë ishin kryengritjet, ku valvisnin flamuj të ndryshëm. Kishim kopje flamujsh ku një ishte shqiponja dy krenare me gjysëm hënëz apo një tjetër me fushën ngjyrë portokalli dhe në fund u caktua flamuri që kemi sot”-deklaroi Eros Hoxha.

Emisioni Alert

Qendra Alert/Alert.al

Postime të ngjashme

LINI NJË KOMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed