Menu

Video/Kompanitë përkrah shqiptarëve, shpërndajnë ndihma për dhjetëra familje

Shqiptarët janë vetëizoluar prej javësh si pasojë e coronavirusit që ka prekur vendin tonë. Masat kufizuese, izolimi në banesa dhe papunësia në këtë periudhë, nuk mund të përballohet nga një pjesë e mirë e qytetarëve, të cilët ndodhen në vështirësi ekonomike dhe në pamundësi për t’I përballuar këto ditë të vështira. Por Qendra Alert, ka ndërmarrë një nismë për të mbështetur sado pak familjet që janë më shumë në nevojë, shtresat vulnerabël e moshat e treta, duke iu ardhur në ndihmë me gjërat më bazike.  Me ndihmën e Conad, Arstl Group dhe duke ruajtur standardet maksimale të sigurisë, janë shpërndarë ndihma në ushqime në dhjetëra familje në Tiranë, Kamëz, Zall Bastar dhe në Durrës. Edhe Tirana Flex Print, iu bashkangjit nismes me pako dhe infrastrukturen per shperndarjen e ushqimeve, ndërsa ViniPharma Medical Group pajisi familjet në nevojë me maska, dorashka dhe multivitamina.

Qendra Alert / Alert.al

Postime të ngjashme

LINI NJË KOMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed