Menu

Kush e solli flamurin, Xhoana Selimaj: Janë 15 versione, thuhet se Marigoja e fshehu në trup

E ftuar në emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, Xhoana Selimaj studente për Marrëdhëniet Ndërkombëtare ka folur për versionet që aludohen për personin që solli flamurin e ngritur më 28 Nëntor nga Ismail Qemali në Vlorë.

“Gjatë gjithë kohës së Sundimit Osman, kryengritjet e popullit shqiptar nuk kanë munguar asnjëherë për t’u shkëputur nga ky sundim. Në fillim të viteve 1900 e deri në 1912 filloi një lëvizje kulturore, populli dhe kombi duhej të ndërgjegjësohej për këtë autonomi ose pavarësi të shkëputjes së tyre. Më pas kishim bashkimin e të gjitha vilajeteve dhe shkëputjes së tyre. Ndodhi në një moment kur Perandoria Osmane nuk kishte më të ardhme në Ballkan. Janë 15 versione se si dhe kush e solli flamurin që Ismail Qemali e valviti më 28 Nëntor. Versioni kryesor për mua është nga kolonia e Diasporës së Bukureshtit, me Spiridor Ilo. Ai mendohet se e ka sjellë, pra delegacioni i ardhur nga Bukureshti. Një version tjetër është që e ka dhënë nga Eqerm Bej Vlora. E dimë se mes kushërinjve Vlora nuk kishte marrëdhënie të mira dhe mendohet se ia ka dhënë flamurin Ismail Qemalit për të patur një emër dhe rol në këtë ditë kaq të rëndësishme për vendin. Version tjetër është Marigoja, e cila së bashku me bashkëshortin që ishin tregtarë, thuhet se e kanë marrë në Korin dhe e kanë sjellë nga Diaspora e SHBA-ve në Shqipëri. Thuhet se Marigoja e ka lidhur flamurin në trupin e saj, pra e ka fshehur dhe e ka sjellë në Shqipëri”-deklaroi Xhoana Selimaj.

Emisioni Alert

Qendra Alert/Alert.al

Postime të ngjashme

LINI NJË KOMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed