Menu

Mashtrimi me plehrat kimikë, pedagogu Brahushi: Shkakton dëm ekonomik dhe probleme mjedisore

I ftuar në emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, Ferdi Brahushi pedagog në Universitetin Bujqësor të Tiranës ka folur për abuzimin në etiketat e paketimit të plehrave kimikë, të cilat shkaktojnë dëm ekonomik për fermerin dhe probleme mjedisore.

“Fermerët janë ata që punojnë dhe sigurojnë të ardhura nga puna  e tyre në bujqësi. Zona rurale është më e ndjeshme e cila kërkon një mbështetje nga pikëpamja shtetërore dhe kërkon një garanci për imputet të cilat ajo përdor. Kam parë rezultatet e analizave, sidomos pjesën që lidhet me ndryshimin e vlerave të përqindjes së lëndës aktive nga ajo që shkruhet në etiketë. Janë dy probleme që lindin nga ndryshimi i përmbajtjes së lëndës aktive në produktet plehëruese në raport me ato në etiketë. Lidhet me një dëm ekonomik që i shkaktohet fermerit dhe me problem të tjera mjedisore. Në përgjithësi rezultatet e analizave janë në kufijtë e tolerancës që jepet sipas VKM, por në disa raste vihet re një përqindje më e vogël nga ajo që është shkruar në etiketë, si p.sh ajo e nitrateve. Kjo përqindje është relativisht e vogël, por ka brenda saj mosakordancën me atë që është shkruar duke çuar në mangësi të lëndës aktive që përdor fermeri. Përqindjet e analizave janë subjekt i laboratorit, mostrat janë marrë në mënyrë rastësore, por procedura duhet të jetë konform një manuali për marrjen e mostrave në raste të tilla, duhet të jenë përfaqësuese të materialit që do analizojmë. Nëse bima është në mangësi në plehrim, psh 2% mangësi, i bie të hedhim 2 kg më pak. Por fermeri ka shpenzuar në mënyrë të plotë për të, pra ka dëm ekonomik. Problem tjetër lidhet me dozat e rekomanduara, fermerët nuk janë të qartë se cilat doza duhet të përdorin. Në udhëzime duhet që intervali i rekomanduar të jetë më i vogël, në funksion të bimës dhe tokës. Duhet standartizim i produktit, ruajtjes së tij që të kemi rezultate bindëse. Përveç lëndës aktive është edhe materiali mbushës, ku ka rëndësinë e vet nga pikëpamja mjedisore. Mund të kalojnë në zinxhirin ushqimor apo do mbeten në tokë”-tha Ferdi Brahushi.

Qendra Alert/Alert.al

Postime të ngjashme

LINI NJË KOMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed