Menu

Olsi Hamataj nga Agroplant: Min. e Bujqësisë të na ndihmojë me luleshtrydhen, mos të lejojë importin

Olsi Hamataj, nga Agroplant, që merret me kultivimin e luleshtrydhes, në një lidhje Skype për emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj është ndalur te problemi i luleshtrydhes gjatë kësaj kohe, importi nga vendet e tjera si dhe futja e fermerëve në borxhe për kreditë e marra dhe mos shlyerja e tyre.
“Gjatë kësaj periudhe pandemie, luleshtrydhja ka më shumë vitaminë C se portokalli dhe qytetarët mund të na ndihmojnë duke e konsumuar atë. Gjatë kësaj kohe nuk ka patur kërkesë nga tregjet europiane dhe problem qëndron se është frut që duhet hequr brenda ditës. E bën të vështirë tregun tonë, që në fillim marsi luleshtrydhja u bllokua dhe u detyruam ta fusnim në industri për reçel, me 40 lekë. Piku i luleshtrydhes është muaji mars dhe prill, na ka ikur çmimi shumë lirë. Prej 3-4 ditësh luleshtrydhja ka marrë ngritje falë vendeve të Ballkanit që po e blejnë. Cmimi për luleshtrydhen është 150-160 lekë për kg”-tha Hamataj.
Sakaq Olsi Hamataj i bëri thirrje qeverisë për mbështetje dhe të mos lejojë importin e luleshtrydhes nga vendet e tjera, sidomos Greqia.
“I bëj kërkesë qeverisë të na mbrojë me luleshtrydhet, të ndalohet importi nga vendet fqinje si Greqia, duke kufizuar importin, pasi na konkurrojnë në cmim. Luleshtrydhja mbillet njëherë në vit. Kam 200 fermerë që bashkëpunoj, pjesa më e madhe janë me kredi. Ka ardhur momenti të bëjnë pagesat, për ne është mbyllur sezoni. Do sjellë probleme dhe për vitet pasardhëse sepse janë në borxhe, është këputur zinxhiri. Ministria e Bujqësisë duhet të marrë masa, sidomos për ata me kredi, të shlyejë interesat e kredive që janë marrë nga fermerët.-theksoi Hamataj.

Qendra Alert/Alert.al

Postime të ngjashme

LINI NJË KOMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed