Menu

Pandemia, Rrapaj: Problem mungesa e subvencioneve dhe nga një pjesë cilësia e produkteve. Do ndëshkohen!

Kryetari i Këshillit të Agrobiznesit Agim Rrapaj në një lidhje Skype për emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj ka folur për vështirësitë që po kalojnë operatorët e zinxhirit ushqimorë gjatë kësaj periudhe pandemie. Problem sipas Rrapajt është mungesa e subvencioneve ndaj fermerëve, por edhe cilësia e produkteve nga një pjesë e tyre që po dëmton zinxhirin, për të cilët priten masa ndëshkimore.
“Falenderoj ekipet mjekësore që falë punës së tyre në zonat rurale nuk ka asnjë të sëmurë nga coronavirusi. Vështirësitë që po hasin operatorët e zinxhirit ushqimorë, grumbulluesit, agropërpunimi, janë të rëndësishme, fermerët u ndeshën me një situatë të pazakontë. Bima duhet vjelë cdo ditë, fermerët nuk e realizuan dot dhe për pasojë produktet u dëmtuan, ndërsa një pjesë u asgjesua, ku duhet përmendur rreth 2 ton kastravecë të asgjësuar. Duhet të shqetësohemi që kjo situatë të mos ndodhë në periudhën që vjen. 6% i TVSH ishte një padrejtësi që iu bë fermerëve, është e papranushme. Ka krijuar një problem të madh në këtë sektor, fermerët nuk e meritojnë. Element i vështirë mbetet edhe cilësia e produkteve, ndaj iu bëj thirrje të gjithë sektorit, pasi do dëmtojnë jo vetëm vetën e tyre, por të gjithë zinxhirin ushqimor. Këta abuzues jo vetëm që nuk do të lejohen, por do ndëshkohen, janë rritur kontrollet në dogana, verifikohet cdo kamion”-tha Rrapaj.
Kryetari I Këshillit të Agrobiznesit Rrapaj tha se I ka tërhequr fermerëve vëmendjen për karencen, një problem I trajtuar dhe në vitin që lamë pas, por që duhet të marrë fund.
“Kemi informacione, kemi shkuar në sera, iu kemi tërhequr vëmendjen fermerëve për karencen. Vitin e kaluar i trajtuam këto problem, duhet ta ndalojmë me cdo kusht. Pas 2 javësh, problem do jetë me perimet, do rritet konkurrenca, do përballemi me vështirësitë e Covid-19 dhe të konkurrencës me vendet e tjera. Sektori I bujqësisë nuk është përfshirë në paketën e ndihmës financiare, ndryshe nga vendet e tjera. Ndaj kërkesat tona mbeten mbështetja me subvencione ndaj fermerëve, qendrat e grumbullimit përvec kredive të buta të mbështeten edhe me garanci. Mbështetje të kenë edhe peshkatarët si dhe të vaksinohet blegtoria”-deklaroi Rrapaj.

Qendra Alert/Alert.al

Postime të ngjashme

LINI NJË KOMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed