Menu

Platforma e financimit, Sindikata e Fermerëve: Të zhgenjyer, asnjë masë ndaj sektorit të bujqësisë

Sindikata e Fermerëve të Bashkuar ka reaguar pas planiti financiar të qeverisë për përballimin e situatës nga coronavirusi. Në një deklaratë për mediat, Sindikata konstaton me keqardhje se fermerët (prodhues direkt të produkteve bujqësore e blektorale) nuk janë të përfshirë në asnjë pikë të këtij plani. Ata kërkojnë nga qeveria rishikimin e planit.

Deklarata e plotë

SINDIKATA E FERMEREVE TE BASHKUAR (S.F.B.) pasi u njoh me planin me 5 pika të Qeverisë për adresimin  e nevojave për financim të atyre që janë prekur drejtpërdrejtë në ekonominë e tyre të përmuajshme, konstaton me keqardhje se ne fermerët (prodhues direkt të produkteve bujqësore e blektorale) nuk jemi te përfshirë ne asnje pikë të ketij plani.

S.F.B.  shpreh indinjatë të thellë për ketë harresë dhe nënvleftësim  që Qeveria i ka bërë dhe i bën fermerëve shqiptarë dhe bujqësisë si sektor i  ekonomisë edhe pse ne këtë sektor vetepunësohen rreth 40% e forcës se aftë për punë dhe krijohet rreth 20% e PBB.

A thua se ne banorët e zonave rurale  nuk egziztojmë !  A thua se ne nuk kemi asnjë problem nga kjo krizë !  A thua se ne jemi imun nga ky virus ! A e llogarit qeveria se ne po nuk shitëm produket tona ne treg nuk kemi asnjë burim tjetër të ardhurash dhe për këtë na duhet autorizim për të dal nga shtëpia dhe për fermerët mundësia për të aplikuar për këtë autorizim nuk egzizton deri me tani edhe pse  jemi 45150 fermer të pajisur me NIPT identifikimi  dhe mbi 100000 të tjerë që jane aktiv të pa paisur me NIPT  !  A e di qeveria se këto ditë të pandemisë çmimet   e shitjes te produkteve tona  tek tregtarët kanë pësuar nje rënie drastike ndërkohë që çmimet e shitjes së kytyre produkeve tek popullata jane rritur dhe kjo nuk është për fajin tone !

A e di Qeveria  që ka nisur sezoni i eksporteve të produkteve të serave të Myzeqese dhe ka shumë probleme aktualisht dhe perspektiva duket e errët për shkak të pandemisë (mbyllen shoferët e kamionëve në karantinë,izolimi i vendeve ku eksportojmë  etj etj) dhe për pasojë  këto produkte mund te hidhen në kanal si sezonin e kaluar dhe ky do të jetë një dëm shumë i madh (dhjetëra milionë euro) për fermerët dhe familjet e tyre. Apo ky lloj dëmi nuk është i ngjashëm me dëmet që  pëson bisnesi i vogël për të cilin Qeveria ka parashikuar një farë ndihme në planin 5 pikësh !

A e di Qeveria se në zonën e Kafarajt Fier ka 110  ha sera diellore të mbjella me luleshtrydhe dhe këto ditë është piku i prodhimit me tonelata  të nje fruti që për shkak te krizëz mund të hidhet në kanal ! A e di qeveria që ka detyrimin ligjor dhe përgjegjësinë të gjej një zgjidhje që ky frut i freskët me shumë vitaminë  c  mund të shkojë te qytetari shqiptar që ka aq shumë nevojë sot  dhe mos të shkojë dëm (dhe kjo mund te behet me nje subvencion te vogel per fermerët prodhues) !

A e di Qeveria se me zgjatjen e këtij vet izolimi dhe në vëndet e rajonit  stogu i patateve dhe mollëve të fermerëve të Korçës do të jete nje fatmiresi për Shqipërinë pavarsisht se ato fermerë janë konsideruar të papërgjegjshëm nga Kryeministri që vazhdojnë të mbjellin patate dhe mollë (eshe pse nuk janë orientuar kurrë se çfar duhet të mbjellin gjë të cilën Qeveria e ka detyrim ligjor).

Fakti që ligjërisht veprimtaria jonë nuk konsiderohet biznes,fakti që ne ligjerisht nuk konsiderohemi të punësuar apo punëmarrës sepse jemi të vetpunësuar,fakti që ne nuk konsiderohemi të papunë apo shtresë në nevojë sepse sigurojmë të ardhura nga vetpunësimi  etj etj ;- Nuk do të thot që ne nuk egzistojmë dhe nuk kemi asnjë problem ! Ajo që na shqetëson më shumë është që asnjë institucion shtetëror përfshi këtu edhe  Ministrinë e Bujqësise   nuk e kanë gjetur me vend të japin një udhëzim apo një këshillë apo instruksion   se si duhet të veprojë nje fermer me qëllim që të mbrojë veten dhe të tjerët  në procesin e punës për kultivimin, vjeljen dhe dërgimin ne treg të frutatve  dhe zarzavateve të freskëta ,si duhet të veprojnë në fermat blektorale  etj., produkte qe jane te domosdoshme dhe të pa zëvendësueshme në dieten ushqimore të kësaj kohe pandemie .

Ne nuk e gjejmë veten në piken 1 te këtij plani   dhe kjo është normale  sepse ne nuk jemi mjek dhe infermiere që po luftojne në vijën e parë të kësaj beteje  për të cilët ne shprehim respekt dhe mirenjohje pa kufi  por do donim ti kujtonim Kryeministrit që ne fermerët e Shqipërise jemi në vijën e parë të betejës për sigurimin e ushqimit mungesa e te cilit mund te vrase me shume se Kovid 19 . Nuk mund te themi se këtë e bëjmë për patriotizëm,heroizëm apo vetedije të lartë shoqërore. Jo, ne  e bëjmë se këtë profesion zgjodhëm ose fati na kushtëzoi këtë punë   për të siguruar të ardhura per familjet tona ashtu sikurse dhe punonjesit e shëndetsisë dhe çdo i punësuar apo i vetpunësuar tjetër në këtë botë.

Ne nuk përfitojmë asgjë dhe nga pika nr. 2 e planit te Qeverise sepse nuk figurojmë të punësuar sepse jemi të vetpunësuar. Ne jemi të vetpunësuar në një ekonomi që sot në kohë pandemie nuk u mbyllka si firmat e mëdha  por prodhon për shoqërinë dhe këtë fakt duhet ta ketë në konsideratë kjo qeveri dhe të tjerat pas saj. Të perkrahin dhe stimulojnë me subvencione  fermerët që operojnë në ferma të vogla  se qenkan të dobishme për shoqerinë dhe në koh pandemie.

Edhe  në piken 3 nuk perfshihemi sepse  ne nuk llogaritemi as si shtresë në nevojë ,as si biznes i vogël,as të papune të mundshem per shkak te luftës sepse ne jemi të lire të punojmë në tokën apo fermën tone. Për Qeverinë fabrika apo ndërmarrja jonë nuk konsiderohet e mbyllur asnjeherë.Te pika 4 jo e jo nuk përfshihemi.Te pika 5 nuk e dimë nëse mund te përfshihemi ???

S.F.B.  i kërkon Qeverisë  që të marrë në konsideratë këtë deklaratë  dhe të përfshijë këtë grup të madh interesi në planin  për adresimin  e nevojave për financim të atyre që janë prekur drejtpërdrejtë në ekonominë e tyre të përmuajshme sepse edhe ne jemi pjesë e kësaj shoqerie dhe kemi problemet qe renditem me siper dhe shumë e shumë të tjera por nuk eshte momenti të merremi me to sepse jemi të vetëdijshëm për krizën që po kalon vendi ynë dhe e gjithë bota dhe sot më shum se kurrë duhet solidaritet dhe kontribut konkret nga gjithsecili. Ne jemi të vendosur të kontribojmë maksimalisht për furnizimin e tregut me produktet tona  këto dit të veshtira por për këtë na duhet dora e shtetit për sa më sipër renditëm.

Qendra Alert/Alert.al

 

Postime të ngjashme

LINI NJË KOMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed