Menu

Progres-raporti, Elma Vathi nga Ministria e Bujqësisë: Janë busull për ne, kusht për fondet e BE për IPARD 3

E ftuar në emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, Elma Vathi përgjegjëse e Njësisë së Integrimit, MBZHR ka folur për Progres-raportin e BE dhe rekomandimet që i jep Shqipërisë në përmbushjen e detyrave.

“Jo të gjitha rekomandimet e Progres-raportit janë afatshkurtra dhe duhet të miratohen brenda vitit 2021. Janë rekomandime të njohura për ne. Rekomandimet afatshkurtra janë krijimi i regjistrit të fermës, të cilin e kishim prioritet para se të dilte raporti. Që me ardhjen e ministres Frida Krifca, ishte në fokusin tonë bërja e një udhëzimi mbi regjistrin e konsoliduar të fermës. Aty do përmblidhen të gjitha regjistrat aktualë, do të kryhen nga agjencitë rajonale dhe do koordinohet e monitorohen nga Ministria e Bujqësisë. Meqë është vënë kusht, regjistri i fermës është prioritet dhe do të kryhet brenda vitit 2021. Na është vënë kusht edhe për fondet e BE për IPARD 3. Sigurisht është kusht i domosdoshëm për ta patur si strukturë. Përsa i përket kuadrit ligjor për bujqësinë organike, politikat e cilësisë, ligji për verën, ka filluar plotësimi i kuadrit ligjore për ligjin për vreshtarinë. Janë në varësi të vetë ligjit. Janë bërë studime, përsa i përket kuadrit ligjor për bujqësinë organike, është plotësuar kuadri ligjor dhe ka nisur plotësimi në përputhje me legjislacionin Europian. Raporti ka thënë se ka patur progres, por duhet të plotësohet me tej me aktet nënligjore. BE po nxjerr rregullore të reja për bujqësinë organike, jemi në pritje të tyre, për ta përfaruar me legjislacionin. Kapitulli 12 është kompleks dhe dinamik, janë marrë masa për përafrimin e ligjit për kontrollet zyrtare për shëndetin e kafshëve apo bimëve. Janë kryer trajnime për inspektorët, Progres-raporti thotë se mungon metodologjia, por po punohet për të rritur gamën e inspektimit. Është planifikuar rritje e ndjeshme e buxhetit për bujqësinë. Këto Progres-raporte janë busull për ne, pasi aty shohim se ku do përqëndrohemi”-tha Elma Vathi.

Qendra Alert/Alert.al

Nga Ida Ismalaj

Postime të ngjashme

LINI NJË KOMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed