Menu

Qeveria do t’u marri tokën për spitalin që do ndërtojë Turqia, fermerët e Fierit: Duam çmim tregu jo reference

Pak ditë pas vizitës së kryeministrit Rama në Turqi ku kreu i shtetit Rexhep Erdogan i premtoi një spital të ri në Fier, pushteti vendor ka përcaktuar tokën ku do të ngrihet kjo godinë. Si vendodhje është përzgjur toka bujqësore në buzë të Bypass-it e disa fermerëve, e cila shihet si terreni më i përshtatshëm. Njoftimi se shtetu do t’u marrë tokën ngriti në protesëtë banorët të cilët ishin të pakënaqur nga çmimi i ofruar për shpronësim. Bëhet me dije se toka është vlerësuar me 260 lekë m² ose nga 2.3 në 3.3 milionë të vjetra për dynym.

Sipas fermerëve, këto prona janë burimi i tyre i vetëm i jetesës dhe nuk duan që t’u merret pa pasur një çmim më të leverdisshëm. Ata kanë kërkuar që prona të vlerësohet sipas tregut dhe jo sipas çmimit të referencës që përcaktohet me ligj. Kryetari i Bashkisë Fier, Armando Subashi, u ka thënë fermerëve se duan apo jo ata, toka do të merret. Ndaj i ka ftuar ata të negocjonë për çmimin që ofron qeveria dhe ligji përkatës. Në të njejtat tone është shprehur edhe kryeministri i cili ka thënë se në mbështetje të të mirës publike, nuk mund të jetë e mira personale.

Fermerët kanë kërcënuar se vendimin do ta apelojnë në gjykatë duke kundërshtuar pushtetin vendor dhe ekzekutivin. Edhe në të kaluarën, marrja e tokës nga qeveria për ngritjen e veprave publike ka hasur në kundërshtim nga pronarët. Vlera që i jepet pronës në këto raste është e papërfillshme sipas atyre duke kërkuar një vlerësim edhe më të lartë.

Alert.al / Qendra Alert

Postime të ngjashme

LINI NJË KOMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed