Menu

Rimbursimi i qumështit, kryetari i KASH Agim Rrapaj: Skema e re, vështirë të realizohet

Ndryshon skema e rimbursimit të fermerëve për qumështit. Tashmë ata nuk do të rimbursohen 10 lekë për litër por do të rimbursohet direkt bagëtia. I pyetur nga Report TV për këtë skemë Agim Rrapaj kryetar i Këshillit të Agro-biznesit u shpreh se pa u formalizuar i gjithë sektori fermerët nuk do të përfitojnë të gjithë. Sipas tij nga skema e kaluar u rrit importi i ndjeshëm importi i qumështit. Qeveria ka miratuar pak ditë më parë skemën e re të subvencioneve, për bujqësinë dhe blegtorinë për vitin 2020. Ndryshe nga më parë këtë vit nuk do të subvencionohen fermerët për litër qumësht, por për krerët e bagëtive, pas uljes së rimbursimit të TVSH-së nga 20 në 6%. Por edhe për këtë skemë ka kritika. Kryetari i këshillit të Agro-biznesit Agim Rrapaj tha për Report TV se rimbursimi në vendet e rajonit është shumë më i lartë edhe për krerë, ndërkohë bazuar në VKM e fundit çdo krerë dele dhe dhi do financohet 1200 lekë por jo më shumë se 360 mijë lekë për fermer, dhe për lopët subvencioni do të jetë 10 mijë lekë por jo më shumë se 500 mijë lekë për subjekt, në vit. Sipas Rrapaj vetëm nga ndryshimi i skemës së rimbursimit vitin e kaluar, ku fermerët merrnin 10 lekë për litër qumësht, u rrit ndjeshëm importi.

 

‘Rimbusimi i qumështit nuk ishte një skemë por një arnim që iu bë politikës së gabuar që iu bë reduktimi të TVSH-së nga 20 në 6% për fermerët. Ishte përgjigje për kompensim për dëmin e shkaktuar, por nuk ia arriti ta kompensonte. Grumbulluesit duke se nuk rimbursonin dot TVSH iu drejtuan importit. Ne kemi vitin e kaluar 10% e sasisë së prodhimit të qumështit të freskët është marrë në import që nuk kishte ndodhur asnjëherë. Importi ndikon në treg në mënyrë të pandershme porsa i përket llojit të subvencionit. Subvencioni për krerë që tek ne po futet këtë vit në vendet e tjera është shumë më i lartë se ai që ne bëjmë. Shumica e supermarketeve nuk pranojnë produkte vendase për arsye certifikimi, garancisë, dosjeve që duhen përgatitur etj’ – tha Rrapaj

Rrapaj ngre edhe shqetësimin e tregut të paformalizuar që ekziston tek bujqësia dhe blegtoria, dhe sipas tij pa u rregulluar sektori nuk do te ketë përmirësim të situatës apo treg për produktet bujqësore dhe shtazore.

Postime të ngjashme

LINI NJË KOMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed