Menu

Shirat përmbytën tokat bujqesore, Sindikata e Fermerëve poston videon: Realiteti i bujqësisë, shihemi në protestën e radhës

Teksa vendin e “kanë pushtuar” shirat duke sjellë jo pak pasoja për tokat bujqësorë, ka reaguar Sindikata e Fermerëve të Bashkuar. Në një publikim në rrjetet sociale kanë publikuar një video të një sere të permbytur nga uji. “Ky është realiteti i hidhur bujqësisë shqiptare. Faleminderit për këto të mira që po na beni, shihemi në protestën e radhës”- ishte mesazhi i Sindikatës së Fermerëve të Bashkuar.

https://www.facebook.com/112057747034420/videos/894138744339064/

 

Mesazhi i plotë

Ja ky eshte realiteti i Bujqesis Shqiptare.

Ky eshte realiteti qe sdo ta pranoj ministri i bujqesis ÇUÇI.

Ky eshte realiteti i hidhur,dhe ata prap vazhdojne dhe thon se bujqesia eshte ne rrugen e duhur. Nuk na mjafton qe produktet tona po shiten me cmim minimal,posht kostos se prodhimit,paguajm energjin me tarifa te larta, paguajm dhe taks per Radio Televizionin Shqiptar ne serat tona, paguajm naften me cmim Makine Lluksoze,paguajm ROGEN E MINISTRIT TE BUJQESIS dhe 2000 agronomeve qe jan te punesuar ne total neper drejtorit e bujqesive te vendit ton qe si njohim per fytyra sepse skan ardhur 1 her t shikojn realitetin,dhe kur vjen fundi nuk na Pastrojn as kanalet kullues dhe vadites. Eshte e papranueshme. Eshte diskriminuese per Shtresen me te vuajtur te popullsis e cila derdh djersen per te nxjerr produktet e veta dhe s’ja vlerson askush. Faleminderit per keto te mira qe po na beni.Shihemi protesten e radhes.

Qendra Alert/Alert.al

Postime të ngjashme

LINI NJË KOMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed