Menu

Shqipëria ka më shumë fermerë se Greqia dhe Serbia, problem subvencionet dhe formalizimi

Shqipëria ka fatin e madh të konkurojë në Ballkan për fuqinë punëtore në sektorin e bujqësisë. Të dhënat e Institutit Europian të Statiskave e rendisin vendin tonë në krye të shteteve fqinje. Kështu, Shqipëria veç faktit për numërin më të lartë të punësuarve në këtë sektor por edhe për rendësinë që zë bujqësia dhe blegtoria në ekonominë e vendit.

Janë rreth 446 mijë fermerë në afro 2.8 milionë banorë. Sipas Eurostat ka Greqia me 10,7 milionë banorë, ka vetëm 389 mijë të punësuar në këtë sektor. Serbia dhe Bullgaria, me nga 7 milionë banorë, kanë përkatësisht 325 mijë dhe 191 mijë të punësuar në bujqësi. Mali i Zi renditet nga fundi me 12 mijë fermerë. Në këto vende bujqësia zhvillimi i bujqësisë është i lartë, si në aspektin organizativ por edhe atë të funksionimit me ferma dhe teknologji.

Ndryshe ndodhë në Shqipëri ku ky sektor i jep shtetit rreth 18-20% të PBB, por merr jo më tepër se 1 – 1.5% të buxhetit. Thënë ndryshe, fermerët shqiptarë i janë drejtuar tokës si të vetmen mundësi ekonomike. Mos investimi drejt bujqësisë sipas ekspertëve ka penalizuar fermerët në konkurueshmërinë e tregut me vendet fqinje.

Ndërkohë nga këta fermerë afro 45 mijë prej tyre janë me NIPT, çka do të thotë se rreth 400 mijë fermerë të tjerë janë thjesht punues të tokës. Edhe për këtë shqetësim ekspertët e bujqësisë kanë ngritur shqetësimin se mos sigurimi i tyre, do të shkaktojë mungesë të pensionit vite më vonë.

Qendra Alert / Alert.al

Postime të ngjashme

LINI NJË KOMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed