Menu

Tregtia online, Eduart Gjokutaj: Të kthehet në vëmendjen e qeverisë

I ftuar në emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, Eduart Gjokutaj ekspert i taksave Qendra Altax ka folur për problematikën e evazionit dhe për mungesën e fokusit mbi tregtinë onlinë.

“Humbje pjesa e kontributit të punonjësve, që janë pjesa shqetësuese që janë të vogla apo deri diku të mesme. Taksat vendore, për sa kohë kemi përjashtimin e TVSH, tatim-fitimit, këto janë të ndërthurura me mallra të ndryshme. Kjo përbën problematikën e evazionit. Ndërthurja me doganat, ka biznese që i marrin direkt, ka që janë prodhuese dhe shitëse vet. Përgatitja profesionale që lidhen me cilësinë është dhe pjesa rregullatore e tregut. Ende nuk konsiderohen me fokus të veçantë, duhet një fokus me institucionet që merren me tregtinë fizike, qoftë edhe me pjesën fiskale. Nuk mjafton vetëm një Task Forcë, por një gjithëpërfshirje dhe pastaj do bëjë tregu punën e vet. Janë biznese që kontribojnë me mundësinë e tyre, duhet paragjykuar pjesa që dëmton imazhin e kësaj tregtie. Kontrolli i shtetit është edhe ndihmë që ky biznes ka nevojë të ketë vëmendje nga qeveria që e nxit të ketë rregull. Dixhitalizimi vepron në kohë reale, të dhënat e tatimeve ekzitojnë çdo muaj dhe mund të gjurmohet nga fillestari tek finali për të parë se ku ka problem. Ai që është risk informal, një biznes i rregullt s’ka synim të krijojë probleme me mallra të skaduara. Tatimet, baza e të dhënave të Inspektoratit të Punës, mund të aktivizohet për të bërë dallim. Asnjë institucion nuk e ka në fokus tregtinë online. Në momentin që do jetë në fokus të qeverisë do pastrohet dhe t’i jepet mesazh biznesit që do ta luftojë. Një pjesë e madhe tek ne blejnë jashtë, pasi nuk kanë arritur akoma të përceptojnë se këto mallra blehen këtu”-tha Eduart Gjokutaj.

Emisioni Alert

Qendra Alert/Alert.al

Postime të ngjashme

LINI NJË KOMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed