Menu

Turizmi, sipërmarrësi Gjelosh Prendi: S’mendojmë për fitimet, por të mbijetojmë. Qeveria të na mbështesë

Në një lidhje Skype në emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, sipërmarrësi në Dhermi Gjelosh Prendi ka folur për humbjet e turizmit për shkak të pandemisë, anulimit të rezervimeve dhe kërkesën ndaj qeverisë për mbështetjen ndaj këtij sektori.

“Jemi në përfundimin e përgatitjes së sezonit, pandemia na gjeti në një situatë të tillë, por shpresojmë të rikuperohemi në muajt në vijim. Në qershor kishim anulim të turistëve të huaj që vinin çdo vit dhe kjo ishte një humbje financiare për ne dhe për shtetin sigurisht. Kanë filluar rezervimet e reja, vlen për të parë më vonë, nëse do vazhdojnë t’ju qëndrojnë rezervimeve. Kemi bërë të pamundur që çmimet mos të lëvizin, madje do të ketë ulje në rastet kur na vijnë grupe. Sektori i turizmit është nga më të goditurit, nuk e dimë se si do funksionojë. Shpenzimet për shkak të protokolleve janë të larta, t’ju shkosh me maska në tavolina, mbajtja e distancave, ndërkohë që kanë ardhur grup nuk lejohet të qëndrojnë në një tavolinë, kjo është shqetësim. Do kërkonim nga Ministria e Turizmit dhe strukturat kontrolluese të jenë në mbështetje ndaj nesh, të mos merreshin masa drastike si gjobat. Jemi të qartë për protokollin, jemi të detyruar ta zbatojmë, nuk mendojmë për fitimet por të mbijetojmë dhe të mos bjerë sherbimi për të cilin kemi kontribuar prej vitesh. Shpresoj që gjërat të bëhen më mirë, duke ditur se në kurrizin tonë do na rëndojë 40% humbje të fitimeve, do ndikojë edhe në investimet që do bënim në hotele dhe shërbime. Kemi nevojë edhe për mbështetje”-tha Gjelosh Prendi.

Qendra Alert/Alert.al

Postime të ngjashme

LINI NJË KOMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed