Menu

U gjobit padrejtësisht me 400 mijë lekë, tregtari në Fier: Unë s’e kam firmosur!

Tregtari i fruta-perimeve në Fier, Edmond Metushi deklaron se është gjobitur padrejtësisht nga dy inspektorë të AKU-së Fier, rast që u denoncua publikisht edhe nga ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja. Ndaj dy inspektorëve ka nisur hetim penal, por gjoba prej 400 mijë lekësh që i është vendosur tregtarit padrejtësisht nuk është hequr dhe rezulton se duhet paguar. Për këtë tregtari Metushi kërkon vendosjen e drejtësisë, t’i tregohet se për çfarë i është vendosur gjoba dhe t’ia heqin atë.

“Për çfarë e kam marrë këtë gjobë 4 mln lekë dhe ku janë vendosur këto gjoba se unë nuk kam asnjë letër fare. Erdhën 3 ditë rresht dhe rrinin te dera gjoja kontroll.  Me detyrimet ndaj shtetit janë shumë në rregull. Unë dua të di pse më është vendosur gjoba dhe pse ka firmën time, ndërkohë që unë nuk kam vënë firmë fare. Unë dua të drejtën time dhe të më hiqet gjoba, shteti pastaj të vijojë me punët e tija”, tha tregtari për mediat.

Ngjarja ka ndodhur më 14-15 shtator 2021, ndërsa tregtari thotë se prej 3 muajsh është në stres të madh prej gjobës. Ai thotë se i paguan të gjitha detyrimet ndaj shteti, ndërsa akuzon inspektorët e AKU se i kanë falsifikuar firmën, pasi ai nuk ka firmosur kurrë.

‘Kam tre muaj që rri në stres. AKU më thoshte mbyll ti biznesin që të shpëtosh ti edhe ne. Por për çfarë do të shpëtojë unë dhe për çfarë do të shpëtojnë ata?  Donin faturat e TVSH, i dhashë. Po ç’i duhet AKU-së me faturat e TVSH?”, tha tregtari i revoltuar.

Metushi tregon se ai ka nisur një proces gjyqësor ndaj dy inspektorëve dhe se tashmë Prokuroria ka nisur hetimet penale ndaj tyre për shpërdorim të detyrës. Po ashtu një ditë më parë prokuroria e Fierit ka nisu hetimin ndaj 2 inspektorëve të AKU-së Fier, Mirel Koci, 48 vjeç dhe Denisa Stamulliu, 33 vjeçe, për shpërdorim detyre.

Qendra Alert/Alert.al

Postime të ngjashme

LINI NJË KOMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed