Menu

Video/Pacientit i mbaron oksigjeni dhe nuk i ofrohet asnjë ndihmë, Dasho: Nuk kam fjalë, sistemi shëndetësor dështoi

I ftuar në emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, eksperti i Shëndetit Publik Erion Dasho  ka komentuar edhe një video, ku shfaqet një pacient i shtruar në spitalet Covid, të cilit i ka mbaruar oksigjeni. Video është në kohën kur spitalet tona ishin të tejmbushura me pacientë dhe nuk kishte kapacitete për të menaxhuar situatën. Në video aparatura e oksigjenit pulson në mungesë, ndërsa pacienti ngre dorën për ndihmë.

“Videoja tregon që sistemi shëndetësor nuk arriti dot të ndërtonte një përgjigje të qartë ndaj virusit. Mendo cilësinë e kujdesit që ofrohet. Nuk kam fjalë, nuk e nderon sistemin tonë shëndetësor, Ministrinë e Shëndetësisë dhe qeverinë tonë”-u shpreh Erion Dasho.

Qendra Alert/Alert.al

Postime të ngjashme

LINI NJË KOMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed