Menu

Zv.ministrja e Bujqësisë Ermira Gjeçi: Problematikat për ushqim cilësor dhe si do përmirësohet situata

E ftuar në emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, zv.ministrja e Bujqësisë Ermira Gjeçi ka folur mbi problematikat që ka sot vendi për të patur ushqim cilësor dhe masat që ka ndërmarrë Ministria e Bujqësisë për përmirësimin e situatës.

“Buka zë një peshë të rëndësishme në tavolinën e konsumatorit. Ka ardhur momenti i bërjes së ligjit të bukës, nuk është vetëm proteina që përcakton parametrat, por janë 37 përbërs. Në mungesë të ligjit, ne kemi një Urdhër të vitit 2015, i Ministrisë së Bujqësisë që përcakton nivelin e proteinës, por është e paplotë pasi nuk bëhet fjalë për bukën masive.  Në bazë të Kartës Teknologjike, niveli i proteinës 12% nuk lejon të shtohen aditivë të tjerë, që të krijojë bukën masive. Ndërsa paninet, lejojnë edhe miell me proteinë më të ulët, pasi Karta Teknologjike është e ndryshme. Buka masive e do miellin me proteinë 12%. Problemi është implementimi, kontrollet që të garantojmë që mielli me proteinën 12% shkon direkt për bërjen e bukës masive. Nuk është histori që nuk është ndjekur apo kontrolluar nga AKU. Tek buka masive, Karta Teknologjike kërkon miellin, ndaj themi se proteina e miellit duhet të jetë 12%, në të kundërt kërkon shtimin e aditivëve. Bukët e tjera kanë tjetër tipologji mielli, pasi e kanë ndryshe formulën. Nga ana e akteve ligjore dhe kontrolleve është mbuluar. Do përmirësojmë planin me mbështetjen e projektit irlandez, si në metodologji dhe në pjesën e rritjes së performancës. Ne monitorohemi nga Bashkimi Europian për planet e kontrolleve. Patjetër që janë gjetur problematika tek operatorët e biznesit, prandaj është AKU. AKU ka strukturat e veçanta që merret, ku përfshihet edhe pjesa e laboratorëve. Përsa i përket kontrolleve në bazë risku HACCP, jo të gjithë operatorët e biznesit funksionojnë përmes tij. Ka nga ata që e zbatojnë por kanë problematikë si në dokumentacione apo në zbatime të rregullave. Prandaj është AKU, prandaj është plani në bazë të kontrollit të riskut. Kemi bërë një ndryshim përsa i përket etiketimit. Hyri në fuqi në vitin 2020 dhe jemi në procesin e implementimit, ka patur operator që po përshtaten. VKM e re, djathi i hapur nuk është vetëm në Shqipëri. Çdo produket sado i vogël të jetë duhet të ketë etiketë. Përsa i përket (PMB) Pesticidet ose produktet për mbrojtjen e bimëve i studimit të FAO-s dhe Eurostatit, në shqipëri PMB që përdorin fermerët janë 5-6 herë më pak se vendet e rajonit, ndërsa kontrabanda e PMB-ve ndodhet kudo. Analiza e PMB-ve bëhen në Holandë dhe certifikata tregon metodologjinë”-tha Gjeçi.

Qendra Alert/Alert.al

Postime të ngjashme

LINI NJË KOMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed