Menu

Zv.ministrja e Bujqësisë Gjeçi: Faktorët që ndikuan në rritjen e çmimeve dhe paketat në ndihmë të bujqësisë dhe blegtorisë

E ftuar në emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, zv.ministrja e Bujqësisë Ermira Gjeçi foli për faktorët që ndikuan në rritjen e çmimeve të produkteve të shportës dhe masat që do ndërmarrë institucioni që përfaqëson për t’i ardhur në ndihmë bujqësisë dhe blegtorisë.

“Flasim për një krizë globale që pjesë e saj jemi dhe ne. Situata post covid la pasoja, ka munguar prodhimi, ka sasi monetare të pashfrytëzuara. E dyta ka të bëjë me rritje të kërkesave dhe rritje të kostove, sidomos të lëndës së parë, tek transporti e deri te ambalazhi, diktuar nga covidi. Një kontenier nga Kina nga 2 mijë dollarë, sot ka vajtur 12 mijë dollarë. Kjo ka çuar në krizë globale, rritje të çmimit të produkteve në vendin tonë, pasi edhe tek prodhimet tona kemi lëndë të parë që importohet. Fokusi jonë do te jetë krijimi i hapësirave, buxhet i favorizueshëm për bujqësinë, skema për blegtorinë, ndihma për të rritur prodhimin vendas. Kudo flitet për krizën dhe daljen nga kriza, strategjia kërkon kohë. Skemat për bujqësinë dhe blegtorinë janë të ndryshme. Ndihma për sektorin e bujqësisë: Skema, IPARD, karahasohet paketa dhe jo elementët në të. Paketa: 6% skema e naftës, skema kombëtare, paketa e IPARD, TVSH e imputeve, agroturizmi me paketen me përfitimet që ka. Arsyeja e rëniës së blegtorisë lidhet me mosregjistrimin e numrit të kafshëve. Një gabim i mbartur në vite, pjesa e matrikullimit kishte çuar në një numër fiktiv dhe në 2019 filluam të shikonim realitetin.  Autoriteti i ri i veterinarisë dhe mbrojtjes së bimëve ka vënë në dispozicion të blegtorisë veteriner për njësi administrative, që lidhin blegtorinë me fermerin”-deklaroi Ermira Gjeçi.

Qendra Alert/Alert.al

Postime të ngjashme

LINI NJË KOMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed