Menu

“Studentët denoncojnë” publikojnë në internet testin e Matematikës, u fotografua me telefon nga nxënësit

Ndonëse përdorimi i telefonit gjatë zhvillimit të provimeve të maturës është i ndalur, sërish duket se është e vështirë që kjo të zbatohet kudo. Sikurse edhe në provimin e Gjuhë Letërsisë, edhe në provimin e Matematikës nxënësit kanë shpërndarë në internet foto të tezës së provimit. Në mënyrë kategorike është i ndaluar përdorimi i telefonit gjatë zhvillimit të provimit dhe nëse identifikohet e kundërta, maturanti duhet të mbajë përgjegjësinë e veprimeve të veta. Testi në total ka 60 pikë dhe pragu i kalueshmërisë është 25% (15 pikë). Më 15 qershor maturantët do të zhvillojnë provimin e lëndës me zgjedhje.

Denoncimi është bërë nga faqja “Studentët Denoncojnë” në Facebook, të cilët kanë publikuar edhe fotot e tezës së provimit.

Ditën e sotme, 34 mijë maturantë do t’i nënshtruan provimit të tretë të Maturës Shtetërore, ku do testohen në lëndën e Matematikës.

Edhe këtë vit maturantët do të zbatojnë rregullat anti-COVID, kjo për shkak të situatës pandemike në të cilën ndodhemi, ku në një klasë nuk do të ketë më shumë se 10-15 maturantë. Në kuadër të masave anti-COVID, nëse një prej maturantëve rezulton pozitiv me COVID-19, nuk mund ta bëjë provimin ditën e sotme, por i jepet mundësia ta zhvillojë në sezonin e vjeshtës.

alert.al/

 

Related Posts

LEAVE A COMMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed