Menu

Tomorri 20 orë në flakë, ushtria ndërhyn, por duhet helikopter, policia arreston dy zjarrvënësit

Vatra e zjarrit ka nisur pasditen e djeshme në pyjet e fshatit Lybeshë të Poliçanit dhe tashmë rrezikohet gjithë Mali i Tomorrit. Atje ndodhen forcat e Ushtrisë por terreni i vështirë e bën gati të pamundur ndërhyrjen e tyre. Flakët janë përhapur më tej në një zonë të pyllëzuar me pisha, të favorizuara nga era dhe temperaturat e larta.

Ndonëse zjarri është shuar në një pjesë të madhe falë ndërhyrjes, disa vatra vijojnë të djegin zonë pyjore e shkurre, teksa flakët favorizohen nga era. Deri tani janë shkrumbuar një sipërfaqe prej 10 hektar pyll.

Ndërkohë policia ka arrestuar dy persona si autorë të zjarrvënies dhe ka proceduar penalisht në gjendje të lirë tre të tjerë.

Disa persona janë shoqëruar nga Policia e Beratit dhe po merren në pyetje. Ata janë kryesisht persona që mbledhin bimë mjekësore në zonë. Dyshimet janë për një zjarrvënie të qëllimshme, për të hapur kullota.

E gjitha kurora e pyllëzuar e malit në vendin e shenjtë rrezikohet të digjet.“U bëj thirrje autoriteteve vendore dhe qendrore të mos qëndrojnë indiferentë dhe as të humbasin më kohë, në marrjen e masave të menjëhershme dhe efektive të emergjencës, për të neutralizuar zjarrin dhe minimizimin e pasojave”, bëri apel dje presidenti Meta

Postime të ngjashme

LINI NJË KOMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed