Menu

U ankuan ndërkombëtarët, Komisioneri Publik dërgon në Apel drejtuesen e Prokurorisë Tiranë, Elizabeta Imerajn

Institucioni i Komisionerëve Publikë ka ankimuar vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për konfirmimin në detyrë të prokurores Elisabeta Imeraj.

Me anë të një njoftimi zyrtar, IKP kërkon që të merret parasysh rekomendimi i Operacionit Ndërkombëtar të Apelimit, insitutucion që pretendon se Imeraj nuk i plotëson kushtet për të vijuar detyrën.

Njoftimi i Komisionerit Publik

Komisioneri Publik, brenda afatit ligjor, ushtroi ankim në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, pranë Gjykatës Kushtetuese, kundër vendimit nr. 363, datë 1.4.2021, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për subjektin e rivlerësimit, znj. Elizabeta Imeraj me detyrë prokurore/ Drejtuese e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Komisioneri Publik, pasi shqyrtoi vendimin nr. 363, datë 1.4.2021, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, në vlerësim edhe të rekomandimit të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit (ONM), konstaton se vendimi është i cënueshëm në tërësinë e tij dhe se subjekti i rivlerësimit, znj. Elizabeta Imeraj, nuk plotëson kushtet për konfirmimin në detyrë.

Nëpërmjet këtij ankimi, Komisioneri Publik kërkon nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit të marrë në shqyrtim çështjen në seancë publike dhe, në përfundim të gjykimit, të ndryshojë vendimin nr.363, datë 1.4.2021, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, duke vendosur shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, znj. Elizabeta Imeraj.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit e konfirmoi ne detyre

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shpallur më 1 prill 2021 vendimin për drejtuese e Prokurorisë së Tiranës, Elisabeta Imerajn duke e konfirmuar në detyrë.

Drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës, Elisabeta Imeraj doli më parë para institucioneve të vetingut për vlerësimin e figurës. Vendimi u dha nga trupa gjykuese e përbërë nga Olsi Komici, Roland Ilia si dhe Suela Zhegu.

Më herët KLP kreu vlerësimin etik dhe profesional të prokurores dhe në mënyrë unanime votuan për ta lejuar atë të vijojë ngjitjen në karrierë, duke e emëruar  Elisabeta Imerajn drejtuese të Prokurorisë së Tiranës për një mandat 3-vjeçar.

Theksojmë se Prokurorja Elisabeta Imeraj është konfirmuar në detyrë pavarësisht kundërshtisë së fortë të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit dhe përfaqësuesit të saj, Theo Jacobs.

Në datën 29.6.2021, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit u paraqiti Komisionerëve Publikë një shtesë (Addendum) të Rekomandimit, të paraqitur në datën 21.6.2021. ONM i rekomandoi Komisionerëve Publikë që të ankimojnë vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK) për konfirmimin në detyrë të prokurores Elizabeta Imeraj, e cila drejton aktualisht Prokurorinë e Tiranës. ONM-ja shprehet se një kredi prej dy milion lekësh e marrë prej saj dhe bashkëshorti i saj, me të cilin është divorcuar në vitin 2019 është tejet e dyshimtë. ONM-ja përmend dhe një çështje që përfaqësuesit e saj e kishin ngritur dhe gjatë procesit në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.

alert.al/

Related Posts

LEAVE A COMMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed