Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, ka folur lidhur me rrezikun e variantit Delta të COVID, edhe pse deri më tani vendi ynë ende nuk ka identifikuar praninë e këtij virusi
Në një intervistë dhënë për televizionin “Klan” kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, tha se të pavaksinuarit janë grupi më i rriskuar për t’u prekur prej këtij mutacioni si dhe për ta shpërndarë atë në popullatë.
“E veçanta e kësaj periudhe me këtë lloj virusi është fakti i infektimit të personave që nuk janë vaksinuar, por edhe atyre që kanë aplikuar një dozë deri më tani. Ndërsa vaksinimi me të dyja dozat e ka ulur me një përqindje shumë herë më të lartë përhapjen e këtij varianti”, tha Brataj.
Varianti Delta i koronavirusit është shfaqur për herë të parë në Indi në tetor të vitit 2020 dhe që atëherë është përhapur në më shumë se 80 vende të botës. Organizata Botërore e Shëndetësisë, e ka cilësuar këtë variant me nivel transmetueshmëri më të madhe.
alert.al/
LEAVE A COMMENT