Menu

(Video) Rrihet Hamzai i dhunshëm, kështu e mbajnë rendin “të fortët” e lagjeve në Tiranë

Një histori dhune në kryeqytet po shfaqet prej ditesh ne rrjetet sociale. Njerëz që dalin bëjnë ligjin sipas rregullave te bandave, sikur nuk ka polici dhe shtet. Personazhi i njohur si ‘Kozak’ në rrjetet sociale, së bashku me Lim Hotin (mik i Mehmet Qemës), në një video të shpërndarë online kërkuan që njerëzit të dhunonin algjerianin Hamza Marinën.

Kjo duket se është kryer nga disa persona. Ka qënë vetë algjeriani ai i cili ka filmuar veten. Hamza Marina shihet me shenja në fytyrë dhe i mbuluar me gjak. Nuk dihet se kur ka ndodhur ngjarja apo se kush mund ta ketë dhunuar Marinën.

Kush është Hamza Marina

Algjeriani Hamza Marina është kthyer në makthin e qytetarëve në kryeqytet, pasi lëviz në Tiranë i armatosur. Ai konsumon lëndë narkotike dhe çdo ditë poston foto e video të personave që takon apo që grabit në kryeqytet. I riu algjerian vjedh në banesa të ndryshme në kryeqytet, madje dhe filmon grabitjet që kryen.

Algjeriani është i njëjti person që pak ditë më parë është regjistruar duke ngacmuar qytetarët në rrugë dhe kryesisht gratë, të cilave iu afrohej duke iu folur apo duke bërë veprime të tjera të çuditshme.

Mehmet Qema

Më 10 maj Qema u qëllua për vdekje nga miku i tij Marjus Dema. Qema bashkë më miqtë e tij po luanin lojën e rrezikshme ‘ruleta ruse’. Ishte Dema, ai që mori armën dhe siç e do zakoni qëlloi në drejtim të shokut, të cilit i ra fati i keq për të marrë plumbin e pistoletës me mulli. Qema u dërgua në spital nga miqtë e tij, por fatkeqësisht mbërriti i pajetë në duart e bluzave të bardha. Dema është i vetmi që u dënua me burg, ndërsa të tjerët u lanë të lirë.

alert.al/

Postime të ngjashme

LINI NJË KOMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed