Menu

Vrasja e gruas në Krujë, ditën kur çifti do shiste tokën tek noteri

Artan Ismalaja, ka ekzekutuar bashkëshorten e tij Klarita Ismalaja, pikërisht ditën kur çifti kishte dalë nga banesa dhe do shkonin tek noteri për të kryer shitjen e një sipërfaqeje tokë. Ky detaj nga dalë nga rrëfimi i Arlind Ismalaja, djali i çiftit, i cili deklaron se ka qënë në dijeni se në mëngjesin e datës 5 korrikut 2021, prindërit e tij, janë nisur në drejtim të qytetit të Krujës, për të vazhduar proçedurat për shitjen e tokës në pronësi të tyre. Djali i çiftit,ka treguar se ndërmjet prindërve, ka patur debate familjare, por jo të asaj shkalle që mund të ndodhte një ngjarje e tillë. Ndërkohë ditën e djeshme prokuroria e Krujës i ka kërkuar gjykatës së këtij qyteti caktimin e masës së “arrestit në burg” për Artan Ismalaja. Seanca është zhvilluar në ambjentet e spitalit Ushtarak në Tiranë, për shkak të gjëndjes shëndetësore jo të mirë të Artan Ismalaja, ndërsa gjyqtarja ka caktuar masën e “arrestit në burg”, për autorin. Sipas dosjes hetimore rezulton se burri ka ekzekutuar me thikë gruan e tij, në një sipërfaqe të mbjellë me jonxhë. Një nga dëshmitarët që ka parë krimin ka treguar për policinë e Krujës se rreth orës 10:00 është ndodhur tek fasoneria duke punuar brenda në rrepart, tek i cili është me detyrë përgjegjës. Aty ka shkuar shtetasi Gentjan Goga dhe i ka thënë se tek oborri i fasonerisë, ishte futur njëri me makinë brenda rrethimit. Kanë dalur të dy dhe ju kanë afruar në distancë rreth 20 metra, ku kanë parë një burrë sipër një gruajë, e cila ishte e shtrirë përtokë. Ata i kanë thënë se është pronë private, por ai është përgjigjur duke i thënë ”…ik, mos hash, ndonjë plumb…”. Në këtë moment të frikësuar janë larguar duke mos qëndruar aty edhe menjëherë kanë njoftuar 129, të cilët kanë mbërritur shumë shpejt. Dëshmitari i ka thënë policisë se nuk e njihte se kush ishte personi, por dukej se ishte i gjakosur tek shpatulla. Ai ka treguar se burri ndodhej sipër gruas dhe nuk ishte më në gjëndje, të shikonte se çfarë bënte aty. Dëshmitari ka sqaruar se vendi, ku ndodheshin nuk ishte i betonuar, por tokë me jonxhë rreth 20 cm e larte dhe nuk mund të dallohej qartësisht. Menjëherë në vendin e ngjarjes janë afruar shërbimet e policisë të cilët kanë konstatuar se në territorin e jashtëm të fasonerisë ndodhej i ndezur automjeti tip ford Galaxy dhe bagazhi i tij i hapur, ku qendronte gjysëm i përkulur një person të cilit pasi i ështe bërë thirrje të afrohej, por ai nuk ka reaguar. Në drejtim të tij janë afruar shërbimet gradualisht, ku kanë konstatuar se ishte i gjakosur dhe i përkulur brenda bagazhit. Meqënëse nuk ka patur reagime nga ana e tij, është kapur nga krahet, ku është konstatuar se pjesa e përparme e tij, ishte e mbuluar me gjak dhe i prerë në fyt dhe rrjedhja e gjakut vazhdonte.

Alert.al

Postime të ngjashme

LINI NJË KOMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed