Menu

Zbardhet ngjarje tek “Orange Club”/ Arrestohen një nga autorët, qëlluan se i nxori jashtë roja i sigurisë

Është ndaluar një nga autorët e plagosjes së biznesmenit Spiro Iljadhi. Në prangat e policisë ka rënë Redjan Haderi, 33 vjeç nga Tepelena. Haderi është ndalur në orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne, ndërsa policia është në kërkim të dy të kërkuarve të tjerë. Në këtë operacion, veç policisë së Sarandës po marrin pjesë edhe ajo e Gjirokastrës dhe e Tepelenës.

Mësohet se Haderi ka pranuar krimin para oficerëve të policisë, ndërsa ka nënvizuar se ngjarja ka ndodhur si pasojë e një konflikti të çastit. Haderi nuk është një emër i panjohur për drejtësinë, pasi ai njihej si një person me precedent të shumfishtë penal.

Konflikti ka nisur kur 3 autorët Andrea Caushi, Visi Caushi (vëllezër) dhe shoku i tyre Redjan Hadëri janë nxjerrë jashtë lokalit “Orange” nga roja i sigurisë së lokalit “Orange Club”.

Arsyet se përse 3 autorët janë nxjerrë jashgtë lokalit nuk dihen por ata nuk e kanë lënë me kaq. Janë kthyer me armë duke goditur drejt lokalit dhe automjetit “Range Rover” të pronarit Spiro Iljadhit. Pasi ka dëgjuar krismat e armëve, Iljadhi ka dalë jashtë dhe ende nuk nik me saktësi nëse e kanë zënë plumbat teksa po shkrepeshin drejt lokalit apo nëse autorët kanë qëlluar me qëllim në drejtim të 35 vjeçarit.

Një ditë më parë edhe policia tha se plagosja ka ndodhur pas një konflikti të çastit. Orange” është nje nga klubet e natës më të njohura në Sarandë, vend i organizimit të shumë spektakleve të këngëtarëve VIP. Pak ditë më parë Iljadhi, kishte hapur një filial të ri të lokalit “Orange” në Ksamil.

Biznesmeni u dërgua me helikopter drejt Tiranës dhe iu nënshtrua një operacioni te Trauma. Plumbat e kanë prekur në bark dhe ka dëmtime të zorrëve. Spiro Iljadhi njihet si biznesmen në zonë dhe është pronar i lokalit “Orange” në Sarandë dhe Orange Pizza & Grill Lounge” në Ksamil. Iljadhi njihej gjithashtu edhe me emrin Ermal Iljazi, ndërsa shkurt thirrej ‘Ero’. Mësohet se ai nuk ishte person problematik dhe me precedentë penalë.

alert.al/

 

Related Posts

LEAVE A COMMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed