Menu

Zjarri pranë QTTB Lushnjë, u dogj me urgjencë hashashi i vidos së Ministrisë së Bujqësisë, që mbillet nga Prokuroria për të provuar nëse është farë kanabisi kur iu kapet trafikantëve, apo fshihet diçka tjetër?

Zjarri i rënë sot në arat e Institutit të Teknologjisë Bujqësore në Lushnjë, duket se nuk ka qenë i rastësishëm. Alert.al ka mundur të mësojë se, i është vënë zjarri sasisë së rrënjëve të Cannabis Sativa që u publikuan sot.

Alert.al publikoi i pari videon me Cannabis në serat e Qendrës së Transferimit të Teknologjive Bujqësore (QTTB) në Lushnjë, e publikuar nga Ministria e Bujqësise dhe vetë ministrja Ekonomi, e cila më pas u editua. Editimi u bë pasi Alert.al, që ditën e djele i shkroni Ministrisë së Bujqësisë për disa sqarime me një foto të nxjerrë nga video, në lidhje me bimën e dyshimtë. Duket se ky detaj iu kishte shpëtuar dhe menjëherë u ndërhy për prerjen e asaj pjese.

Ndërkohë të hënën në mengjës, Alert.al publikoi i pari lajmin dhe videon me bimët e dyshimta, duke shtruar pyetjet nëse ishte hashash, kërp, si dhe përse u zhduk ajo sekuencë filmike.

Pak orë më vonë, u njoftua për një zjarr të madh pranë Institutit të Teknologjisë Bujqësore në Lushnjë, konkretisht në tokat që administrohen prej tij për nevoja eksperimentale etj.

Alert.al, gjithashtu ka mundur të mësojë se, zjarri që më pas doli nga kontrolli e dogji edhe rreth 10 hektarë me kashtë gruri, ishte ndezur fillimisht për të djegur sasinë e bimës, që mendohet se është narkotike, e shfaqur në foto. Në fakt, megjithëse videot janë transmetuar dje nga Ministria e Bujqësisë, ato kanë qenë të para pak ditëve më parë, gjatë vizitës së Znj.Ekonomi në QTTB Lushnjë. Të njëjtat burime kanë thënë se, bimët janë korrur më parë, por janë djegur sot. Ky informacion mbetet për t’u verifikuar nga organet ligjzbatuese, si dhe sasia e tyre e pse u dogjën pikërisht sot.

Burimet kanë sqaruar gjithashtu se, policia dhe prokuroria zbatojnë një procedurë për të ngritur akuza të qëndrueshme ndaj personave të ndryshëm, të cilët ndalohen pasi iu konnstatohet në mjete apo vende të ndryshme farë hashashi. Për t’u bindur dhe “kopsitur” dosjen, atëherë kjo farë mbillet dhe vendi më i përshtatshëm janë QTTB-të, të cilat kanë sesa dhe ara e janë institucione shtetërore në varësi të Ministrisë së Bujqësisë. Dhe, në momentin që rezulton lëndë narkotike, atëherë prokuroria forcon akuzat. Madje, produkri final, hashashi, dërgohet pra laboratorëve të QTTB-së në Fushë-Krujë për t’u analizuar.

Gjithësesi, këto janë burime kofidenciale që nuk kanë besueshmërinë maksimale. Por, nëse do të marrim të mirëqenë këtë fakt, këtë punë të ligjshme dhe bashkëpunim ndërmjet institucioneve, Ministria e Bujqësisë dhe titullarja e këtij institucioni, përse nuk dolën ende në një sqarim publik për praninë e bimës (Kërp, Cannabis ose tjetër lloj) në serat e QTTB? Përse u desh djegia e menjëhershme sot edhe nëse janë korrur pak ditë më parë? Nëse janë korrur sot, pse pikërisht dot, asgjësimi dhe djegia e tyre? Ka diçka për të fshehur, gjë që i shpëtoi dhe ministres, zëvendësministrit e stafit të tyre, teksa ishin brenda serës për vizitë?

Nëse u nxituan nga paniku, çfarë dëmi iu shkaktuan policisë e prokurorisë në mbyllejn e sigurimit të provave për të akuzuar të ndryshëm? Nga kjo sasi e korrur, u morën mostra dhe iu dërguan QTTB në Fushë Krujë për analizë?

Të gjitha këto pyetje presin përgjigje për opinionin publik, ndërkohë që më poshte risjellim linkun e publikimit të parë për këtë çështje, i bërë nga Alert.al.

Hashash apo Kërp në serat e QTTB Lushnjë? Ministria e Bujqësisë “dekonspiron” brendinë me bimët e dyshimta, më pas modifikon videot

Alert.al

Related Posts

LEAVE A COMMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed