Autoriteti Kombëtar i Ushqimit rinis kontrollet zyrtare dhe aktivitetin normal, pas pezullimit 11-mujor, që nga korriku 2025. Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla ka urdhëruar rifillimin e kontrolleve normale nga AKU. Me anë të një urdhëri të firmosur prej tij, është shfuqizuar Urdhri Nr.650, datë 03.07.2025 “Për Ushtrimin e Aktivitetit nga AKU”, të firmosur nga ministrja e asaj kohe, Anila Denaj. Kjo e fundit e vendosi këtë masë, menjëherë pasi Kryeministri Rama deklaroi nga Cerriku, se “AKU duhet të pezullohet, pasi bëm më shumë sarar se punë”. Për afro 11 muaj, puna e AKU është reduktuar, ndërsa më 18 maj 2026, Ministri Salla urdhëroi shfqëzimin e urdhrit të paraardhëses së saj.
Në atë kohë, Denaj deklasoi ndër të tjera se, “në reagim të menjëhershëm dhe duke marrë në konsideratë një rritje të ndjeshme të ankesave të subjekteve të lidhura me ushqimin, dhe sjelljën në bazë të ankesave të trupës inspektuese të AKU- së, mungesës së pajustifikuar të planeve të tyre operacionale, përgatitjen për zbatimin e plotë të ligjit për inspektimet në Republikën e Shqipërisë. Për të garantuar transparencë kam urdhëruar pezullimin e ushtrimit të aktivitetit të inspektimeve pa planifikim paraprak dhe atyre të pa miratuara”.
©Qendra ALERT


