Menu

Alarmi për produktin shumë të përdorshëm, por që është i dëmshëm

Ndonëse nuk e keni ditur, mbetjet e kimikateve të rrezikshme gjenden në produktet e gatshme, kryesisht tek margarina apo i njohur ndryshe si gjalpi industrial.

  • Benzin heksan i ekstraktuar, në sasi të caktuar: e dëmton sistemin nervor .
  • Acetoni, substancë ndezëse, i dëmshëm për trurin dhe nervat;
  • Acidi fosforik, acidi i fortë dhe i rrezikshëm për shëndetin;
  • Soda kaustike dhe vajrat e rafinuar, çojnë në toksikim të organizmit dhe dëmtime të mëdha të qelizave dhe e rrisin rrezikun nga kanceri.
  • Metali nikel si katalizator i hidrogjenizuar;
  • Methanol (formohet nga Natrium Metilati në procëdurën e ndryshimit të acideve yndyrore);
  • Mjetet shtesë të zbardhjes artificiale;
  • PHA = Hidrogjenet e Karbonit Poli aromatik (një ndër lëndët kancerogjene më të forta).

Studimet shkencore tregojnë pasojat e konsumimit të margarinës njihen si shkaktar të sëmundjeve si: reaksione alergjike, ekzema , astma , kolit ulçeroz te fëmijët, proçese Inflamatore, kancer dhe shumë sëmundje te tjera kronike.

Keni kujdes këto kimikate në të shumtën e rasteve nuk janë të përshkruara fare në paketimin e produktit ose janë të shkruar me kode si: E 471, E 221, E 635 dhe shifra tjera.

Bëjeni zakon të lexoni etiketat dhe mos te blini produktet që kanë listë të gjatë të përbërsëve kimik dhe fjalë që nuk i kuptoni. Mos shpenzoni para për te helmuar organizmin tuaj. Margarina dhe produktet me përmbajtje të tilla kimike nuk janë ushqim por janë helm për organizmin.

Qendra Alert/Alert.al

Related Posts