Karamele të importuara të Shqipëri dhe të prodhuara në Marok, rezultojnë me copa metali në brendinë e tyre. Alarmi ka ardhur nga sistemi RASFF i BE për produktet ushqimore, i cili e konsuderon risk serioz dhe njofton se karamelet e prodhurara në marok janë tregruar në Shqipëri, Belgjikë, Gjermani, Kroaci, Holandë etj. Ka qenë pikërisht Holanda shteti që ka ngritur alarmin e më pas, nëpërmjet RASFF janë njoftuar dhe autoritetet e shteteve tjera për produktin me përmbajtje të copave të metalit.
Siç ka njoftuar dhe Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, në karamelet eprodhuara në Marok kanë rezultuar copa metali, duke përbërë risk serioz për shëndetin e njeriut.
Paketimet 500 gramëshe me karamele mic kanë në ambalazh emërtimin FRUIT TOFFEE MIX dhe mbajnë si datë skadence 26.04.2026 e numër loti 24219 MA (produkti ne foto)
Nëse konsumatorët i kanë ende në shtëpitë e tyre, t’i kthejnë menjëherë në njësitë tregtare ku i kanë blerë e nëse i hasin në dyqane, t’i refuzojnë pasi përbëjnë risk serioz për shëndetin.


