Menu

ALERT! Mbërrijnë në Shqipëri pula të marinuar e të ngrira nga Italia dhe Policia, të kontamuniara me Sallmonela Infantis dhe Newport

Pula të marinuara dhe të ngrira rezultojnë me Salmonella Infantis dhe Salmonella Newport në Shqipëri. ALERT-i ka mbërritur në vendin tonë nga RASFF më 1 korrik, ku sipas autoriteteteve evropiane, një sasi e mishit të pulës nga Italia dhe Polonia është future dhe në Shqipëri. Nuk ka detaje nga portali i RASFF për subjektet eksportuese apo impoprtuese, gjithësesi, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit as në faqen e tij zyrtare, as në rrjete sociale dhe as në media nuk ka bërë asnjë komunikim për konsumatorët. E sigurt është që ky mish nuk ka shkuar për përpunim për industrinë, por gjëndet në magazinat dhe frigoriferët e marketeve për blerje nga konsumatorët, pasi është produkt i marinuar dhe pula për industrinë e përpunimit të mishit, kryesisht importohet nga Brazili.

Në izolimet e Salmonella Infantis, studiuesit kanë vëzhguar praninë e gjeneve të rezistencës antimikrobike, të cilat mund të dëmtojnë efektivitetin e antibiotikëve kundër infeksioneve bakteriale te njerëzit. Përveç prevalencës së rritur të vërejtur në industrinë e shpendëve, shtamet Salmonella Infantis, të karakterizuara nga një nivel i lartë i rezistencës antimikrobike, janë gjithashtu të izoluara nga njerëzit, duke paraqitur një shqetësim të madh për shëndetin publik.

Ndërsa Salmonella Newport është një patogjen në rritje për shkak të përhapjes së tij epidemike në bagëtitë e qumështit dhe në shpenndë, ndikuar dhe nga rritja e rezistencës antimikrobike. Megjithatë, infeksionet në njerëz janë të rralla. Por, nëse ndodh, ajo shkakton sëmundje të rëndë klinike te njerëzit dhe te speciet e tjera të kafshëve e shpendëve.

Related Posts