Menu

Ana pozitive e masave kundër coronavirus, ulet niveli i ndotjes

Bllokimi global nga përhapja masive e coronavirusit ka mbyllur fabrikat dhe ka zvogëluar udhëtimet, duke ulur kështu ndotjen vdekjeprurëse dhe ngrohjen globale. Niveli i ndotjes në vende të cilat janë karantinuar ka sjellë dhe ngadalësim të aktivitetit ekonomik. Ky bllokim mund të shpëtojë më shumë jetë nga ulja e ndotjes sesa nga vetë virusi, tha François Gemenne, drejtori i Observatorit Hugo, i cili studion ndërveprimet midis ndryshimeve mjedisore, migracionit njerëzor dhe politikës. Të dhënat e marra nga satelitët e Agjencisë Hapësinore Evropiane tregojnë ulje të nivelit të dioksidit të azotit, veçanërisht në epiqendrën e përhapjes së Covid-19, në veri të vendit. Të njejtën situatë po vazhdojmë ta shohim në disa vende të Evropës.

Qendra Alert/Alert.al

Related Posts