14 C
Tirana
Thursday, May 6, 2021
No menu items!

Arben Shkodra: Si ndikoi pandemia në rritjen e çmimeve dhe kthimi tek produktet vendase

I ftuar në emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, Arben Shkodra nga Bashkimi i Prodhuesve të Shqipërisë ka folur për ndikimin e pandemisë në rritjen e çmimeve, mungesën e kontrollit për produktet ilegale që vijnë në vendin tonë dhe nevoja për pezullimin e taksave kombëtare për të mos krijuar situatë tek shporta.

“Asnjëherë nuk është bërë një diskutim i detajuar se çfarë ndodh me shportën. Familjet tona gatuajnë me vaj, kultura jonë mesdhetare vajin e ka pjesë shumë të rëndësishme. Nëse me vajin e ullirit lëndën e parë e kemi këtu, për vajin e lulediellit jemi të varur nga tregu i jashtëm. Vitin e kaluar, tregtia ndërkombëtare pësoi traumë të madhe pasi marrëveshjet e tregtisë ranë për një periudhë kohore të caktuar. Nuk e kishin më atë lloj aksesi në tregje për lëndën e parë, qoftë edhe për eksportin më pas. Është e lidhur me një fenomen natyror, por edhe pandemia ka patur ndikimin e vet. Gjatë pandemisë transporti ndërkombëtar u çorientua, përpunimi i produkteve, shpërndarja e tyre u çorientua dhe kjo sjell një situatë të caktuar në treg, rritje çmimesh, abuzime. Prodhuesi duhet të jetë i drejtë me konsumatorin, me ambalazhimin, çmimet. Nga ana tjetër kemi problem me produkte që vijnë në mënyrë ilegale sepse autoritetet shtetërore i lejojnë. Nuk mund të besoj se pas 31 vitesh të mos kemi një autoritet doganor jo vetëm të përgjegjshëm dhe korrekt, por të na garantojë sigurinë e konkurrencës në treg. Duhet të funksionojnë mirë mekanizmat e mbrojtjes së konsumatorit. Shteti duhet të jetë matës, të mbikqyr tregun dhe të kemi organizata që mbrojnë konsumatorin dhe e vendosin në një pozicion më të informuar, duhet të jenë më aktivë. Konsumatori duhet edhe të ndërgjegjësohet, duhet ta mbështesim fort një përpunues të një produkti vendor krahasimisht me një importues, jo për të krijuar armiqësi me importuesin. Por tendeca post covid është të shohim çfarë ka oborri jonë. Vendet jashtë mbyllen eksportet për të furnizuar popullatën e tyre. Covidi tregoi se duhet të kthehemi te produktet vendase. Konsumatori duhet të shohë etiketën, përbërjen, skadencën. Kemi marrë pafund ankesa, që në nëntor pati një rritje të frikshme të çmimeve, qoftë te transporti, të lëndëve të para dhe produkteve që vijnë nga jashtë. Do na shoqërojnë gjithë vitin, derisa bursa të stabilizohet. Nuk jam për ulje TVSH është një markë, ka elementë të tjerë që iu vijnë në ndihmë përpunuesve po aq sa TVSH. Duhet të kemi pezullim të taksave kombëtare për shkak të këtij fenomeni për të mos krijuar situatë tek shporta. Kemi bërë kërkesë qeverisë, stop fenomenit të pagesës së TVSH në dogana. Une TVSH e paguaj kur shes produktin”-deklaroi Arben Shkodra.

Qendra Alert/Alert.al

- Advertisement -

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmi i fundit

Plotësoni në çast nevojat e trupit tuaj për magnez me Magne D’Oro

Të gjithë e dimë se Magnezi është një mineral shumë i rëndësishëm, që merr pjesë në një sërë proçesesh...

Filantropi dhe kompania e tij Ecolog, kupona në ndihmë të mijëra familjeve. Lazim Destani thirrje biznesmenëve: T’u shtrijmë dorën nevojtarëve

Ecolog International, kompania e familjes së filantropit dhe biznesmenit nga Tetova, iu vjen në ndihmë familjeve në nevojë në Maqedoninë e Veriut. Iniciativa e...

Gazetari Agim Blloshmi: Dëmet e parikuperueshme të HEC-eve në mjedis, bombardimi i Librazhdit nga këto ndërtime

Në një lidhje Skype në emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, Agim Blloshmi, gazetar në Librazhd dhe një ndër fitueset për gazetarinë më...

Gazetarja Anila Sefa: Ndotja e plazheve është problem prej dekadash, si dështuan projektet e iniciuara

Në një lidhje Skype në emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, Anila Sefa, gazetare në Lushnje dhe një ndër fitueset për gazetarinë më...

Daniela Mane: Si po shkatërrohet mjedisi dhe rëndësia e publikut në vendimmarrje

E ftuar në emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, Daniela Mane, menaxhere projektesh në INCA, Instituti për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri ka...

More Articles Like This

- Advertisement -