14 C
Tirana
Thursday, May 6, 2021
No menu items!

Ared Sado: Pse u rrit çmimi i vajit dhe taksat e larta që rëndojnë mbi kompanitë shqiptare

I ftuar në emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, Ared Sado Administrator i PDF ka folur për faktorët që ndikuan në rritjen e çmimit të vaji, humbjet që kanë pësuar kompanitë shqiptare dhe taksat e larta në vendin tonë krahasuar me ato të rajonit.
“Rritja e çmimit të vajit është më e hershme, që nga periudha shtator-tetor 2020. Në qershor të vitit të kaluar çmimi i blerjes në bursë, për ton grexho ka qenë 850 dollarë toni. Aktualisht çmimi në bursë është 1540 dollarë toni i vajit grexho, më pas vijnë procesi i rafinimit, paketimit dhe më pas vendoset vlera e TVSH mbi vlerë dhe del çmimi për ta nxjerrë produktin në treg. Piku ka filluar me daljen e prodhimit të ri. Prodhimi i ri, korrjet janë në gusht dhe shtator. Në gusht korrjet janë në zonat relativisht të ngrohta si në rajonit tonë e më pas është Ukraina dhe e fundit Rusia. Prodhuesit më të mëdhenj të farës së lulediellit dhe vajit grexho janë Ukraina dhe Rusia, në vendin e tretë është Argjentina. Vetëm Ukraina dhe Rusia ka mbi 50% të prodhimit botëror. Gjatë kësaj periudhe, pritshmëritë e farës së lulediellit nuk janë të përcaktuara menjëherë. Një mot shumë i thatë ose shumë i lagësht krijon problematika, mungesa e farës në boçë, rrezja e vetë fares. Për vitin 2020 pati rënie të theksuar në mungesën e vetë farës, boçës të cilat kishin 30% mungesë të farës. Arsyeja ishte thatësira shumë e madhe sidomos pjesa e Rusisë, Ukrainës, pellgu i Detit të Zi. U kapën nga e njëjta klimë. Vetë rrezja e farës ishte 5% më e dobët. Pati mungesë 35% të lëndës së parë në treg. Në kulmin e pandemisë, çmimet ishin normale. Sot janë 11 operatorë vajrash në Shqipëri, pa përmendur të vegjlit. Duke patur këtë nivel konkurrence është e pamundur që të krijosh organizime për të vendosur një çmim të vajit. Në tetor çmimi i vajit erdhi në rritje pikërisht për shkak të kësaj mungese. Nuk u rrit menjëherë çmimi për shkak të kontratave të prodhuesve të farës dhe përpunuesve të farës së lulediellit, të cilat duhet të zbatonin çmimin e kontratës. Rritja e çmimit erdhi shkall pas shkalle. Pothuajse çdo muaj janë rritur nga 100-200 dollarë për ton dhe çmimi i vajit grexho për ton është 85% më i lartë se në qershorin e 2020. Të gjitha kompanitë që operojnë me vajin janë gjetur në një situatë të paqartë. Rritja e çmimit të lëndës së parë ishte në mënyrë galopante. Disa e blejnë vajin sot disa e blejnë pas një muaji. Kemi jo pak kompani që kanë humbur, fuqia blerëse sot ka rënë. Po e çon nga një produkt shporte, në një produkt luksi. Kemi deme, jemi i vetmi vend në rajon që kemi taksë unike, tatim mbi vlerë të shtuar, TVSH 20%. Kjo nuk ndodh me vendet e rajonit, Kosovë, Maqedoni, Mal i Zi, Serbi, të cilat kanë taksë më të ulët për produktet e shportës ku përfshihet edhe vaji. Maqedonia e ka taksën 5%, Kosova 8%, Mal i Zi 7% dhe Serbia 10%. Serbia është vend prodhues edhe i farës së lulediellit, grurit, duke u nisur nga politikat që aplikon dhe subvencion mbi prodhimin. Për çdo eksport që realizohet nga Serbia e subvencion në 10% të çmimit të shitjes tek prodhuesi i saj”-deklaroi Ared Sado.

Qendra Alert/Alert.al

- Advertisement -

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmi i fundit

Plotësoni në çast nevojat e trupit tuaj për magnez me Magne D’Oro

Të gjithë e dimë se Magnezi është një mineral shumë i rëndësishëm, që merr pjesë në një sërë proçesesh...

Filantropi dhe kompania e tij Ecolog, kupona në ndihmë të mijëra familjeve. Lazim Destani thirrje biznesmenëve: T’u shtrijmë dorën nevojtarëve

Ecolog International, kompania e familjes së filantropit dhe biznesmenit nga Tetova, iu vjen në ndihmë familjeve në nevojë në Maqedoninë e Veriut. Iniciativa e...

Gazetari Agim Blloshmi: Dëmet e parikuperueshme të HEC-eve në mjedis, bombardimi i Librazhdit nga këto ndërtime

Në një lidhje Skype në emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, Agim Blloshmi, gazetar në Librazhd dhe një ndër fitueset për gazetarinë më...

Gazetarja Anila Sefa: Ndotja e plazheve është problem prej dekadash, si dështuan projektet e iniciuara

Në një lidhje Skype në emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, Anila Sefa, gazetare në Lushnje dhe një ndër fitueset për gazetarinë më...

Daniela Mane: Si po shkatërrohet mjedisi dhe rëndësia e publikut në vendimmarrje

E ftuar në emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, Daniela Mane, menaxhere projektesh në INCA, Instituti për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri ka...

More Articles Like This

- Advertisement -