14 C
Tirana
Friday, March 5, 2021
No menu items!

“Asnjë inspektor te dera”/ Marketet shesin biskota për fëmijë jashtë skadence

“Asnjë inspektor te dera për biznesin”, ishte kjo fjala e kryeministrit Edi Rama pak javë më parë nga Vlora. Fill pas uljes së taksave dhe tatim-fitimit si dhe zerimin e taksave për biznesin e vogël, duket se interpretimi i kreut të qeverisë është edhe më i gjerë. Inspektorët e AKU nuk po duken mjaftueshëm në dyert e biznesit të vogël, e sidomos tek ai ushqimor.

Ndryshe nuk ka si shpejegohet që në marketet e lagjeve në kryeqytet tregtojnë produkte ushqimore jashtë datës së skadencës. Madje këto të fundit nuk janë as të rregjistruara në sistemin e lëshimit të kuponit tatimor. Ky rast është konstatuar nga Qendra Alert pranë lagjes “Ali Demi”. Në raftet e marketeve ka biskota për fëmijë të cilat e kanë tejkaluar datën e konsumit. Biskotat janë të ngrënshme deri më datë 5 tetor 2020, por ne i gjetëm dhe i blemë më 22 tetor.

Pak ditë më parë Qendra Alert denoncoi një urdhër të dal nga zyra qëndrore e AKU, ku nëpërmjet një e-mail u urdhëruan të gjithë drejtorët e drejtorive rajonale të mos nxjerrin inspektorët në terren. Inspektorëve ky urdhër iu komunikua gojarisht, për të mos kontrolluar më biznesin e vogël. Të vetmet kontrolle do të kryheshin vetëm në raste denoncimi apo kryesisht në biznesin e madh. Ky vendim ka ndikim të drejtpërdrejt te konsumatori, e sidomos për fëmijët. Imuniteti i të cilëve është më i dobët dhe më i ndjeshëm ndaj infeksioneve. Për më telër shihni videon se si bëhet tregëtimi i këtyre produkteve.

Qendra Alert / Alert.al

- Advertisement -

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmi i fundit

Provat që “Saranda-Al” ka qenë e favorizuar për të abuzuar me sigurinë ushqimore. Kush duhet të shkojë në burg pas administratorit?

Nga Granit Sokolaj Subjekti "Saranda-al" dhe abuzimi i tij me sigurinë ushqimore, nxorri në pah paaftësinë apo/dhe papërgjegjshmërinë e institucioneve...

“Vrasja” me produktet ushqimore të “Saranda-al”, arrestohet administratori Mihail Kote. Alert denoncoi muaj më parë etiketën e tij

Pas denoncimeve të emisionit STOP, për abuzimin me sigurinë ushqimore nga kompania "Saranda-al", administrratori i saj përfundon në pranga. Burime për Alert.al kanë bërë...

Drejtuesja e Projektit, Blerina Raça: Ngritja e Platformës së Integrimit, SANECA ndihmon dhe mbështet kuadrin negociues për katër kapituj të rëndësishëm

E ftuar në emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, Blerina Raça drejtuese e Projektit SANECA/GIZ ka folur për ngritjen e Platformës së Partneritetit...

Anëtarësimi në BE, Gjipali: Rëndësia e angazhimit të grupeve të interesit dhe tryezat informuese për përgatitjet për negociatat

I ftuar në emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, Gledis Gjipali drejtor Ekzekutiv, Lëvizja Evropiane në Shqipëri ka folur për projektin SANECA, për...

Investigimi i ALERT / Nga tumoret, te sëmundjes e zemrës, veshkave e mëlçisë, si përdoret masivish vaji i palmës dhe në shumë raste i...

Nga Rudina Muça* Të pretendosh sot se në dyqanet e bulmetit mund të gjesh produkte vërtet të shëndetshme, vetëm gënjen veten, rrezikon shëndetin në shumë...

More Articles Like This

- Advertisement -