Menu

Author Archives: admin

Mbrojtje e hekurt dhe Sterling, Anglia mposht Gjermaninë dhe kalon në çerekfinale

Anglia “djeg” Gjermaninë dhe kalon në çerekfinale. Skuadra e drejtuar nga Gary Southgate triumfoi me rezultatin 2-0 ndaj një rivali historik si “panzer”-at, duke i dërguar këta të fundit në shtëpi që në fazën e 1/8-ave, teksa mbrojtja, që vijon të ruajë të paprekur portën e Pickford dhe Raheem Sterling konfirmohen pikat më të forta të “tre luanëve” në këtë edicion të Kampionatit Europian.

Në “Wembley” nuk u zhvillua një 90-minutësh nga ata që të mbeten në mendje, pasi duke parë rëndësinë e sfidës, të dy skuadrat u treguan shumë të kujdesshme të mbyllin hapësirat dhe të mos kalojnë asnjëherë në aventurë.

Shkëndijën e parë të rrezikshme e dha Raheem Sterling në minutën e 16’, por goditja e tij u ndal nga portieri Manuel Neuer, ndërsa në të 34-ën Timo Werner pati një mundësi mjaft të mirë për gjermanët, por finalizimi ishte i dobët dhe u topi u prit nga Pickford.

Ndonëse në hije për minuta të tëra, kapiteni Harry Kane pa t’i dilte një top mjaft i mirë në zonë dhe dribloi bukur portierin Neuer, por lëshoi topin më shumë nga këmbët dhe aty ndërhyri menjëherë Hummels, duke i hequr mundësinë e shënimit.

Pjesa e dytë nisi më mirë për Gjermaninë, që kërcënoi menjëherë me një goditje të bukur nga distanca, të fantazistit të Chelsea-t Kai Havertz, por po kaq i bukur ishte edhe reagimi i portierit Pickford, që grushtoi topin dhe e dërgoi në këndore.

Megjithatë kur sfida dukej se kishte rënë në qetësi dhe zëvendësimet e trajnerëve nuk po jepnin efekt, Anglia zbriti me një sulm të shpejtë e të saktë, ku Luke Shaw shërbeu saktë në zonë, aty ku Raheem Sterling shtyu topin në rrjetë, duke u dhënë avantazhin “tre luanëve”.

Ka festë në “Wembley” me anglezët që thërrasin në kor emrin e Raheem Sterling, por sulmuesi i Manchester City-t emocionohet më shumë se duhet dhe gabon një top në mënyrë flagrante, duke i dhënë mundësi Muller-it të shënojë golin e barazimit, por gjuajtja e veteranit gjerman përfundoi vetëm pak centimetra jashtë portës së Pickford.

Llogaritë e ndeshjes i mbylli Harry Kane 4 minuta para fundit, teksa pas një kundërsulmi të shpejtë, mori një kros të saktë nga Jack Grealish dhe shtyu topin në rrjetë për herë të dytë, duke gjetur golin e tij të parë personal në Euro 2020 dhe njëkohësisht duke vulosur kalimin e Anglisë ën çerekfinale, ku do të përballet me fituesen e çiftit Suedi-Ukrainë.

Merr fund në fazën e 1/8-ave Kampionati Europian për Gjermaninë, një skuadër që u kualifikua me vuajtje dhe realisht bindi vetëm në ndeshjen e dytë në grup ndaj Portugalisë, ndërsa Anglia mban gjallë ëndrrën për të festuar në finalen e madhe të “Wembley”-t më 11 korrik.

Sherr në Tiranë, 38-vjeçari pasi u konfliktua me një grua kundërshtoi dhe policët

Një 38-vjeçar ka shkaktuar një konflikt në Tiranë duke kundërshtuar dhe policët.

Dyshohet se ai ishte i dehur dhe ka kërkuar të shmangë shoqërimin në Polici.

Ndërkohë A.K, është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore prej gjendjes së dehur.

NJOFTIMI NGA POLICIA

Rreth orës 14:30, në rrugën “Skënder Luarasi”, për motive të dobëta, shtetasi A. K., 38 vjeç, është konflktuar verbalisht me shtetasen E. T.
Gjithashtu ky shtetasi ka kundërshtuar për shkak të detyrës punonjësit e policisë, për të shmangur shoqërimin e tij.

Shtetasi A. K., aktualisht ndodhet në spital duke marrë ndihmën përkatëse mjekësore, pasi dyshohet se ka qenë në gjendje të dehur.
Vijon puna për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Aksident në Belsh, nuk raportohet për të lënduar

Një aksident automobilistik ka ndodhur pak më parë në Belsh bëjnë me dije burime për Alert.al

Sipas burimeve bëhet me dije se nuk ka dëme në njerëz, por vetëm materiale.

Aksidenti sapo ka ndodhur dhe policia Akoma nuk është në vendngjarje.

Publikohen pamjet e momentit kur nëna e Babis i dorëzon mbesën prindërve të Caroline

Këtë të martë në media është publikuar momenti kur nëna e Babis, 32 vjeçarit që vrau në mënyrë makabre gruan e tij 20 vjeçaren britanike, po dorëzon foshnjën Lydia tek nëna e Carolinës.

Nëna e 32-vjeçarit, Babis Anagnostopulos me mbesën Lydia në krahë, e shoqëruar nga djali i saj, vëllai i Babisit, u futën në makinë për t’i dorëzuar mbesën e tyre.

Këta të fundit fituan dje kujdestarinë e përkohshme të foshnjës, e cila do të qëndrojnë me prindërit e të ëmës së ndjerë, Caroline Crouch.

Ndërkohë familja e pilotit, sipas urdhrit, do të jetë në gjendje të shohë foshnjën pesë ditë në muaj, 10 në mëngjes me 2 në mesditë, por vetëm në Alonissos.

Duhet të theksohet se të dy palët mund të apelojnë kundër urdhrit brenda 30 ditëve, ndërsa zyra e prokurorit është e detyruar të paraqesë çështjen në gjykatë brenda të njëjtës periudhë, e cila në një kohë të arsyeshme, përfundimisht do të vendosë çështjen e kujdestarisë së saj, shkruan abcnews.al.

Ndërkaq kujtojmë se Babis, është arrestuar pak ditë më parë ku pranoi se mbyti gruan në mënyrë makrabre para një muaji dhe u mundua të fshihte krimin, duke sajuar një grabitje.

Ai rrëfeu një histori të sajuar ku përfshiu dhe shqiptarët, por vetëm dy ditë më parë u zbulua se personi që qëndronte pas krimit të rëndë ishte vetë 32-vjeçari.

Ndërprerje e energjisë elektrike nesër në Tiranë, zonat dhe orari

Ditën e nesërme, do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në kryeqytet.

OSHEE njoftoi se në vijim të investimit për rikonstruksionin e kabinave, në datën 30 qershor gjatë intervalit kohor 09:00-16:00 do të stakohet energjia elektrike në këto zona:

  • Pjesërisht rruga “Siri Kodra”
  • Pjesërisht rruga “Kosta Cekrezi”

Përplasja me policët/ Gazment Bardhi: Pjerin Ndreu duhet jetë në burg!

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar përmes rrjeteve sociale në lidhje me përplasjen e Pjerin Ndreut me disa efektivë policie. Këta të fundit e kanë kallëzuar edhe penalisht Ndreun.

Bardhi thotë se Pjerin Ndreu duhet të ishte në burg për vjedhjen e zgjedhjeve. Numri dy i PD, thekson se ka ardhur koha të marrë fund modeli i politikës së lidhur me krimin.

Më tej, Bardhi shprehet se Pjerin Ndreu nuk duhet të jetë mbi ligjin, ndërsa shton se ai duhet të jetë në burg pasi është i njëjti që në Dosjen 184 “fluturonte” mësuesit nga puna me urdhër partie dhe sot sulmon dhe fyen policinë.

“Pjerin Ndreu nuk duhet të jetë mbi ligjin, Pjerin Ndreu duhet jetë në burg sepse është i njëjti që në Dosjen 184 “fluturonte” mësuesit nga puna me urdhër partie dhe sot sulmon dhe fyen policinë. Deliri tij është produkt i paligjshmërisë mbi të cilën ngrihet pushteti i korruptuar i regjimit Rama-Doshi: Vjedhja e zgjedhjeve! Ata nuk përfaqësojnë qytetarët, por interesat e krimit me të cilin masakrojnë zgjedhjet dhe vjedhin vullnetin e shumicës për ndryshim.  Që arroganca ndaj qytetarëve dhe institucioneve të ndalojë, që ankthi dhe pasiguria të mos mbretërojnë në familjet shqiptare, duhet marrë fund modeli i politikës të lidhur me krimin”, shkruan Bardhi.

Sherr mes biznesmenëve/ Sharje dhe britma te “Komuna e Parisit”

Një sherr ka sjellë një prani të madhe policore dhe bllokim të qarkullimit të automjeteve në zonën e “Komunës së Parisit”, në Tiranë. Burime nga vendngjarja thanë se janë konfliktuar dy biznesmenë.

Njëri prej tyre është shtrirë në tokë dhe i ka bërë rezistencë policisë, duke mos pranuar të shoqërohej.

Më pas, ka ardhur edhe ambulanca për të ofruar ndihmë, ndërsa një prej protagonistëve  është shoqëruar nga policia.

Sharjet dhe britmat kanë alarmuar lagjen, një prej më të populluarave në Tiranë.

Regjistrohet vetëm një rast i ri me Covid-19 në vend, asnjë viktimë

Vijojnë të jenë të ulëta shifrat e infektimeve ditore nga Covid në vend. Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit është shënuar 1 rast i ri nga 3348 testime të kryera.

Aktualisht janë 56 pacientë aktivë me COVID19 në vend. Vetëm 1 pacient po merr trajtim spitalor të specializuar.
Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.
Janë shëruar 8 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,002 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (29 Qershor 2021)
Raste të reja ditore 1
Të shëruar në 24 orë 8
Të shtruar në spitale 1
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 3348

Testime totale 801,624
Raste pozitive 132,514
Raste të shëruara 130,002
Raste Aktive 56
Humbje jete 2,456

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 24
Shkodër 12
Durrës 5
Elbasan 5
Lezhë 4
Berat 3
Dibër 1
Fier 1
Vlorë 1

Shqiptarit nuk ia bën syri ‘tërr’/ Me 200 km/orë, pa patentë e i dehur!

Shpejtësia e lartë është një nga shkeljet kryesore të shoferëve me makina. Gjatë 24 orëve të fundit policia ka ndëshkuar shumë prej tyre që kanë shkelur rregullat.

Njoftimi i policisë:

Mos drejto mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur dhe mos shpejto, respekto rregullat e qarkullimit, për të mbrojtur jetën tënde dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës.

Nën moton “Respekto rregullat e qarkullimit, shpëto jetë”, Policia Rrugore në të gjithë vendin vijon kontrollet e pandërprera në të gjitha akset rrugore nacionale dhe në qendrat urbane, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

Në fokusin e kontrolleve të përqendruara nga Njësia Operacionale e Drejtorisë së Policisë Rrugore, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Rrugore në DVP Tiranë dhe me Sektorët e Policisë Rrugore në 11 Drejtoritë Vendore të Policisë, janë shpejtësia mbi normat e lejuara, mosrregullimi i shpejtësisë, veçanërisht në qendrat e banuara, sjelljet agresive dhe manovrat e rrezikshme në rrugë, drejtimi i mjeteve pas përdorimit të alkoolit, parakalimet e gabuara, mospërdorimi i rripave të sigurisë, si dhe përdorimi i celularit gjatë drejtimit të mjeteve.

Gjatë 24 orëve të fundit, në akset rrugore nacionale dhe në qendrat urbane, si rezultat i përdorimit të radarëve janë evidentuar dhe ndëshkuar shumë drejtues mjetesh që qarkullonin me shpejtësi që varionte nga 141 km/orë deri në 196 km/orë në aksin Sauk-Teg, në rrugën interurbane Tiranë Elbasan, ku gjatë verifikimit drejtuesi i mjetit që rezultoi me patentë të hequr u arrestua në flagrancë nga shërbimet e Policisë Rrugore. Gjithashtu, në rrugën interurbane Tiranë-Elbasan, në Bërzhitë, është konstatuar nga radari, 19-vjeçari F. P., nga Tirana, duke drejtuar automjetin me 173 km/orë.

Po gjatë kontrolleve, nga efektivët e Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë është  konstatuar duke bërë manovra të rrezikshme, automjeti me drejtues shtetasin me iniciale N. V., 52 vjeç, i cili pasi është ndaluar, nga verifikimi me aparatin alkooltestues ka rezultuar nën efektin e alkoolit në masën 1.35 mg/l testi i parë dhe 1.26 mg/l testi i dytë.

Gjatë kryerjes së veprimeve policore nga patrulla e Policisë Rrugore, ky shtetas, për të  shmangur sanksionet ligjore për shkeljen, i ka ofruar punonjësit të Policisë një kartëmonedhë të huaj me prerje 20 £. Në këto kushte u bë arrestimi i tij në flagrancë,  për veprat penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Gjithashtu, gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar në flagrancë 9 drejtues mjetesh, nga të cilët 5 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 4 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Janë pezulluar 63 leje drejtimi, nga të cilat 46 për drejtim mjeti me shpejtësi tej normave të lejuara dhe 17 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.

Gjithashtu  janë ndëshkuar me masë administrative 2965 drejtues mjetesh, për shkelje të Kodit Rrugor që përbëjnë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore, konkretisht për parakalime të gabuara, shpejtësi mbi normat e lejuara, përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit, mosrespektim të semaforit, mospërdorim të kaskës mbrojtëse dhe mosvendosje të rripit të sigurimit, si dhe për mosrregullim shpejtësie dhe manovra të rrezikshme në rrugë.

Policia Rrugore apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës në tërësi, veçanërisht drejtuesit e mjeteve, motomjeteve dhe çiklistët, që të tregojnë kujdes dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, si dhe fton qytetarët që të denoncojnë në Komisariatin Dixhital dhe në numrin e emergjencave 112, çdo paligjshmëri.

“Ankimoni vendimin”, ONM i paraqet prova shtesë Komisionerit Publik për Elizabeta Imerajn

Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit ka paraqitur pranë Komisionerit Publik prova shtesë për Drejtuesen e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, Elizabeta Imeraj.

Në njoftimin e publikuar nga Institucioni i Komisionerëve Publikë (IKP), mësohet se ONM i kërkon Komisionerit të ankimojë vendimin për Imerajn.

Kujtojmë se Elizabeta Imeraj u konfirmua në detyrë nga KPK-ja.

NJOFTIMI I PLOTE

Në datën 1.4.2021, në përfundim të seancës dëgjimore përkatëse, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, znj. Elizabeta Imeraj, me detyrë prokurore/Drejtuese e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Vendimi nr. 363, datë 1.4.2021, i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, iu është njoftuar Komisionerëve Publikë më datë 21.6.2021.

Në datën 21.6.2021, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit u paraqiti Komisionerëve Publikë Rekomandimin për të ankimuar vendimin në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, për të tria kriteret e rivlerësimit.

Në datën 29.6.2021, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit u paraqiti Komisionerëve Publikë një shtesë (Addendum) të Rekomandimit, të paraqitur në datën 21.6.2021.

Komisionerët Publikë janë duke shqyrtuar, në të njëjtën kohë, vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe Rekomandimin e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, të plotësuar në përmbajtjen e tij nga shtesa (Addendum) e datës 29.6.2021.

Bazuar në pikën 1, të nenit 63, të ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, Komisionerët Publikë, brenda 15 ditëve nga data e njoftimit të vendimit nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, kanë të drejtë të paraqesin ankim pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

Shtesa (Addendum) e Rekomandimit të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit është publikuar në faqen zyrtare të Institucionit të Komisionerëve Publikë: http://ikp.al/rekomandime/

Institucioni i Komisionerëve Publikë është ngritur dhe funksionon në bazë të nenit 179/b dhe aneksit të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, dhe ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.

Komisionerët Publikë përfaqësojnë interesin publik gjatë procesit të rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë.