Menu

Author Archives: Admin1

Paralajmërimi për rritjen e çmimit të bukës, Ibrahimaj: S’ka institucion përgjegjës monitorimi!

Rritja e kostove te prodhuesit, për shkak të mungesës së fuqisë punëtore, por edhe shtrenjtimit të lëndëve të para po reflekton rritje çmimesh për shumë produkte të shportës ushqimore.

Nga mungesa e fuqisë punëtore janë prekur edhe furrat e bukës.

Problematika po shfaqet më e mprehtë në rrethe, ku shpopullimi është më i madh. Një furrë buke në Berat njoftoi se nga 1 prilli, çmimi i bukës masive do të rritet 10 deri 20%, pasi janë shtrenjtuar kostot nga rritja e pagave.

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, tha se këtë vit, për të monitoruar problematikën e çmimeve do të ngrihet institucioni përgjegjës në varësi të Financave, që do monitorojë konkurrencën e çmimeve në sektorë të ndryshëm. Për sa i përket çmimit të bukës, Ibrahimaj theksoi se nuk rezulton deri tani rritje e përgjithshme të çmimit.

“Nuk ka një institucion që ka përgjegjës për monitorimin e çmimeve të tregut. Në vazhdimësi kemi krijuar task forca që kanë pasur detyrë specifike monitorimin e çmimeve të tregut.

Gjatë 2022, në bashkëpunim edhe me rekomandimet e BE-së, kemi menduar të krijojmë një institucion që do jetë përgjegjës për monitorimin e konkurrencës që lidhet me çmimet në sektorë të ndryshëm.

Në 2023 do të punojmë për krijimin e këtij institucioni sepse është shumë e nevojshme.

Sesa realisht janë rritur çmimet, këtë do ta shohim kur të dalin shifrat e inflacionit. Në dijenine tonë, nuk ka pasur një rritje të përgjithshme të rritjes së çmimit të bukës, megjithatë ne politikat i hartojë dhe masat i marrin në bazë të statistikave zyrtare”.

Problematika me mungesën e fuqisë punëtore te prodhuesit e bukës u theksua më herët edhe nga Kryetari i shoqatës së Prodhuesve të Bukës, Pastiçerive dhe Brumërave Gëzim Peshkopia. Ndërsa për rritjen e çmimeve ai tha se rezulton të jetë individuale, ndërsa shtoi se nuk ka shtrenjtim të bukës masive në të gjithë tregun. (Monitor)

Qendra Alert/Alert.al

Rakacolli: “Variantin 'Delta', shumë infektues! Bëni vaksinat se e parandalon! Ka rënë gatishmëria e qytetarëve”

Në vendin tonë nuk është identifikuar asnjë rast me variantin e ri të virusit COVID, ‘Delta’, i cili është edhe më infektues. Kështu tha në një intervistë për Report Tv, zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, e cila nënvizoi se lajm i mirë është se vaksinat anti-COVID mund ta parandalojnë.

‘Varianti Delta është e mundur që të identifikohet nga ISHP, por përderisa është fillimi na duhet të jemi të sigurt dhe na duhet edhe nga laboratorët jashtë, deri tani nuk kemi të dyshuar për variantin Delta. ndryshimi me variantet e tjera është me infeksioz, Lajm i mirë është që vaksinat mund ta parandalojnë. Njerëzit duhet të vazhdojnë që të kenë në vëmendje vaksinimin, pasi është e vetmja mënyrë për të ndaluar përhapjen e virusit.’- tha zv.ministrja.

Sa i përket zgjatjes së orarit të muzikës, një kërkesë kjo e bërë nga operatorët e bareve dhe culb-eve, Rakacolli tha se tashmë jemi një moment alerti sa i përket virusit Delta dhe se nuk mund të mendojnë për një shtim të orarit të muzikës.

‘Ne jemi në alert për Deltan dhe nuk mund të mendojmë për një shtim të orarit të muzikës për momentin. Nëse situata do të jetë e qëndrueshme çdo gjë mund të rivlerësohet. Masat ne nuk i kemi marrë kot.’- tha Rakacolli.

Në ditët e hapura të vaksinimit +18, Rakacolli tha se janë vaksinuar mbi 25 mijë qytetarë. Zv.ministrja tha se vihet re një rënie e gadishmërisë së qytetarëve për të kryer vaksinën dhe bëri thirrje që ato të vaksinohen pasi është e vetmja mënyrë për të parandaluar përhapjen e virusit.

‘Gjatë këtyre dy ditëve patëm mbi 25 mijë veta 18+ që u vaksinuan. Është në varësi dhe të vaksinave që kemi në dispozicion të cilat vijojnë duke ardhur në sajë edhe të marrëveshjeve që kemi kryer. Jemi në gjendje të bëjmë deru në 20 mijë vaksinime në ditë. Stina e nxehtë nuk e favorizon shumë bërjen e vaksinës për disa mosha për shkak edhe të temperaturës. Mund të bjerë edhe për këtë arsye ritmi i vaksinimit, por njerëzit të mos frenohen dhe të mendojnë se sëmundja është zhdukur. Gadishmëria nga qytetarët për të bërë vaksinën ka rënë, por qytetarët duhet të interesohen që të bëjnë vaksinën pasi është e vetmja mënyrë për të parandaluar përhapjen e virusit.’- tha Rakacolli. /Report TV/

Masakra e Velipojës/ Dëshmia e 17-vjeçarit të plagosur: Pashë gjyshin që u rrëzua, e qëlluan me automatik

Prokurorja Shqiponja Milla kërkoi masën e sigurisë “arrest me burg” për dy të plagosurit në masakrën e Velipojës. Kjo masë u pranua nga gjyqtari Besmir Stroka.

Seanca për masën e sigurisë është zhvilluar në spitalin e traumës në Tiranë pasi vijojnë të jenë të shtruar atje. Hasan Ferracaku dhe E.D. nuk kanë mundur që të flasin gjatë seancës për masën e sigurisë për shkak të gjendjes shëndetësore jo të mirë. Mësohet se Hasan Ferracaku ditën e nesërme do t’i nënshtrohet një operacioni. Ai që ka folur gjatë seancës për masën e sigurisë është avokati mbrojtës Blerim Bazhdari.

Sipas dosjes të deri tanishme është ende e paqartë edhe për prokurorinë se si ka ndodhur ngjarja dhe se kush janë personat që kanë qëlluar.

Për të saktësuar këtë priten aktet e ekspertimit dhe hetimet e mëtejshme. Në dosjen që ka prokuroria për këtë ngjarje thuhet se janë përdorur të paktën katër lloje armësh. Janë konstatuar një armë tip pistoletë e llojit TT me 6 fishekë në krehër dhe një fishek në folenë e fishekut ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur 22 gëzhoja të shpërndara në të gjithë vendin ku ndodhi vrasja e katër personave dhe plagosja e dy të tjerëve. Mesnatën e 27 qershorit mbetën të vrarë Kujtim Ferracaku, dy vëllezërit Edmond dhe Xhovan Gocaj dhe kamarieri Musaen Zeneli ndërsa u plagosën Hasan Ferracaku dhe E.D. Ndërkohë më përpara në dëshminë e dhënë për policinë i riu ka dhënë disa sqarime.

Dëshmia e 17-vjeçarit E.D.

17-vjeçari E.D. është nipi i viktimës Kujtim Ferracaku. Ai mbeti i plagosur gjatë përplasjes me armë. Ja si e tregon dinamikën e ngjarjes

“Punoja tek gjyshi, Kujtim Ferracaku si kamarier dhe pasi kam mbaruar punën rreth orës 23:30 kemi dalë me stafin e lokalit para hotel Fantazisë për të pirë një kafe dhe aty kam dëgjuar debate që vinin përtej lokalit të Hasanit dhe siç kemi qenë bashkë kemi shkuar tek vendi në fjalë. Aty kam parë Hasanin që ishte në tavolinë me një person duke sqaruar debatin mes tyre, kishte edhe persona të tjerë të pranishëm. Në këtë kohë ka shkuar aty edhe Kujtimi, gjyshi im dhe ka lëshuar disa fjalë drejt tyre; “janë marre këto punë, kush jeni ju?!” dhe aty kam dëgjuar krisma arme që më kanë ardhur në krah pas meje dhe kam parë gjyshin që është rrëzuar në tokë. Aty kanë filluar edhe të shtëna të tjera me armë zjarri. Armë ka patur gjyshi Kujtimi, Hasan Ferracaku dhe Abedin Ferracaku, djali i Hasanit kurse pala tjetër ka patur automatik. Kur ata kanë qëlluar gjyshi i është kundërpërgjigjur.”, tha ai.

Dëshmia e Hasan Ferracakut para policisë

Edhe Hasan Ferracaku ka dhënë një dëshmi se si ka ndodhur ngjarja.

“Prej disa ditësh kemi patur konflikt me djemtë e Pjetër Gocaj për punë çadrash në plazhin e Velipojës. Kemi marrë me qira ose leje për shfrytëzim të shezlongëve në Velipojë dhe tek ky vend kanë ndërhyrë djemtë e Pjetrit dhe për këtë jemi konfliktuar. Kemi shkuar tek lokali i djemve të Pjetrit për t’u sqaruar. Është ulur në tavolinë njëri prej djemve të Pjetrit dhe pasi kemi biseduar ka krisur arma e zjarrit ku vëllai i tij ka qëlluar me automatik drejt Kujtimit dhe e ka vrarë atë. Kur ka qëlluar ai, Kujtimi përpara se të vritej i është kundërpërgjigjur me pistoletë dhe i është hedhur duke i kapur armën djalit të Pjetrit dhe më pas jemi larguar dhe nuk e di çfarë ka ndodhur.”, tha Ferracaku.
Një dëshmi ka dhënë edhe 17-vjeçari Elmedin Dyli, nipi i viktimës Kujtim Ferracaku.

alert.al/

 

Nga sot hyjnë në fuqi masat e reja lehtësuese, Manastirliu: Mbetet alerti nga varianti Delta

Sot hyjnë në fuqi masat e reja lehtësuese të vendosura në kuadër të pandemisë së koronavirusit, por ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu thekson se mbetet ende alerti nga varianti Delta.

Sipas saj, ky variant i ri koronavirusit është identifikuar pranë vendit tonë, siç është Kosova.

“Nga sot në fuqi plani i lehtësimit të mëtejshëm të masave anticovid, për t’i dhënë më shumë frymëmarrje jetës social-kulturore dhe turizmit në vend.

Por mbetet ende alerti nga varianti Delta, i cili është identifikuar edhe në vendet pranë nesh, ndaj nuk duhet të ulim vigjilencën dhe duhet të ecim me shpejtësi me vaksinimin anticovid, për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të qytetarëve.
#ShqipëriaBuzëqesh🌼”, shkruan Manastirliu.

alert.al/

Spiunazh gjatë sërvitjes së NATO-s, 5 turistë çekë dhe 2 rusë u vëzhguan nga Antiterrori

Drejtoria e Antiterrorit i kërkon prokurorisë të hetojë nën dyshimet për spiunazh pesë shtetas cekë, të cilët qëndruan në Shqipëri për 10 ditë, kur në vendin tone zhvillohej stërvitja ushtarake e trupave të NATO-s, Defender 21. Dyshimet për ta janë ngritur, sepse shtetasit e huaj, kanë qëndruar pranë bazës ushtarake në urën Vajgurore.

Në dokumentt thuhet se cekët kanë hyrë në Shqipëri me 1 maj 2021, nga Rinasi dhe njëri prej tyre konkretisht, Filip Carek ka marrë një makinë me qira me të cilën ka udhëtuar në qytete të ndryshme të vendit bashkë më miqtë e tij.

Sipas të dhënave të GPS rezulton se autromjeti me të cilin udhëtonin cekët ka ndaluar për rreth shtatë minuta në rrugën nacionale Berat Ura Vajgurore, pikërisht ne anë të së cilës ndodhet baza ushatarake. Automjeti thotë Antiterrori ka vijuar levizjen në drejtim të qytetit të Kucovës në anë të së cilës vazhdon të jetë këndi tjetër kufizues i bazës ushtarake. Më pas automjeti është kthyer dhe ka vijuar lëvizjen për në Lushnje, Fier, memaliaj Tepelenë, Përmet e Bënjë. Me 11 maj, cekët janë larguar po nga Rinasi. Prokuroria e Tiranës e ka regjistruar cështjen sipas neneve 213 dhe 214 të Kodit Penal; që kanë të bëjnë me dhënie dhe sigurim informacioni.

Me një referim të mëparshëm,policia kërkonte nga prokuroria hetimin e dy shtetasve rusë,  Georgi Budanov dhe Vladislav Cherkasov, të cilët kanë vizituar Shqipërinë para dhe gjatë stërvitjes ushtarake dhe janë të dyshuar gjithashtu për dhënie dhe sigurim informacioni. Për të dyja rastet, Prokuroria I ka lënë detyra jkonkrete policisë, mes të tjerash mes të tjerash dhe kqyrjen e pamjeve të kamera të një hoteli luksoz në kryeqytet, për të identifikuar personat me të cilët janë takuar rusët. Akuza I kujton policisë që nëse shtetasit cekë apo rusë, ndaj të cilëve ngrihen dyshime, do të tentojnë të hyjnë sërish në Shqipëri, menjëherë të njoftohet antiterrori dhe Drejtoria e Përgjithshmë e Policisë së Shtetit.Rusët dyshohet se përdorën një dron për filmime në Orikum, pranë bazës së Pashalimanit.

alert.al/

Sot hyn në fuqi ligji i ri për sigurimin e detyrueshëm TPL, shkurtohen afatet e dëmshpërblimit

Hyn sot në fuqi, Ligji i ri “Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit”, i cili parashikon disa ndryshime të rëndësishme, si:

Shkurtimin e afatit të pagesës së dëmeve, uljen e kostove për të siguruarit dhe uljen e shpenzimeve të trajtimit të kërkesave për dëmshpërblim nga ana e shoqërive të sigurimit me anë të nënshkrimit të “Raportit Evropian të Aksidenteve” për dëmet me vlerë deri në 30,000 lekë. Përmes plotësimit dhe nënshkrimit të formularit të posaçëm (Raporti Evropian i Aksidenteve), i cili do t’i dorëzohet të siguruarit nga shoqëria e sigurimit në momentin kur ai blen policën e sigurimit, drejtuesit e mjeteve të përfshira në aksident bien dakord për zgjidhjen me mirëkuptim të ngjarjes.

Ky raport i nënshkruar nga të dy drejtuesit e mjeteve nënkupton që aksidenti ka ndodhur sipas rrethanave, modaliteteve dhe pasojave të pasqyruara në formular. Raporti i plotësuar dhe i nënshkruar nga drejtuesit e mjeteve të përfshira në aksident i bashkangjitet kërkesës për dëmshpërblim, e cila sipas ndryshimeve ligjore tashmë nuk do të trajtohet brenda 30 ditëve nga shoqëria, por për 14 ditë kalendarike nga data e paraqitjes së dokumentacionit.

Përmirësimin dhe saktësimin e procedurave dhe afateve të trajtimit të kërkesave për dëmshpërblim nga ana e shoqërive të sigurimit. Në projektligj parashikohet që afatet për trajtimin dhe pagesën e dëmshpërblimit të jenë:

-90 ditë për dëme ndaj personit;

-30 ditë për dëme ndaj pronës; si dhe

-14 ditë për dëme ndaj pronës me vlerë deri në 100,000 lekë.

Gjithashtu saktësohen afatet, duke përcaktuar se data e marrjes së kërkesës për dëmshpërblim është data e depozitimit të kërkesës së bashku me dokumentacionin e plotë shoqërues. Në rastin kur kërkesa e paraqitur nuk është e plotë, është parashikuar detyrimi i shoqërisë për t’ju drejtuar me shkrim konsumatorit, për plotësimin e dokumentacionit, brenda 8 ditëve pas pranimit të kërkesës. Ligji parashikon edhe afatin për kryerjen e pagesës së dëmit nga shoqëria e sigurimit, që është brenda 14 ditëve, pasi ka përfunduar trajtimi i kërkesës.

Adresohen problematikat e deritanishme të Byrosë Shqiptare të Sigurimit dhe ngërçi me Fondin e Kompensimit. Në ligj është parashikuar e drejta e shoqërisë së sigurimit që të kryejë funksionet e entit kompensues, për trajtimin dhe pagesën e dëmeve ndaj pronës apo ndaj personit të ndodhura në territorin e Republikës së Shqipërisë si dhe parashikimi për rastet që trajtohen direkt nga Byroja. Kështu, nëse një i siguruar te shoqëria e sigurimit X ose personi që ndodhet në këtë mjet, pëson një aksident shkaktuar nga një mjet i pasiguruar, ose nga dikush që largohet nga vendngjarja, rasti nuk shkon më automatikisht te Byroja Shqiptare e Sigurimit për t’u trajtuar si Fond Kompensimi, por të dëmtuarit (përfituesit) i lind e drejta që kompensimin t’ia kërkojë direkt shoqërisë që ka lëshuar policën e sigurimit. Ndërsa për rastet që trajtohen dhe paguhen nga Byroja, krijohet Fondi i Kompensimit, i cili sipas ndryshimeve ligjore ka në çdo moment si fond garancie një vlerë minimale prej 150 milionë lekësh.

Rritja e masës së dëmshpërblimit që në momentin e hyrjes në fuqi të ligjit në 1 korrik dhe pastaj në mënyrë graduale, duke filluar nga 1 janari 2022 deri në datë 31 dhjetor 2026. Në momentin e hyrjes në fuqi të ligjit parashikohet një rritje me 50% të limitit të përgjegjësisë për dëmet ndaj pronës, (nga 10 në 15 milionë lekë), të rreth 85% të mjeteve motorike. Gjithashtu parashikohet një rritje me 33% të limitit të përgjegjësisë për dëmet ndaj pronës për autobusë dhe kamionë, përfshirë rimorkiot (nga 15 në 20 milionë lekë). Limiti për person në një ngjarje sigurimi parashikohet të rritet me 10% (nga 20 në 22 milionë lekë) dhe më 31.12.2026 shkon nga 22 milionë lekë në 32 milionë lekë, duke u rritur me 60%. Limiti për ngjarje sigurimi në harkun 5 vjeçar për dëme pasurore dhe jopasurore do të rritet me 37.6% (nga 54.5 milionë në 75 milionë lekë).

alert.al/

Masakra e Velipojës/ Gjykata vendos 'arrest në burg pa afat' për dy të plagosurit

Gjykata e Shkodrës ka caktuar sot masën e sigurisë “arrest në burg” pa afat për Hasan Ferracakun dhe E.D., dy personat e plagosur në ngjarjen e Velipojës, të cilët u arrestuan si të përfshirë më masakrën që prodhoi katër të vrarë. Seanca është mbajtur në Spitalin e Traumës në Tiranë për shkak të gjendjes së vështirë shëndetësore të të plagosurve.

Burime bëjnë me dije se prokuroria kërkoi për të dy arrest në burg, ndërsa pala mbrojtëse kërkoi masë më të butë për 17-vjeçarin E.D., për shkak të moshës, por nuk u pranua nga gjykata. Burime bëjnë me dije se në seancë dy të plagosur nuk kanë dhënë deklarime.

Ngjarja e rëndë u regjistrua katër ditë më parë, ndërsa gjithçka nisi si një debat mes vëllezërve Ferracaku dhe atyre Gocaj për pjesën e shezlongëve në plazh, por që përfundoi në një masakër.

Kujtim Ferracaku, pronar i Hotel ‘Fantazia’ u përplas me armë me vëllezërit Gocaj, pronarë të hotelit ‘Gocaj’. Viktima mbetën Kujtim Ferracaku 59-vjeç, Xhovani Gocaj 25-vjeç, Edmond Gocaj 38-vjeç dhe Musaen Zeneli vetëm 20 vjeç, ndërsa u plagosën Hasan Ferracakut dhe E.D., nipi i Kujtim Ferracakut. Musaen Zeneli është viktima më e pafajshme e kësaj ngjarje të rëndë, që kishte ditën e parë të punës si kamerier në hotelin Gocaj.

Hasan Ferracaku dhe E. D., nipi i Kujtim Ferracakut, janë të arrestuarit e vetëm për këtë ngjarje, ndërsa policia ka shpallur në kërkim dhe tre djemtë  e Hasan Ferracakut, Abedin, Shyqyri dhe Besar Ferracaku, pasi dyshohet se kanë qenë bashkëpunëtorë.

alert,al/

Palmer dhe Roth në Forumin e Prespës, merr pjesë edhe Rama me liderët e rajonit

Përfaqësuesi special i Departamentit Amerikan të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Mathew Palmer gjatë fjalimit të tij në Forumin e Prespës theksoi se Shtetet e Bashkuara kanë mbetur të zhgënjyera nga vendimi i Bashkimit Europian për të përcaktuar një datë për konferencën e parë ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Gjithashtu Palmer tha se BE duhet të mbajë premtimin për liberalizimin e vizave për Kosovën.

“Për të realizuar potencialin e plotë të këtij rajoni, liderët duhet të bëjmë më tepër se premtime, duhet të marrin masa dhe të zgjidhin çështjet politike brenda dhe jashtë vendit, të fuqizojnë demokracitë multietnike dhe sistemet e drejtësisë dhe të lëvizin drejt të ardhmes. Është jetike që BE të mbështesë rajonin dhe të miratojë liberalizimin e vizave për Kosovën. Jemi të zhgënjyer nga vendimi për të mos nisur negociatat, sepse këto shtyrje kanë penguar përparimin e synimeve tona në rajon, jo vetëm normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, por më shumë se kaq”, tha Palmer në fjalën e tij.

I të njëtit mendim ishte edhe ministri gjerman për Evropën Michael Roth, i cili theksoi se është  thelbësore që rajoni të integrohet në BE, kjo për të mirën e të dyja palëve.

“Çështjet bilaterale ose mosmarrëveëshjet mes dy vendeve si ato mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, nuk duhet të ndërhyjë dhe të ndalojë rrugën e integrimit evropian. Më vjen jashtëzakonisnt shumë keq që Këshilli I Ministrave për Evropën nuk arriti të haëpë negociatat për miqtë tanë Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, për shkak të vetos së një shteti të vetëm”, tha Roth nëpërmejt videokonferencës.

alert.al/

Meta dekreton ligjin e marrëveshjes me Zvicrën, 8.8 milion euro për punësimin e të rinjve

Presidenti i Republikës, ilir Meta, sot ka dekretuar marrëveshjen me Zvicrën për projektin “Aftësi për punë”.

Përmes,  këtij projekti parashikohet që vendit tonë, deri më datën 30 gusht 2023 ti jepen fonde në formën e grantit të parimbursueshëm, në vlerën maksimale prej 9.6 milionë frangash zvicerane, rreth 8.8 milionë euro.

Fonde të cilat do të përdoren për t’i dhënë mundësi të rinjve që të ketë një orientim drejt tregut të punës përmes trajnimeve të cilat do zhvillohen dhe përmirirësimit të aftësive të tyre.

Njoftim i Institucionit të Presidentit të Republikës:

1 korrik 2021

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta, ka shpallur me dekret miratimin e Ligjit nr. 78/2021, “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Konfederatës Zvicerane, për projektin “Aftësi për punë”, Faza 2, 2019-2023”.

Përmes kësaj marrëveshjeje, Konfederata Zvicerane parashikon t’i japë vendit tonë, deri më 30 gusht 2023, fonde në formën e grantit të parimbursueshëm, në vlerën maksimale prej 9.6 milionë frangash zvicerane (rreth 8.8 milionë euro). Këto fonde do të përdoren për realizimin e projektit “Aftësi për punë“, faza e dytë.

Risitë e kësaj marrëveshje janë:

1. Gjeneratat në moshë të re nga të gjitha grupet sociale në Shqipëri të gjejnë mundësi të mira dhe fitimprurëse punësimi falë përmirësimit të aftësive.

2. Gjeneratat në moshë të re të kenë akses në arsim performues me orientim drejt tregut të punës dhe ofrimit të trajnimit në sektorë me potencial zhvillimi.

3. Sektori privat merr përsipër përgjegjësinë për përcaktimin, ofrimin dhe financimin e arsimit e formimit profesional në nivel ofruesi.

Presidenti i Republikës gjen rastin të vlerësojë ndihmën e drejtpërdrejtë të Konfederatës Zvicerane, veçanërisht në rastin konkret, për të kontribuar në mbështetjen e moshave të reja të të gjitha grupeve sociale në Shqipëri, përmes projekteve për përmirësimin e aftësive profesionale.

Pas Ramës dhe Bashës, zyrtari i lartë i DASH i shkon për vizitë Princ Lekës

Princ Leka ditën e djeshme ka pritur në rezidencën e Familjes Mbretërore ndihmës sekretarin e shtetit në detyrë për çështjet europiane dhe euroaziatike, Ambasadorin Philip T. Reeker, sëbashku me Ambasadoren e Shteteve te Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim.

Më anë të një postimi në rrjetet sociale, Pric Leka bën me dije se kanë biseduar për miqësinë e palëkundur tradicionale të SHBA-s me Shqipërinë.

“Ditën e djeshme patëm kënaqesinë të prisnin në rezidencën e Familjes Mbretërore ndihmës sekretarin e shtetit në detyrë për çështjet europiane dhe euroaziatike, Ambasadorin Z. Philip T. Reeker, sëbashku me Ambasadoren e Shteteve te Bashkuara të Amerikës, Znj.Yuri Kim. Takimi u zhvillua në një atmosferë tejet miqësore duke reflektuar miqësinë e palëkundur tradicionale të SHBA-s me Shqipërinë.

Gjatë bashkëbisedimit me personalitetet amerikane ndihej preokupimi dhe dëshira e madhe për përmirësimin e gjithanshëm të jetës politike, ekonomike dhe sociale të vendit tonë,” shkuan Princ Leka në postimin e tij.

“Ishte kënaqësi e veçantë të prisnim në shtëpinë tonë ndihmës sekretarin e shtetit në detyrë për çështjet europiane dhe euroaziatike, Ambasadorin Z. Philip T. Reeker, sëbashku me Ambasadoren e Shteteve te Bashkuara të Amerikës, Znj.Yuri Kim. Biseda e ngrohte dhe e çiltër reflekton mardhënien e sinqertë të miqësisë mes dy vendeve tona. Në përfundim të takimit i prezantuam koleksionin e Adamidi Frashërit, si dëshmi të trashëgimisë tonë historike dhe kulturore. Sigurisht në takim nuk mungoi as përshëndetja plot ëmbëlsi e bebe Geraldines” shkruan Elia Zaharia në lidhje me takimin në një postim në Instagram.