Menu

Author Archives: Admin1

Kapet me dy bomba me celular, gati për shpërthim, porosia shkonte në Fier

Policia e Fierit ka finalizuar operacionin e koduar “Porosia”, duke goditur një rast të trafikimit të minave me telekomandë.

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale 2 mina me telekomandë, s dhe arrestohet në flagrancë poseduesi i tyre.

Njoftimi i policisës:

Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e rasteve të trafikimit të armëve të zjarrit e lëndëve plasëse, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë policore, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Fier, në bashkëpunim me forcën e posaçme “Shqiponjat”, finalizuan me sukses operacion policor të koduar “Porosia”, si rezultat i të cilit u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

E. J., 33 vjeç, banues në Pezë, Tiranë.

Nga kontrolli i ushtruar nga shërbimet policore, në vendin e quajtur “Vija e Ngjalës”, në mjetin tip “Benz” me të cilin ky shtetas udhëtonte, iu gjetën 2 elektrodetonatorë të montuar në brendësi të lëndës plasëse të lidhur me celularë, të gatshme për shpërthim të kontrolluar, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Vijon operacioni për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve plasëse, djegëse, helmuese dhe radioaktive”.

alert,al/

Ç'po ndodh në PD? Basha thërret Kuvendin Kombëtar, mesazhi i Bardhit për anëtarët e Kryesisë

Partia Demokratike do të mbledhë ditën e sotme Kryesinë, e cila pritet të nisë në orën 11:00. Lajmi bëhet i ditur nga Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, i cili përmes një mesazhi drejtuar anëtarëve të Kryesisë zbulon edhe diskutimet në rendin e ditës.

Kujtojmë se Kryesia mblidhet për herë të parë pas rikonfirmimit të Lulzim Bashës në krye të PD-së.

Mesazhi i Bardhit:
Të nderuar anëtarë të Kryesisë,

Ditën e premte, datë 18 Qershor 2021, ora 11:00, do të zhvillohet mbledhja e Kryesisë së Partisë, me këtë Rend Dite:
1. Miratimi i metodologjisë së analizës në nivel Qarku, Dege, Grupseksioni dhe Seksione për maskrën zgjedhore të 25 Prill.
2. Thirrjen e Kuvendit Kombëtar të Partisë më datë 17 Korrik 2021, dhe miratimi i rendit të ditës së Kuvendit.
Me respekt,
Sekretari i Përgjithshëm
Gazment Bardhi

alert.al/

Pa kushte higjienike, shihni ku prodhohen makaronat! Policia zbulon dy punishte të fshehta në Peshkopi

Dy punishte të fshehta prodhonin makarona per tregun. Policia e Dibrës  ka arrestuar dy pronare dhe ka bllokuar “fabrikat” e tyre që ishin në kushte të papërshtatshme higjene.

Nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Dibër, filloi procedimi penal për shtetasit Musa Kurti, 55 vjeç, banues në Shupenzë, Maliq Pana, 65 vjeç, banues në Peshkopi.

Procedimi penal ndaj tyre filloi pasi, gjatë kontrolleve të ushtruara nga Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në bashkëpunim me Autoritetin Kombëtar Ushqimor, kanë ushtruar kontrolle të befasishme në disa punishte   që dyshoheshin se përdoreshin në mënyrë të kundërligjshme për prodhimin e ushqimit për konsum.

Si rezultat në Shupenzë është bllokuar punishtja e Kurtit dhe në qytetin e Peshkopisë është bllokuar punishtja e Panës,  pasi janë konstatuar duke prodhuar  produkte ushqimore në kushte të pa përshtatshme higjenike në kundërshtim me ligjin ‘Për Ushqimin’, dhe aktivitetin e ushtronin  pa qenë të rregjistruar pranë organeve tatimore.

Njoftimi i Policisë

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “PUNISHTJA” kundër informalitetit, për goditjen e veprimtarisë së kundërligjshme të prodhimit të produkteve ushqimore.

Bllokohen dy punishte që përdoreshin për prodhimi ushqimi, procedohen penalisht 2 pronarët.

Nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Dibër, filloi procedimi penal për shtetasit :

  1. K., 55 vjeç, banues në Shupenzë
  2. P., 65 vjeç, banues në Peshkopi.

Procedimi penal ndaj tyre filloi pasi, gjatë kontrolleve të ushtruara nga Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në bashkëpunim me Autoritetin Kombëtar Ushqimor, kanë ushtruar kontrolle të befasishme në disa punishte  që dyshoheshin se përdoreshin në mënyrë të kundërligjshme për prodhimin e ushqimit për konsum.

Si rezultat   në  Shupenzë është bllokuar  punishtja e  shtetasit M. K., dhe në qytetin e Peshkopisë është bllokuar punishtja e shtetasit M. P.,  pasi janë konstatuar duke prodhuar  produkte ushqimore në kushte të pa përshtatshme higjenike në kundërshtim me ligjin ‘Për Ushqimin’, dhe aktivitetin e ushtronin  pa qenë të rregjistruar pranë organeve tatimore.

Materialet procedurale  iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprat penale “Mashtrimi me produktet ushqimore”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Ushtrimi i aktivitetit pa qenë i regjistruar pranë organeve tatimore”.

alert.al/

Vetëvrasje te Casa Italia, Policia: Burri ishte në gjendje të rënduar psikologjike

Një burrë i dha fund jetës sot në mëngjes në kryeqytet me arme zjarri.  Sipas policisë, i vetëvrari ka qene ne gjendje te renduar psikologjike.

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 00:50, tek Casa Italia, në banesë, dyshohet se në gjendje të rënduar psikologjike është vetëvrarë me armë zjarri pistoletë shtetasi Xh. B., 57 vjeç.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

alert.al/

Brazili bën spektakël në Copa America, kolor me 4 gola ndaj Perusë

Nëse Argjentina nuk po ecën si duhet në Copa America ku ngeci në ndeshjen e parë me Kilin, rivalët e tyre të Brazilit nuk ndalen duke dhuruar spektakël.

Edhe në ndeshjen e dytë Seleçao fiton thellësisht e pa pësuar asgje teka mposhti 4-0 Perunë. Ndryshe nga sfida e parë, Brazili prodhoi lojë edhe më të bukur ndaj Perusë ku dy nga golat e shënuar ishin për manual.

Që në minutën e 12′, Alex Sandro kaloi në avantazh Brazilin që gjithsesi prodhonte dhe nuk shënonte. Në pjesën e dytë VAR i hoqi një penallti Neymar por sulmuesi shenoi pak minuta me vonë me një super gjuajtje.

Minutat e mbetura ishin sulm total dhe Everton me Richarlison plotësuan “pokerin” e golave.

Moti sot, parashikohen vranësira pasdite, reshje në lindje

Gjatë ditës së sotme vendi do të mbetet nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Vendi ynë do të karakterizohet nga mot i kthjellët dhe me vranësira të lehta.

Sipas MeteoAlb deri në mesditë vendi ynë do të karakterizohet nga mot i kthjellët dhe vranësira të lehta, ku më të shpeshta vranësirat do jenë në gjysmën lindore të Shqipërisë. Parashikohet që pasditja të sjell dendësim të vranësirave duke gjeneruar shira aftashkurtër shoqëruar me shkarkesa elektrike në zonat lindore, duke lënë pjesën tjetër të vendit me kthjellime.

.Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-perëndim me shpejtësi mesatare 2-8m/s, e hera-herës përgjatë vijës bregdetare fiton shpejtësi deri në 15m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 3 ballë.

alert.al/

Horoskopi i së premtes 18 qershor 2021

Dashi

Të lindur më: 21 Mars – 19 Prill

Gjatë kësaj dite mund t’ju vijnë surpriza mjaft të këndshme. Madje, ato mund t’ju ndryshojnë edhe kursin e jetës. Ata që kanë ndërmend të ndryshojnë vendin e punës, duhet të marrin parasysh këshillat e të afërmve të tyre.

Demi

Të lindur më: 20 Prill – 20 Maj

Mos merrni vendime teksa jeni të përfshirë nga emocionet. Kjo është më se e vërtetë, mbi të gjitha nëse bëhet fjalë për një projekt të komplikuar. Nëse do të jetë e nevojshme, duhet t’i thoni JO edhe një marrëveshjeje të re pune. Nuk përjashtohen problemet në marrëdhënien tuaj romantike.

Binjakët

Të lindur më: 21 Maj – 20 Qershor

Kjo ditë do të kalojë e qetë. Qëndrueshmëria do të jetë çelësi i fitoreve të reja. Në punë përpiquni të jepni maksimumin tuaj. Ata që kanë dëshirë të nisin një marrëdhënie të re romantike, nuk duhet ta fshehin simpatinë për një person të veçantë.

Gaforrja

Të lindur më: 21 Qershor – 22 Korrik

Mos ndani me askënd asnjë prej planeve personale, ideve kreative apo projekteve për biznes. Ka gjasa që dikush t’ju kopjojë, madje edhe qëllimisht. Parashikohet fat në marrëdhëniet personale. Beqarët e kësaj shenje ka gjasa të takojnë dashurinë.

Luani

Të lindur më: 23 Korrik – 22 Gusht

Bëni kujdes me kritikat ndaj njerëzve tuaj të dashur. Mendohuni mirë para se të flisni. Dita do të kalojë shumë më mirë nëse mbani veten nën kontroll. Mendoni më shumë se çfarë doni të arrini në të ardhmen dhe veçanërisht për familjen tuaj.

Virgjëresha

Të lindur më: 23 Gusht – 22 Shtator

Kjo e premte nuk ka gjasa t’ju sjellë mundësinë për t’u relaksuar. Do t’ju duhet gjatë gjithë kohës të nxitoni apo të negocioni për diçka. Vetëm në mbrëmje mund të gjeni pak momente për veten dhe partnerin tuaj. Përpiquni t’i kushtoni vëmendje partnerit/partneres suaj.

Peshorja

Të lindur më: 23 Shtator – 22 Tetor

Ekziston mundësia për incidente misterioze. Nuk rekomandohet të bëni një plan strikt për këtë të premte, pasi rrethanat nuk do t’ju lejojnë ta zbatoni atë. Ka gjasa t’i ktheheni dashurisë së vjetër, çfarë do t’jua ndryshojë krejtësisht gjendjen tuaj emocionale.

Akrepi

Të lindur më: 23 Tetor – 21 Nëntor

Të lindurit e kësaj shenje duhet të shmangin egoizmin, mbi të gjitha kur bëhet fjalë për profesionin tuaj. Nuk rekomandohet të ndihmoni dikë duke dalë jashtë kapacitetit tuaj. Në mbrëmje mund të zhvilloni një bisedë shumë të rëndësishme, e cila mund të ndikojë në të ardhmen tuaj.

Shigjetari

Të lindur më: 22 Nëntor – 21 Dhjetor

Ngjarjet gjatë kësaj dite mund t’ju surprizojnë. Mund të rriteni në detyrë, çfarë do të ndikojë menjëherë në buxhetin tuaj. Kontrolloni emocionet, pasi kështu mund të parandaloni një situatë mjaft të ndërlikuar. Një projekt i rëndësishëm do të kërkojnë vëmendjen tuaj maksimale.

Bricjapi

Të lindur më: 22 Dhjetor – 19 Janar

Ka gjasa të përballeni me probleme si në anën profesionale, ashtu edhe personale. Ata që kanë qëndruar për një kohë të gjatë në një pozicion pune, mund të kërkojnë opsione të reja punësimi. Këshillohet që nesër të shmangni alkoolin, ushqimet e shpejta apo aktivitetet ekstreme.

Ujori

Të lindur më: 20 Janar – 18 Shkurt

Do të keni shumë kërkesa gjatë ditës së premte. Ekziston mundësia që të përfshiheni në marrëdhënien e dikujt ose të humbisni një shans profesional. Në mbrëmje rekomandohet të qëndroni pranë familjarëve dhe të këshilloheni me ta.

Peshqit

Të lindur më: 19 Shkurt – 20 Mars

Do të ndiheni shumë të lodhur gjatë kësaj të premte dhe nuk do të keni dëshirë për të punuar. Megjithatë, është e nevojshme që t’i kushtoni kohë vetes suaj. Bëni shumë kujdes me regjimin ushqimor, pasi do të ndikojë ndjeshëm në shëndetin tuaj. Nuk është momenti i duhur për të nisur një marrëdhënie të re dashurie.

Zbardhet vrasja në Glika Nera, ndalohet bashkëshorti! Vrasja ka qenë e organizuar prej tij

Babis Anangnostopolos, bashkëshorti i viktimës është ndaluar në ceremoninë përkujtimore për 21-vjeçaren Caroline që po zhvillohej në ishullin Alonisos dhe është shoqëruar me helikopterin e policisë në Drejtorinë e Policisë së Atikës.

Burime policore thanë për Top Channel se 32 vjeçari u shoqërua dhe do të japë shpjegime shtesë, lidhur me disa fragmente të ngjarjes që tronditi Greqinë në 10 dhe 11 maj dhe u bë publike në gjithë botën.

Babais Anagnastopulos,duhet të shpjegojë se kush hoqi kartat e kamerave të sigurisë  që ndodheshin në banesë gjatë orëve pas krimit, pa mbërritur  ende policia në banesë.

Sipas analizës se videos, kamerat e banesës kanë kryer regjistrimin e fundit rreth orës 01:10 minuta, ndërkohë që sipas deklaratës së tij, grabitësit kanë hyrë në banesë rreth orës 04:00  dhe janë larguar rreth orës 05.40 të mëngjesit.

Çfarë ndodhi në banesë dhe kush pastroi ambientet prej çdo gjurme AND-je, çka bëri që agjentët të ngrenë pistën e dyshimeve edhe mbi të.

Agjentët do ta pyesin bashkëshortin e viktimës se si mund të ketë kontakte telefonike me persona të familjes së tij, në orën që presupozohet se ishte i lidhur prej grabitësve.

Gjithashtu Anangnpstopulos, do t’i duhet tashmë të shpjegojë hetuesve ndryshimet e regjistrimeve  që iu bë orës biometrike që viktima mbante në dorë, çka zhduku të dhënat e rrahjes të zemrës së viktimës, duke bërë të pamundur zbulimin e orës së saktë të vdekjes së saj.

Dhe së fundi, bashkëshorti i viktimës, do të duhet të sqarojë hetuesve edhe lidhur me kontratën  e sigurimit dhe kush diktoi  kushtet e saj, kontratë  që viktima kishte kryer vitin e fundit me një kompani sigurimi,ku sipas kontratës, nëse Caroline do të humbte jetën, familjarët e mbetur  në jetë,do të përfitonin 1.000.000 euro.

Hetimet do të vazhdojnë intensivisht, ndërsa gjatë orëve në vazhdim priten deklaratat për zbardhjen e ngjarjes.

Bashkë me Anagnostopulos është shoqëruar edhe një person tjetër, ndërsa pritet të mësohet nëse në ekzekutimin e viktimës kanë marrë pjesë edhe persona të përfshirë në grupe kriminale.

Aleanca e padeklaruar, Rama bën drejtor kandidatin për deputet të PSD-së së Tom Doshit

Zbardhet arsyeja e vërtetë e dorëheqjes së drejtorit të IKMT Shkodër, Ilir Niklekaj. Largimi nuk erdhi as për shkak të performancës, as për “biografinë” e keqe se ishte i arrestuar dikur për shpërdorim detyre.

Në vend të tij, posti do t’i kalojë një të besuari të Tom Doshit, Serdar Hoxha, i cili ishte pjesë e listave të PSD në këtë qark.

25 vjeçari që mbante numrin 5 në listën e Shkodrës është emëruar drejtor i Inspektoriatit për Mbrojtjen e Territorit në këtë qark ku ai nuk mundi dot të marrë mandat deputeti.

Formalisht Kryeministri Rama ka deklaruar se nuk do të bëjë koalicion me PSD-në, por realiteti tregon se ata janë bashkë. Shpërndarja e posteve të Shkodrës bëhet për një aleat votat e të cilit në parlamentin e ri bëjnë punë në ditë të vështira.

alert.al/

Provimet e Maturës/ Dalin rezultatet e gjuhës së huaj, ministrja Kushi: Nxënësit shkëlqyen

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Znj. Evis Kushi ka bërë publik sot në një publikim të saj në rrjete sociale rezultatet e provimit të Gjuhës së Huaj, provimi i parë i organizuar në kuadër të Maturës Shtetërore.

Znj. Kushi është shprehur optimiste për rezultatet e provimeve të maturantëve në tërësi, duke shtuar se në provimin e parë të Maturës Shtetërore, gjuhë e huaj, një pjesë e mirë kanë shkëlqyer me rezultatet e tyre maksimale.

Për sa u përket rezultateve të provimeve të tjera të maturës, Ministrja Kushi ka shprehur urimet më të mira për të gjithë maturantët.