Menu

Author Archives: Admin1

Mori peng një grua në Greqi dhe kërkonte 1.8 milion euro, arrestohet në Itali 45 vjeçari shqiptar

Besnik Sadikaj, është arrestuar nga Interpoli në Itali pasi, ndaj tij janë lëshuar dy urdhra ekstradimi ndërkombëtar, një nga Italia dhe një nga Shqipëria. Ky shtetas ishte në kërkim nga Interpol Athina për pengmarrje dhe nga Interpol Tirana për pastrim të produkteve të veprës penale.

Shtetasi Besnik Sadikaj është arrestuar nga autoritetet policore italiane, me qëllim ekstradimin  Athinës e më pas drejt Shqipërisë, pasi ka qenë i shpallur në kërkim nga Interpol Athina për pengmarrje dhe nga Interpol Tirana për pastrim të produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, në vitin 2014, e ka dënuar këtë shtetas me 7 vjet heqje lirie, për veprën penale “Pastrimi i produktit të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, pasi gjatë periudhës 2009-2010, ky shtetas ka hapur disa llogari në banka të nivelit të dytë në Shqipëri, në shuma të konsiderueshme në euro, të ardhura të cilat nuk janë justifikuar me burime të ligjshme.

Gjithashtu, ky shtetas dhe disa shtetas të tjerë janë dënuar në shtetin grek, pasi në bashkëpunim dyshohen për marrjen peng të një shtetaseje greke, në këmbim të shumës 1.800.000 euro.

alert.al/

Vrasja e Klodian Rashës/ Shtyhet gjyqi, avokati i Nevaldo Hajdarit u plagos tek ngjarja në Gjykatën e Tiranës

Gjykata e Tiranës ka shtyrë seancën për Nevaldo Hajdarajn, efektivin e Policisë që vrau me armë të riun Klodian Rasha. Shkak i shtyrjes ka qenë mungesa e avokatit të tij, Adriatik Cama. Ky i fundit u plagos gjatë vrasjes së Kudret Saliajt disa javë më parë në një local afër Gjykatës së Tiranës.

Cama ishte në një tavolinë me protangonistët më 4 qershor, kur Mexhit Picari qëlloi me armë ish-dhëndrin e tij Kudret Saliaj. Avokati mori plumb në gjoks dhe iu nënshtrua operacionit.

Ndërkohë gjyqi për Nevaldo Hajdarajn vazhdon teksa Gjykata e Tiranës i ka pranuar gjykimin e shkurtuar. Ai rrezikon 10-20 vite burg për ”vrasje me dashje”.

alert.al

Vrasja e 20-vjeçares në Glyka Nera, tre persona nga Shqipëria janë në qendër të hetimeve

Oficerët e policisë greke akoma nuk kanë dalë në konkluzion, pasi kanë analizuar çdo element të çështjes së vrasjes Karolinës 20-vjeçare, pozicioninin e bashkëshortit të saj instruktorit pilot dhe analizat ADN. Sipas televizionit MEGA, që citon gazetarin e Vima dhe Nea, Vassilis Lambropoulos, oficerët e policisë të cilët po hetojnë thellë rastin e vrasjes së nënës së re, kanë biseduar me të paktën 100 persona.

Sidoqoftë, pyetjet kryesore mbeten.

Pse nuk ka shenja luftimi dhe gjurmë të ADN-së në thonjtë e 20-vjeçarit? Pse nuk i morën celularët e çiftit me vete ose nuk i shkatërruan ato? Pse fqinjët nuk dëgjuan zëra? Pse autorët nuk sollën me vete një shirit ngjitës? apo material tjetër për të lidhur të zotët e shtëpisë?

Sipas informacionit, autoritetet kanë në shënjestër tre personave nga Shqipëria. Në fakt, është kërkuar ndihma e ambasadës shqiptare në Athinë, për të kontrolluar të kaluarën e tyre.

Një ferrë në hetim për vrasjen e nënës së re janë shenjat e gishtërinjve të gjetura në shtëpi, për të cilat po bëhet përpjekje për t’i identifikuar në “bazat e të dhënave” të vendeve të tjera.

Në të njëjtën kohë, po zhvillohen hetime për të gjetur një automjet të dyshimtë të errët, i cili është regjistruar nga kamerat në zonën e Glykon Nero, në ato orë kritike. Një vizitë është bërë gjithashtu në aeroportin e Megara-s, në bazën e kompanisë së helikopterëve ku punon piloti 32-vjeçar, për të mbledhur sa më shumë të dhëna. Shumë shpejt, sipas informacionit, priten zhvillime.

alert.al/

ERRU propozon rritje 4-fish të çmimit të ujit, do të unifikohet fatura në të gjithë vendin

Enti Rregullator i Ujit ka propozuar katërfishimin e çmimit të ujit me qëllim bashkimin e ndërmarrjeve të Ujësjellës-Kanalizimeve. Siaps raportit kërkohet që të vendoset një tarifë e njëjtë për të gjitha bashkitë që kap vlerën e 1 mijë e 400 lekëve nga 350 lekë që është më e ulëta aktualisht, Vetë ERRU e pranon që kjo do sillte kosto dhe probleme të mëdha.

Enti Rregullator i Ujit ka propozuar së fundmi katërfishimin e faturës minimale të unifikuar të ujit.

Në raportin ‘Alternativat e agregimit të sektorit të ujësjellës kanalizimeve’ propozohen dy varinate për bashkimin e ndërmarrjeve.

Në një prejalternativave kërkohet që të aplikohet një tarifë e njëjtë në të gjithë vendin që kap vlerën e rreth 1400 lekëve në muaj, ndërsa aktualisht ajo varion nga 350 deri në 2,000 lekë në muaj.

Vetë ERRU-ja e pranon se kjo do të krijonte kosto dhe probleme të mëdha.

“Vlera relativisht e lartë e faturës së unifikuar do të krijonte probleme sociale për bashkitë në të cilat aktualisht aplikohen tarifa mjaft të ulëta sidomos për zonën verilindore, ku procesit duhet ti paraprihet me një politikë subvencionimi të tarifave.”

Ndërkohë që në variantin e dytë propozohet bashkim gradual mbi baza vullnetare dhe me iniciativë nga qeveria qendrore.

ERRU rekomandon se për seleksionimin e 2-3 shembujve pilot duhen mbajtur parasysh 5 kritere.

Në një prej këtyre pikave kërkohet që të bashkohet një shoqëri që është financiarisht e qëndrueshme me një ose disa të tjera që kanë performancë të dobët financiare.

Më herët ishte Ministria e Financave e cila propozi që borxhet që Ujësjellësit kanë për energjinë të futen në faturën e ujit, duke sjellë kështu një kosto më të madhe për qytetarët.

Ndërmarrjet e Ujësjellësit kanë krijuar një stok prej 17 miliardë lekësh për detyrime të prapambetura kundrejt OSHEE deri në fund të vitit 2020, pjesa më e madhe  tyre, konkretisht 9 miliardë prej tyre janë kamatë vonesa.

alert.al

Eriksen do të mbajë një defribilator në zemër, në dyshim karriera si futbollist

Federata Daneze e Futbollit jep informacione te reja për gjendjen e Christian Eriksen që vijon të mbetet i shtruar në spital. Bëhet e ditur se lojtari so të operohet për t’iu nënshtruar një operacioni ku do t’i vihet një defribilator në zemër.

“Pasi Eriksen ka kaluar në ekzaminime të ndryshme të zemrës është vendosur që ai duhet të ketë një ICD (defribilator). Kjo pajisje është e nevojshme pas një sulmi kardiak për shkak të shqetësimeve të ritmit. Eriksen ka pranuar zgjidhjen dhe plani është konfirmuar për më tepër nga specialistë në shkallë vendi dhe ndërkombëtar të cilët rekomandojnë të gjithë të njëjtin trajtim. Ne inkurajojmë të gjithë që t’i japin Kristian dhe familjes së tij paqe dhe privatësi herën tjetër”, ishte komunikata e federatës.

Por çfarë është një ICD? Njihet si defribilator ose ‘cardio inverter’ i cili montohet dhe shërben për të mbajtur zemrën në funksion nëse pacienti pëson probleme nga aritmia, arrest kardiak siç ndodhi në fushë.

Një vendim i tillë me shumë gjasa mbyll ndoshta karrierën e lojtarit i cili e mbyll këtu me futbollin e luajtur por mbi të gjitha ka fituar jetën edhe njëherë. Gjithsesi, kontrollet e shumta deri ne shtator do te vendosin edhe për situatën shëndetësore të lojtarit i cili është i lidhur me një kontratë të gjatë me Interin.

alert.al

 

Trigarëshi “TIRANATHLON” për herë të parë në Tiranë, e sjell bashkia dhe Ambasada e Greqisë

Të dielën më 20 qershor 2021, në orën 10.00, Bashkia e Tiranës dhe Ambasada e Greqisë në Shqipëri, organizojnë për herë të parë në Tiranë “TIRANATHLON”, një aktivitet të rëndësishëm të tregarëshit, i cili do të respektojë të gjitha standartet ndërkombëtare.

Tregarëshi do të zhvillohet në ambientet krejtësisht të reja të “Parkut Helen”, në Liqenin e Farkës në periferi të Tiranës, ambiente që do të përurohen dy ditë më përpara, më 18 qershor.

“Parku Helen” është një variant i ri zgjedhjeje që do t’u ofrojë shlodhje, argëtim, kulturë dhe aktivitete sportive banorëve të Tiranës.

Është një Park tematik që dallohet për anën estetike, i cili përmban dy pole kryesore: atë kulturor dhe atë sportiv.

“TIRANATHLON” përmban gara noti 750 metra, garë çiklistike 20 klm dhe ecje sportive 5 klm për burra dhe gra. Qëllimi është që të sanksionohet si një trigarësh i rëndësishëm ndërkombëtar, tei i cili do të fokusohet për vit interesimi botëror i botës sportive në kryeqytetin shqiptar.

Shumë atletë të rëndësishëm nga vende të ndryshme kanë deklaruar tashmë pjesëmarrjen e tyre në “TIRANATHLON”.

Do të ketë pjesëmarrje nga Gjermania, Italia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Austria dhe natyrisht nga Shqipëria dhe Greqia.

alert.al/

Jep dorëheqjen drejtori i IKMT Shkodër, ishte arrestuar per shpërdorim detyre në 2016-n

Drejtori i IKMT në Shkodër, Ilir Niklekaj ka dhënë dorëheqjen nga detyra.

Në vend të tij është emëruar Serdar Hoxha i cili do të drejtojë iKMT-në e Shkodrës në vijim. Ilir Niklekaj është emër i njohur për drejtësinë pasi në 2016 u arrestua për tjetërsimin e 15 hektarëve tokë në Velipojë teksa kryente funksionin e drejtorit të Hipotekës.

Arrestimi ne vitin 2016

Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër caktoi masën e sigurisë “Arrest me Burg” për ish kryeregjistruesin e Hipotekës Ilir Niklekaj ( I shpallur në kërkim) ndërsa për 2 vartësit e tij Besar Kali jurist pranë ZVRPP Shkodër dhe Spartak Haxhiaj hartograf ky I fundit I proceduar edhe më parë për të njëjtën vepër penale u caktua masa e “arrestit në shtëpi” Ndërsa për noteren Valbona Hajdari(Fishta) u vendos detyrim paraqitje.Ish- drejtuesi sëbashku me dy zyrtarë të hipotekës dhe noterja akuzohen për “Shpërdorim Detyre” pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë fallsifikuar dokumente pronësore të rreth 15 mijë metra katrorë , në zonën e Velipojës. Gjithashtu gjykata e shkodrës caktoi arrest me burg për Rrok Lushin, përfituesin e sipërfaqes 15 mijë metër katror dhe për fallsifikatorët e dokumentit pronësor Ylber dhe Adem Mlloja ku këta tre persona akuzohen për veprën penale të Fallsifikimit të Dokumentave.

Abuzimi me pronat ishte kallëzuar në prokurori nga Kontrolli i Lartë i Shtetit.

alert.al

Punësimi i “ekselentëve” në qeveri, Rama i rrëmben “deputeten” Jozefina Topallit

Sot, kryeministri Edi Rama ka bërë takimin e radhës me “ekselentët” që kanë dërguar me email në Kryeministri, idetë që duan të implementojnë në vend.

Një ndër të ftuarat e sotme ishte dhe Sanda Xheleshi, një e re që kishte mbaruar studimet në Britani të Madhe dhe që tani punonte me një projekt për ambasadën britanike në vendin tonë.

E reja: Jam Sandra Xheleshi dhe jetoj në Britani. Kam mbaruar bachelotin në shkenca politike. Punoj me ambasadën. Kam pasur dëshirë që të punoj në Shqipëri.

Edi Rama: Do bësh një takim me drejtoren time të kabinetit meqë je këtu në Tiranë se nuk dua të më lësh të ikësh ndoshta. Do flasësh me të, ndoshta sot mbasdite ose nesër.

Xheleshi pasi ka përfunduar studimet për shkenca politike në Angli. N ë szgjedhjet e 25 prillit, në qarkun e Dibrës, ajo kandidoi për deputete në siglën e Partisë Lëvizja për Ndryshim drejtuar nga Jozefina Topalli. Vajza mbante numrin 1 në listën e qarkut, megjithatë siguroi vetëm 154 vota.

Xheleshi është ativizuar edhe politikisht edhe në Mbretërinë e Bashkuar në fushatën e laburistëve, sidomos në fitoren e liderit aktual, Keir Starmer, një centrist që zëvendësoi majtistin Jeremy Corbyn.

alert.al/

Arma që mbrojti Presidentin Biden gjatë turit në Evropë, anti-droni bllokon tentativat për vrasje nga ajri

Presidenti amerikan, Joe Biden dhe turi i tij në Evropë ka ngjallur vëmendjen e të gjitha mediave botërore, jo vetëm për takimin që pati me presidentin rus, Vladimir Putin, por edhe për mbrojtjen gjatë vizitës. Biden ka takuar të hënën princin Philippe të Belgjikës, në pallatin Mbretëror ku u pa një armë anti-dron që mund të neutralizojë gjithçka, nga tentativat për vrasje tek fotot nga ajri.

New York Times dhe fotoreporteri, Doug Mills kanë arritur të sigurojnë fotot e rojeve që ishin përgatitur për një ”pushtim”, ndërsa policia belge mbante dy lloje sistemesh anti-dron.

Kjo armë që arrin të shkrepë predha kundër dronëve dhe përdor bllokimin e radiofrekuencës i përket kompanisë “Drone Shield”. Një arritje e shkencës dhe mbrojtjes ushtarake të niveleve më të larta.

Ambasadorja Kim: Urdhri i Biden kërkon veprim, çojini në burg përgjegjësit e korrupsionit!

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka komentuar në një konferencë të OSBE, urdhrin e ri të Joe Biden ku përfshihet Shqipëria dhe ish-Jugosllavia për ndalimin e zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të këtyre vendeve që janë përfshirë në korrupsion qeveritar apo ndikojnë në destabilizimin e e rajonit.

Znj.Kim thotë se urdhri i Biden synon të kërkojë llogari ndaj atyre që shkelin të drejtat e njeriut.

Po asshtu ajo ka theksuar se ata persona që kryejnë trafik qeniesh njerëzore do u ndalohet hyrja në SHBA dhe ka kërkuar që trafikantët të çohen në burg pasi ky është synimi i Amerikës.

‘’Biden e ka bërë të qartë që korrupsioni dhe krime destabilizuese përbejnë kërcënime jo vetëm për SHBA, por edhe për botën. Shqipëria për integrimin në BE nuk i kërkohet asgjë më pas, urdhri i Biden lidhur me Balkkanin Perëndimor e ngre në përparësi, synojmë përgjegjësit ose bashkëpunëtorët për abuzimin me të drejtat e njeriut të jenë pas hekurave, dërgojini në burg trafikantët. Nëse trafikoni qenie njerëzore do ju pezullojmë hyrjen në SHBA, nëse keni vizë ajo nuk do iu hyjë më në punë, nëse trafikon qenie njerëzore do të marrë veprime për pronën tua nëse ka lidhje me SHBA, urdhri i Biden kërkon veprim kolektiv. Presim bashkëpunimin me OSBE për të zbatuar përgjegjësitë tona së brendshmi dhe së jashtmi për qëllimin e përbashkët, Shqipëria është në një pikë kthese, është anëtare e NATO-së, sapo fituar një vend në OKB dhe Shqipëria është në prag të hapjes formale të negociatave me BE, ky është momenti për Shqipërinë që të tregojnë udhëheqjeje për problematikën e trafikimit të qenieve njerëzore. Falë reformës në Drejtësi, ju e dini që keni profesionistët për të vendosur trafikantët pas hekurat dhe për të ndihmuar viktimat, le të punojmë së bashku për të luftuar trafikimin e qenieve njerëzore’’- tha znj.Kim.

alert.al/