Menu

Author Archives: Admin1

Filantropi Z.Lazim Destani në 5 vjetorin e themelimit të KASH, takime me personalitete të shumta, kontribues të çështjeve kombëtare

Filantropi dhe biznesmeni i njohur Z.Lazim Destani mori pjesë në 5-vjetorin e themelimit të Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë (KASH). Z. Destani është anëtar i Bordit të Nderit të KASH dhe në këtë takim pati mundësi të takohet me shumë bashkatdhetarë, anëtarë të Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë, personalitete nga Diaspora jonë europiane e nga SHBA-ja, me mjaft diplomatë karriere, si dhe me përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në Tiranë.

Postimi i plotë i Z.Destani në Facebook:

Si anëtar i Bordit të Nderit i Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë (KASH) dje pata kënaqësinë të marr pjesë në shënimin e 5-vjetorit të këtij organizmi me rol të rëndësishëm në shërbim të politikës së jashtme kombëtare dhe të integrimit të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.

Në këtë vit jubilar, në Tiranë u mblodhën drejtues të KASH nga Shqipëria e Kosova, përfaqësues të Trupit Diplomatik, përfaqësues dhe anëtarë nga diaspora, si dhe grupi përfaqësues i Këshillit të Ambasadorëve Amerikanë.

Gjatë kësaj ceremonie pata kënaqësinë të takohem me shumë bashkatdhetarë, anëtarë të Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë, personalitete nga diaspora jonë europiane e nga SHBA-ja, me mjaft diplomatë karriere, si dhe me përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në Tiranë.

Pas Tiranës, Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë do të vazhdojë me agjendën në Kosovë e në Maqedoninë e Veriut ku do të zhvillohen takime me përfaqësues të lartë të politikës, qeverive të këtyre dy vendeve dhe me përfaqësues të bizneseve.

Qendra Alert/Alert.al

Mitet për ushqimin e konservuar

Të gjithë dëshirojmë të ushqehemi shëndetshëm dhe me sa më shumë ushqim të freskët. Mirëpo me këtë dëshirë janë shfaqur edhe mite të shumta. Fjala vjen, mitet për ushqimin e konservuar si e keqe e domosdoshme,

Miti 1: Ushqimi i konservuar përmban konservanse

Fjala konservë vjen nga latinishtja: Conservare, që do të thotë “të ruash”. Pra, konservat nuk kanë patjetër konservantë, por qëllimi i tyre është ruajtja e artikujve ushqimorë dhe i përbërësve të shëndetshëm të tyre.

Miti 2: Me konservim humbasin vlerat nutritive

Shpesh mendohet që ushqimi i konservuar nuk ka vlerë nutritive. Në realitet nuk ka diferencë të madhe nga artikujt e freskët. Nëse nuk keni mundësi të gatuani peshk të freskët, atëherë peshku i konservuar është zgjedhje e mirë. Fjala vjen, sardelet e konservuara natyrshëm janë të pasura me omega-3 sikur edhe të freskëtat. Peshku nuk humbet proteinat, vitaminën D, kalciumin, madje as omega-3.

Miti 3: Ambalazhi i metalit nuk është i mirë

Tani përdoren metale të testuara, të cilat nuk lirojnë kimikate të dëmshme në ushqim. Gjithashtu, metali mund të riciklohet.

Qendra Alert/Alert.al

115 prodhuesit më të mëdhenj të mjaltit në botë, në listë edhe Shqipëria

Prodhimi i mjaltit është një pjesë e madhe e bujqësisë në shumë vende të botës. Klima e çdo zone, bimët dhe praktikat e bletarisë ndikojnë në shijen dhe strukturën e mjaltit në mënyra të ndryshme. Për shembull, Kina është vendi më i madh prodhues i mjaltit në botë. Klima e saj e larmishme dhe jeta e bimëve e bëjnë atë një vend të mrekullueshëm për të bërë mjaltë. Në të njëjtën mënyrë, Argjentina është një prodhues i madh mjalti, shumica e të cilëve vijnë nga rajoni i gjerë dhe pjellor i Pampas.

Mjalti Manuka është një lloj i preferuar nga Zelanda e Re i njohur për të qenë unik dhe i shijshëm. Australia është e njohur edhe për mjaltin e saj të cilësisë së lartë, veçanërisht mjaltin e famshëm Manuka të prodhuar në zonat bregdetare. Procesi i prodhimit të mjaltit është interesant dhe i ndërlikuar, duke ndryshuar nga vendi në vend. Kjo e bën çdo lloj mjalti unik dhe të veçantë.

Në industrinë e mjaltit, mjalti dhe produkte të tjera të bletëve, si dylli i bletës, propolisi dhe pelte mbretërore, prodhohen dhe shiten. Biznesi është rritur vitet e fundit sepse njerëzit duan më shumë ëmbëltues natyralë dhe mjalti është i mirë për shëndetin tuaj.

Mjalti është një ëmbëltues natyral që vjen nga nektari i luleve dhe prodhohet nga bletët. Ka shije të mirë në shumë mënyra, duke e bërë atë një ushqim të preferuar në mbarë botën. Prandaj, prodhimi i mjaltit është një pjesë e madhe e bujqësisë në shumë vende. Megjithatë, sasia dhe lloji i mjaltit mund të ndryshojë shumë në bazë të klimës, bimëve që rriten atje dhe mënyrës se si punojnë bletarët. Në këtë kontekst, ne do të shohim më nga afër disa nga vendet më të mira prodhuese të mjaltit dhe mënyrën se si ata e bëjnë mjaltin.

Fakte rreth prodhimit të mjaltit sipas vendit:

Kina është prodhuesi më i madh i mjaltit në mbarë botën, duke prodhuar mbi 485,960 ton në vit.

Ukraina është prodhuesi më i madh i mjaltit në Europë, e ndjekur nga Gjermania, Franca, Portugalia dhe Lituania.

Tanzania, Kenia dhe Etiopia janë gjithashtu kombe të rëndësishme prodhuese të mjaltit në Afrikë.

Qytetërimet e lashta greke e konsideronin mjaltin si një simbol të fatit të mirë dhe gëzimit. Gjithashtu, në funeralet u ofruan mjaltë shpirtrave të të ndjerit.

Mjalti është i vetmi ushqim i prodhuar nga insektet që konsumojnë si insektet ashtu edhe njerëzit.

Toksinat që përmbajnë mjaltë janë përdorur në luftërat e lashta.

Shumëllojshmëria e mjaltit të prodhuar ndryshon sipas rajonit dhe ndikohet nga lulet dhe bimët nga të cilat bletët mbledhin nektarin.

Bletët që kërkojnë ushqim duhet të udhëtojnë afërsisht 55,000 milje dhe të vizitojnë rreth 2 milionë lule për të prodhuar një kilogram mjaltë.

Bletët bumble nuk prodhojnë mjaltë në kuptimin tradicional, por ato prodhojnë formën e tyre të mjaltit.

Mjalti vjen në nuanca të ndryshme, nga pothuajse transparente në pothuajse të zeza. Mjalti më i errët përmban më shumë antioksidantë.

Australia është e njohur për prodhimin e mjaltit me cilësi të lartë, duke përfshirë varietete të dallueshme dhe me shije si eukalipt, makadamia dhe dru lëkure.

Në disa vende, si Franca dhe Italia, mjalti konsiderohet një delikatesë dhe shpesh shitet me çmim të lartë në dyqanet ushqimore dhe tregjet e fermerëve.

Kina dhe India kanë një histori të gjatë të përdorimit të mjaltit në mjekësinë tradicionale për të menaxhuar një sërë sëmundjesh. Macet nuk mund ta shijojnë mjaltin sepse u mungojnë receptorët e nevojshëm të shijes.

Macet nuk mund ta shijojnë mjaltin sepse u mungojnë receptorët e nevojshëm të shijes. (Scan)

Lista e 44 vendeve të para më të mëdha prodhuese të mjaltit në botë, sipas FAO:

Qendra Alert/Alert.al

Inflacioni në prill zbriti në 4.6%, por ushqimet mbeten të shtrenjta

Rritja e çmimeve është ngadalësuar në muajin prill, dukë reflektuar bazën e lartë të një viti më parë. Tendenca është ndikuar më së shumti nga rënia e çmimeve të karburanteve, që në të njëjtën periudhë të një viti më parë ishin rreth 240 lekë për litër, ndërsa këtë vit kanë zbritur poshtë 180 lekëve, Por, çmimet e ushqimeve vijojnë të mbeten të shtrenjta, duke dhënë ndikimin kryesor në inflacion.

Sipas INSTAT Indeksi i Çmimeve të Konsumit në muajin Prill 2023, arriti 114,7 kundrejt muajit Dhjetor 2020.

Ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin Prill 2023 është 4,6%, një vit më parë ky ndryshim ishte 6,2%. Ndryshimi mujor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin Prill 2023, krahasuar me Mars 2023 është 0,03%.

Ndikimi i grupeve kryesore në ndryshimin vjetor të indeksit të çmimeve të konsumit. Rritja vjetore e çmimeve në muajin Prill është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +3,43 pikë përqindje, pasuar nga grupi “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me +0,48 pikë përqindje.

Çmimet e grupit “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me +0,44 pikë përqindje. Çmimet e grupeve “Hotele, kafene dhe restorante” dhe “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me +0,20 pikë përqindje secili. Çmimet e grupit “Pije alkoolike dhe duhan” me +0,19 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Veshje dhe këpucë” me +0,14 pikë përqindje. Çmimet e grupeve “Shëndeti”, “Argëtim dhe kulturë” dhe “Shërbimi arsimor” me +0,06 pikë përqindje secili. Çmimet e grupit “Komunikimi” kanë kontribuar me +0,04 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Transporti” me -0,71 pikë përqindje.

Ndryshimet vjetore të grupeve kryesore: Krahasuar me muajin Prill 2022, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 9,6%, pasuar nga grupet “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 6,7%, “Hotele, kafene dhe restorante” me 4,5%, “Veshje dhe këpucë” me 3,9%, “Pije alkoolike dhe duhan” me 3,8%, “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 3,6%, “Argëtim dhe kulturë” me 2,4%, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 2,3%, “Shërbimi arsimor” me 2,1%, “Shëndeti” me 1,4% dhe “Komunikimi” me 1,2%.

Nga ana tjetër çmimet e grupit “Transporti” shënoi ulje me 10,7%. Brenda grupit të ushqimeve çmimet e nëngrupit “qumësht, djathë dhe vezë” u rritën me 15,5%, pasuar nga nëngrupet “peshk” me 13,5 %, “mish” me 12,3%, “zarzavate përfshirë patatet” me 10,7%, “fruta” me 7,7%, “bukë dhe drithra” me 5,6%, “sheqer, reçel, mjaltë, çokollata dhe mbëlsira” me 4,9%.

Ndryshimet mujore të grupeve kryesore: Krahasuar me muajin Mars 2023, çmimet e grupit “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” u rritën me 0,9%, pasuar nga grupet “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 0,6%, Pije alkoolike dhe duhan” dhe “Argëtim dhe kulturë” me 0,5% secili, “Hotele, kafene dhe restorante” me 0,4%, “Shëndeti” me 0,3%, “Komunikimi” me 0,2%, “Veshje dhe këpucë” dhe Shërbimi arsimor” me 0,1% secili. Nga ana tjetër, çmimet e grupit “Transporti” u ulën më 1,1%, pasuar nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 0,2%. (Monitor)

Qendra Alert/Alert.al

Prof. Josif Risto: Ushqimi është kthyer në faktor të sëmundjeve të rënda

I ftuar në emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, Josif Risto Dr. i Shkencave farmaceutike, pedagog në universitetin “Luarasi” foli për shifrat e publikuara për mbetjet ushqimore, ku rezultoi aflatoksinë në qumësht, antibiotikë në vezë dhe mjaltë, pesticide mbi normat e lejuara në fruta dhe perime etj. Profesori tha se ushqimi është i nevojshëm për mirëqënien tonë, ndërsa pas viteve 2000 është kthyer në faktor të sëmundjeve më të rënda në botë.

“Ushqimi, në radhë të parë është i nevojshëm për mirëqënien tonë, aktivitetin tonë jetësor, por ushqimi është bërë dhe shkak i sëmundjeve kryesore. Nëse mund ta ndajmë në dy etapa, viti 1990-2000 kanë qenë etapa të sëmundjeve infektive dhe sëmundjeve që vijnë nga uria, kequshqyera. Pas viteve 2000, bota po përballet me shkaqe të tjera të sëmundjeve, që janë ato degjenerative, ku është vetë njeriu shkaktar i shfaqjes së sëmundjeve të rrezikshme të shëndetit tone, të cilat fatkeqësisht janë rritur në masë. Bota, sot po përballet me sëmundje të rënda, kardiovaskulare, tumorale që vijnë nga këto ushqime. Shifrat janë vërtet alarmante dhe kemi disa parametra që janë normat e lejueshme. Këto norma maksimale të lejueshme janë shumë të dëmshme, pasi organizmi ka mundësi akumulative të toksinave që japin këto ushqime, qoftë pesticide, empicide, antibiotikë, çfarë përdorin për bimë dhe ushqimet tona. Duke qenë në normat maksimale të lejueshme bëhen shkak për sëmundje, jo më kur janë mbi norma të tilla”-tha profesor Josif Risto.

Qendra Alert/Alert.al

Mbetjet në ushqime, eksperti Vuksani: Shifra alarmante dhe të patolerueshme!

I ftuar në emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, Gjon Vuksani ekspert për bujqësinë, pedagog në UBT ka komentuar të dhënat nga monitorimi për mbetjet ushqimore, ku rezultuan aflatoksinë në qumësht, antibiotikë në vezë dhe mjaltë, pesticide mbi norma në fruta dhe perime etj. Për ekspertin këto shifra janë alarmante për sigurinë ushqimore dhe shëndetin e konsumatorëve.

“Veza është produkt shumë i përdorshëm në Shqipëri dhe afërsisht 10% e vezëve që konsumojnë shqiptarët kanë problem me mbetjet, kjo shifër për mua është alarmante. E dyta, mjalti rreth 11% me mbetje është një shifër e jashtëzakonshme, pasi një pjesë e madhe e konsumojë dhe efekti i tyre është akoma më i madh. Janë shifra alarmente, duhen parë nga minsistrja e Bujqësisë. Janë shifra skandaloze, nëse ne si ekspertë heshtim para kësaj gjendje, atëherë ne bëhemi bashkëfajtorë. Nase mjalti është në shifrat rreth 11% nuk e di se çfarë duhet të jetë më shumë. Në 10 kokrra vezë, në 1 vezë është mbi normanë e lejuar me mbetje. Kjo është gjendje katastrofike, akoma më e rrezikshme te produktet me bazë shtazore, një pjesë e madhe e frutave dhe perimeve konsumohen çdo ditë dhe me sasi të mëdha. 11.5% sasia e mostrave mbi normënn e lejuar dhe janë pesticide, kjo është e patolerueshme. Dhe këto shifra janë pa hyrë në brendësinë e tyre, mund të jenë pesticide që cilësohen shumë të rrezikshme shëndetin e njeriut”-deklaroi Gjon Vuksani.

Qendra Alert/Alert.al

Studimi: Si ndikon përdorimi i celularit për kohë të gjatë në shëndetin e zemrës

Të flasësh në celular për 30 ose më shumë minuta në javë shoqërohet me një rritje prej 12% të rrezikut të presionit të lartë të gjakut, sipas një studimi të publikuar në revistën European Heart Journal – Digital Health, revista online e Shoqatës Europiane të Kardiologjisë.

Studimi përdori të dhëna nga baza e të dhënave mjekësore Biobank në Mbretërinë e Bashkuar.

Janë përfshirë gjithsej 212,046 të rritur të moshës 37-73 vjeç pa hipertension. Gjithashtu, përmes një pyetësori u mblodhën informacione rreth përdorimit të telefonit celular për kryerjen dhe marrjen e telefonatave.

Hulumtuesit më pas analizuan lidhjen midis përdorimit të celularit dhe hipertensionit, pas përshtatjes për moshën, gjininë, indeksin e masës trupore, racën, historinë familjare të hipertensionit, arsimin, statusin e pirjes së duhanit, presionin e gjakut, lipidet e gjakut, inflamacionin, glukozën në gjak, veshkat, funksionin dhe përdorimin e medikamenteve për të ulur kolesterolin ose nivelet e glukozës në gjak.

Gjatë një periudhë prej 12 vitesh, 7% e pjesëmarrësve zhvilluan hipertension. Përdoruesit e telefonave celularë kishin një rrezik 7% më të lartë të hipertensionit në krahasim me jo-përdoruesit.

Ata që flisnin për 30 minuta ose më shumë në javë kishin 12 për qind më shumë gjasa të kishin presion të lartë të gjakut sesa pjesëmarrësit që shpenzuan më pak se 30 minuta në telefonata.

Qendra Alert/Alert.al

Sa i shëndetshëm është uji i kripur i detit?

Ndikimi i detit në shëndetin dhe mirëqenien tonë është në shumicën e kohës pjesë e pritshmërive tona. Deti na bën mirë. Ai përmirëson humorin dhe shëndetin. E vetmja gjë që uji i detit nuk bën dot për ne është të hidratojë organizmin.

Nëse bëjmë një listë me të mirat dhe të këqijat, deti do të na befasojë. Uji i kripur mund të jetë një kurë natyrale sepse ai stimulon trupin dhe ushqen ndjesinë e mirëqenies të cilën lundruesit e dallgëve e njohin mjaft mirë.

Një nga shprehjet më të bukura popullore është “Afër Detit Afër Mbretit” dhe të gjithë e pranojmë njëzëri se të jetuarit pranë detit ose në zonat bregdetare, ndjesia e mirëqenies është më e pranishme. Mesatarisht, uji i detit përmban 3.5 përqind kripë (klorid sodium). Me fjalë të tjera, për një litër ujë merrni 35 gramë kripëra, por edhe sasi të ndryshme të magnezit, sulfatit dhe kalciumit.

Ndonëse kjo nuk është e pranuar shkencërisht, terapia e ujit të kripur me ujë dhe produkte detare siç janë algat, kripërat, balta rënore, leshterikët e të tjerë për të eliminuar problemet me lëkurën.

Uji i detit pastron lëkurën

Kripërat minerale bashkëpunojnë me diellin për të rigjeneruar lëkurën. Si rrjedhojë, probleme si psoriaza, aknet, lupusi e të tjerë mund të kurohen lehtësisht me ujë të kripur.

Uji i detit forcon sistemin imunitar

Numri i qelizave të kuqe të gjakut rritet me 5 deri në 20 përqind pas notit ose banjës në det. Numri i qelizave të bardha të gjakut rritet akoma më shumë. Uji i detit është një kurë fantastike për njerëzit që kanë një sistem të dobët imunitar, anemi dhe nivel të lartë të sheqernave në gjak.

Uji i detit ngadalëson zhvillimin e reumatizmës

Uji i oqeanit dhe aktiviteti fizik janë elementët kryesorë të kurës ideale kundër dhimbjes së kockave, muskujve, artritit, problemeve të qarkullimit dhe atyre pas ndërhyrjeve kirurgjikale.

Uji i detit largon ankthin

Duke qenë se uji i detit është i pasur me magnez, ai ka aftësinë të qetësojë mendjet dhe shpirtrat e trazuar. Njerëzit që preken shpesh nga stresi, duhet të shkojnë në plazh, dhe të qëndrojnë pranë detit sepse uji i tij ka vlera qetësuese medicinale.

Qendra Alert/Alert.al

"The Economist": Orizi nxit diabetin dhe ndryshimet klimatike

The Economist shkruan se orizi ushqen më shumë se gjysmën e botës, por gjithashtu nxit diabetin dhe ndryshimet klimatike.

Sipas një legjende indoneziane, orizi iu dhurua ishullit Java nga perëndesha Dewi Sri. Asaj i erdhi keq për banorët e vendit që detyroheshin të ushqeheshin me ‘cassava’, kështu që u mësoi atyre si të rrisnin fidanët e orizit në fusha të gjelbëruara. Në Indi, thuhet se perëndesha Annapurna ka luajtur rol të ngjashëm, dhe po ashtu në Japoni.

Në të gjithë Azinë, orizit i është dhënë një histori hyjnore dhe zakonisht femërore.

Një mitologji e tillë është e kuptueshme. Për mijëra vjet, farat e bimës Oryza Sativa (shpesh i quajtur oriz aziatik), kanë qenë ushqimi kryesor i kontinentit. Azia prodhon 90% të orizit në botë dhe konsumon pothuajse po aq.

Aziatikët marrin më shumë se një të katërtën e kalorive ditore nga orizi. OKB-ja vlerëson se mesatarisht, një aziatik konsumon rreth 77 kg oriz në vit, më shumë se mesatarja e Afrikës, Europës dhe Amerikës së bashku (shih grafikun).

Me qindra miliona fermerë në Azi varen nga rritja e të korrave dhe shumë prej tyre kanë vetëm pjesë të vogla toke. Megjithatë, sasia e orizit në botë po pakësohet.

Kërkesa globale për oriz (sidomos në Afrikë dhe në Azi), është në rritje. Megjithatë, rendimentet kanë mbetur në vend. Toka, uji dhe puna që nevojitet për prodhimin e orizit, po bëhen gjithnjë e më të pakta.

Ndryshimet klimatike janë një kërcënim edhe më i rëndë. Rritja e temperaturave po than të mbjellat; përmbytjet më të shpeshta po i shkatërrojnë ato. Kultivimi i orizit nuk është thjesht një viktimë e ngrohjes globale, por edhe një shkak kryesor i saj, sepse fushat me oriz emetojnë shumë metan, që është një gaz i fuqishëm serë.

Pra, të korrat që nxitën rritjen e 60% të popullsisë së botës, po bëhen një burim pasigurie dhe kërcënimi.

Rritja e kërkesës e përkeqëson problemin. Deri në vitin 2050, Azia do të ketë 5.3 miliardë njerëz, nga 4.7 miliardë sot, dhe Afrika do të ketë 2.5 miliardë njerëz, nga 1.4 miliardë sot.

Kjo gjë parashikon të nxisë një rritje prej 30% të kërkesës për oriz, sipas një studimi të botuar në revistën Nature Food. Dhe vetëm në vendet më të pasura aziatike, si Japonia dhe Koreja e Jugut, buka dhe makaronat hahen më tepër se sa orizi si ushqim bazë.

Megjithatë, rritja e produktivitetit të orizit në Azi po bie. Rendimentet u rritën me një mesatare vjetore prej vetëm 0.9% gjatë dekadës së kaluar, nga rreth 1.3% në dekadën e mëparshme, sipas të dhënave nga OKB-ja. Rënia ishte më e theksuar në Azinë Juglindore, ku norma e rritjes ra nga 1.4% në 0.4%.

Indonezia dhe Filipinet tashmë importojnë shumë oriz. Nëse rendimentet nuk rriten, këto vende do të varen gjithnjë e më shumë nga të tjerët për të ushqyer 400 milionë banorët e tyre, sipas studimit nga Nature Food.

Për vite me radhë, prodhimi e ka kapur ritmin e rritjes së kërkesës, falë efekteve të qëndrueshme të revolucionit të gjelbër, i cili nisi në vitet 1960. Për të rritur rendimentet e dobëta, shkencëtarët në Institutin Ndërkombëtar të Kërkimit të Orizit (IRRI), me qendër në Filipine, krijuan një varietet orizi me emrin IR8, që lulëzonte me përdorimin e plehrave kimike dhe sistemeve të vaditjes.

Ai qe një ndihmesë e madhe për Azinë, duke qenë se u paraqit pikërisht në kohën kur Kina sapo kishte kaluar një periudhë urie dhe India ishte në prag të urisë.

Ndërsa varieteti IR8 u përhap në të gjithë Azinë, nga Filipinet në Pakistan, rendimenti i orizit u rrit. Produktiviteti më i madh e bëri orizin një kultivim më tërheqës, kështu që atij iu kushtuan më shumë burime.

Shqetësimet për sigurinë ushqimore u ulën dhe qeveritë aziatike kishin mundësinë të përqendroheshin në industrializimin dhe rritjen ekonomike.

Instituti IRRI ka krijuar varietete të reja orizi që mund të përsërisin një pjesë të këtij suksesi. Ata janë më produktivë dhe të qëndrueshëm ndaj klimës, si dhe kërkojnë më pak ujë. Megjithatë, përmbushja e kërkesës në rritje duket më e vështirë sesa në vitet 1960.

Urbanizimi dhe ndarjet e rrepta të tokave, kanë zvogëluar sipërfaqet tokësore. Midis viteve 1971 dhe 2016, madhësia e një ferme mesatare indiane, u përgjysmua nga 2.3 në 1.1 hektarë.

Kjo e bën më të vështirë rritjen e produktivitetit, veçanërisht kur puna është e pakët. Mbjellja e farave në rreshta të rregullt, rimbjellja e fidanëve dhe vjelja e tyre, është një punë e vështirë që gjithnjë e më shumë punëtorë aziatikë po e shmangin.

Qendra Alert/Alert.al

Mbetjet në ushqime, Prof. Dr. Kristaq Berxholi: Numër i ulët analizash dhe kontrollesh

I ftuar në emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, ish-drejtori i IKV, prof. Dr. Kristaq Berxholi ka folur për Planin Kombëtar të Monitorimit të Mbetjeve në ushqime, sa kontrolle po ushtrohen në Shqipëri dhe nevoja për një informacion të detajuar ndaj qytetarëve, mbi pesticidet apo antibiotikët në ushqime.

“Në SHBA, para 1 javë thanë që në 400 kampione, lloje të ndryshme ushqimesh ishin të infektuara me listeriozë, të shpërndarë në 6 shtete amerikane. Pra, janë të pahur dhe nuk e kuptoj pse në Shqipëri ndodh ndryshe, i mbajnë informacionet e mbyllura. Duhet të tregojnë çfarë janë pesticidet, antibiotikët sepse mbi bazën e kësaj njerëzit duhet të kenë informacion. Plani për vitin 2023, është mbi 1400, por për medimin tim nuk duhet të ndodhë në kushtet ku ndodhet Shqipëria, e cila aspiron anëtarësimin në Bashkimin Europian. Kontrollet duhet të shtoheshin, ndotjet ambientale po shtohen nga dita në ditë, orientimi i programit. Duhet të ketë kontrolle edhe për etinel oksidi, problem i ri i ngritur nga Komisioni Europian që u shpreh se duhet të nisnin kontrollet. Këtë duhet ta kishim nisur edhe ne. Ata kanë dhënë orientimin për vendet e BE, duhet të përgatiteshim edhe ne, pasi nuk ka asgjë të keqë të nisnim kontrollin. Duke marrë parasysh analizat e bëra dhe me numrin e kampionimit, i bie që me 1 kampion të bëhen 1.5 ose 2 analiza. Është shumë e reduktuar në këtë pikëpamje, e kuptoj se ndoshta çështje fondesh. Por, për ndotjen jam i mendimit se duhet zgjeruar fondi”-u shpreh prof. Kristaq Berxholi.

Qendra Alert/Alert.al