Menu

Author Archives: Admin3

Filantropi e biznesmeni Lazim Destani: Uniteti i Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Zvicër, shembull per diasporen tone

Berne, 16 qershor – Njëri nga themeluesit dhe presidenti i bordit të Rrjetit të Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Zvicër, Fehmi Fetahu, ka shtruar nje darke pune qe ka shërbyer për afaristët e këtushëm shqiptarë që të nxjerrin bilance dhe reflektim rreth fuksionimit të këtij organizmi ekonomik në të ardhmen, njofton gaxeta zvicerane Le Canton27.ch

Veprimtari dhe biznesmeni Fetahu pasi ka pershendetur mysafiret dhe ka folur per rolin e rrjetin e bizneseve rolin e diaspires shqiptare krtunne Zicer me imazh, kurse ne vendlindje me investime.

Në këta takim ishte i pranishëm edhe Lazim Destani, humanisti i njohur dhe filantropi njëherësh kryetari i nderit i Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Diasporë. Ai pasi përshëndetinte pranishmit tha se bashkimin e Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Zvicër tashme eshte bere institucin i vetete dhe shembull per diasporen shqiptare.

«Ndasitë nuk na çojnë askund dhe janë kundër kursit të një organizate gjithëpërfshirëse e urëlidhëse në mes bizneseve të shqiptarëve, atyre vendore e më gjerë. Ju jeni model edhe për organizatat tjera të bizneseve që veprojnë ende të ndara ”, ishte ky mesazhi i humanistit Destani.

Rrjeti i Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Zvicër është themeluar në vitin 2013, si organizatë e parë e pavarur jopolitike dhe joprofitabile, si urë lidhës e bizneseve të diasporës me vendlindjen. Tashmë funksionojnë me dhjetëra rrjete biznesesh të shqiptarëve në tërë botën.

Pjesëmarrës ne kete darke-pune në Langental ishin edhe shume afariste, biznesmen e veprimtar tjere te shquar ne Zvicer.

BE harton projekt-ligjin për spiunimin e gazetarëve, eksperët dhe organizatat kundër vendosjes së “spyware” në telefonat e tyre

Lëvizja për të lejuar vendosjen e spyware në telefonat e gazetarëve do të kishte një ‘efekt ftohës’, thonë ekspertët e medias

Projektligji i publikuar nga liderët e BE-së, që do të lejonte agjencitë e sigurisë kombëtare të spiunojnë gazetarët është dënuar nga mediat dhe grupet e shoqërisë civile si i rrezikshëm dhe është përshkruar nga një deputet i rëndësishëm si “i pakuptueshëm”.

Të mërkurën, Këshilli Evropian, i cili përfaqëson qeveritë e shteteve anëtare të BE-së, publikoi një draft të Aktit Evropian për Lirinë e Medias, që do të lejonte vendosjen e ‘spyware’ në telefonat e gazetarëve, nëse një qeveri kombëtare mendon se është e nevojshme.

Në mënyrë të pazakontë, Këshilli nuk ndërmori hapin e mbajtjes së një takimi personal të ministrave përgjegjës për median përpara se të publikohej drafti. Eurodeputetja holandeze Sophie in’t Veld, e cila ka mbikëqyrur hetimin e Parlamentit Evropian për përdorimin e spyware ‘Pegasus’ ndaj gazetarëve dhe figurave publike, tha se pretendimi që leja për të spiunuar shtypin ishte e nevojshme në interes të sigurisë kombëtare ishte “një gënjeshtër“.

“Mendoj se ajo që po bën Këshilli është e papranueshme. Është gjithashtu e pakuptueshme. Epo, është e pakuptueshme nëse ata janë seriozë për demokracinë,” tha In ‘t Veld.

Drafti i parë i aktit, i paraqitur fillimisht nga Komisioni Evropian për të forcuar mbrojtjen për pavarësinë e gazetarisë në vendet ku ajo është nën kërcënim si Polonia dhe Hungaria, kishte përfshirë masa mbrojtëse të forta kundër përdorimit të ‘spyware’.

Drafti duhet të miratohet nga Parlamenti Evropian përpara se të bëhet ligj.

Federata Evropiane e Gazetarëve (EFJ), e cila përfaqëson më shumë se 300.000 anëtarë të shtypit në 45 vende, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, akuzoi liderët e BE-së se i mbajnë parimet e lirisë së medias në “mospërfillje të rrezikshme”.

EFJ tha, se masa ishte një “goditje për lirinë e medias”, që do t’i “vendoste gazetarët edhe më në rrezik” sesa janë tashmë. Dhënia e pushtetit qeverive për të vendosur ‘spyware’ në telefonat e gazetarëve për shkak të “sigurisë kombëtare” do të kishte një “efekt ftohës për sinjalizuesit” dhe burime të tjera, paralajmëroi ai.

“Ne e dimë shumë mirë se si mbrojtja e sigurisë kombëtare keqpërdoret për të justifikuar shkeljet e lirisë së medias”, shtoi ajo në një deklaratë duke i bërë thirrje Parlamentit Evropian që të “shpëtojë” projektligjin nga ky kërcënim.

Siç qëndron tani, shtetet anëtare do të jenë në gjendje të hakerojnë telefonat e gazetarëve nëse dyshojnë se burimet e tyre mund të flasin me kriminelë të përfshirë në çdo gjë që shteti e percepton si kërcënim.

Ndryshimi u krye nga Franca, e cila fitoi mbështetjen për një amendament për të mbrojtur gazetarët, por jo “pa paragjykuar përgjegjësinë e shteteve anëtare për ruajtjen e sigurisë kombëtare”.

Nëse akti do të bëhej ligj në gjendjen e tij aktuale, gazetarët britanikë që punojnë në BE do të rrezikoheshin gjithashtu nga mbikëqyrja e telefonave dhe kompjuterëve të tyre.

Vitin e kaluar hetuesit francezë të inteligjencës konfirmuan se programi spyware Pegasus ishte gjetur në telefonat e tre gazetarëve, duke përfshirë një anëtar të lartë të stafit në stacionin televiziv të lajmeve France 24.

Organizatat jofitimprurëse  “Bidden Stories” dhe “Amnesty International” thanë se, besonin që të paktën 180 gazetarë mund të ishin përzgjedhur si njerëz me interes para mbikëqyrjes së mundshme nga klientët e qeverisë të grupit izraelit NSO.

NSO ka këmbëngulur prej kohësh që qeveritë, të cilave u jep licencë Pegasus janë të detyruara kontraktualisht të përdorin vetëm mjetin e fuqishëm të spiunazhit për të luftuar “krimin e rëndë dhe terrorizmin”.

Javën e kaluar, të Drejtat Dixhitale Evropiane (EDRI), një rrjet OJF-sh dhe avokatësh të të drejtave dixhitale, i bënë thirrje Këshillit Evropian të rishqyrtojë përjashtimet e tij të sigurisë kombëtare për spiunimin e shtypit.

“Këshilli po ndërmerr hapa të rrezikshëm drejt legalizimit të formave të papranueshme të përgjimit ndaj gazetarëve dhe burimeve të tyre”, tha Chloé Berthélémy , këshilltare e lartë për politikat në EDRi.

Burimi: https://amp.theguardian.com/world/2023/jun/22/draft-eu-plans-to-allow-spying-on-journalists-are-dangerous-warn-critics

Chlorpyrifos në pjeshkë dhe akrilamide në patatina nga Serbia, Kroacia kthen mbrapa produktet me përmbajtje të rrezikshme

Siç njofton Sistemi RASFF i Komisionit Evropian për produktet ushqimore, pas analizave të kryera nga autoritetet kroate të sigurisë ushqimore, ka rezultuara se në ngarkesat me pjeshkë nga Serbia, është konstatuar prezenca e substancës Chlorpyrifos në sasinë 0.081 gram për kilogram, ndërsa norrma e lejuar është 0.01.

Chlorpyrifos (CPS), i njohur gjithashtu si Chlorpyrifos ethyl, është një pesticid organofosfat që është përdorur në të lashtat, kafshët dhe ndërtesat dhe në mjedise të tjera, për të vrarë disa dëmtues, duke përfshirë insektet dhe krimbat. Ai vepron në sistemet nervore të insekteve duke frenuar enzimën acetilkolinesterazë. Chlorpyrifos është një agjent nervor që shkakton një ndërprerje të kapacitetit të komunikimit midis nervave. Ekspozimi mund të ndodhë me ajër (duke e thithur atë), me gojë (duke gëlltitur ushqim të kontaminuar, për shembull) dhe me thithje transkutane (përmes kontaktit me lëkurën). Sipas studimeve të kryera deri më sot, kjo substancë është shumë toksike për zogjtë dhe insektet, përfshirë bletët, mjaft toksike për peshqit dhe mesatarisht toksike për njerëzit.

Ndrkohë, por sistemi RASFF ka njoftuar se më 3 gusht 2023, po nga kontrollet kufitare në Kroaci, ka rezultuar se, patatina (chips) me shije speci, të prodhuara në Serbi, kanë rezultar me përmbajtje të lartë të Akrilamidit. Sipas analizave nga laboratorët kroatë, përmbajtja ka rezultuar 1196 +/- 191 µg/kg – ppb nga 350 µg/kg – ppb që është norma e lejuar, e përcaktuar nga Rregullorja e Komisionit (BE) nr. 2017/2158. Autoritetet doganore të Kroacisë kanë vendosur që produkti të kthehet në vendin e origjinës.

Akrilamide (acrylamide) është një substancë kimike, e cila formohet nga ndërveprimi i aminoacideve me karbohidratet (sheqernat). Ky proces ndodh, kur ushqimet me nivel të lartë amidoni si p.sh patatet, buka, apo perime të tjera , gatuhen në temperaturë. mbi 120 gradë C (skuqje, pjekje).

Akrilamide është një nënprodukt i procesit të gatimit i cili gjendet në mënyrë  natyrale  tek ushqimet. Testet laboratorike tregojnë se akrilamidet shkaktojnë tumor tek kafshët. Edhe pse studimet tek njerëzit për impaktin që ka akrilamidi në shëndet nuk kanë dhënë  përfundime  të qarta, shkencëtaret bien dakord, se kjo substancë në ushqime ka potencialin të shkaktojë  tumor tek njerëzit.

Qendra ALERT

Investigimi - Skandal me perimet, në tregje, produkte me pesticide mbi normat, të ndaluara në BE, por edhe me shumë lloje ngarkesash

Nga Mariglen Mertiri*

Perimet janë produktet më të konsumuara, por edhe më të rekomanduarat për një shëndet të mirë. Por, nga ana tjetër, konsumatorët shqiptarë blejnë dhe konsumojnë çdo ditë domate dhe kastravecë me pesticide deri në 6 herë mbi normat e lejuara, duke rrezikuar rëndë shëndetin e tyre. Ndërsa luleshtrudhet dhe shalqini kanë prezencë të lartë të pesticideve për njësi produkti, duke shtuar përqëndrimin e pesticideve dhe ekspozuar ato në një rrezik potencial për shëndetin dhe jetën e qytetarëve. Ndërkaq, Instituciont nuk marrin masa, jo vetëm të parandalojnë shitjen e produkteve të kontaminuara, por edhe të ndëshkojnë përgjegjësit. Ato shiten si produkte normale në tregje anormale, por edhe tregje të licencuara me blerës të pandërgjëgjësuar dhe të nxitur nga çmimi i favorshëm. Porl edhe me blerës që për shumë arsye, nuk ka si ta dinë se brenda këtyre perimeve ka norma të larta pesticidesh, por edhe në disa kur ndodhen brenda limiteve, prezenca e 5 apo 6 pestidiceve të ndryshme përbën rrezik serioz për shëndetin.

Fermërët shtojnë pesticidet për të nxjerr sa më shpejt nga sera në treg produktin, për të rritur fitimit, pasi nëse zbatojnë rekomandimet e agronomeve për afatet e përdorimit të pesticideve (karenca), ndoshta nuk do të marrin fitimin e kërkuar dhe do t’i shesin prodhimet e tyre madje edhe nën kosto. Shtrëngimi i masava ligjore  në Kodin Penal i bërë dy vite më parë për “Sigurinë Ushqimore” nuk ka sjellë asnjë ndërgjegjësim, ndryshim të realitetit dhe masa ndëshkuese për të mbrojtur jetën e qytetarëve.

Për të vërtetuar abuzimet dhe riskun e lartë që përballen qytetarët përballë këtyre helmeve të paabsorbuara nga bimët, analiza e mbetjeve të pesticideve në perime është shumë e rëndësishme, pas këto produkte konsumohen në mënyrë të vijueshme, në sasira të konsiderueshme dhe janë pjesë e dietës ushqimore për të gjithë konsumatorët. Për më tepër, konsumi i tyre të “freskta” mbart nje rrezik të shtuar të mbetjeve të pesticideve, pasi koha që ndan perdorimin e një pesticidi në serë nga koha e konsumit shpesh nuk është e gjatë dhe është e pamjaftueshme për degradimin e tyre. Ndaj, në rastin e perimeve që konsumohen të freskëta rekomandohet përdorimi i pesticideve lehtësisht të degradueshme, ose me një karencë të shkurtër për të shmangur mbetjet e tyre në produkt. Porl sido që të jetë afti i karencës, sipas llojit të persicidit apo insekticidit, fermerët duhet ta zbatojnë atë.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, frutat dhe perimet janë kryesisht grupi i ushqimeve më të konsumuara në botë, me një mesatare rreth 30%. Ky konsum, vjen më tepër për arsyen se ky grup ushqimesh konsumohet i pagatuar ose gjysmë i gatuar.

Nutricionistja Hyrida Basha, domaten dhe kastravecin i renditë si pjesë me rëndësi të dietës tonë ushqimore për shkak të përbërësve ushqimore që mbartin.

“Kastraveci dhe domatja na furnizojnë me sasi të larta të ujit, antioksidantëve, mineraleve dhe fibrave. Domatja na ofron një mbrojtje edhe prej rrezatimit diellor me gati 20%. Megjithatë, ky është grupi i ushqimeve me të cilat abuzohet më shumë. Nëpërmjet konsumit të këtyre ushqimeve, ne marrim edhe këto pesticide që lidhen në mënyrë të drejtpërdrejtë me sëmundje edhe gati vdekjeprurëse. Ndikim më të madh, këto kanë në zhvillimin e kancerit, defektet në lindje, çrregullime neurologjike, çrregullime endokrine dhe efekte ne riprodhim”, deklaroi nutricionistja Hyrida Basha

Qendra “Alert” hulumtoi mbi tregtimin e produkteve të kërkuara nga qytetarët në këtë sezon, siç janë domatet, kastravecët, specat, luleshtrydhet dhe shalqiu. Në mënyrë rastësore, u blenë 5 kultura të ndryshme bujqësore në tregun Agro-Ushqimor të Tiranës, vend nga ku tregtarët apo fermerët e shumë rajoneve furnizojnë masivisht tregun e kryeqyetit me pakicë, por edhe nga ku shpërndahen në pjesën më të madhe te gjysmës së Shqipërisë. Kur blihen me kilogramë dhe jo me shumicë, tregtarët nuk japin kupon tatimor dhe si provë përveç videove, kemi biletën e parkimit.

Në bashkëpunim me laboratorin e akredituar “Noval”, analizuam mbetjet e pesticideve ne produktet që tregëtohen në raport me kuadrin ligjor në vend, por i krahasuam edhe me atë të Bashkimit Europian.

Ekspertët që interpretuan analizat deklaruan se, normat e kontaminimit janë disa fish më të larta se rregulloret e Ministrisë së Bujqësisë, por edhe direktivat e BE-së, duke ngritur alarmin se, disa prej produkteve të analizuar duhet të asgjesoheshin dhe të niste gjurmueshmëria e produktit në zinxhirin prodhim-konsumator nga institucionet përgjegjëse.

Por, t’i analizojmë produktet me radhë dhe teknikisht se, cilat janë gjetjet e laboratorit mbi mostrat e dhëna. Ndërkohë, kontaktuam dy ekspertë të fushës për zbërthyer të dhënat për çdo mostër të analizuar.

Ferdi Brahushi

Eksperti Fredi Brahushi, pedagog në Universitetin Bujqësor të Tiranës, bazuar tek përgjigjet e laboratorit “Noval” deklaron se, gjendja është kritike dhe kërkohet ndërhyrje e menjëhershme, pasi nga 5 monstrat e marra për analizim, 4 prej tyre ose 80% rezultojnë me ngarkesa pesticidesh, duke rrezikuar shëndetin e konsumatorëve.

Eksperti i inputeve bujqësore dhe bujqësisë organike, Arben Shytaj deklaron se, në domate janë gjetur 7 mbetje pesticidesh, në specat e analizuar nuk është gjetuar asnjë lloj ngarkese pesticidi, në kastravecë u gjetën 3 lloje pesticidesh, në shalqi 2 lloje dhe në luleshtrydhe 6 lloje pesticidesh.

Per interpretimin e mbetjeve, iu referuam normave kombetare, te deklaruara në udhëzimin Nr.11 dt.10.05.2021 “Per nivelin maksimal të mbetjeve të pesticideve në fruta, perime…” dhe rregullores së BE-së, “Regulation(EC) No 396/2005” dhe “Regulation (EC) No1107/2009”.

Fillimisht u bë krahasimi me listën e PMB-ve të regjistruara, të cilat janë të gjitha brenda listes së miratuar, por pjesa me e madhe janë tek lista Nr.2, ku janë PMB-të që lejohen të tregetohen, por nuk lejohen të importohen. Një praktikë e gabuara e institucioneve tona të cilat rrezikojnë shëndetin e konsumatrëve për të “pastruar” magazinat e farmacive bujqësore dhe plotësuar kërkesat e lobeve të importuesve të mëdhenj me kosto për shëndetin e qytetarëve.

Konkretisht nga domatja e analizuar rezultoi se, ka 7 lloje mbetjesh, nga të cilat, dy, përkatësisht Chlorpyrifos-Ethyl dhe Fenbuconazole, janë mbi normat e lejuara. Rezultati i analizës është 0.073 mg/kg, norma kombëtare është 0.05 mg/kg, norma e BE-së 0.01 mg/kg. Prania e Fenbuconazole, rezultati i analizës është 0.016 mg/kg peshë, norma kombëtare është 0.05 mg/kg, norma e BE-së 0.01 mg/kg, kjo lëndë aktive është në normë me normat kombëtare dhe mbi normë me ato të BE-së.

“Në bazë të legjislacionit, ky prodhim nuk lejohet të konsumohet, është i kontaminuar me pesticide mbi normat e lejuara, si i tillë duhet asgjësuar duke ndjekur gjurmueshmërineë derisa të shkohet tek prodhuesi. Është për t’u theksuar se normat kombëtare të deklaruara në udhëzimin e ministrit të Bujqësisë, duhet t’i referoheshin normave të BE-së, jo të vendosen norma në pamundësi studimesh”, – deklaroi Arben Shytaj.

Tek kastraveci janë gjetur tre lloje mbetjesh, nga të cilat Chlorpyrifos-ethyl është në masë 0.054 mg/kg peshë, normat kombëtare është 0.01 mg/kg, normat e BE-së 0.01 mg/kg peshë. Edhe ky lot prodhimi i analizuar është i pakonsumueshëm dhe duhet asgjesuar.

Kulturat e tjera, i kanë mbetjet e pesticideve të dedektuara brenda normave të lejuara, si ato kombëtare, si ato te BE-së dhe janë të konsumueshme, edhe pse disa janë shumë afër me kufirin maksimal. Vlen për t’u theksuar se, për specin nuk u gjetën fare mbetje, gjë që do të thotë se është e mundur të realizohet siguria ushqimore, duke ju referuar rastit konkret.

Pedagogu i Universitetit Bujqësor të Tiranës Ferdi Brahushi bazuar në rezultatet e analizave të marra si dhe ne gjykimin si specialist i fushës doli në konkluzionin se, bimët e analizuara (përveç specit) rezultojnë me një ngarkesë të mbetjeve të pesticideve me më shumë se një lendë aktive, duke përbërë në këtë mënyrë një rrezik potencial për shëndetin e konsumatorëvë.

Mbetjet e gjetura të pesticidit Chlorpyrifos-ethyl janë katër deri në gjashtë herë më të larta se normat e lejuara në domate dhe kastravec, duke e bërë me evidente dhe reale rrezikun për shëndetin e konsumatorëve, për më tepër ky pesticid është ndaluar të tregetohet dhe përdoret në BE, si një pesticid shumë i rrezikshëm për shëndetin e njeriut, ndërsa në vendin tonë lejohet akoma të tregëtohet dhe përdoret, por jo të importohet.”- deklaroi Brahushi.

Nr. Specia bimore Lenda aktive

(l.a.) e pesticidit

Lejohet perdorimi ne BE/Vendin tone[1] Permbajtja e l.a. ne bime

(mg/kg)

Norma e lejuar (MML) (mg/kg) Diferenca

Absolute

(mg/kg)

Diferenca relative (%)
1 Domate Trifloxystrobin Po/Po 0.023 0.7 -0.68 -96.71
Thiacloprid Jo/Tregetot perdoret 0.013 0.5 -0.49 -97.40
Pyrimethanil Po/Po 0.053 1 -0.95 -94.70
Chlorpyrifos-ethyl Jo/Tregetot perdoret 0.073 0.01 +0.06 +630.00
Cyprodinil Po/Po 0.046 1.5 -1.45 -96.93
Difenoconazole Po/Po 0.052 2 -1.95 -97.40
Fenbuconazole Jo/Po 0.016 0.01 +0.01 +60.00
2 Spec ND
3 Kastravec Metalaxyl Po/Po 0.024 0.5 -0.48 -95.20
Azoxystrobin Po/Po 0.011 1 -0.99 -98.90
Chlorpyrifos-ethyl Jo/Tregetot perdoret 0.054 0.01 +0.04 +440.00
4 Luleshtrydhe Thiacloprid Jo/Tregetot perdoret 0.013 1 -0.99 -98.70
Boscalid Po/Po 0.018 6 -5.98 -99.70
Bupirimate Po/Po 0.052 1.5 -1.45 -96.53
Difenoconazole Po/Po 0.53 20 -19.47 -97.35
Dimethomorph Po/Po 0.034 0.7 -0.67 -95.14
Fluopyram Po/Po 0.009 0.1 -0.09 -91.00
5 Shalqi Pyriproxyfen Po/Po 0.015 0.05 -0.04 -70.00
Fluopyram Po/Po 0.052 0.4 -0.35 -87.00

[1]Bazuar ne listen e PMB-ve të regjistruara për t’u importuar dhe tregtuar në Republikën e Shqipërisë/Janar 2021 dhe Qershor 2021

Në analizën e tij, eksperti Brahushi konfirmoi se, mbetjet e pesticidit Fenbuconazole në domate rezultojnë të jenë 60% më të larta se norma e lejuar, për më tëpër ky pesticid është ndaluar të tregëtohet në BE, si një pesticid shumë i rrezikshëm për shendetin e njeriut, ndërsa në vendin tonë lejohet akoma të tregëtohet, përdoret dhe të importohet.

Arben Shytaj

“Duhen marrë në konsideratë këto rezultate, duhet intensifikuar analizimi i mbetjeve të pesticideve nga AKU dhe ISUV, e më pas të bëhen trasparente rezulatet, pasi ndihmojnë më shumë problemin sesa të mbahen sekret në mënyrë të panevojshme. Të shikohet ndarja e pergjegjësive, nga fermeri tek institucionet, magazinat e grumbullimit dhe deri te supermarketet, duke parë mangësitë ligjore, dhe ato të përgjëgjesive për moszbatim të kuadrit ligjor ekzistues.”- tha Arben Shytaj

Përqëndrimi i shumë pesticideve brenda një produkti të vetëm pavarësisht se mund të jena normat e veçuara për secilin pesticide brenda normave të lejuara, sasia e shumë pesticideve është e papranueshme për organizmin e konsumatorëve pasi shkakton probleme të shumta.

“Është i patolerueshëm tregëtimi i perimeve ku përmbajtja e mbetjeve te pesticideve eshtë mbi normat e lejuara, por edhe kur këto nuk e kalojnë kufirin për një pesticid të vetëm ato përmbajnë më shumë se një pesticid dhe shuma e mbetjeve të pesticideve është e konsiderueshme për të gjitha perimet e analizuara”, u shpreh Fredi Brahushi.

Përdorimi i pesticideve të ndaluara në BE

Në analizën e mbetjeve të pesticideve janë gjetur lëndë aktive të pesticideve, të cilat janë të ndaluara në BE, si Thiacloprid dhe Chlorpyrifos-ethyl, të cilat fatkeqësisht tregëtohen dhe përdoren akoma në vendin tonë, sasitë e importuara duke përbërë një rrezik të shtuar për konsumatorët, kështu këto pesticide duhet të ndalohen përdorimi i metejshem i tyre dhe asgjësimi i gjendjeve të mundshme fizike në vendin tonë pasi janë pesticide vrastare për mjedisin dhe njerzit.

Për ekspertin Ferdi Brahushi, ky fakt përbën një shqetësim serioz pasi kompanitë importuese të pesticideve mund të importojnë sasira të konsiderueshme të lëndeve aktive për të cilat fillon ndalimi i tyre në BE dhe kërkojnë që përdorin sasitë e importuara. Kështu, duhet që kur miratohet lista e PMB-ve që nuk lejohen të importohen, por vetëm të tregtohen dhe përdoren në Republikën e Shqipërisë duhet të jetë me afat kohor përdorimi i mëtejshëm i tyre, dhe sasisë që mbetet tej këtij afati duhen asgjësuar dhe në mënyrë absolute nuk duhet të përdoren.

Për një tjetër lëndë aktive të gjetur tek produktete e analizuara si “Fenbuconazole”, Brahushi thotë se, për këtë pesticid është ndaluar përdorimi i mëtejshëm në BE, ndërsa në vendin tonë ky pesticid është akoma tek “Lista e PMB-ve të regjistruara për t’u importuar dhe tregtuar në Republikën e Shqipërisë / Qershor 2021”. Ndaj, thotë ai, se ky fakt përbën një shqetësim të shtuar, pasi akoma miratohen pesticide që nuk aprovohen në BE.

Eksperti tjetër Arben Shytaj thotë se, duhet parë mundësia e largimit nga tregu të të gjithë PMB-ve me përmbajtje Chlorpyrifos, pasi ai është i ndaluar në BE, në Shqipëri vazhdon dhe shitet, mbetjet e tij janë problem si në prodhimet konvencionale si në ato organike.

Si të mbrohen konsumatorët nga perimet me pesticide

Hyrida Basha

Në sy të lirë, sasia e pesticideve nuk duket, por ajo që do këshilloja është që konsumatori të jetë më i kujdeshmm në blerje. Pra nëse një frut apo perim nuk i përket stinës, atëherë le të shmanget blerja e tij. Sygjerohet përdorimi i metodës së ngrirjes së produkteve në mënyrë që të konsumosh ushqimin e preferuar edhe jashtë stinës.

Por, edhe kur ndoshta ke blerë produkte dhe në një moment ke pasur dyshime mbi vertetësinë e tyre, nutricionistrja Hyrida Basha këshillon trajtimin e tyre në kushte shtëpie për të shmangur aq sa mundet sasinë e pesticideve.

“Nuk duhet absolutisht shmangur larja me ujë të bollshëm e fruta-perimeve. Këshillohet lënia në ujë me uthull për të paktën 40 minuta. Përdorimi i detergjentëve për ushqime, fruta perime, të cilat ndihmojnë deri diku këtë proces. Të përoret një furçë enkas për pastrimin e perimeve. Dhe, të thahen para se të futen në frigorifer”, deklaroi nutricionistrja.

Efektet që pesticidet japin janë akute ose kronike. Mikrobiologët dhe mjekët thonë se efektet akute manifestohen me problem dermatologjike, kruajtje, skuqje, me diarre, humbje të përqëndrimit, trubullim të shikimit ndërsa efektet kronike, përfshijnë sëmundje të tilla si; parkinson, kanceri, riprodhimi, tiroidja e të tjera problem endokrine. Sipas disa studimeve të fundit, disa organofosfate si malathion, terbufos, dhe chlorpyrifos, janë të lidhura ngushtë me zhvillimin e kancerit të gjirit dhe ovareve. Ndërkohë lloje të tjera të pesticideve mund të zhvillojnë tumore në organe si mushkëria, pankreasi, zorra e trashë etj. Ky dëm nuk është vetëm në organizëm, por kalon edhe në mjedis nëpërmjet mbeturinave të këtyre produkteve.

 

Institucioni që ka për detyrë garantimin e sigurisë ushqimore, është Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, i cili bën vlerësimin e riskut, menaxhimin e riskut, por edhe komunikimin e riskut. Në faqet zyrtare të këtij institucioni ka çdo ditë njoftimë për punën e përditshme, ku ndër të tjera thuhet se, janë marrë X mostra produktesh të ndryshme ushqimore. Por, njoftimi mbetet me kaq. Në snjë rast të vetëm, AKU nuk ka publikuar rezultatet e analizave të produkteve që mund të kenë rezultuar pozitive, apo të njoftojë konsumatorët për raste të ndryshme problematike.

Pak ditë më parë, Qendra ALERT publikoi dhe një material investigues për cilësinë e pesticideve, ku në disa raste, lëndët aktive rezultojnë ndryshe nga deklarimi në etiketën e tyre. Ndërsa më pas publikuam dhe një “Memo” të brendshme, ku thuhej qartë që, ISUV (Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë), laborator reference, nuk bënte analizat e pesticideve për llogari të AKU.

Në këto kushte, duket që prodhimet me standarde janë ato që ekspoetohen jashtë Shqipërisë. Kjo për shkak të çmimit të mirë, por edhe të kontrolleve rigoroze që iu bëhen nga autoritetet në vendet pritëse. Për këto arsye, prodhuesit, të detyruar dhe nga kontraktuesit e tyre (pikat dhe kompanitë e grumbullimit dhe eksportimit) nuk luajnë me sigurinë ushqimore. Ana tjetër e medaljes duket se serviret për konsumatorët në Shqipëri: Perime me persicide shumë herë më të larta se norma, por edhe ku janë brenda limiteve, në një produkt dedektohen 6-7 lloje pesticidesh, që në totalin e tyre, përbëjnë sasi shumë të mëdha që futen në organizimin tonë. Në të dy rastet, me prezencë mbi apo brenda norme, nga analizat kanë rezultuar lëndë aktive, pesticide, të ndaluara për përdorim në vendet e Bashkimit Evropian.

*Autori i shkrimit ushtron profesionin e gazetarit prej 12 vitesh. Ka mbaruar studimet për Gazetari në Universitetin e Tiranës. Ai ka ushtruar profesionin e gazetarit në disa media të shkruara dhe vizive, duke qenë dhe gazetar investigativ. Aktualisht, është redaktor i lajmeve ne Televizionin Klan News dhe bashkëpuntor në projektin e Qendrës ALERT.

 

Shënim: Ky publikim është ekzkluzivitet i Qendrës ALERT, e cila gëzon të drejtën e autorësisë, bazuar në Ligjin Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Materiali mund të ripublikohet në mediat tjera, vetëm duke cituar burimin në fund dhe të vendoset linku i burimit. Në rast ndryshimi titulli nga mediat, në fund të shkrimit duhet të saktësohet, se cili ka qenë titulli i tij. Në të kundërt, çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi, sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

© Qendra ALERT – Alert.al

Ja si mashtrohen konsumatorët, në markete gjenden pula dhe fileto me etiketa në gjuhën greke, me shkeje të VKM-së për etiketimin

Produktet ushqimore vazhdojnë të tregtohen në mënytë të paligjshme në Shqipëri, duke mos i dhënë knsumatorin ifnroacionin e nevojshëm, herë herë duke e mashtruar atë e mbi të gjitha, duke shkelur hapur Ligjin “Për Ushqimin”, si dhe Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr.434, datë 11.7.2018 “Për Eriketimin e Ushqimeve dhe Informimin e Konsumatorit”.

Rastet që do të paraqesim sot janë të fotografuara së fundmi në disa markete në Tiranë, ku fileto e pulës apo edhe vetë pulat, një nga produktet me të cilat abuzohet më shumë me etiketimin dhe informimin e blerësve, vazhdojnë të tregohen në këtë mënyrë.

Rasti i parë është i ashtuquajturi “Zog Fshati”, që tregohet gjerësisht në rrjetet e marketeve KMY. herë si produkt me emrin e këtij marketi, si dhe në disa raste me një etiketë në gjuhën greke. Dy lloje produkti në fjalë janë të ardhura nga Greqia, të paktën referuar etiketës në greqisht. Stafet e KMY ndoshta nuk janë në dijeni që Neni 15 i VKM 434, thotë pikërisht kështu:

  1. Pa rënë ndesh me pikën 3, të nenit 9, informacioni ushqimor i detyrueshëm shfaqet në një gjuhë lehtësisht të kuptueshme nga konsumatorët, ku tregtohet produkti ushqimor.
  2. Për produktet ushqimore të importuara, deklarimi i të dhënave të informacionit ushqimor duhet të
    jepet në gjuhën shqipe, në etiketën origjinale ose në kundëretiketë.
  3. 3. Pikat 1 dhe 2, të këtij neni, nuk përjashtojnë deklarimin e të dhënave edhe në gjuhë të tjera.

Por, kjo kërkesë ligjore duket që nuk zbatohet as importuesi (nëse nuk është KMY), dhe as nga subjekti fundor që e ofron te konsumatori. Pra, në këtë rast ky rrjet marketesh.

Rasti i dytë ka të bëjë me produktin “Fileto pule e marinuar Kazazi”, një kamuflim i injektimit, ndërkohë që dukshëm në etiketë flitet vetëm për datën e ambalazhimit dhe jo të prodhimit të këtij produkti. Vendi i origjinës nuk është deklaruar e gjithashtu as importuesi. Në këtë rast,  Kazazi e ka shkrirë produktin në fjalë, e ka ndarë, ndoshta marinuar e injektuar shtesa të tjera ushqimore dhe ringjrirë, gjë që është tërësisht e ndaluar. Ky subjekt, refetuar kësaj etikete, presupozohet se është dhe importuesi i saj.

Njëkohësisht në markete ndodhen masivisht dhe pulat me markën “Erogert”. Siç shihet qartë dhe në foto, etiketa nuk jep informacionin e nevojshëm për vendin, stabilimentin, pavarësisht se është produkt shqiptar, datën e prodhimit/paketimit dhe afatet e përdorimit.

Referuar Nenit 9 të VKM-së 434, “Deklarimi i të dhënave të detyrueshme”, është i detyrueshëm deklarimi i të dhënave të mëposhtme:
Emri i produktit ushqimor;
Data e jetëgjatësisë minimale ose “të përdoret përpara” datës;
Kushtet e veçanta të ruajtjes dhe/ose kushtet e përdorimit;
Emri ose emri tregtar dhe adresa e operatorit të biznesit ushqimor, të përmendura në pikën 1, të
nenit 8; etj Ndërsa këto produkte, në këtë rast, jo për faj dhe as nuk është përgjegjësi e prodhurit, por e tregtuesve/marketeve, ngrihen e shkrihen disa herë, derisa të shiten.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ëshë institucioni që ka për detyrë të inspektojë e kontrollojë çdo subjekt, operator biznesi ushqimore, pmportues, tregtues, prodhues etj. Dhe, shkelje të tilla janë lehtësisht të verifikueshme nga inspektorët, mjafton që cilësia e inspektimit të jetë në nivelet e duhura.

Qendra ALERT / Alert.al

Vrasja e gruas në Krujë, ditën kur çifti do shiste tokën tek noteri

Artan Ismalaja, ka ekzekutuar bashkëshorten e tij Klarita Ismalaja, pikërisht ditën kur çifti kishte dalë nga banesa dhe do shkonin tek noteri për të kryer shitjen e një sipërfaqeje tokë. Ky detaj nga dalë nga rrëfimi i Arlind Ismalaja, djali i çiftit, i cili deklaron se ka qënë në dijeni se në mëngjesin e datës 5 korrikut 2021, prindërit e tij, janë nisur në drejtim të qytetit të Krujës, për të vazhduar proçedurat për shitjen e tokës në pronësi të tyre. Djali i çiftit,ka treguar se ndërmjet prindërve, ka patur debate familjare, por jo të asaj shkalle që mund të ndodhte një ngjarje e tillë. Ndërkohë ditën e djeshme prokuroria e Krujës i ka kërkuar gjykatës së këtij qyteti caktimin e masës së “arrestit në burg” për Artan Ismalaja. Seanca është zhvilluar në ambjentet e spitalit Ushtarak në Tiranë, për shkak të gjëndjes shëndetësore jo të mirë të Artan Ismalaja, ndërsa gjyqtarja ka caktuar masën e “arrestit në burg”, për autorin. Sipas dosjes hetimore rezulton se burri ka ekzekutuar me thikë gruan e tij, në një sipërfaqe të mbjellë me jonxhë. Një nga dëshmitarët që ka parë krimin ka treguar për policinë e Krujës se rreth orës 10:00 është ndodhur tek fasoneria duke punuar brenda në rrepart, tek i cili është me detyrë përgjegjës. Aty ka shkuar shtetasi Gentjan Goga dhe i ka thënë se tek oborri i fasonerisë, ishte futur njëri me makinë brenda rrethimit. Kanë dalur të dy dhe ju kanë afruar në distancë rreth 20 metra, ku kanë parë një burrë sipër një gruajë, e cila ishte e shtrirë përtokë. Ata i kanë thënë se është pronë private, por ai është përgjigjur duke i thënë ”…ik, mos hash, ndonjë plumb…”. Në këtë moment të frikësuar janë larguar duke mos qëndruar aty edhe menjëherë kanë njoftuar 129, të cilët kanë mbërritur shumë shpejt. Dëshmitari i ka thënë policisë se nuk e njihte se kush ishte personi, por dukej se ishte i gjakosur tek shpatulla. Ai ka treguar se burri ndodhej sipër gruas dhe nuk ishte më në gjëndje, të shikonte se çfarë bënte aty. Dëshmitari ka sqaruar se vendi, ku ndodheshin nuk ishte i betonuar, por tokë me jonxhë rreth 20 cm e larte dhe nuk mund të dallohej qartësisht. Menjëherë në vendin e ngjarjes janë afruar shërbimet e policisë të cilët kanë konstatuar se në territorin e jashtëm të fasonerisë ndodhej i ndezur automjeti tip ford Galaxy dhe bagazhi i tij i hapur, ku qendronte gjysëm i përkulur një person të cilit pasi i ështe bërë thirrje të afrohej, por ai nuk ka reaguar. Në drejtim të tij janë afruar shërbimet gradualisht, ku kanë konstatuar se ishte i gjakosur dhe i përkulur brenda bagazhit. Meqënëse nuk ka patur reagime nga ana e tij, është kapur nga krahet, ku është konstatuar se pjesa e përparme e tij, ishte e mbuluar me gjak dhe i prerë në fyt dhe rrjedhja e gjakut vazhdonte.

Alert.al

Video / E fundit, merr flakë fabrika e tullave në Maminas

Pamjet që shikoni janë të sapofilmuara. Gazetarët e Alert.al kanë sjellë në redaksi tymin nga zjarri i rënë në fabrikën e Tullave në Maminas. Drejt vendngjarjes mësohet se janë nisur makinat zjarrëfikse për të shuar flakët, ndërsa ende nuk dihet nëse ka njerëz të lënduar.

Alert.al

Prof.Kristaq Berxholi: Puna e ALERT, kontribut i madh. Ja arsyet përse qumështi mund të rezultojë me mikrobe, fajtor për këtë zinxhiri i kontrollit edhe vetë prodhuesit abuziv

Eksperti i njohur i Mjekësisë Veterinare, ish-Profesor në Universitetin Bujqësor të Tiranës dhe ish-Drejtor i IKV (sot ISUV), ka reaguar pas publikimit të analizave të qumështit, të kryera nga Qendra ALERT. Në një letër të dërguar, Z.Kristaq Berxholi përgëzon Qendrën ALERT për punën, duke e konsideruar si dicka me shumë rëndësi për sigurinë ushqimorë, si dhe një shkëndijë për institucionet, por edhe për vetë operatorët e bizneseve ushqimore. Gjithashtu, Prof.Berxholi ka renditur dhe shumë shkaqe përse qumështi mund të rezultojë me ngarkesë mikrobiale. Madje sipas tij, kjo ndodh edhe nga abuzimi i prodhuesve për të ulur kostot e punës së tyre në fabrika.

Më poshtë, letra e plotë e Prof.Berxholit:

“Z. Sokolaj! Së pari të përshëndes për punën që po bën ti dhe Qendra ALERT përsa i takon sigurisë ushqimore. Ju përgëzoj! Për mendimin tim, duhet parë nga AKU dhe autoritetet tjera si një mbështetje e madhe që i bëhet sigurisë ushqimore dhe mbrojtjes së konsumatorit. Natyrisht, për shkak dhe të eksperiencës dhe situatës tejet teknike dhe specifike, besoj se gjatë një pune ka dhe te meta, po per mua kontributi juaj është shumë i madh.

Prof.Kristaq Berxholi

Lidhur me gjetjet tuaja të fundit për qumështin, doja të thoja shumë arsye përse rezulton me ngarkesa dhe 1 në 5 mostra është shumë, pasi janë thuajse 20 %.

Nga të gjitha mostrat (pesë mostra) njëra vetëm ka rezultuar me nivel të lartë. Pra 20%. Ky është një tregues i lartë për qumështin e pasterizuar. Unë mendoj se, nuk është problemi tek fakti që është apo nuk është brenda kornizes ligjore dhe lejohet për konsum. Kjo është njëra anë e problemit, por për mua, shqetësimi është më i madh se kaq. Përse? Si parim, nëse në qumështin e pasterizuar gjenden bakterie, kjo tregon se diçka nuk shkon mirë. Per mua eshte e PAJUSTIFIKUESHME, gjetja e mikrobeve, siç thuhet në material, mezofile. Cila është arsyeja? Eshtë si rregull, pasterizimi bëhet në 80 gradë për sekonda, gjë e dila vret mikroorganizmat e të gjitha llojeve. Gjetja e mikrobeve mezofile tregon se, një gjë nuk funksionon. Shqetësues është fakti se, bakteriet mezofile rriten nga 20 gradë në 45 gradë dhe si të tilla, një pasterizim në 80 gradë për disa sekonda duhet t’i kishte shkatërruar. Por, cilat janë shkaqet që laboratori ka gjetur mikrobe, edhe nëse është një i vetëm.

Së pari, mund të kemi të bëjmë me kontaminimin post-pasterizim. Ky kontaminim vjen ose nga shistet plastike të cilat nuk janë larë mirë, ose nga tubacioni i përcjelljes së qumështit., nga pasterizatori tek mbushja e shisheve (dezinfektim i pamjafuteshëm si kohë, apo moslarje e mirë me ujë të ftohtë në fillim e më pas me të ncehtë, shpërlarje dhe dezinfektim sërish).

Së dyti, dezinektantët e përdorur nuk janë cilësor, apo shishet nuk janë sterilizuar pas larjes së tyre.

E treta, pastëritimi mund të mos jetë bërë në gradën e duhur, që mund të vijë nga një defekt në pajisjen e sterilizimit, ose nuk është gjetur koha e duhur e planifikuar për këtë proces. Të gjitha këto, për të rritur fitimin e përfituar abuzivisht.

Faktor tjetër i ngarkesës është edhe fakti se këto mund të jenë mikrobe Psychotrophice, të cilat i rezistojnë tëmperatuave të pasterizimit; mund të jenë makterie patogjene, gram pozitiv apo negativ si E.Coli, Salmonela, Pseudomonas, Listerie etj.

Por, për të konkluduar për këto, duhet që të kultivohen mostra në terrene specifike, gjë e cila do të përjashtonte ose jo këtë grup mikroorganizmash. Detyrë e laboratorëve. Kjo është domosdoshmëri. Për mendimin tim, me me vlerë do ishte kontrolli për këto bakterie patogjene dhe për mykotoksinat M1 në qumësht, që nuk shkatërrohet as nga pasterizimi. Por, edhe kontrolli për mikrobe të tjera, nuk është gabim. Ne komentet e kolegeve, nuk pashë argumentin pse, qoftë edhe për një cfu/ml, duke treguar shkaqet.

Lidhur me qelizat somatike, ka një problem të madh. Nëpër ferma askush nuk merret me mastitet SUBKLINIKE, që në rastet e prezencës së tij, kemi shtim të qelizave somatike, pasi këto, siç e përmenda më lartë, jane thuajse jashtë kontrollit. Mastitet klinike prishin cilësine e qumështit dhe qumeshti pritet gjatë zierjes. Shpesh zhduken gourmet në tankerin ftohës, ku qumështi me orgjinë e cilësi të ndryshme hollohet, hollohen edhe qelizat.

Orgjina e mikrobeve është kryesisht jashtë cisternes së gjirit, perjashto pseudomonasit, E. Coli, salmonelat, pra patogjenët që edhe mund të kenë orgjinë gjirin. Por, në përgjithësi, këto mikrobe mezofile e kanë burimin nga moslarja e gjirit para mjeljes, papastërtia tek makinat e mjeljes, kur gotat e vakumit lihen pa ëergjegjësi në shume raste në tokë, nga enët ku grumbullohet etj. Moslarja e dezinfektimi i makinës së mjeljes së qumeshtit, bidonët apo dhe nga ndotjet e kafshëve (lopëve), nga pislleku, jovetem i gjirit por edhe të pjesëve të mbrapme të lopëve, që në pergjithesi nuk lahen. Duart e pista të mjelësave, kur manipulon me mjeljen, etj. Dua të theksoj se, E. Coli, duhet bërë jovetem si ndotje nga lopa, por më kryesorja, nëse është problem, duhesh tipizuar nëse kemi. Duhet bërë, pasi E.Coli, prodhues toksinash, i cili është gjithmonë prezent tek feçet e lopeve”.

Qendra ALERT / Alert.al

Si e njoh unë prokurorin Anton Martini

Nga Elton QYNO

Prej më shumë se 1 viti e gjysëm, Anton Martini, prokurori energjik dhe i vendosur për të hetuar dhe çuar në burg anëtarët e bandave kriminale, i është nënshtruar shtrëngimit nga një “darë” e çuditshme që quhet “Vetting”. Them të çuditshme se në shumë raste vepron në mënyrë të çuditshme, ku shpesh herë kur nuk ka çfarë të kapë, fillon të bën hesapin e kafshatave dhe thërimeve të bukës që ka konsumuar familja. Lemeritëse kur e mendon, por tashmë kjo është fakt. Ashtu sikundër është fakt që procesi i vettingut në Shqipëri, drejtohet nga disa kunjuktura politike, interesa të huaja, të ndërthurura me oligarkë e krim të organizuar brenda. Pra është një lloj çorbe, që po hyre aty duhet ta japësh llogari tek disa njerës edhe për çmimin e çorapeve dhe brekëve që ke blerë. Në një kohë që paradoksi është se këta njerëz që qëndrojnë në atë podium gjykimi janë të krimbur në pasuri në Tiranë dhe bregdet. Ashtu sikundër lemeritëse është fakti që anëtarët e KPA dhe KPK-së, na marin mjaft para nga buxheti jonë, për mburojën që i krijon, Garda e Republikës, me masa ekstreme sigurie. Ndërsa, prokurorë e gjyqtarë nuk mbrohen nga aksush. Pyetja shtrohet se kush i kërcënon anëtarët e Vettingut, prokurorët e gjyqtarët që ata i quajnë subjekte të rivlerësimit apo krimi, mafia dhe organizatat terroriste që “Vettingasit” as nuk kanë shans ti hetojnë dhe dënojnë? Përkundër kësaj, sot në 1 qnershor ishte seanca e rradhës në Komisionin e Pavarur të Apelimit, për prokurorin Anton Martini. Një komisioner Publik, që nuk e di se sa po i shërben publikut apo ndonjë interesi okult tjetër, më ka habitur nga vendosmëria për të shkarkuar këtë prokuror. Vërtitej e vërtitej, dhe sërisht dilte në një pikë,tek shtëpia e prokurorit. Si gazetar që mbuloj prej vitesh sistemin e drejtësisë, dua ti bëj një pyetje komisionerit Publik. Pas dhënies së konkluzjoneve, ku kërkuat shkarkimin nga detyra të prokurorit Anton Martini, ju ku shkuat, në shtëpi apo poshtë urrës së Lanës? Nuk besoj se komisioneri që mbron interesin publik në procesin kundër Anton Martinit, te këtë shkuar dhe kaluar natën poshtë urrës së Lanës. Edhe ai e ka një shtëpi në Tiranë, madje mund të ketë dy dhe tre apo dhe ndonjë lokal, por nuk dua ti hyj kësaj pjese fare. Mua më shqetëson më shumë gjykimi i pisët dhe jo profesional që po bëhet me rastin e Anton Martinit. Ashtu sikundër ndodhi me prokurorin Bledar Maksuti që e shkarkuan për 1 shtëpi të trashëguar nga babai, ashtu sikundër ndodhi me prokurorin Adnand Kosova, ashtu sikundër ndodhi me prokurorin Arben Dollapi. Shpresoj që të mos ndodhë i njëjti skenar edhe me Anton Martinin, që prej 1 viti e gjysëm, i vërtiten ti gjenë cene në biografi, lidhje me bandat kriminale, të meta me hetimin e zagarit nga Zvicra dhe në fund kanë ngecur në një shtëpi. Si mundet të konceptohet që një prokuror karriere, që ka shërbyer për më shumë se 23 vite në sistemin e Drejtësisë, ku nga këto 17 vite puna janë, tek Prokuroria Kombëtare e Krimeve të Rënda, të mos ketë të drejtën të ketë një shtëpi. Një shtëpi, ku të fusë kokën dhe ku të strehojë familjen, për shkak të shantazheve dhe kërcënimeve që i vijnë nga të pandehur dhe familjarët e shokët e tyre të ndryshëm. A është e moralshme që një komision Vettingu apo një komisioner publik të gjykojë, për një shtëpi një prokuror karriere. Në bazë të ankimimit të Komisionerit Publik, Martini duhet të justifikojë para Kolegjit të Apelit , siç ka bërë në Komisonin e Vetingut, pagesën e apartmentit 97 metra katror që ka me të shoqen dhe dy fëmijët nga viti 2017. Në seancën dëgjimore kanë dalë informacione se Martini ishte martuar në shtëpi me qera dhe kishte lindur e rritur fëmijët po në shtëpi me qera. Madje edhe teksa qëndronte në shtëpinë me qëra afër komisariatit Nr.2 në Tiranë, ka mbajtur peshën dhe presionin e dosjeve më të bujshme të Krimeve të Rënda. Si Bandën e Durrësit, Bandën e Lushnjës, Bandën e Cërrikut së bashku me Adnand Xholin, Bandën e Niklës, grupin e heroinës të Endrit Dokles, grupin e Gëzim Çelës së Fushë-Kuqes, Grupin e kokainës së Sokol Krasniqit, atë dosjen e famshme me Nr.339, grupin e Lazaratit. Aq shumë ditë qëndroi në Lazarat dhe sa orë punoi për të mbështetur procedurialisht hetimet dhe vënë para drejtësisë Gatet me shokë, sa teksa po shkruaj këtë shkrim mu kujtua ish-Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit,Artan Didi, që doli në media dhe tha “…ne këtu po luftojmë me një fshat të tërë me automatik dhe me letra. Por një prokuror i vetëm nuk ka çfarë të bëjë, nuk i përgjigjet dot shpejt dhe me dinamizëm, fluksit të punës tonë në terren…”. Ishte kjo deklaratë e Didit, që detyroi Prokurorin e Krimeve të Rënda të kohës, që të dërgonte një grup prej 5 prokurorësh në mënyrë që të përballonin fluksin e madh të veprimeve hetimore gjatë operacionit policor në fshatin Lazarat. Ndërsa ky prokuror i vetëm që përmendi Artan Didi,ishte Anton Martini, i cili para ngritjes së grupit të prokurorëve, qëndroi i vetëm skërkave, oborreve të shtëpive dhe përrenjëve të Lazaratit, për të bërë detyrën. Ashtu sikundër ka pasur presionin dhe kërcënimet në sallën e gjyqit me të pandehur Arben Frrokun. Kam qënë i pranishëm në sallën e gjyqit, kur një person i afërt i Arben Frrokut, pas leximit të pretencës së Martinit që kërkoi burgim të përjetshëm ndaj Frrokut, për vrasjen e Dritan Lamaj, u ngrit në këmbë dhe ju drejtua “…ke dy djem tek shtëpia, po futesh në gjak me ne…”. Po për çfarë interesi e bëri detyrën, Anton Martini, dhe për cilin interes e mori këtë kërcënim, për jetën në atë kohë? Kush e mbron më shumë interesin publik në këtë rast, Anton Martini, që kërkon dënim maksimal për një vrasës, apo Komisioneri Publik, që kërkon dënimin me “pushkatim” të Anton Martinin. Dhe më e çuditshmja është se dënimi me “pushkatim” kërkohet ndaj këtij prokurori, se ka një shtëpi 97 metra katror të përfituar nga dy kredi të ndryshme. Dhe kjo është lehtësisht e verifikueshme dhe është pranuar dhe nga anëtarët e kolegjit, që kanë në shqyrtim çështjen. Por sërisht e habitshme është fakti se Komisioneri Publik nuk pajtohet me këtë fakt. Ai këmbëngul që Anton Martini, nuk meriton të ketë asnjë shtëpi, se dhe atë që ka nuk e justifikon dot, ndaj duhet të shkarkohet. Nuk e di se kush po e shtyn këtë Komisioner dhe ky i fundit po e çon yzmetin e punës deri në fund. Dikush po kërkon me çdo kusht qimen në pjatën e gjellës, për një prej prokurorëve më korrektë e më të ndershëm të vendit, me rekorde të njohura në përballjen me bandat dhe krimin, me mbrojtje policore të vazhduar për shkak të kërcënimeve të vazhdueshme, me zero konktakte me kriminelët, pa kontakte me asnjë krah të politikës. Si mund të ketë një Shqipëri dhe në çdo vend të botës, një prokuror me mbi 23 vite punë dhe me gruan mësuese, që s’ka të drejtën të ketë qoftë dhe një apartament 97 metra katror për vetë dhe familjen. Edhe këtë apartament ta ketë sigurua me 85 për qind të të ardhurave nga dy kredi bankare të ndryshme. Nëse kjo për shoqërinë dhe interesin publik është diçka e paligjshme dhe që ne si shoqëri duhet ta shohim prokurorin dhe gjyqtarin me pantallona doku apo teritali dhe me një banesë, tek kategoria e personave të pastrehë, atëherë turp për shtetin, turp për ekonominë, turp për demokracinë e Shqipërisë, turp për këdo që e heton dhe gjykon me psikologjinë e numërimit të thërimeve të bukës. A është në gjëndje ndonjë nga këta anëtarët e KPK apo KPA-së të përcaktojë nivelin e besimit të publikut për shërbimet që Martini, i ka bërë shtetit dhe publikut në tërësi? A kanë ata një ekspertizë, ku e bazojnë nivelin e cënimit të besimit nga prokurori Martini. Jam i sigurt se nësë do ishte gjallë i ndjeri Xhevat Hana, që gjithë jetën shërbeu me devotshmëri në prokurori dhe që në banesën e tij të fundit, shkoi me lekët e kontribuara nga shokët e tij prokurorë e gjyqtarë, ky vetting do e shkarkonte jo për pasuri e katandi Xhevatin e shkretë, por për “cënimin e besimit të publikut”.

"Supa e fshatit" me miza, AKU inspekton "Neranxin" dhe analizon produktin: Rezultatet nga laboratori, konform legjislacionit

Pak ditë pasi Qendra Alert publikoi denoncimin e një qytetari nga Tiranë, për një produkt, “Supe pule fshati”, e cila kishte rezultuar me miza pasi është hedhur për gatim, ka reaguar Autoriteti Kombëtar i Ushqimit. Në një njoftim-përgjigje, AKU ka treguar se e ka vleresuar denoncimin e publikuar në Alert.al dhe menjëherë dhe ka nisur inspektimin për rastin. Sipas një materiali të sjellë nga AKU prane Qendrës Alert, inspektorët kanë shkuar në marketin ku është blerë produkti e më pas edhe pranë kompanisë në fjalë. AKU bëri të ditur se, Neranxi e kishte tërhequr produktin nga marketi ku ishte blerë produkti i parë, i cili ishte importuar në vitin 2020 dhe në magazinat e tyre ndodheshin vetëm 4 pago 0,5 kilogramëshe. Sasia tjetër sipas AKU ndodhej e shpërndarë në markete. Në këtë rast, në ato Neranxi, ose dhe në të tjera. Sipas AKU, në sasinë e gjetur në magazinë nuk u konstatuar prani mizash, gjithçka ishte konfom standardeve, edhe paketimi ishte me certifikatën e cilësisë. Por, siç njofton AKU, në magazinat e kompanisë Neranxi janë marrë mostra të këtij produkti të gjetur gjëndje me qëllim për t’u analizuar. Dhe, deri në momentin e rezultatit, kompanisë i është lënë detyrë që të kryejë njoftimin e menjëhershëm për mostregetimin e produktit “Supë fshati” nga subjektet e furnizuara prej tij, deri në daljen e rezultatit të analizës. Ndërkaq, AKU njoftoi se, analizat kanë rezultuar konform normave dhe rregullave të sigurisë ushqimore.
Më poshtë, gjeni njoftimin e plotë të AKU dërguar Qendrës ALERT:
Përshëndetje,
Referuar denoncimit që është publikuar ne faqen Qendra Alert, linku (https://alert.al/denoncimi-me-foto-supa-e-fshatit-neranxi-duhet-te-kete-patjeter-miza-brenda-e-sapo-blere-ja-kolonia-e-insekteve/) për produktin supë fshati ne subjektin Big Ali Demi shpk, Adresa: Rruga Kristaq Capo, ju informojmë se trupa inspektuese e Drejtorisë Rajonale AKU Tiranë, u paraqit në subjekt ku konstatoi se:
Në supermarket nuk ka gjendje të produktit (Supe fshati). Produkti Supë Fshati është tërhequr nga kompania furnitore “N & N e cila ka furnizuar subjektin Big Ali Demi, me date 28.05.2021, ne sasinë 4 pako. Nisur nga gjurmueshmëria me datë 31.05.2021 është inspektuar subjekti “N & N” me NIPT K41822008H (magazina qendrore e shpërndarjes se këtij produkti). Nga verifikimi në magazinë për produktin “Supë fshati” me datë skadence 09.2022 u konstatua gjëndje 4 cope x 0.5 kg, gjithësej 2 kg.
Kjo sasi produkti është tërhequr në subjektin Big Market nga vetë magazina qëndrore N&N, me datë 28.05.2021.
Produkti i mësipërm është importuar nga subjekti N & N shpk nga Italia me vend origjine Kanada me datë 06.08.2020 me dokumentacionin përkatës. Produkti paketohej dhe ambalazhohej në kushte të përshtatshme (ambalazhi shoqërohet me Certifikatë Cilësie) nga vetë subjekti në porcione 0.5 kg.
Sipas faturave të hyrjes dhe daljes rezulton se, produkti është i shpërndarë plotësisht.
Nga sasia e gjetur, gjëndje prej 4 copësh x 0.5 kg, një prej tyre u hap në prani të përfaqësuesit të subjektit për t’u vlerësuar për prani insektesh në mënyrë vizuale, nga ku nuk u konstatua prani insektesh. Për një vlerësim me te hollësishëm 3 njësitë e mbetura u morën për t’u analizuar pranë Laboratorit te DR AKU-së Tiranë.
Për sa me sipër, subjektit i lihet detyre të kryejë njoftimin e menjëhershëm për mostregetimin e produktit “Supë fshati” nga subjektet e furnizuara prej tij deri në daljen e rezultatit të analizës.
Subjekti operon me kushte higjieno-sanitare të përshtatshme dhe me te gjithë dokumentacionin shoqërues përkatës.
Sipas mostrave të marra nga inspektorët e AKU-së dhe te analizuara në laboratorin e DRAKU Tiranë me date 02.06.2021, rezultojnë konform legjislacionit ne fuqi!
Duke ju falenderuar për bashkëpunimin,
Ju urojmë ditë të mbarë!”
Shënim: Qendra ALERT dhe Alert.al falenderojnë AKU për reagimin e menjëhershëm, duke shpresuar që të tilla do të kemi dhe në vijim, me qëllimin e mbrojtjes së konsumatorit!
Alert.al