Menu

Author Archives: Admin3

Foto - Video / Biznese nga Diaspora dhe të huaja takohen me të Kosovës në Prishtinë. Lazim Destani: Kompanitë e huaja, të mahnitura nga investimet e shqiptarëve

PRISHTINË – Kryeqyteti i Kosovës, Prishtina, ishte i mbushur sot me biznesmenë shqiptarë, pra nga Kosova e trevat tjera shqipfolëse, nga diaspora e investitorë të huaj, në aktivitetin e quajtur “Forumi i Bizneseve të Diasporës”. Mbi 360 biznese dhe biznesmenë nga Kosova, trojet shqiptare, diaspora por edhe të huaj, morën pjesë në aktivitetin e rëndësishëm të mbajtur në Prishtinë, njofton gazeta Zëri.

Në hapjen e këtij forumit, morrin pjesë, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, Drejtoresha e Misionit USAID-it në Kosovë, Zeinah Salahi, Kryetari i Nderit i Rrjetit të Bizneseve të Diasporës Shqiptare, Lazim Destani, Kryetari i Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Austri, Ylli Blakaj e shumë afaristë e personalitete të tjera nga fusha e biznesit.

Po ashtu, gjatë Forumit është mbajtur edhe një takim B2B, ku bizneset e diasporës dhe të huaja u takuan me ato vendase, duke u njohur më shumë për veprimtarinë e tyre dhe mundësinë që produktet vendase të eksportojnë jashtë vendit.

Në një intervistë për “Zërin”, Kryetari i Nderit i Rrjetit të Bizneseve të Diaporës Shqiptare, Lazim Destani, i cili njihet edhe për kontributin e madh të rrjetëzimit të bizneseve të diasporës me ato që kryejnë aktivitet në trojet shqiptare, Kosovë, Shqipëri e Maqedoni, tha se udhëheqës të kompanive joshqiptare që kanë ardhur sot në Prishtinë, janë ndarë të habitur me mundësitë që ofrojnë kompanitë dhe prodhimet vendore.

“Ky nuk është Forumi i parë, diaspora ka pas edhe më herët forume të ndryshme por sot më të vërtet ka qenë një forum në nivel të lartë, ku kanë ardhur mbi 30 kompania të huaja, që do të thotë se pronarët nuk janë shqiptarë, por që bashkëpunojnë me kompanitë tona që veprojnë në diasporë dhe janë ndarë të kënaqur me kompanitë vendore që veprojnë në Kosovë”, tha Destani. Sipas tij, “më herët vizituam takimet e kompanive dhe bisedat që bëjnë njëri me tjetrin dhe ky është një sukses tjetër i madh dhe kompani të diasporës shqiptare që veprojnë në perëndim e që me sa kuptova unë janë 100 kompani që kanë ardhur në këtë Forum. Ishte nder që në këtë forum sot ishte kryeministri Albin Kurti, kryetarët e disa komunave, ku me të vërtet ishte takim shumë i frytshëm”, vijoi Destani për “Zërin”.

Ai lavdëroi gjithashtu edhe kompanitë vendase, të cilat i krahasoi me ato ndërkombëtare, ndërsa ftoi për më shumë unitet mes bizneseve të diasporës dhe vendore, por edhe shqiptarëve në përgjithësi.

“Kompanitë tona kanë nivel europian dhe ndonjëherë ne nuk i dimë vlerat tona. Këto Forume janë mundësi e mirë bashkë me ju mediat që i shpalosni këto veprimtari dhe vlerat tona, të cilat janë shumë të vlefshme”, shtoi Destani.

Forumi që ka nisur sot do të vazhdojë edhe të shtunën, ku pjesëmarrësit nga Diaspora dhe të përfaqësues të bisneseve të huaja, do të vizitojnë disa kompani vendore nëpër disa qytete të Kosovës.

Burimi: Zëri.info

AKU kërcenon Qendrën ALERT, se po analizon dhe publikon rezultatet e frikshme të produkteve ushqimore...

Pak ditë më parë, Qendra ALERT mori disa kampionë djathi në disa zona të Tiranës, si dhe qumësht rruge, për t’i analizuar dhe komunikuar konsumatorit problematikat e mundshme që mund të kenë këto produkte. E gjitha kjo, në kuadër të Emisioni ALERT që do të transmetohet të premten më 20 maj 2022. Referuar problematikave të shumta që paraqisnin këto produkte dhe rriskut serioz, i kërkuam AKU pjesëmarrjen në këtë emision. Më 19 maj, AKU i dërguam këtë e-mail:

“Te nderuar pershendetje! Uroj te jeni mire! Duke ju falenderuar per bashkepunimin e herepashershem, ne kuader te emisionit ALERT, do te doja kete te premten, dte 20 maj 2022, qe AKU te ishte prezent. Tema e emisionit ka te beje si meposhte:

Kemi analizuar djath qe e kemi blere ne 1 dyqan prane Rr.Bardhyl dhe 2 mostra ne Tregun Agroushqimor dhe i kemi analizuar. Ka prezente te E.Coli, Listeria dhe Enterobaktere…

Gjithashtu, kemi analizuar 3 mostra qumeshti rruge dhe ka rezultuar me enterobaktere, qeliza somatike dhe ne dy raste me uje te shtuar.

Do te donim te ishte AKU si institucioni pergjegjes per garantimin e sigurise ushqimore (edhe pse ne rastin e qumeshtit do te thonit nuk eshte pergjegjesia jone), por edhe te riperpiqemi t’i largojme konsumatoret nga kjo menyre blerjeje e konsumi.

Duke ju falenderuar, mbetemi ne pritje.

Granit Sokolaj”.

Ftesa e Qendrës ALERT për AKU, për t’i pasur në Emision ALERT

Ndërsa sot, më datë 18.05.2020, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, në përgjigjen e vet ku mohon pjesëmarrjen nkëtë program, shntazhon dhe kërcenon Qendrën ALERT me procese gjyqësore. Megjithëse nuk është aspak e qartë arsye, shkaku, baza ligjore, institucioni që duhet të garantojë sigurinë ushqimore, kërcenon me gjyqe, ndoshta për faktin se Qendra ALERT dhe emisioni me të njëjtin emër po bëjnë punën që duhet të bëjë ajo.

Më poshtë po publikojmë në një material, përgjigjen e sotmë të AKU dhe përgjigjen tonë me germa të zeza (BOLD) që ia kemi kthyer, për të cilën vumë në dijeni dhe Drejtoreshën e Përgjithshme, Ministren e Bujqësisë dhe Inspektoriatin Qëndror.

Të nderuar pershendetje!

Në vijim të komunimit tonë, por më së shumti, nisur nga e-maili juaj shantazhues, kërcenues, intimidues në drejtim të Qendrës ALERT dhe punës tonë;

Së pari, më lejoni të shpreh një qëndrim tërësisht personal dhe jo institucional. Si ish-staf i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, si ish-Përgjegjës i Sektorit të Marrëdhënieve me Publikun dhe Ndërgjegjësimit të Konsumatorit, dhe si ish-staf në kabinetin e Ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, personalisht do turpërohesha sikur vetëm t’a mendoja t’i ktheja një përgjigje e-maili të tillë një organizate, një media apo programi televiziv dhe jo më ta dërgoja, vetëm për punën që bën!!!!!!!!!!

Zoti ju mëshiroftë! Konkretisht, personin të cilin e ka shkruar këtë e-mail, emër për të cilin i kam informacionet!!!!!!!!!!! Sepse një e-mail kaq banal, kaq pa kuptim, kaq shantazhues e intimidues, nuk do të shkruhej nga kushdo dhe nuk do guxonte dikush lehtë!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

Të kthehemi tashmë tek komunikimi institucional, pra mes Qendrës ALERT, e cila mban dhe autorësinë e emisionit me të njëjtin emër. Dhe, do donim t’ju jepnim përgjigjë për secilen prej fjalive tuaja, pa ndërhyrë në asnjë germë apo fjalë. Dhe me shkronja të zeza (bold) janë përgjigjet tona për ju.

Përgjigjia shantazhuese e AKU

I nderuar Z. Sokolaj,

Ju falenderojmë për vëmendjen ndaj Sigurisë Ushqimore

— Nuk nuk keni pse na falenderoni aspak, sikur po na e dini për nder apo po e vlerësoni atë që po bëjmë, sepse ju nuk e keni vetë në vëmendje sigurinë ushqimore!!! Ndaj kortezitë, sidomos në e-maile të tilla dhe me gjuhën tuaj të komunikimit, nuk kanë aspak vend.

Së pari, lutemi duke qenë se është evidentuar shitje e qumështit në rrugë, pa etiketë, të pakontrolluar dhe pa regjistrim si subjekt me NIPT, të na bëhet me dije nëse e keni denoncuar rastin tek autoritetet kompetente.

— Qendra ALERT, t’jua bëjë me dije ju??!! Inspektorët e AKU dhe gjithë stafi në Drejtorinë e Përgjithshme dhe në Drejtoritë Rajonale, a nuk e di që rrugët e trotuaret e Shqipërisë janë me qumësht të tillë që shitet nga individët (fshatarët)??!! Në të gjitha rastet produkt i pasigurt!!! Te cilat autoritete ta denoncojmë, nëse ju mendoni që ne punojmë për ju, jemi strukturë e juaja apo paguhemi nga ju?! AKU ka hequr dorë gjithmonë nga kjo tregti, pasi duke e parë si luftë të humbur (për shumë arsye e herë herë dhe me të drejtë) ka deklaruar se, nuk mund të merret me indivitët, me pretendimin që Ligji “Për ushqimin” përcakton si operator biznesi ushqimor vetëm ata që kanë një NIPT.

Por mbi të gjitha, ne kemi për detyrë të konstatojmë e të publikojmë rastet me probleme, por në asnjë rast nuk kemi detyrimin ligjor t’ju sinjalizojmë ju. Nuk jemi të detyruar as nga “Ligji për Sinjalizuesit”… këta njerëz duhet t’i keni ju brenda strukturave tuaja, duke tentuar të luftojnë korrupsionin brenda radhëve tuaja. Të paktën ligjërisht kështu duhet të ndodhë!

Ne nuk jemi rreshterët tuaj e nuk punojmë për ju! Ne evidentojmë, konstatojmë dhe publikojmë atë që duhet ta bënit ju. Por ju merreni ende me inspektorët, duke i trajnuar ende si të mësojnë të lexojnë etiketat, edhe pse 4 vjet pas miratimit të VKM-së “Për Etiketimin”.

 “Përndryshe, masa do të merret nga Autoriteti Kombëtar të Ushqimit sipas legjislacionit në fuqi”, thoni ju në e-mailin tuaj.

— Duke shpresuar ta njihni legjislacionin në fuqi e të mos e lexoni saherë ju duhet diçka, ndaj kujt dhe për çfarë do të merren masa?! Po na kërcënoni? Intimidoni? Ne nuk jemi inspektrët tuaj që të tentoni të na vini në rresht dhe nuk jemi as operatorë biznesi ushqimor që cënojnë sigurinë ushqimore dhe ju i milni saherë shkoni për inspektim!

Së dyti, sa i përket analizës së kryer në dyqanet e përmendura, a keni njoftuar ju trupat e AKU-së për verifikimin, marrjen e mostrës në mënyrë të garantuar, për monitorimin dhe hetimin e rasteve. Nëse jo, lutem të merren masa menjëherë që të mos detyrohemi të nisim proces gjyqësor.

— Të nderuar! Po i marrim me radhë.

E ritheksoj, ne nuk njoftojmë AKU sepse s’jemi as operator biznesi, as strukturë varësie e AKU apo dikujt tjetër. Për këtë ju duhet t’a bindni veten.

Dikur i kemi kërkuar AKU të na ofrojnë mundësinë e marrjes së mostrave të produkteve me origjinë shtazore dhe gjithmonë kemi pasur përgjigje negative, me pretendimin që nuk ka bazë ligjore, që AKU merr mostra vetëm për planin e vet vjetor të marrjes së mostrave apo në raste indiciosh apo ALERT-esh dhe jo për media, organizata apo emisione televizive. Gjithmonë vinte e njëjta përgjigje, e shkruar nga e njëjta dorë që rrinte në paradhomat apo zyrat e Drejtorëve të Përgjithshëm të AKU, fatkeqësisht të shumë të numër, të shpeshtë në kohë e në larmishmëri zanatesh e ngjyrash politike.

Pamundësinë për ta ofruar këtë shërbim edhe me pagesë nga ana jonë, e ka pohuar në emisionin ALERT para disa muajsh edhe Drejtori i asokohe i Menaxhimit të Riskut. Ia kërkuam zyrtarisht dhe nuk e ofroi si mundësi.

Së dyti, ne e dimë fort mirë se si merret mostra për produktet me origjinë shtazore, ndoshta dhe më mirë se treçereku i inspektorëve në AKU. Por, qumështit që rri gjithë ditën në diell, në rrugë, në 30 gradë aktualisht, atij që ju nuk e keni nën hyqëm, do t’i shtojmë ngarkesën mikrobiale?! Do t’i shtojmë qelizat somatike?!

Në lidhje me djathin, 1 mostër është marrë në një market të vogël ku shitësja thotë që është djath i përzier me qumësht deleje e dhie, diku nga Erseëka apo Leskoviku prodhohet… 2 mostra në Tregun Agro-Ushqimor, nga ku furnizohen marketet e deri të dyqanet e vogla në lagje në Tiranë e në shumë qytete të Shqipërisë. Në të tri blerjet, nuk ofrohej kuponin tatimor. Të tri mostrat, siç ju kanë vënë në dijeni dhe me e-mailin e mëparshëm, kanë rezultuar me E.Coli, Listeria dhe Stafilokok. Mund t’jua shtonim ne këto?! Mund t’i kontaminomin ne?!

Gjithësesi, për t’ju qetësuar e qartësuar ju, ne nuk i kemi marrë vetë mostrat, por në bashkëpunim me Laboratorin TENUIS (ish-Noval), me stafin e tyre, i cili i kodonte menjëherë nga blerja dhe i vendoste në termues e direkt kanë shkuar në laborator. Ndaj, ne nuk mund të binim në grackën që puna jonë, me kostot tona, të na kthehej në bumerang, aq më pak nga AKU, e cila nuk i merr ndryshe, nëse do t’i merrtë!!!!

Përsa i takon nisjes së procesit gjyqësor nga ana juaj…

Në radhë të parë, nëse ka mbetur ndonjë jurist në atë vend, do duhej ta dinte përse?! Së dyti dhe më e rëndësishmja: Ne as nuk trembemi, as nuk intimidohemi dhe as nuk na bën përshtypje presioni e shantazhi i askujt dhe nuk ka ndodhur kurrë deri sot, aq më pak i nje institucioni si AKU, punën e të cilit po e bëjmë ne. Jemi sprovuar shumë e shumë më ndryshe…! Dhe misioni vazhdon!

Por ka të ngjarë që, dalja e rezultateve të analizave nga ana jonë, t’ju cënojë ju, sepse ju nuk i publikoni kurrë. Jo se nuk dini, por nuk doni dhe druajmë që kjo është fitimprirëse për ju. Ndaj, ne ju garantojmë që nuk trembemi nga presioni juaj me gjykata…!

Dhe sa për ta ditur, së shpejti mund të jetë AKU e paditur nga ana jonë pranë Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) dhe e dini përse?

Sepse AKU kryen krim shtetëror duke mos publikuar rezultatet e analizave kur ato rezultojnë me probleme…

Sepse AKU kryen krim shtetëror duke mos publikuar rezultatet e analizave të luleshtrydheve që në përmbajtjen e tyre kanë një numër tejet të lartë perstidicesh e madje mes tyre edhe nga ato të ndaluara për t’u tregtuar në Republikën e Shqipërisë (përgjatë periudhës së funddimrit dhe pranverës së këtij viti). Informacionet i kemi, ju mbetet ju për të provuar të kundërtën, por në praninë tonë.

Sepse AKU publikon në faqen e vet dhe rrjete vetëm mostrat e marra dhe kurrë nuk publikon rezultatet e analizave kur ato rezultojnë me probleme për produkte nga më të ndryshmet ushqimore.

Sepse AKU ka gabuar në komunikimin e riskut me shumë produkte që i mban të fshehura në ëeb-in zyrtar, edhe aty me mangësi të theksuara në informacion për konsumatorin dhe kurrë nuk i publikon në rrjetet sociale, nuk iu dërgon informacion mediave apo organizatave, me qëllim që konsumatori ta ketë më të lehtë aksesin në informacion.

Sepse AKU kreu krim shtetëror kur nuk komunikoni si gjithë vendet tjera riskun serioz për konsumatorin me çokolatat “Kinder”… etj, etj, etj…

Ndaj të nderuar, një organizate të shoqërisë civile, që ka për qëllim mbrojtjen dhe ndërgjegjeësimin e konsumatorit, si objekt kryesor të punës së saj, aq më tepër kur e njeh më mirë se gjithçka tjetër që lidhet me konsumatorin, sigurinë ushqimore e gjithë mangësitë e saj në vendin tonë, kur njeh dhe di çdo lëvizje në institucionin tuaj, jua rekomandojmë që të mos i përmendni gjykatat. Nuk trembemi dhe as nuk e ndalim punën tonë! Për këtë të jeni të qartë! Shantazhet i keni në planin tuaj të punës së përditshme ndaj biznesve ushqimore, por gaboni kur i nisni dhe në drejtime të tjera!!!!

Dhe për ta mbyllur këtë pjesë: Ju kujtoni se ne jemi ushtarët tuaj. Gaboheni, e ritheksoj, por gjykojmë që e keni nga eksperienca, sepse AKU, në Drejtorinë e Përgjithshme apo edhe ne Drejtoritë Rajonale është e mbushur me ish-policë, me të cilët s’kemi dashur kurrë të merremi e ndoshta nuk do t’a bëjmë asnjëherë, sepse nuk është ky objekti i punës tonë të përditshme, edhe pse indirekt ndikon te konsumatori. Në një lum që rrjedh vrullshëm, uji ikën, gurët mbeten gjithmonë aty!

Së treti, sa i përket temës, kjo është diskutuar nga përfaqësuesi i AKU-së në pjesëmarrjen e fundit në emisionin tuaj (https://www.youtube.com/watch?v=p-j6_e_y3r8&list=PLQpmT8dugQ5UEmBmOwhfjzu2i84OYSKNd&index=4 ).

— Sa i përket pjesëmarrjes tuaj në emision, pra pikës së tretë të e-mailit tuaj:

Ne sigurisht emisionin ALERT do ta zhvillojmë erdhët apo nuk erdhët ju, apo edhe nuk do të ekzistonit ju fare. Madje për ne është më komode dhe e dini përse?!

Sepse, gjithmonë, saherë AKU ka marrë pjesë në emisionin ALERT, unë përsonalisht si moderator, jam përpjekur të mos i kryqëzoj të ftuarit, të mos i ngacmoj, të mos i vë në siklet me gjëra që unë i di. Nuk kam dashur ta bëj këtë, sepse për shkak të viteve të punës në AKU, disa prej tyre që kanë mbetur i njoh, disa të tjerë i mirëkuptoj, pasi e di fort mirë ç’do të thotë të dalësh në kamera, para publikut e të thuash gjëra për të cilat edhe vet e di që je duke gënjyer. Ndaj dhe nuk kam tentuar as t’ju rrezikoj vendin e punës e as t’i nxjerr keq, megjithëse nuk është profesionale nga ana ime. Ne jemi vend i vogël, as portokalle jo, por mandarinë…!

Nga ana tjetër, gjithmonë me dashamirësi iu kemi kërkuar dhe thënë që, është mirë që AKU ta jetë, e ka gjithmonë vendin e vet në program, për të amortizuar ato çfarë thonë të tjerët të ftuar, për të amortizuar situatat, për të thënë të bardhën e të zezën sipas AKU, fundja, për të thënë punën për të cilën paguhet, për të sqaruar lajmet e shpeshta të pavërteta që qarkullojë për sigurinë ushqimore e që në shumicën e rasteve janë gjobëbënie. Del ndonjë njeri në AKU t’a mohojë këtë mundësi që jua kemi ofruar? Sepse në fund të fundit, edhe lajmi i mirë, edhe e verteta e bardhë, konsumatorit i shërben. Paniku është dëmtues për çdokënd, për konsumatorin por edhe biznesin. Por, ju as këtë nuk e vlerësoni, sepse mosmirënjohja është në venat e AKU, rrjedh brenda damarëve tuaj.

Gjithësesi, edhe pse përfaqësuesi i AKU ka qenë në emision para pak javësh, sërish ju ftuam, sepse tashmë nuk po flasim për fenomenin, por për rezultate analizash, për risk për konsumatorin, për punë të pabërë nga AKU. Gjithësesi, në emisionin e radhës së të premtës që vjen, datë 20, vendi juaj do të jetë aty. Edhe nëse nuk vini në orën 21.00, ejani kur të mundeni. Ejani dhe në skype, ejani dhe në telefon, në çdo orë përgjatë emisionit. Jemi direkt. Duhet të jeni mbi të gjitha, sepse jeni të pazëvendësueshëm dhe pakrahasueshëm!

Duke ju falenderuar për gjithë këtë mundësi që na krijuat të komunikonim lirshëm me ju, shpresojmë dhe urojmë që të mos kemi harruar ndonjë gjë të rëndësishme pa thënë, sepse kur ke shumë informacion dhe e di çfarë ndodh, je dhe i “frikësuar” nga ndonjë proces gjyqësor i mundshëm, bën dhe gabime të tilla e harron fakte.

Ju pres në Emisionin ALERT, këtë të premte dhe saherë të keni diçka për të thënë në dobi të konsumatorëve. Ju premtoj publikisht që do të organizoj puntata emisioni enkas për punën tuaj!

ZOTI JU MËSHIROFTË!

Granit SOKOLAJ

Drejtor Ekzekutiv i Qendrës ALERT

Autor dhe moderator i Emisionit ALERT

Mbrojtja e të dhënave personale, kontrollues publik të përgjegjshëm dhe transparent

Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale zhvilloi takimin për “Prezantimi i rezultateve të Pyetësorit për vlerësimin e njohurive  të autoriteteve publike në lidhje me të drejtën për mbrojtjen e të dhënave personale”.

Në këtë aktivitet ishin të pranishëm mbi 120 përfaqësues dhe nëpunës të mbrojtjes së të dhënave personale nga institucione qendrore, të pavarura dhe të vetëqeverisjes vendore. Ky Pyetësor u lançua si pjesë e aktiviteteve të Zyrës së Komisionerit në kuadër të 28 Janarit, Ditës Ndërkombëtare të Mbrojtjes së të Dhënave Personale. Nëpërmjet tij, institucionit i është mundësuar një panoramë e gjerë për nivelin e njohurive të administratës në lidhje me garantimin e të drejtës kushtetuese për mbrojtjen e të dhënave personale nga kontrolluesit publik. Gjithashtu, Pyetësori synon vlerësimin edhe zbatimin e detyrimeve të kuadrit ligjor  në fuqi, i cili rregullon procesin e përpunimit të të dhënave personale të qytetarëve.

Në fjalën e tij përshëndetëse, Komisioneri, z. Besnik Dervishi, theksoi se “ofrimi i shërbimeve online dhe zhvillimi i teknologjisë, imponojnë një një reformë të plotë dhe të strukturuar edhe në këtë fushë. Hapi i parë është modernizimi i legjislacionit, proces i cili do të përmbyllet brenda këtij viti. E rëndësishme është, gjithashtu, dhe edukimi me parimet e mbrojtjes së të dhënave personale, ku Zyra e Komisionerit synon integrimin e tyre në sistemin arsimor të vendit.”

Rezultatet e Pyetësorit u prezantuan nga Drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, znj. Pjerina Gaxha. Zyra e Komisionerit konstaton se niveli i njohjes së legjislacionit është jo i duhuri dhe sidomos, kërkohet vëmendje e shtuar për rritjen profesionale nëpërmjet trajnimeve të vazhdueshme. Pjesë e aktivitetit ishte edhe një prezantim për “nëpunësin e mbrojtjes së të dhënave personale”, funksion i cili me legjislacionin e ri të fushës do të ketë rol specifik brenda strukturës së autoriteteve publik apo subjekteve private që mbledhin dhe përpunojnë të dhëna.

Të plotë rezultatet e Pyetësorit i konsultoni këtu.

https://www.idp.al/2022/05/16/18610/

Alert.al

Foto / Video - Prezantohet në Berlin makina elektrike gjermane, pronë e familjes Destani. ND Group e Nazif Destanit, tashmë dhe në industrinë e automobilizmit

BERLIN – Familjes Destani nga Tetova e Maqedonisë së Veriut i shtohet dhe një tjetër kompani në mes te markave të njohura si Ecolog International apo EcoCare, pjesë e ND Group. “Next e.GO Mobile” është kompania më e re e familjes së Lazim Destanit, e cila dy ditë më parë ka prezantuar në kryeqytetin e Gjermanisë, Berlin, veturat e para elektrike. Megjithëse “E.Go” prej disa kohësh kishte hapur sallonin e parë në Dyseldorf, zyrtarizimi i markës në pronësi të miliarderit Nazif Destani, djali i Lazim Destanit, dhe prezantimi zyrtar është bërë dy ditë më parë.

Në praninë e e mediave gjermane dhe shumë personazheve të njohura të botës së artit e kulturës, u zhvillua ceremonia e prezantimit në makinës “e.GO”, ku padyshim spikati futbollisti i njohur braziljan, Neymar, i cili është dhe imazhi zyrtar për vitin 2022 i këtij modeli. Kompania Next.e.GO Mobile SE, prodhuesi gjerman i automjeteve elektrike, ka njoftuar se, ka nënshkruar një partneritet global me NR Sports, përgjegjës për menaxhimin e futbollistit Neymar Jr, ambasador i modelit të quajtur “e.wave X” për vitin 2022.

Grupi ND dhe familja shqiptare Destani hynë në industrinë e makinave elektrike në vitin 2020 ngë Gjermani dhe për një kohë mjaft të shkurtër zgjeruan investimet e prodhimin, çelën sallonin e automjeteve, nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me shtete të ndryshme anëtare të BE-së për të investuar dhe zgjeruar kapacitetet e tyre të prodhimit të makinave elektrike, ku do ndërtohen fabrikat qindra milionë euroshe, ndërsa tani e prezantuan zyrtarisht produktin e tyre më të ri.
Duke qenë se Grupi ND është kurdoherë në vijën e parë përsa i përket përshtatjes me nevojat e tregjeve dhe të konsumatorëve, duket se bëri që të futet dhe në industrinë e makinave elektrike, e cila janë e ardhmja e afërt.
Grupi ND, me kompanitë e saj Ecolog, EcoCare, Next e.GO Mobile e shumë të tjera të shtrira në gjithë botën, janë pronë e familjes së filantropit dhe biznesmenit të njohur Lazim Destani, i njohur për bamirësitë e tij, për ndihmat për shqiptarët në trojet tona, si dhe një ndër aktivistët më të mëdhenj në çështjeve kombëtare dhe shqiptare.
Prezantimi zyrtar i makinës elektrike pronë e familjes së tij, nuk mund t’i shpëtonte as vetë Z.Destani, i cili padyshim s’kishte si të mos shprehte kënaqësinë e tij për këtë arritje të bizneseve të familjes së tij.

Një prezantim të detajuar të kompanisë dhe modelet e makinave, mund t’i gjeni dhe në linkun e mëposhtëm, që është dhe faqja zyrtare.
https://www.e-go-mobile.com/en

Alert.al

 

Parandaloni më mirë se të kuroni! NOVAL Diagnostik tashmë dhe në zemër të Tiranës, me një pafundësi analizash

Shëndeti është elementi i parë dhe më i rëndësishëm i lumturisë dhe parandalimi i sëmundjeve, apo identifikimi i hershëm i tyre  është lehtësisht i mundshëm. Duke mos e lënë jashtë vëmendjes shëndetin tonë, duhet dhe mund të kryejmë shpesh herë analiza të hollësishme dhe një faktor mjaft i rëndësishëm është cilësia e analizave, vendi ku zgjedhim t’i bëjmë, stafet mjekrësore, aparaturat e laboratorëve nga varen dhe rezultatet e në fund, interpretimi i duhur.

Gjithë këtë zinxhir, tashmë e kemi të zgjidhur me një ndalim.  Laboratori NOVAL Diagnostic,me piken me te re , pranë Radio Tiranës apo e thënë ndryshe në rrugën e Liceut. NOVAL Diagnostic, për të gjithë ata që kanë nevoja shëndetësore, apo ata duantë jenë gjithmonë të informuar për shëndetin e tyre e të parandalojnë sëmundjet, ofron gamën e plotë të analizave mikrobiologjike. Në NOVAL Diagnostik, çdo i interesuar do të gjejë përgjigje për vlerësimin e sëmundjes dhe zbulimin e shkaktarit te saj.

Laboratori NOVAl Diagnostik eshte konceptuar nga ekspertët më të mrë, ne mënyre të tillë që, nëpërmjet metodave dhe aparaturave të dedikuara të përcaktohen saktësisht diagnozat e sëmundjeve infektive me etiologji të  ndryshme

Ndaj, mos prisni vetëm atëherë kur mjeku juaj të kërkojë disa analiza, por kujdesuni për veten dhe familjen, duke u drejtuar te NOVAL Diagnostic, të cilin e gjeni në zemër të Tiranës,, konkretisht tek Kryqëzimi i RTSH, tek Pallatet Agimi, në Kamëz, në qytetin e Vlorës ngjitur me Konsullatën Italiane, si dhe në qytetin e Fierit, përballë poliklinikës së qytetit.

Në këtë prag vere, laboratori vetëm për muajin Maj ka bërë paketa të ndryshme me çmime të përballushme nga të gjithë, te cilat i gjeni tek fotot më poshtë.

Foto/Video - Nis Spring Festival! Në sheshin "Skënderbej" jehojnë shtëpizat dhe skena e muzikës

Spring Festival është një eksperiencë e re e festivali outdoor që mund të përjetoni në zemër të Tiranës. Nga data 5 maj deri më 15 maj në sheshin Skënderbej, në këtë festival mund ta gjejë veten çdokush. Sepse shumëçka do të ndodhë në 11 ditë. Nisi mbrëmjen e parë me muzikën fantastike e zërin unik të Dren Abazit, por do të vijojë me performanca muzikore LIVE nga artistët dhe grupet më në zë, për të kënduar e kërcyer bashkë me mijëra vizitorë që pritet të vizitojnë festivalin. Nuk do të mungojnë shfaqjet teatrale dhe muzikal për fëmijë e të rritur. Dhe po ju zbulojmë se mbrëmjen e dytë skenën e pushton trupa teatrale e Shkupit.

“Skena e madhe ka performanca LIVE të bandave dhe këngëtarëve më të mirë të muzikës LIVE që ne kemi, si edhe dy shfaqje teateale muzikale respektivisht nga Teatri Kombëtar i Kosovës me një trupë të jashtëzakonshme që do të performojë në skenën e madhe si edhe Teatri Kombëtar për Fëmijë dhe të Rinj i Maqedonisë së Veriut”, tregon Uarda Koçi, që është angazhuar të sjellë art dhe kulturë në skenën e vendosur në Sheshin Skënderbej.

Eksperienca kulinarie në shesh mund të kemi shijuar por për herë të parë, organizatorët zbuluan se metropoli do të ofrojë mundësi për të blerë e shitur edhe në një zonë të dedikuar. E kanë quajtur “Garage Sale”, vendin ku çdokush mund të sjellë sendet e objektet të cilat nuk i përdor më dhe t’i rijetësojë duke ia shitur dikujt që ka nevojë për to, ose të blejë gjithçka dëshiron në këtë bazzar në sheshin kryesor të kryeqytetit.

“Në festival do të keni mundësi për të blerë e shitur vepra artistike apo punime handmade nga zonjat duararta”, tregon Uarda Koçi, koordinatorja e këtij eventi që merr jetë me nisjen e pranverës.

Fëmijët janë kryefjala e çdo dite në hapësirën dedikuar tyre.

Sepse pranvera ka ardhur për të gjithë! Spring Festival ka nisur të jehojë! E dëgjoni edhe ju?

Fotot nga Henri Koçi

 

Alert.al

Komiteti i Kontrollorëve Europianë në Tiranë, mbështetje për 3 kontrollorët e pushuar nga puna, edhe pse të pafajshëm nga gjykata

Nga Mirilda Tili

Takimi i 58 i Komitetit të Kontrollorëve Europianë po mbahet në Tiranë, ku fokusi ka qenë zhvillimet në Shqipëri, rritja e trafikut ajëror dhe pushimi nga puna e tre kontrollorëve edhe pse gjykata i shpalli të pafajshëm.

Pushimi nga puna i 3 kotrollorëve të trafikut ajror edhe pas vendimit të gjykatës për pafajësinë e tyre është bërë objekt i deklaratave publike të krerëve të organizatave europianë në industrinë ajrore. Frederik Dealeao, President i IFATCA, nga konferenca e 58 që po mbahet në Tiranë është shprehur:

“Siç e dini, ka pasur probleme të veçanta këtu në Shqipëri. Jemi përfshirë sidomos në mbrojtjen e 3 kontrollorëve. Ata janë arrestuar, janë pezulluar dhe janë hequr nga puna nga Albcontroll. Pas disa muajsh, fatmirësisht gjykata ka vendosur t’i shpallë të pafajshëm. Jam shumë i lumtur të jem këtu dhe të ndaj me kolegët këto momente kur drejtësia është vënë në vend. Siç e dini, kontrolli i trafikut të ajrit është një profesion shumë i veçantë. Në Shqipëri tashmë duhet të përballojmë një rritje në trafikun ajror, të cilin duhet ta menaxhojmë me më pak kontrollorë dhe me një sistem i cili është “prishur” deri diku për shkak të asaj që ka ndodhur. Duhet të ngrihet sërish besimi mes kontrollorëve  dhe drejtuesve, në mënyrë që të arrihen standardet e pritura nga ne dhe gjithë pasagjerët”.

Ndërsa  ftesën për ta diksutuar nga afër me drejtuesit e Albcontrol e ka bërë Volker Dick , kryetari I sindikats europiane e kontorllorëve të trafikut ajror. Ku mes të tjerash është shprehur se:

“Kur shoh atë që po ndodh që kompania që u ndërtua me mbëhstetjen Eurokontrollit dhe ku janë  implementuar të gjitha rregullimet e Eurokontrollit dhe pyes veten,  kur shoh rezultatet  që njerëzit ndëshkohen sepse reagojnë për shkak të detyrës, ku kontrollorët e trafikut ajror  e kanë për detyre të deklarojnë që për arsye nga më të ndryshmet nuk ndihen mirë mendësrisht  apo edhe fizikisht, kanë të drejtën të deklarojnë gjendjen e tyre. Sepse është detyra e tyre të deklarojnë. Dhe ajo që ndodhi me ata iu ka ndodhur edhe punonjësve të tjerë që ofrojnë shërbime të tjera, ku nuk mund të them që ndodh çdo ditë por që ndodh. Mund të ketë arsye të ndryshme, arsye familjare, mund te jetë arsye edhe presioni nga punëdhënësi apo kushdo tjetër  dhe për këtë duhet të deklarojnë që nuk janë të aftë të kryejnë detyrën si kontrollorë. Sepse ne i shërbejmë mijëra qytetarëve dhe kjo është detyra jonë, që ti shërbejmë sigurisë së fluturimeve sa më mirë të jetë e mundur. Kushdo që do të blejë biletën dhe kalojnë kufirin ajror çdo ditë, duan siguri.  Kjo më ka surprizuar më së shumti  që ka sjellë këtë reagim kaq të ashpër dhe që jemi në këtë situatë tani.

Në vitin 2021 kur edhe filloi kalvari mes kontrollorëve dhe betejës publike me albcontroll, trafiku ajror në Shqiëri u rrit me gati 50% më shumë se viti i sukseshëm 2019.

Situate e shqipërisë po diskutohet në takimin e 58 të ATCUC e cila po mbahet në Tiranë dhe do të zgjasë tre ditë.

Ndërsa pyetjes, nëse Albcontrol e ka “luksin” të pushojë punonjësit e saj për sa kohë që fluksi I trafikut ajror është shtuar me 50% I janë përgjigjur me një JO.

“Luksin për të pushuar nuk e kanë  sepse në shumë shërbime  që ofrojnë dhe bazuar tek rregullimet që vijnë nga marrëveshjet one sky ku në fakt ne punojmë në kushtet e monopolit, dhe në fakt në kushtet e monopolit duhet të ketë rregullime. Dhe kjo është diçka që ne e kemi pranuar plotësisht.  Ne nuk e kemi fshehur asnjëherë këtë dhe duke parë performancën, sepse prsioni ekonomik filloi me krizën ekonomike të 2008 dhe vazhdoi  dhe u përshkallëzua  me krizën e pandemisë, shohim se kontrolloroët nuk janë zëvednësuar. Në shërbimet që ne ofrojmë, kostot më të mëdha, gati 70 % e kostove për ofrimin e shërbimeve është kostoja e stafeve, atë që njerzit paguhen për pagat. Ne nuk prodhojmë pije apo telefona celulare, ne prodhojmë siguri.

Dhe si e matim ne me para jetën e njeiut, këtë nuk e bëjmë kurrë këtë. Në këtë situatë të kesh luksin të pushosh njerëz kur në fakt je në krizë për të siguruar staf në një kohë që është rritur trafiku  është mendim I gabuar dhe kërcënon sigurinë. Dhe sic del nga studimet e bëra Shqiëpria është një vend ndryshe. Të dhënat janë publike dhe kushdo mund ti shohë që përgjatë periudhës së pandemisë, vala e tretë dhe e katërt, trafiku ajror, së paku në aeroportin e Tiranës është së paku 50% më shumë. Dikush duhet të punojë për këtë, duhet të jetë prezent në vendin e punës. Nuk mundem ta kuptoj dot këtë, kështuqë me shumë mundësi drejtuesit e Albcontroll  kanë mjaftueshëm staf për të mbuluar trafikun ajror të rritur.  E vetmja gjë që mudn të them për këtë” është shprehur kreu I ATCUC.

Dyeshues mbi numrat është shprehur edhe kreu I IFATCA, ku ka sqaruar se 65 kontrollorë nuk janë mjaftueshëm. “Është e vështirë të flasim me shifra të sakta. 65 do të ishin mjaftueshëm por deri në momentin kur nuk kemi trafik të ndërlikuar. Duhet të sigurohemi që kontrollorët të mos vendosen në presion. Pasagjerët hipin në bord duke u garantuar se do të bëhet maksimumi për standardet e sigurisë. Pra 65 janë mjaftueshëm por mund të jenë dhe shumë keq. Kjo gjë ka ndodhur dhe me kolegët tanë këtu me situatën që u përballen para disa muajsh dhe e shpallen vetën përkohësisht të pamundur që tqë garantojnë standardet e sigurisë. Prandaj dhe në direktivat europiane njihet dhe kjo pamundësi e përkohshme. Është shumë e vështirë që ti përgjigjem pyetjes tuaj, Rëndësi ka që të mos ketë më pak se 65 kontrollorë dhe të kenë mundësi që të pushojnë mjaftueshëm. T’i jepet gjithashtu besim atyre në mënyrë që dhe t’i besohet sistemit. Ky është një sistem i tërë që përbëhëet nga kontrollorët, drejtuesit dhe mbështetjen e qeverisë. Kjo e fundit duhet t’i besojë kontrollorëve, detyrave e të cilëve është që të garantojnë siguri mbi Shqipërinë, dhe nuk duhet harruar që Shqipëria është pjesë e rrjetit Europian të Aviacionit dhe është një pjesë e rëndësishme  përshembull për lidhjen me Greqinë, një destinacion i rëndësishëm turistik. Sigurisht që ne kujdesemi të kemi një qiell të sigurtë të Shqipërisë”.

Alert.al

Importuesit e mishit, letër urgjente Ministres së Bujqësisë, Kryeministrit dhe Ambasadores së SHBA: Marrëveshja Polici-Dogana shkeli ligjin dhe po cënon sigurinë ushqimore. Ja zgjidhja jonë dhe ç'duhet ndryshuar

Situata skandaloze qe po ndodh në Portin e Durrësit, ku po hapen në me të tij konteinerët me mish dhe produkte ushqimore, jashtë çdo kriteri të sigusë ushqimore, i ka detyruar importuesit e mishit që t’i drejtohen me një kërkesë autoriteteve më të larta, që të ndërhyjnë për ndryshimin e kësaj situatë.

Më 14 prill 2022, Drejtori i Përgjithshëm i Doganave dhe ai i Policisë së Shtetit, firmosën marrëveshien e bashkëpunimit “Për miratimin e rregullave për bashkëpunim për kryerjen e procedurave dhe vlerësimeve të përbashkëta të autoriteteve policore e doganore”. Kjo ka bërë, që konteinerët, pasi kalontë të gjitha procedurat doganore, të hapen, me qëllim parandalimine tragikut të lëndëve narkotike. Por, në kushtet që ofron Porti i Durrësit, produktet, veçanërisht mish, nxirren nga konteineri e vendosen në ambiente të hapura, nën efektin e temperaturave e higjienës, ndërkohë që në shumë raste, edhe qenët antidrogë të policisë futen brenda tyre për të nuhatur. Në këto kushte, produktet që vijne të ngrira në -18 gradë e ndryshojnë atë, duke përbërë një cënim për sigurinë ushqimore.

Për këto arsye, shoqëritë A.M.G sh.p,  DEKON FRIGO sh.p.k, FIX PRO sh.pk, METAJ.CO sh.pk, MPI sh.pk dhe KOSMONTE FOODS TIRANA sh.pk, i janë drejtuar me një kërkesë për ndërhyrje urgjente Ministres së Bujqësisë, Znj.Frida Krifca. Njëherësh, për situatën kanë vënë në dijeni dhe Kryeministrin Rama, Drejtorët e Përgjithshëm të Policisë dhe të Doganave, Drejtorin e Përgjithshëm të AKU, si dhe Ambasadoren e SHBA në Tiranë.

“‘Urgjente’, mbi kontrollin e kontenierëve me produkte ushqimore në ambjente që nuk plotësojnë kërkesat minimale të sigurisë ushqimore. Ne si shoqëri, drejtuese të kësaj kërkese, shprehim mbështetjen tonë të plotë dhe të pakushtëzuar në vijimin e punës së strukturave përkatëse. Por, me anë të kësaj kërkese, në lidhje me vijimin e punës së këtyre strukturave ligjzbatuese, gjithashtu përcjellim shqetësimin tonë mbi kontrollin e kontenierëve në ambjente që nuk plotësojnë kërkesat e sigurisë ushqimore. Për realizimin e proçesit të shkarkimit, kontrollit dhe ringarkimit të kontenierit duhen disa orë pune dhe produkti do të duhet të qëndrojë në temperaturë ambjenti, e cila rrezikon sigurinë ushqimore. Porti i Durrësit nuk ka infrastrukturë që plotëson kërkesat e legjislacionit në fuqi për realizimin e shkarkimit për kontroll, si për ruajtjen e temperaturës, shumë e rëndësishme për sigurinë ushqimore në rastin konkret, pore dhe nga ndotjet eventuale të tij”, thuhet  në kërkesën e importuesve të mishit. Sipas tyre, është cënuar siguria ushqimore, si dhe janë shkepur dispozitat ligjore për këtë çështje.

“a – Pika 2, e nenit 17, Ligji Nr.9863, datë 28.1.2008 “PËR USHQIMIN” i ndryshuar përcakton: Neni 17 “Kontrolli në doganë i ushqimeve të importuara”

Ngarkesa e ushqimeve, për të cilën ka dyshime, duhet të mbahet në ruajtje, brenda standardeve të lejuara, në magazinat doganore derisa të kryhen procedurat e përcaktimit të sigurisë së tyre dhe procedura doganore.

b – UrdhëriNr. 482 Datë 31.12.2007 “Për ushqimet me ngrirje të shpejtë për konsum njerëzor”

  1. Kjo Rregullore zbatohet për ushqimet me ngrirje të shpejtë të destinuara për përdorim njerëzor, që emërtohen si “ushqime me ngrirje të shpejtë”.
  2. Në këtë Rregullore termi i mëposhtëm ka këtë kuptim:

“Ushqime me ngrirje të shpejtë” do te thote ushqime:

(a) që kanë kaluar një proçes ngrirje e njohur si ’’ngrirje e shpejtë’, ’i cili zbatohet në paisje të përshtatshme në mënyrë të tillë që intervali i temperaturës së kristalizimit maksimal të kalojë sa mëshpejt të jetë e mundur dhe pa pasoja për produktin. Temperatura në të gjitha pikat e produktit (pas stabilizimit termik) mbahet vazhdimisht në nivelin -180C ose më e ulët.

(b) që tregtohen në mënyrë të tillë duke ruajtur cilësinë që ato zotërojnë.

  1. Temperatura e produkteve me ngrirje të shpejtë duhet të jetë e qëndrueshme dhe e kontrollueshme në të gjithapikat e produktit, në vlere -180C ose më e ulët, me luhatje të mundshme të shpejta jo më shumë se 30C gjatë transporti”, janë sipas importuesve, ligjet apo urdhërat që shkelen nga marrëveshja Polici-Dogana dhe mënyra se si po opertohet në Portin e Durrësit.

Në shkresën e dërguar ministres Krifca dhe institucioneve të tjera, shoqëritë importuese kanë dhënë dhe zgjidhjet e tyre. Sipas asaj çfarë thuhet në dokument, bizneset thonë se: Nisur nga sa më sipër, kontrolli i realizuar nga strukturat e sipërshënuara, nuk plotëson asnjë standard, sipas përcaktimeve të sipërcituara ligjore, duke rrezikuar ndjeshëm ngarkesat ushqimore dhe cënuar zinxhirin e sigurisë ushqimore, produkt i cili më pas do të tregtohet te kkonsumatori.

Bazuar në legjislacionin e sipërcituar, kërkojmë që shkarkimi i kontenierëve të realizohet në ambjent që plotëson kërkesat e sigurisë ushqimore.

Duke qenë se në dijeninë tonë, Porti i Durrësit nukplotëson këto standarde, ne propozojmë që këto kontrolle të realizohen pranë magazinave frigoriferike të shoqërive subjekte të kontrollit, të cilat garantojnë ambjente sipas standardeve të sigurisë ushqimore dhe higjenike, ose të ndërtohet një ambient frigoriferik në mjediset e Portit Durrës, në të cilin të realizohen kontrollet brënda normave dhe standardeve sanitare dhe higjenike.

Në vëmëndjen tuaj, gjithashtu, kërkojmë që pjesë e kontrolleve të bëhen edhe inspektorët e AKU, të caktuar në pikën kufitare të Portit Durrës, në mënyrë që të verifikojnë realizimin e procedurave sipas standarteve të sigurisë ushqimore dhe më pas të certifikojnë se kontrolli është realizuar sipas këtyre standarteve dhe se produkti ushqimor është i sigurtë për magazinim e më pas tregtim”.

Per te pare videon si kapen konteineret me mish ne Portin e Durresit, kliko ketu

 

Qendra ALERT – Alert.al

Forumi BE-Ballkani Perëndimor, i ftuar dhe filantropi e biznesmeni Lazim Destani: U diskutuan dhe çështje mjaft të rëndësishme për integrimin

SOFJE – Për dy ditë me radhë u mbajë në Sofje, Bullgari, Forumi i Marrëdhëniet ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor, ku çështje e bisedimeve ishin temat më të nxehta të aktualitetit, situata në Ukrainë dhe risqet e mundshme për Ballkanin. Gjithashtu, edhe çështjet e zgjerimit dhe anëtarësimit të Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut.

Përkrah personaliteteve të larta të Bashkimir Europian dhe Ballkanit, në këtë aktivitet ishte i ftuar dhe filantropi e aktivisti i çështjeve shqiptare, Z.Lazim Destani. Praninë e tij në këto takime dhe përmbajtjen e qëllimin e këtij forumi, Destani e ka njoftuar përmes rrjeteve të tij sociale.

Lazim Destani në Forumin e Marrëdhëniet ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor, Bullgari

“Forumi i sivjetëm “BE takon Ballkanin” u mbajt dje në Sofje të Bullgarisë. Kjo ngjarje e rëndësishme në kryeqytetin bullgar, ku morën pjesë personalitete të larta të Bashkimit Europian, i bëri bashkë Ministrat e Jashtëm të vendeve të Ballkanit si dhe përfaqësues të institucioneve të larta nga këto vende.

Në këtë Forum u shtruan e u diskutuan tema mjaft të rëndësishme për rajonin e Ballkanit dhe sigurisht mbi çështje që janë shumë aktuale. Ndër këto, vëmendje e vaçantë iu kushtua situatës në Ukrainë, luftës në këtë vend si dhe pasojave që mund ta prekin edhe rajonin e Ballkanit.

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak me biznesmenin e filantropin Lazim Destani

Lidhur me temën ‘Përfitime nga integrimi’, ishte mjaft konstruktiv diskutimi mes Ministrave të Jashtëm të rajonit që u zhvillua nën moderimin e ish-Përfaqësueses së Lartë të BE-së, Federica Mogherini.

Në këtë takim ishte i pranishëm edhe Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak si dhe komisioneri Europian për Politikat e Fqinjësisë dhe Zgjerimin, Oliver Varhelyi.

Anëtarësimi i Kosovës në strukturat Euroatlantike, aderimi i Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në Bashkimin Europian morën gjithashtu vëmendjen e merituar ku të gjithë ishim dakord se janë tema që kërkojnë zgjidhje sa më të shpejtë”, shkruan Destani në profilin e tij në Facebook.

Lazim Destani, është i njohur në mbarë shqiptarinë për filantropinë e tij, si dhe ndërkombëtarisht, si një nga zërat më të fuqishëm përsa i takon zhvillimit të trojeve shqiptare, apo edhe integrimit të tyre në BE. Ndërkaq, Destani është Kryetar i Bordit Këshillues në kompaninë Ecolog-International, pronë e familjes së tij, anëtar i Këshillit Koordinues të Diasporës Shqiptare dhe President Nderi i Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare në Tiranë.

Alert.al

Foto / Falsifikimi i firmës dhe gabimet në gjenealitete, ja si ia vodhi Posta Shqiptare pensionin profesorit Kristaq Bërxholi

Pak ditë më parë, profesori i njohur Kristaq Bërxholi denoncoi në faqen e tij ne Facebook nje rast abuzimi, ku pensioni i tij ishte vjedhur nga Posta Shqiptare. Siç duket nga publikimi i tij, Z.Berxholi kishte bërë një ankesë pranë Postës Shqiptare për vjedhjen e pensionit dhe përgjigjia që i vjen, është ajo që në fakt nuk pritej. Sipas përgjigjes nga Posta Shqiptare dhe konkretisht Drejtoria e Shërbimeve, Z.Bërxholi i është thënë se pensionin e muajit maj 2019 e ke tërhequr me datën 7 të po këtij muaji e viti.

Ish-Profesori i njohur i Universitetit Bujqësor të Tiranës dhe ish-Drejtori i Përgjithshëm i IKV-së (sot ISUV) thotë se ai nuk ë ka tërhequr pensionin e këtij muaji dhe dikush ka firmosur në vend të tij.

Alert.al ka mundur të sigurojë faturën e Postës Shqiptare ku pretendohet se ka firmosur Z.Bërxholi. Njëherësh, dhe një dokument të firmosur nga vetë ai, ku saktësohet firma e tij origjinale.

Ne foto: Shkrimi dhe firma e vertete e Z.Bërxholi dhe fatura e Postes ku eshte firmosur ne emer te Z.Bërxholi, ku duket qarte firma qe ndryshon dhe gabimet ortografike ne mbiemër, si dhe ndryshimet ne shkrim

 

Po të vihen re dy firmat, në faturën e Postës, firmëtari nuk e ka pasur idenë se si Z.Bërxholi e ka firmën e vërtetë, ndaj pas emrit dhe mbiemrit ka vendoshur një shkaravinë, që nuk ngjan askund me atë të vërtetën e profesorit.

Mbi të gjitha, nëse do të kishte firmosur vetë profesori, do ta dinte shumë mirë që mbiemri i tij Bërxholi mban germën “ë” dhe nuk është me ll, pra Berxholli, por Bërxholi. Kështu, duket qartë që postieri apo firmëtari që ende nuk dihet cili është, nuk e ka njohur mirë profesorin e ndaj ka gabuar dhe në gjenealitetet e tij reale. Veç këtyre, edhe shkrimi nuk është i ngjashëm, nga germa e parë e emrit e deri te e fundit e mbiemrit. Prof.Bërxholi ka njoftuar se do ta çojë në gjykatë Postën Shqiptare.

Nuk ështe hera e parë që kjo ndodh. Edicione lajmesh, emisione televizive e denoncimet janë të shumta, ku tregojnë se postierët dhe në fund të fundit Posta Shqiptare, institucioni përgjegjës, vjedhin pensionet e shumë personave që mezi e presin. Ndaj dhe rasti i Z.Bërxholi nuk mund të jetë edhe rastësi, ndoshta dhe falë pensionit jo të vogël, siç duket nga fatura, falë viteve të tij të eksperiencës, detyrave që ka mbajtur gjatë karrierës dhe mësimëdhënies në universitet. Ndaj, mund të ketë qenë më joshës për një hajdut oridener që patjetër punon në Postën Shqiptare dhe kjo e fundit duhet të mbajë përgjegjësi ligjore.

Pergjigjia nga Posta Shqiptare pas ankeses se Z.Bërxholi

Alert.al