Menu

Author Archives: Admin3

Dokumenti - Drejtoresha e AKU Jeta Deda "shkrin" Drejtorinë e Tiranës, 15 inspekorët më të vjetër gati për t'u larguar nga puna

Autoritetit Kombëtar i Ushqimit po përballet me një situatë, në të cilën nuk është gjendur asnjë herë që kur është krijuar. Përtej dëshirës për reformim të tij, siç ka deklaruar dhe Ministria e Bujqësisë, Drejtoresha e Përgjithshme e këtij institucioni Jeta Deda duket se ka ndërmend të “shkrijë” Drejtorinë Rajonale të Tiranës. Në sajë të asaj çfarë ka ndodhur, kësaj drejtorie ose do t’i vendoset kyçi, ose inspektorët do të zëvendësohen me militantë, me të rinj që mund të mos kenë asnjë lidhje me profesionin, ose siç është shprehur Drejtori Rajonal i Tiranës, “le të ikin këta se s’kanë ku hanë bukë njerëzit tanë”.

Alert ka mësuar se, ditën e premte, datë 28 janar 2022, 15 inspektorëve të Drejtorisë Rajonale të AKU Tiranë, iu ka shkuar në e-mail një urdhër i formosur nga Znj.Deda, “Për dhënje mase disiplinore Vërejtje me Paralajmërim për Pushim nga Puna”. Çuditërisht, masa disiplinore është dhënë për 15 prej inspektorëve më të vjetër dhe më me eksperiencë në AKU e Tiranës.

Urdhëri i firmosur nga Drejtori i Përgjithshëm, në të vërtet bazohet mbi shkeljet e konstatuara nga Kontrolli i Lartë i Shtetit për “hetimin” e bërë në AKU e Tiranës për punën e viteve 2018-2020, ku u evidentuan një sërë problematikash, sipas KLSH.

Urdheri qe iu ka shkuar 15 inkeptoreve te DR AKU Tirane, me 28 janar 2022

Por çfarë ndodhi? Raporti paraprak i KLSH-së ka mbërritur në AKU më 5.3.2021. Ndërsa observacioninet nga inspektorët janë dorëzuar më 10.3.2021 dhe masat në ektrem për 15 inspektorë nga Drejtoresha e Përgjithshme e AKU jepen më 28.1.2022. Pra, duke kaluar çdo limit kohor dhe që përbën shkelje ligjore.

Inspektorët e AKU Tiranë, pas konstatimeve të KLSH dhe rekomandimeve të tij, kaluan në Komisionin Disiplinor të ngritur enkas në Drejtorinë e Përgjithshme, për këtë çështje dhe shumicës iu zbutën masat e parashikuara nga KLSH.

Megjithëse raporti i KLSH ishte i “nxirë”, duke e njohur situatën e AKU dhe siç funksionojnë institucionet shtetërore, të gjithë janë koshent se, shkeljet e mëdha, trau në PIK, biznest e mëdha apo VIP të ushqimit nuk favorizohen nga inspektorët me vullnetin e tyre, por me urdhërat e drejtorëve rajonal apo të përgjithshëm, gjithmonë me telefon, për të mos lënë gjurmë tjetër. E për çudi, drejtorët nuk penalizohen.

Largimi i çdo punonjësi të AKU, që prej vitit 2020 dhe zëvendësimi me të tjerë sipas “oreksit” është më i lehtë se kurrë. Kjo, pasi me ndryshimet në Ligjin “Për Ushqimin”, ky institiucion funskonon me Kodin e Punës dhe u nxorr nga Shërbimi Civil, gjë që duket u bë jo pa qëllim. AKU është një “minierë” për të mbledhur lek dhe si rrjedhojë, njerëzit mund dhe duhet të lëvizen sipas dëshirave, gjë që Shërbimi Civil e pengonte disi.

Alert.al

Ankesa te Bashkëqeverisja, ja si tentoi Drejtori i AKU Korçë të jepte për biznes ish-Laboratorin Fiziko-Kimik. Lëshoi dhe deklaratë noteriale për ndërtime ngjitur me të

Janë të pakët ata njeëz që duan të fillojnë punë në administratën shtetërore dhe që e shohin punën që bëjnë si shërbim për komunitetin, biznesin, shtetin, për zhvillimin e vendit. Puna në administratë shihet ose si benefit, ose si punë për të mos bërë asnjë punë, për ditë pushimesh e festash dhe për të marrë rrogën. Kjo nuk i përfshin të gjithë.

Këtë hyrje po e lidhim me Drejtorinë e AKU në Korçë, ku duket se administratori i ri, pra drejtori rajonal i emëruar aty në fund të tetorit 2020, i cili duket se asetet e këtij institucioni i shikon si pronë të veten ose që mund të bëjë ç’të dojë me to.

Para afro 2-3 muajsh, siç mësohet nga burime koficenciale në AKU, në Portalin e Bashkëqeverisjes ka mbërritur një ankesë nga Korça, e cila me pas i është përcjellë Autoritetit Kombëtar të Ushqimit. Në qendër të Korçës, dikur ndodhej laboratori fiziko-kimik i AKU, në një godinë shtetërore të vjetër, e cila është pronë e Ministrisë së Ekonomisë, e dhënë në përdorim për Ministrinë e Bujqësisë dhe kjo e fundit, lëshuar AKU-së, pra laboratorit në fjalë që ka funksionuar aty deri në vitin 2014. Kur u ndërtua godina e re e AKU, pajisjet laboratorike u morën nga aty, bashkë me ato të Laboratorit Mikrobiologjik që ndodhej ku ishte AKU deri në atë kohë. Por godina në fjalë, pra ku ndodhej laboratori Fiziko-Kimik ishte dhe është edhe sot, si aset i AKU. E madje, edhe sot paguhet energjia elektrike nga AKU.

Por çfarë ndodhi? Godina është vërtet pronë e shtetit, ndërkohë që trualli është me pronar. Këta të fundit i dërguan Portalit të Bashkëqeverisjes një ankesë, në të cilën thuhej ndër të tjera, se brenda godinës (ish-laboratorit të AKU) kishin nisur punime rikontruktuese e madje, disa pajisje të vjetra kishin nisur të nxirreshin jashtë. Nga verifikimet rezultoi se, Drejtori i AKU Korçë, Adham Papadhami, me anë të një deklarate noteriale, po e lëshonte këtë ambient për persona të tjerë, që do të mund të nisnin një biznes pas rikonstruksionit. Madje, ka bwrw dhe njw deklaratw noteriale pwr dhwnie tw drejte ndwrtimi ngjitur me ish-laboratorin e AKU. Kur pronarwt e truallit e kanw mwsuar kwtw, atwherw kanw mwsuar se edhe brenda ish-laboratorit tw AKU kishin nisur punimet.

Ankesa që kaloi nga qeveria patjetër që alarmoi dhe drejtuesit e MInistrisë së Bujqësisë por edhe ata të AKU. Kjo e fundit e urdhëroi Papadhamin që të ndaloheshin menjëherë punimet, pasi ish-Laboratori i AKU është pronë shteti dhe nuk mund të lëshohej me qira apo të tjetërsohej qëllimi i ndritjes së saj. Me anë të një shkresë zyrtare, Drejtoria e Përgjithshme e AKU i ndaloi punimet, u anluan tentativat për ta kthyer ish-Laboratorin e AKU Korçë në biznes privat. E sollem këtë rast që e mësuam, për të treguar se si institucionet kthehen në vende qokash. Ndërkohë, e gjithë kjo procedurë, nga ankesa, përxjellja e saj dhe urdhëri për AKU Korçë, pra ndalimin e punimeve dhe anulimin e tentativave për të bërë biznes me ish-Laboratorin Fiziko-Kimik të AKU, janë të protokolluara dhe lehtërisht mund të verifikohen.

Alert.al

Deputeti shqiptar në Hamburg, Sami Musa, zyrtarisht pjesë e Partisë Demokratike të Lirë

Përveç Anna von Treuenfels, Partinë Demokratike të Lirë (FDP) në të ardhmen do të përfaqësojë edhe deputeti Sami Musa, njoftoi partia të martën në Hamburg. Siç shkruan NRD.de, restauratori u bë anëtar i FDP të hënën. Ai tashmë do të marrë pjesë në konferencën e mbyllur të bordit shtetëror të FDP në Hamburg fundjavën e ardhshme. FDP mund të duket më e dukshme në shtetësi. “Qëndrimi i tij pozitiv dhe orientimi në të ardhmen do të mbështesin punën e FDP-së, si në shoqatë ashtu edhe në parlament”, tha në një deklaratë kryetari i shtetit të Hamburgut, FDP, Michael Kruse. Me dy deputetë, FDP mund të shfaqej edhe më rëndësishme. Tre vjet përpara zgjedhjeve të ardhshme të përgjithshme, partia po arrin “pretendimin e saj të projektimit politik shtetëror”. Musa deri më tani ka qenë i pavarur, pas largimit nga SPD. Musa është deputet i Parlamentit të Hamburgut që nga viti 2020. Pas largimit nga SPD, ai fillimisht ishte deputet i pavarur. Fillimisht, ai donte të qëndronte i palidhur deri në fund të periudhës legjislative, e cila zgjati deri në vitin 2025, siç tha kur u largua nga partia në nëntor 2021.

Kur u bashkua me FDP-në, Musa tha: “Ndihem programatikisht i lidhur me Demokratët e Lirë dhe pas bisedimeve të para u ndjeva mirë. Si një restaurator me gjak të plotë, ndihem i afërt me ekonominë, veçanërisht me Gastronominë e qytetit tonë”.

Sami Musa është deputeti i parë me origjinë shqiptare në Hamburg të Gjermanisë. Ai u pë pjesë e parlamentit, pasi fitoi besimin e qytetarëve të zgjedhjet e vitit 2020. Të shumtë ishin shqiptarët që i besuan votën bashkatdhetarit tyre. Sami Musa ka treguar më herët për “Diaspora Shqiptare” se përvoja e tij në institucionet e Hamburgut daton shumë më herët, pasi ai që prej vitit 2014 deri në 2019-ën ka shërbyer si këshilltar në Komunë.

Ndërsa dje, Musa ka njoftuar se tashmë është zyrtarisht pjesë e demokratëve gjermanë.

“Zyrtarisht në familjen liberale. Duke pritur për bashkëpunim në të ardhmen. Faleminderit shumë kryetarit të shtetit të FDP Hamburg, Michael Kruse, për besimin e dhënë. Për lirinë dhe të drejtën e mundësive – një politikë qendrore e fortë”, shkruan Musa në faqen e tij në facebook.

Mediat gjermane shkruajnë se Partia Demokratike e Lirë (FDP) e Hamburgut ka dyfishuar numrin e saj të deputetëve me një goditje: Sami Musa, një anëtar i grupit parlamentar të SPD deri në tetor, iu bashkua Liberalëve të hënën.

“Kam një kohë të gjatë që jam përfshirë intensivisht me FDP-në dhe politikën e saj. Ndihem i lidhur me Demokratët e Lirë nga ana programore dhe pas bisedimeve të para u ndjeva shpejt personalisht i qetë”, thotë për mediat gjermane politikani i ri i FDP-së Sami Musa. Si një “restaurator me gjak të plotë”, 37-vjeçari ndihet i detyruar ndaj ekonomisë – dhe u bën thirrje politikanëve të Hamburgut të zhvillojnë “plane më të zgjuara”, “për të mbrojtur kompanitë tona dhe për të siguruar fuqinë ekonomike të qytetit tonë”. Një politikë sociale “që promovon individin dhe në të njëjtën kohë garanton mundësi për të gjithë, pavarësisht nga origjina e tyre” është e rëndësishme për ish-socialdemokratin.

Sami Musa ishte anëtar i SPD-së që nga viti 2009. Midis 2014 dhe 2019, Musa u ul në asamblenë e rrethit të Harburgut dhe në vitin 2020 ai mundi të merrte mandatin. Në fund të shtatorit, ai u largua nga partia dhe pak më pas u largua edhe nga grupi parlamentar. “Kam obligim ndaj qytetarëve që përfaqësoj. Ata kanë të drejtë që unë të mbështes në mënyrë konstruktive dhe aktive shqetësimet e tyre. Kjo nuk do të ishte më e mundur në këtë moment për arsye të ndryshme, duke përfshirë edhe ato personale”, ka shkruar Sami Musa në faqen e tij në Facebook, i cituar nga diasporashqiptare.al.

https://www.ndr.de/nachrichten/hamburg/FDP-nun-mit-zwei-Abgeordneten-in-der-Hamburgischen-Buergerschaft,fdp1040.html

 

 

Shkeljet zinxhir të AKU me “Gjirofarm”, që nga nxjerrja në treg e produktit pa analizuar, dy mostraa rresht të kontaminuara dhe mungesa e njoftimit të konsumatorit

Problemet e konstatuara ditët e fundit me produktin “Kos” të kompanisë “Gjirofarm”, nxorrën në pah punën skandaloze të Autoritetit Kombëtar të Sigurisë Ushqimore në raport me detyrat ligjore që ka, si dhe me mbrojtjen e konsumatorit.

Pikërisht në ditën që “qante” Bordin e ri, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit hedh “vjedhurazi” në ëeb-in e saj zyrtar (megjithëse legjithime si zgjidhje), njoftimin se “paskan rezultiuar me ngarkesës të Përgjithshme Mikrobike (NPM) enterobakter, produktet e kompaqnisë “Gj”, si dhe se “paska marrë mostra salce kosi dhe kosi”. Masës së konsumatorëve që nuk ka shumë informacion mbi këto detaje, AKU mund t’ju “hedhë hi syve” sa herë të dojë, porn ë të vërtetë, ky nuk është komunikimi i riksut dhe as mbrojtja e konsumatorit.

Por, gjumi letargjik, mungesa e kontrolleve apo ryshfeti që bëjnë të precipitojnë situate të tilla jo rralë, nuk nisin këtu, duke evidentuar shkeljet në vijim të AKU, sektorëve apo drejtorive respective.

Konretisht, në lidhje me kompaninë Gjirofarm, kosin e të cilin e konsumuan shqiptarët, apo kushedi presj sa kohësh e konsumonin me entereobaktere, e thënë më shqip, me fekale, e ka lejuar pikërisht AKU, me dijeni të plotë. Kohë më parë, kompania në fjalë dërgoi në ISUV një mostër kosi për autokontroll. E çuditshme, sepse që në tetor 2018, me urdhër të ministrit të asaj kohe Çuçi, nuk dërgohen më mostra për analiza për autokontroll dhe asgjë jashtë planin zyrtar të monitorimit të vetë ISUC apo AKU. Megjithatë, mostra u pranua, u realizua analiza e cila rezultoi me ngarkesë. Përveç faktit se, sipas Ligjit “Për Ushqimin”, përgjegjësinë e mban OBU, faji kryesor është i AKU. Kjo, sepse subjekti ka qenë i detyruar ligjërisht që mostrat t’i dërgojë për analizë dhe rezulktatet t’ia vendosë në dispozicion AKU para hedhjes në treg të produktit dhe AKU e ka lejuar këtë. Pra, produkti ishte në treg, AKU nuk kishte asnjë dijeni për përbërjen e tij, përveçse çfarë kishte deklaruar vullnetarisht në etiketë prodhuesi. Megjithëse, jo i gjithë prodhimi mund të ketë qenë i kontaminuar, por një sasi, edhe nëse do ishte i gjithi dhe të gjitha produktet e kësaj kompanie që vijnë në tryezat tona, nëse do të ishte për AKU, konsumatorët mund të kishin ngrënë dhe cianur. Fatmirësisht vetëm fekale!!!

Shkelja e dytë e AKU ka të bëjë me faktin se nuk I kërkoio kompanisë “Gjitofarm” ndalimin e tregtimit të produktit dhe tërheqjen nga tregu që në rezultat e para të ISUV, por mori edhe vetë mostër, e dërgoi sërish në këtë laborator deri në dalje të përgjigjes. Pra, AKU vonohej, ndoshta dhe me dashje, në bllokimin e prodhimit të kompanisë pa gjetur ku qëndron problem, tërheqjen nga tregu dhe njoftimin e konsumatorit.

Shkelja te tretë ka të bëjë me datën 13 janar 2022, kur në faqen zyrtare të AKU, në ëeb-in e saj publikohet një njoftim “sakat”, duke tentuar të thonë se “jemi në rregull me komunikimin e riskut për konsumatorin”. Por, AKU nuk ka publikuar emrin e kompanisë. Iniciali “Gj” nuk tregon asgjë, mund të ketë shumë baxho, punishte që fillojnë me këtë germë. Dhe, kjo ndoshta vetëm për të mbrojtur prodhuesin, jo për të mbrojjtur konsumatorin. Madje, nuk e kishin publikuar as në rrjetet sociale zyrtare, siç publikojnë çdo njoftim, edhe kur ndezin makinat e punës. Gjithashtu, AKU nuk ka sqaruar në njoftim se cilat lloje kosi/produkti kanë rezultuar me ngarkesë, si dhe cilat janë lotet e tyre, të shoqëruara me data prodhimi e skadence, që e informojnë më së miri konsumatorin, që atë produkt të mos e blejnë, nëse e gjejnë në ngarkese, ose nëse e kanë në shtëpi, të mos e konsumojnë. Ndërkohë, që AKU, e cila vetëm me ushqimin dhe sigurinë ushqimore nuk merret, nuk bën të ditur nëse nga kjo kompani ka marrë mostra tjera, p.sh qumështi, sepse ndodh që kosi bëhet edhe nga qumështi, djathi, gjalpi etj.

Në këto kushte, Ministrja e Bujqësisë Znj.Frida Krifca, bashkë me Kryeministrin Rama, le të mos merren me Bordin e AKU, i cili nuk dihet nëse ka të t’u mbledhur më, siç ka ndodhur dhe më herët, e madje dhe kur mbliedheshin, nuk paguheshin, por t’a shkrijnë AKU. Ta ndërtojnë nga e para, sepse edhe fëmijët e tyre ndodh që mund të ushqehen me këto produkte. Le të mos mjaftohen e kenaqen kur stafet e AKU iu bëjnë “share” në rrjete sociale postimeve të tyre. Nuk paguhen për këtë punë, por me këto lajka e like mbajnë vendet e punës (siç ka dhe inspektorë shumë të zotët e shumë profesionistë, që janë në minorancë dhe nuk lejohen të punojnë)!!!

Fati i keq i Gjirofarm në këtë rast, që risolli në vëmendje edhe se si miratohen etiketat në AKU, vetëm nëse janë të dizenjuara bukur e konfom VKM-së respective, por nëse produkti i mban brenda deklarimet, nuk ka problem, atë mund ta konstatojë inspektori pas 2 vjetësh, nëse mendon se duhet marrë ndonjë mostër nfa raftet e marketeve, për t’u analizuar!

Qendra ALERT – Alert.al

“Edhe këtë vit, sofra plot”. Filantropi Lazim Destani gëzon me ndihma dhjetra familje në vendlindjen e tij

Filantropi dhe bisnesmeni i njohur Lazim Destani, edhe në këtë vit të ri, nuk ka lënë në harrese njerezit ne nevoje. Konkretisht ne vendlindjen e tij, Bozovcë, Maqedonia e Veriut, sot jane pare automjetet e Klubit te Futbollit “Shkendija”, preaident i te cilit eshte Z.Destani, teksa shperndanij ndihma ne ushqime per familjet ne nevoje. Situata jo e mire ekonomike e zones, e ndihkuar dhe nga papunesia e shkaktuar dhe nga pandemia, ka bere qe Destani te mos e kaloje naten e nderrimit te viteve pa dergiar ndihma ne ushqime per bamoret e asaj zone. Por, perveç ushqikeve te shumta, nuk kane munguar as dhuratat per femijet e nxenesit e shkollave.

Ja çfare shkruan arsimtari i njohur i asaj zone, Neshat Mehmeti, ne profilin e tij ne Facebook, ku ka shoerndare dhe fotografite:

“EDHE KËTË FUND VITI SOFRA PLOTË

Si gjithmonë Lazim Destani, humanist i përmasave kombëtare dhe biznesmen i përmasave ndërkombëtare, nuk e harron vendlindjen dhe bashkëkatundarët e Bozovcës. Duke pasur parasysh papunësinë, pandeminë e virusit COVID – 19 – të, në fund të këtij viti, në prag të ndërrimit të motmoteve dhuroi ndihma të konsiderueshme ushqimore për të gjithë familjet që jetojnë në Bozovcë: Miell, vaj, sheqer, faks, e gjëra të tjera ushqimore, dhe dhurata për nxënësit e shkollës dhe për të gjithë fëmijët e katundit.
Këto s’janë ndihmat e para, por të radhës brenda vitit e dekadavae!
Familjes Destani dhe z. Lazim Destani i urojmë jetë të gjatë, të shëndetshme, të lumtur dhe suksese më të mëdha!
ZOTI I BEKOFTË!
më 31. XII. 2021”

 

"Previct", projekti që mbështet mbrojtjen e viktimave të krimit / Video

Video sensibilizuese “Une jam Mirjeta” u realizua në kuadër të projektit PREVICT – me objektiv kryesor zbatim më të mirë të Direktivës 2012 /29 EU e Parlamentit dhe Këshillit Europian që vendos standartet minimum për të drejtat, mbështetjen dhe mbrojtjen e viktimave të krimit. PREVICT është njê fushatë pan-europiane që synon promovimin e të drejtave të viktimave  të krimit në Europë dhe  do ofrojë informacion specifik për më shumë se 4.5 milion viktima të krimit në gjashtë vendet ku ai aktualisht po zbatohet, respektivisht në Shqipëri, Belgjikë, Portugali, Hungari,  Kroaci, Malta dhe Lituani .

Projekti udhëhiqet nga Victim Support Europe – VSE, dhe organizatat partnere zbatuese  janë  Qëndra Të Drejtat e Njeriut në Demokraci, QDNJD, Transcendent Media Capital Ltd; Assocoação Portuguesa de Apoio à Vítima – APAV; Feher Gyuru Kozhasznu Egyesulet A Bunozes Aldozatainak Tamogatasara – Fehér Gyűrű; Udruga Za Podrsku Zrtvama I Svjedocima, Viesoji Istaiga Vilniaus Pazangiu Studiju Institutas – Vilias; dhe Victim Support Malta Foundation – VSM.

Projekti mbështetet financiarisht nga Programi i Drejtësisë i Komisionit Europian.

Qendra “Të Drejtat e Njeriut në Demokraci”, QDNJD, është një organizatë jo-qeveritare, jofitimprurëse dhe jofetare, misioni i së cilës është të punojë për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut në Shqipëri dhe sensibilizimin e shoqërisë shqiptare mbi shtetin e së drejtës dhe të drejtat e njeriut, me fokus të veçantë grupet më vulnerabël të shoqërisë, gratë/vajzat, të miturit, minoritetet, etj.

Projekti PREVICT lindi nga dëshira për të përgatitur dhe shpërndarë materiale të një cilësie të lartë për rritjen e ndërgjegjësimit të viktimave të krimit. Duke synuar një zbatim më të mirë të Nenit 4 të Direktivës së të Drejtave të Viktimave – vendosja e standardeve minimum për të drejtat, mbështetjen dhe mbrojtjen e viktimave të krimit – projekti do të japë informacion specifik dhe gjithëpërfshirës për më shumë se 4.5 milion viktima të krimit në gjashtë vendet ku do te zbatohet projekti Shqipëri, Portugali, Malta, Kroaci, Hungari, Lituani.

Ekziston një ligj i rëndësishëm i BE për viktimat e krimit, i themeluar 9 vjet më parë, në vitin 2012, i quajtur Direktiva e të Drejtave të Viktimave të BE-se, rezulton se shumica e qytetarëve të BE-se nuk janë në dijeni të kesaj direktive. Sipas këtij ligji, çdo viktimë e krimit në BE gëzon të drejtën e shërbimeve falas për mbështetjen e viktimave, dhe çdo shtet anëtar duhet të krijojë mbështetjen e tij kombëtare për viktimat e krimit. Deri më tani, shërbimet janë vendosur në shumicën e vendeve të BE-së. Problemi është se të paktën gjysma e popullsisë së BE-së nuk kanë informacion për ligjin e viktimave dhe shërbimet mbështetësenë dispozicion të viktimave. Kjo fushatë synon të plotësojë këtë boshllëk. Materialet informuese përqendrohen në sigurimin e informacionit, në mënyrë që njerëzit të dinë se çfarë është një shërbim mbështetës për viktimat dhe ku të gjejnë ndihmë pas një krimi, ”tha Marina Kazakova, Zyrtare për Komunikim, Victim Support Europe.

Fushata përmban fytyrat dhe zërat e viktimave që ne i zbulojmë përmes videove të fushatës. Në këto video (nga një video e prodhuar për secilin vend partner), te filmuara në gjuhën kombëtare, viktimat ftojnë publikun në një udhëtim të fuqishëm dhe emocional përmes historive të tyre. Nga hapja e saj, duke vënë në pah pamjet mahnitëse të peizazhit të vendit, ku zhvillohet rrëfimi i viktimës deri në mjedisin në të cilin ndodhi vepra, videot shfaqin ndikimet e krimit dhe fuqizojnë viktimat të veprojnë. Personazhet ndajnë atë që u ndodhi atyre, dyshimet dhe frikën e tyre, si zbuluan se mbështetja ekzistonte, kur dhe si kishin guximin të kërkonin ndihmë dhe si u ndihmuan.

Kjo fushatë shumë-vendëshe bazohet në Strategjinë e fundit të BE-së për të Drejtat e Viktimave, të miratuar nga Komisioni Evropian në Qershor 2020. Fushata shkon në një linjë me përparësinë e parë të strategjisë ‘Komunikimi efektiv me viktimat dhe sigurimi i një ambienti të sigurt për viktimat për të raportuar krimin ‘për të arritur objektivin e BE-së për të fuqizuar viktimat për të raportuar krimin. Fushata u prodhua me mbështetjen financiare të Programit të Drejtësisë të Bashkimit Evropian dhe është pjesë e projektit të financuar nga BE PREVICT, në të cilin Victim Support Europe, organizata udhëheqëse së bashku me Transcendent Media Capital (TMC), dhe 6 organizata për mbështetjen e viktimave marrin pjesë: Qendra Të Drejtat e Njeriut për Demokraci (AL), Udruga za Podrsku zrtvama I Svjedocima (HR), Fehér Gyűrű (HU), Victim Support Malta(MT), Qendra për Parandalimin e Krimit në Lituani (LT) dhe APAV (PT) .

“Një nga aspektet inovative të fushatës reflektohet në mënyrën se si janë zhvilluar mjetet e dhenies se informacionit. Së pari, u krye një hulumtim i thelluar mbi praktikën më të mirë në dhënien e informacionit viktimave, si në vendet e partnerëve ashtu edhe në nivelin ndërkombëtar. Bazuar në atë hulumtim, partnerët zhvilluan materiale krijuese dhe të përshtatura të informacionit që u përgjigjen nevojave të viktimave ”, tha Inês Nunes de Freitas, Zyrtari i Projektit i VSE, i cili koordinon projektin PREVICT.

Kjo fushatë është një nga komponentët kryesorë të fushatës së Victim Support Europe në mbarë Evropën “Ju nuk do ta besoni, por ekziston”, e cila fillon më 22 shkurt dhe do të shtrihet gjatë gjithë vitit 2021.

Për më shumë informacion dhe për të zbuluar përmbajtjen e materialeve të fushatës, ju lutemi konsultohuni me listën e fushatave kombëtare më poshtë:

Albania: https://www.previct.info/albania

Codiv-19 nuk bën pushim as për festa. Vitaminë C me Zink dhe D3 Direct, mbrojtja më e mirë për imunitetin, aletgjitë dhe e pasur me minerale

Në ditet e festave njerëzit zgjedhin t’i shkelin rregullat, kalojnë kohë duke festuar dhe duke përqafuar njëri-tjetrin dhe në periudhë pandemie, këto aktivitete mbartin rrezik të lartë.

Këto dhe arsye të tjera, kanë bërë që në vendin tonë, shifrat e të infektuarve  me Covid-19 dhe mutacione të ndryshme të tij të rriten ndjeshëm.

Sot, ne përballemi me një numër shumë të lartë infektimesh për fat të keq dhe humbje jetësh. E ne kohë kur nuk mund t’u shmangemi tundimeve siç janë festat, që aq shumë i duam e rëndesishme është të kujdesemi për veten dhe njerëzit që na rrethojnë, duke zbatuar masat anticovid, por edhe duke rritur imunitetin.

Zgjidhja  më e mirë për një imunitet sa më të fortë për të gjitha grupmoshat, është Vitamina C nga Fortex, e kombinuar me Zink dhe D3, minerale këto shume të rëndësishme për organizmim tonë. Kombinimi i këtyre elementëve e bën këtë suplement zgjedhjen e duhur për fëmijet dhe të rriturit që duan të rrisin mbrojtjen imunitare.

Gjithashtu Vitamina C nga Fortex, largon viruset, pakëson ndiesinë e lodhjes dhe rikuperon shpejt në raste semundjesh.

E gjeni të paketuar ne bustina pluhuri, të cilat mund të pihen lehtësisht dhe janë shumë të shijshme.

Vitamina C me Zink dhe D3 Direct nuk duhet të mungojë apsolutisht në familjet tuaja gjatë gjithë vitit, pasi ndihmon edhe kundër alergjive.

E gjeni ne çdo farmaci, merret pa recetë!

CoSolve-19 në mbështetje të Ndërmarrjeve Mikro, të Vogla dhe të Mesme dhe fermerëve të prekur nga Covid-19

Çdo Ndërmarrje Mikro, e Vogël dhe e Mesme si dhe fermerët e regjistruar që janë prekur nga pasojat e Covid-19, mund të aplikojnë për mbështetje këshillimore dhe grante në CoSolve-19. Programi i financuar nga Qeveria Gjermane dhe i zbatuar nga GIZ në bashkëpunim me Qeverinë Shqiptare ka çelur thirrjen e dytë në mbështetje të këtyre bizneseve, që përbëjnë shtyllën e ekonomisë shqiptare në nivel të punësuarish, por që prej dy vitesh po përballen me efektet e krizës së shkaktuar nga pandemia.

Kjo iniciativë e përbashkët e dy qeverive, do t’u ofrojë fillimisht Ndërmarrjeve Mikro, të Vogla dhe të Mesme, si dhe fermerëve të regjistruar këshillim dhe trajnime, të përshtatura sipas nevojave të tyre individuale, përfshirë informacion mbi mundësitë e financimit të aktivitetit të tyre.

Sektorët që mund të aplikojnë për tu bërë pjesë e CoSolve-19 janë turizmi, bujqësia dhe sektorët e tjerë të prekur nga pandemia.

Ndërmarrjet Mikro, të Vogla dhe të Mesme dhe fermerët individual të cilët duan të përfitojnë nga kjo iniciativë duhet të jenë të regjistruar në Shqipëri para datës 1 Tetor 2019, me xhiro maksimale deri në 14.000.000 Lekë në vit. Secili fermer individual, pronar i një biznesi bujqësor, biznesi akomodues (hotel, bujtinë, kamp), operatorë turistik, prodhues të tekstileve dhe veshjeve, lëkurës dhe këpucëve, bizneseve të artizanatit, si dhe biznese të tjera që janë dëmtuar si pasojë e Covid-19 mund të aplikojnë në CoSolve-19.

Thirrja e parë e CoSolve-19 u çel në Mars 2021 dhe prej saj kanë përfituar rreth 200 Ndërmarrje Mikro, të Vogla dhe të Mesme dhe fermerë të regjistruar, të cilët kanë kaluar nëpër cikle të ndryshme këshillimore, duke filluar nga analiza e situatës së biznesit, përcaktimi i masave për ndryshim, zbatimi i planit të ndërhyrjes, përfshirë edhe aksesin në financë. Pas përfundimit të cikleve këshilluese, këto biznese janë aktualisht në fazën e vlerësimit të aplikimit të tyre për grante, e hapur vetëm për bizneset dhe fermerët që ndoqën ciklin këshillimor të kësaj thirrje të parë.

Ndërsa periudha e aplikimit për thirrjen e dytë është e hapur deri më 10 Janar 2022. Treqind aplikues do të përzgjidhen për përkrahje të menjëhershme në raundin e dytë duke respektuar parimin kush aplikon i pari, shërbehet i pari.

Për më shumë informacione rreth Cosolve-19 dhe procedurave të aplikimit, klikoni në CoSolve-19 – Këshillim. Përshtatje. Grante. (cosolve19.al).

Shkarkohet Drejtori i AKU, Bledar Skënderi. Në vend të tij, Jeta Deda, Drejtore e Shtetësisë në Ministrinë e Brendshme

Shkarkohet Drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit. Këshilli i Ministrave, në mbledhjen e sotme të radhës, ka liruar nga detyra Drejtorin e Përgjithshëm të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, Bledar Skënderi dhe në vend të tij është emëruar Jeta Deda.

Z.Bledar Skënderi e mbante detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të AKU prej më shumë se një viti, ndërsa sot është liruar nga detyra.

Jeta Deda vjen nga Lezha është juriste në profesion dhe ka qenë punonjëse e Ministrisë së Brendshme, Drejtore e Dhënies së Shtetësisë

Alert.al

KUJDES! Komisioni Europian njofton rrezikun nga pije freskuese që imitojnë imazhin e dy të njohurave nga konsumatori. Dhjetra produkte tjera që rrezikojnë përdoruesit

Komisioni Europian, nëpërmjet sistemit RAPEX ka njoftuar për një që është imitim në imazh i dy pijeve freskuese të njohura të njohura dhe u bën thirrje konsumatorëve që të jenë të kujdesshëm. “Për shkak të paraqitjes së tij, produkti mund të ngatërrohet lehtësisht me një pije freskuese. Prandaj mund të konsumohet nga shishja që hapet lehtësisht nga një fëmijë ose person i pambrojtur, gjë që mund të shkaktojë acarim gastrointestinal. Produkti nuk përputhet me kërkesat e Direktivës për Produktet që imitojnë ushqimin”, thuhet ne njoftimin e RAPEX.

Megjithëse kjo strukturë e Komisionit Europian nuk merret me produktet ushqimore, në rastin konkret bëhet fjalë për imitim e ndoshta dhe falsifikim imazhi, gjë që ngatërron dhe shkakton konsuzion te konsumatorët, siç e përshkruan dhe në lidhje me “Kërkesat e Direktivës së Produktit që imitojnë ushqimin”.

Sipas njoftimit në fjalë, produktet që në etiketë janë “1od” dhe “Fonto”, ndërkohë që kanë një ngjashmëri të madhe me dy pije freskuese mjaft të njohura, genden në ambalazhe plastike.

Nëse produkti është i falsifikuar, RAPEX njofton se, kjo është ende e panjohur. Rreziku për konsumatorët ka të bëjë me përmbajtje kimike të saj, ndërkohë që njoftimi ka mbërritur nga Hungaria. Numri i lotit të produkteve dhe barkodin shihen lehtësisht në etiketë, e cila duket se ka mangësi të theksuara për prodhuesin, vendin e origjinës apo përbërësit e këtyre pijeve.

Ndërkohë, RAPEX ka publikuar dhe listën e radhës me dhjetra produkte që nuk janë konform standardeve dhe direktivave për përdorim. Bëhet fjalë për një seri të gjatë produktesh që nga lodrat, tollumbacet, ene kuzhine plastike, produkte kozmetike, bizhuteri e shumë të tjera të përdorimit të përditshëm. Materialin e plotë të RAPEX dhe përshkrimet e problematikat për secilin produkt mund t’i gjeni në linkun e mëposhtëm.

https://ec.europa.eu/safety-gate-alerts/screen/search?token=17349998034B4BF2A21828F4797C05DD

Qendra ALERT – Alert.al