Menu

Author Archives: Admin3

Studimet, 67% të rinj pa aktivitet fizik, MAS i inkurajon me 400 klasa sportive

Pandemia, ofrimi i shërbimeve online në vetvete forcoi më shumë raportin mes njerëzve dhe teknologjisë. Të rinjtë kohën e tyre të lirë më tepër e kalojnë duke lundruar në internet se sa në aktivitetet sportive, edukuese dhe kulturore.

Ky raport i ngushtë me teknologjinë përveç avantazheve që njerëzit mund të kryejnë të gjitha shërbimet e tyre online pa qenë e nevojshme të humbasin kohë fizike në institucione, sportele, qendra tregtare, supermarket ka dhe disavantazhe të mëdha. Teknologjia po “burgos” gjithnjë e më shumë të rinjtë në këtë ekran virtual dhe ka minimizuar përpjekjet për ushtrimin e aktivitetit fizik.

Studimi i fundit reflekton rezultatet e anketimeve të 256.000 të rinjve në botë. Gjetjet tregojnë se 67% e tyre nuk po ushtronin as 60 minuta të rekomanduara aktivitet fizik në ditë.

Të dhënat e indeksit të masës trupore treguan se 25% e të rinjve klasifikoheshin si mbipeshë ose obezë.

Studimi evidenton dallim të qartë të të rinjve që janë aktivë dhe të rinjve që janë joaktivë për mënyrën se si mendojnë ata për veten, mënyrën se si reagojnë, optimizmi dhe pesimizmi etj.

Përsa i takon situatës në Shqipëri  dhe iniciatiave të ndërmarra nga qeveria shqiptare për përfshirjen e sa më shumë aktiviteteve fizike në institucionet arsimore, Rovena Elmazi këshilltarja e sportit e Ministrit të Arsimit dhe Sportit tha se “Nga ana institucionale është hartuar dhe miratuar rregullorja për organizimin e aktiviteteve ne shkolla në bashkëpunim në Bashkitë dhe ZVA. Vetëm në këtë vit shkollor janë hapur 400 klasa sportive në 6 disiplina sportive, atletike, gjimnastikë, tenis, futboll, basketball, dhe volejboll”.

Jeta e shëndetshme e të rinjve përmes stilit eco health nënkupton një alternim midis aktiviteteve fizike dhe një ushqyerje e shëndetshme.

Të dhënat tregojnë nevojën për të synuar nivele të ulëta të aktivitetit fizik tek të rinjtë përmes adresimit të njohurive të dobëta të aktivitetit lidhur me shëndetin dhe aftësive të ulëta themelore të lëvizjes. Mbështetje të veçantë në këtë rast duhet të kenë edhe fëmijët më aftësi të kufizara.

Rovena Elmazi këshilltarja e sportit e Ministrit të Arsimit dhe Sportit tha se: “Për herë të parë u hartuan dhe miratuan programe te edukimit fizik për fëmijët me Aftësi të Kufizuara. Çdo vit Organizohet java Europiane e sportit koordinuar nga MAS”.

Studimet evidentojnë se aktiviteti fizik zvogëlon rrezikun e përjetimit të depresionit dhe se ndërhyrjet e aktivitetit fizik reduktojnë simptomat e depresionit tek fëmijët dhe adoleshentët.

Aktiviteti fizik ka efekte pozitive në funksionin konjitiv dhe sipas ekspertëve jep rezultate pozitive në shkollë në procesin e mësim nxënies, forcon memorien tek fëmijët dhe adoleshentët.

Pavarësisht se ka nisma të rëndësishme si rritja e orëve të edukimit fizik, inkurajimi i fëmijëve dhe adoleshentëve për të qenë pjesë e aktiviteteve fizike si pasion apo si nevojë, institucionet shëndetësore bëjnë thirrje dhe rekomandojnë shfrytëzimin e çdo hapësire për ndjekjen e aktiviteteve fizike. Ecja, vrapi, noti, sportet në tërsi janë në një sfidë të jashtëzakonshme me botën virtuale ku kjo kategori është më e predispozuar të qëndroj para një ekrani të smartphonit më shumë se sa të ndjek aktivitete në natyrë.

Në kuadër të shpalljes së Tiranës si Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022 që po zbatohet  nga Kongresi Rinor Kombëtar në bashkëpunim me Bashkinë Tiranë po organizohen një sërë nismash si pjesë e Programit EcoHealth promovon një mënyrë të shëndetshme jetese tek të rinjtë dhe synon të rrisë ndërgjegjësimin e tyre për rëndësinë thelbësore të një ekosistemi të shëndetshëm për të gjitha qeniet dhe organizmat që gjenden në natyrë.

Pandemia tek të rinjtë

Pandemia Covid 19, ndryshoi mënyrën e të jetuarit në të gjithë botën. Pavarësisht se përmes vaksinimit, situata në nivel global po shkon drejt normalizimit, pasojat e lëna pas nga pandemia do të jenë afatgjatë. Studimet po përqendrohen në analizimin e pasojave që mund të ketë lënë pas pandemia në shëndetin mendor, në pasojat psikologjike dhe mendore kryesisht tek të rinjtë.

Pasojat e lëna pas në sistemin arsimor, ndokuan në procesin në dije nxënie, pasi Covid 19 detyroi shtetet të kufizonin daljet nga shtëpia dhe fëmijët dhe të rinjtë nisën mësimin online. Kjo ishte një mënyrë krejtësisht e re e raportit mes fëmijëve, të rinjve me institucionet e arsimit, shumë larg jetesës së shëndetshme eco health. E njëjta gjë ndodhi dhe për sa i takon tregut të punës. Bizneset dhe administrata shtetërore dimensionuan mënyrën se si mund të mbanin në jetë aktivitetin e tyre dhe t’i shërbenin qytetarëve. Një pjesë e të rinjve përjetuan ankth apo forma më të rënduara jo vetëm nga pasiguritë e vetë pandemisë, por cila ishte vijmësia e tyre profesionale. “Mosha që paraqitet më shpesh vitet e fundit tek mjeku psikiatër janë të rinjtë nga mosha 18-30 vjeç. Një pjesë e tyre përjetojnë këtë situatë për shkak të vështirësive ekonomike që solli pandemia, për shkak të ndryshimeve në tregun e punës. Në këtë drejtim nuk ka një ndarje të gjinisë, përjetojnë në këtë formë stresin dhe depresionin femrat dhe meshkujt”- thotë mjekja psikiatre Arjana Rreli

Organizata Botërore e Shëndetësisë vlerësoi gjendjen emocionale dhe të shëndetit mendor në 8444  adoleshentë dhe të rinj nga mosha 13 deri në 29 vjeç në nëntë shtete. Nga ky numër, 27% e të rinjve raportuan se kanë përjetuar ankth gjatë periudhës së pandemisë dhe 15% e tyre në depresion. Për 30%, arsyeja kryesore që ndikon në emocionet e tyre aktuale është gjendja ekonomike.

Por pandemia në tërsi ndikoi në jetën e përditshme të gjithë secilit. Njerëzit kaluan më shumë kohë mbyllur duke hequr dorë nga pasionet e tyre.  46% e të rinjve raportojnë se kanë më pak motivim për të bërë aktivitete që zakonisht u pëlqenin.

Në këtë realitet të ridimesionuar, jo të gjithë të rinjtë arritën të kuptonin dhe pranonin pasojat e tyre kryesisht në shëndetin mendor dhe mirëqenien fizike dhe psikologjike. 60% e tyre, tregojnë statistikat, kërkuan ndihmën e autoriteteve shëndetësore kundrejt 40% e tyre që nuk e bën.

Në këtë drejtim mjekja Rreli tha “Në rast se të rinjtë ose njerëzit në tërsi nëse shfaqin problematika të sëmundjeve të shëndetit mendor, duhet t’i drejtohen ekspertëve të shëndetit. Jo domosdoshmërisht te mjeku psikiatër, por edhe tek psikologu dhe punonjësi sociale. Ekspertët do të jenë ata që do të vlerësojnë më tepër gjendjen për ta referuar  tek profesionisti për ta trajtuar”.

Shqipëria nuk bën përjashtim nga e gjithë kjo situatë globale. Dy vite nga shfaqja e rasteve me pandemisë, vaksinimi po ndihmon në rikthimin ne realitetin e mëparshëm pavarësisht se herë pas herë mutacionet e shfaqura kërkojnë kujdes të veçantë apo edhe rikthim të përkohshëm të masave për tu mbrojtur nga infektimi.

Jeta në kryeqytet por edhe në vende të tjera po nis normalitetin dhe koncertet dhe aktivitetet në kryeqytet po vijnë si një moment i nevojshëm argëtimi për të rinjtë. Bashkia e Tiranës ka ndërmarrë disa nisma të tilla gjallëruese për kryeqytetit dhe në kuadër të mbajtjes së titullit si kryeqytetit Evropian i Rinisë që po zbatohet gjatë këtij viti nga Kongesi Rinor Kombëtar në bashkëpunim me bashkinë për të bërë të rinjtë të ndjejnë normalitetin, të shkëmbejnë përvojat e tyre dhe të vazhdojnë të ruajnë rolin se zëri më i rëndësishëm i së ardhmes së shoqërisë.

Ndryshimet klimatike

Edukimit mjedisor do të përfshihet në kurrikulat shkollore. Sfida globale në ditët e sotme është ajo e ndryshimeve klimatike me pasoja të ndjeshme në ekonominë, mjedisin e shteteve dhe shëndetin e qytetarëve. Nëse këto kohë mes të panjohurave dhe pasigurive, buxhetet e shteteve respektive kërkojnë ridimesionim dhe shpërndarje më të menduar të fondeve për reduktimin e sa më shumë pasojave negative.

Në ndryshimet klimatike, vendet përballen me thatësirën e pazakontë, me limitimet e prodhimit të energjisë, me efekte negative në bujqësi, mjedis etj. Gjithashtu ndryshimet klimatike ndikojnë në përshpejtimin e erozionit sidomos në zonat bregdetare duke rritur intensitetin e fatkeqësive natyrore, zhdukjen e specieve dhe përhapjen e sëmundjeve të transmetuara nga vektorët.

Këto janë vetëm disa pasojat e këtyre ndryshimeve që njeh popullata në tërsi, por ndikimi i tyre prek pafund sektorë të tjerë të cilët merr nën konsideratë dhe shqyrtim nga studiuesit.

Për shkak të rëndësisë së jashtëzakonshme dhe betejës së viteve të fundit, çdo qytetar duhet të kuptoj se secili mund të kontribuoj në mënyrën e tij për të ruajtur dhe mbrojtur mjedisin, për mos shpërdorimin e ujit dhe iniciativa të tjera ekologjike.

Kjo në vetvete kërkon një lëvizje globale dhe një nga aleatët më kryesor në këtë drejtim janë të rinjtë. Roli i tyre është jetik në këtë proces. Studimet në botë tregojnë se 98.5% të rinjve kanë informacion dhe njohuri se klima globale po ndryshon dhe 95.5% e të anketuarve gjithashtu komentuan se aktivitetet njerëzore kontribuojnë në ndryshimin e klimës.

Rreth 54.5% e të anketuarve besojnë se rinia mund të luajë një rol të madh në luftimin e ndryshimeve klimatike.

Edukimi për të rinjtë përfaqëson një nga mjetet më efektive për të luftuar potencialin shkatërrues të ndryshimeve klimatike dhe për të kultivuar një mirëkuptim ndërkombëtar midis anëtarëve të gjeneratës së ardhshme, pasi është një proces afatgjatë që do të ndikojë në një numër të pafund brezash të ardhshëm.

Përsa i takon Shqipërisë, Zv.Ministrja e Mjedisit dhe Turizmit Almira Xhembulla tha se “Po përgatitet një marrëveshje mirëkuptimi mes Ministrisë së Mjedisit dhe Ministrisë së Arsimit dhe Ministrisë së Rinisë për çështjen e ndërgjegjësimit mjedisor, përfshirjen e edukimit mjedisor në kurrikulat shkollore. Për tu përfshirë në iniciativave, ka plan veprimi, fushata të rëndësishme ndërgjegjësuese etj”.

Ndërsa nismat e qeverisë për dekurajimin e ndotësit e mjedisit lidhen me masat administrative për subjektet dhe individët ndërsa një ndër iniciativat më të rëndësishme të ndërmarra së fundmi është ajo e ndalimit të qeseve plastike njëpërdorimshme më pak se 70 mikron.

Zv.Ministrja argumenton se kjo iniciativë erdhi për shkak se: “Prezenca aktuale e plastikës një përdorimshe në çdo hapësirë, ujore dhe tokësore, si dhe në ajër (për shkak të gazrave të lëshuara nga djegia e kësaj kategorie plastike e cila nuk shërben ose nuk përbën interes për ripërdorim apo riciklim).

  1. b) Interesi i ulët ose pothuajse papërfillshëm për grumbullimin dhe trajtimin e kësaj kategorie mbetjeje, në mënyra të ndryshme nga ai i asgjesimit me djegies.
  2. c) Ineficenca dhe kostot e larta në mbikqyrjen e sjelljes së qytetarit dhe tregut në lidhje me mënyrën e përdorimit dhe tregëtimit të produktit qese plastike mbajtjëse; d) Detyrimi, për të ecur paralel me masat që janë ndërmarrë nga shumica e shteteve anëtare të BE-së, me qëllim reduktimin e përdorimit të plastikës një përdorimshe (pa u kufizuar vetëm në produktin qese plastike që po ndalohet në Republikën e Shqipërisë”)

Përpjekjet e të rinjve duhet të demostrohen në pjesëmarrjen e tyre aktive në jetën publike dhe vendimarrëse për të përçuar zërin e tyre për mbrojtjen dhe ruajtjen e mjedisit dhe në mesazhe të tjera ndërgjegjësuese.

Të rinjtë gjithashtu duhet të japin shembullin e tyre duke inicuar apo u përfshirë në nisma për mbjelljen e hapësirave të gjelbëra. Në këtë rast këta të rinj duhet të jenë kontribues të vlefshëm në gjenerimin e zgjidhjeve afatgjata të qëndrueshme klimatike.

Të rinjtë duhet të luajnë një rol të rëndësishëm në udhëheqjen e popullsisë së vendit drejt ndryshimeve në sjelljen dhe zakonet e tyre. Të rinjtë e inkurajuar mund të detyrojnë qeveritë të ndërmarrin iniciativa të qenësishme për të mbrojtur shëndetin dhe ekonominë e tyre nga ndryshimet klimatike si dhe mund të jenë pjesë e lëvizjeve globale.

 

Në kuadër të shpalljes së Tiranës si Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022 që po zbatohet nga Kongresi Rinor Kombëtar në bashkëpunim me Bashkinë Tiranë po organizohen një sërë nismash si pjesë e Programit Eco – Health promovon një mënyrë të shëndetshme jetese tek të rinjtë dhe synon të rrisë ndërgjegjësimin e tyre për rëndësinë thelbësore të një ekosistemi të shëndetshëm për të gjitha qeniet dhe organizmat që gjenden në natyrë.

#tirana #youth #EuropeanYouthCapital2022 #EYC2022 #ActivateYouth
#EuropeanYearOfYouth #NationalYouthCongress #CityOfTirana

 

Çrregullimet e shëndetit mendor tek të rinjtë

Një jetesë e shëndetshme, bazuar në filozofinë eco health përkthehet edhe në një shëndet mendor të qëndrueshëm.

Studimet e fundit tregojnë se 1 në 7 fëmijë dhe adoleshentë përjetojnë forma të çrregullimit mendor. E thënë në përqindje, 13% të barrës globale të sëmundjeve e zë kjo tipologji në këtëgrupmoshë. Organizata Botërore e Shëndetësisënë raportin e fundit të saj (viti 2021) evidenton se statistikat i përkasin fëmijëve dhe adoleshentëve nga mosha 10-19-vjeç.

Mjekja e njohur psikiatre në Shqipëri Arjana Rreli tha se të rinjtë përjetojnë këto forma më tëshpeshta të çrregullimeve të shëndetit mendor: “Forma më e ndeshur e çrregullimeve të shëndetit mendor tek të rinjtë është ankthi. Nëfakt ankthi përbën edhe përqindjen më të lartë tësëmundjeve të shëndetit mendor në të gjithëpopullatën”- thekson Rreli.

Fatkeqësisht format e rënda të shfaqjes së tyre si dhe mungesa e trajtimit mund të çojë deri nëvetëvrasje, akti i flijimit që ka njohur rritje nëvitet e fundit. OBSH në këtë rast thotë se vetëvrasjet janë shkaku kryesor i vdekjeve  për grupmoshën 15-19 vjeç që vijnë si pasojë e depresionit.

Referuar shkaqeve, mjekja Arjana Rreli e vë theksin tek abuzimi që kanë të rinjtë me substancat e ndaluara. “Arsyet më të shpeshta që të rinjtë të vuajnë nga çrregullimet e shëndetit mendor vijnë si pasojë e veseve dhe e përdorimit të substancave të ndaluara. Por, mos harroni që këto janë kohëra të ndryshimeve të mëdha. Të rinjtë idealizojnë modelet e së bukurës, të mirave materiale që synojnë t’i përfitojnë në rrugë të shpejtë dhe pa lodhur. Janë modelet të cilat nuk e mësojnë fëmijën dhe tërinjtë të ecin në rrugën e përpjekjeve reale”.

Gjithashtu mjekja psikiatre e vë theksin edhe tek ndryshimet demografike dhe përballja me mentalitetin e ri të qendrave të urbanizuara.

“Janë modelet e familjes që në shumicën e rasteve janë familje që vijnë nga situata të vështira familjare, problematika ekonomike, mbartin në vetvete mentalitet kryesisht mes paragjykimesh” – thotë mjekja.

Një adoleshent në kushtet kur vuan nga këto çrregullime ndihet më i diskriminuar, stigma është prezente dhe bashkëshoqëruese e tij, dhe natyrshëm krijon përjashtimin social. Në shumëraste, vetë-përjashtim social.

Arsyet mund të jenë të shumta që mund tëndikojnë në problemet dhe çrregullimet e shëndetit mendor. Nga dhuna në familje, stresi, gjithashtu ndryshimet fizike, emocionale dhe sociale, duke përfshirë ekspozimin ndaj varfërisë, abuzimit, mund t’i bëjnë adoleshentët të prekshëm ndaj problemeve të shëndetit mendor.

Për të ndihmuar të rinjtë, në reduktimin e rasteve të kësaj natyre, familja dhe edukimi nëshkollë janë faktorët kyç që mund ta bëjnë të ardhmen e adoleshentëve më të shëndetshme.

“Një tjetër arsye që të rinjtë shkojnë drejt veseve të tilla është që prindërit vrapojnë për të siguruar të ardhura materiale duke harruar kujdesin ndaj fëmijëve të tyre dhe nuk mos folur hapur për problematikat me të cilat ata ndeshen”- argumenton mjekja Rreli.

Mbrojtja e adoleshentëve nga problemet familjare, promovimi i të mësuarit socio-emocional dhe i mirëqenies psikologjike, dhe sigurimi i aksesit në kujdesin e shëndetit mendor janë të rëndësishme.

Stresi që është një ndër faktorët kryesore të sëmundjeve të shëndetit mendor që jo gjithmonë arrin të identifikohet nga familja dhe të pranohet nga vetë fëmija. Por përveç rolit të familjes në shtëpi, të mësuesit dhe psikologut institucionet arsimore, i takon dhe pushtetit lokal dhe me gjerë të gjejë mundësinë e nismave dhe politikave për mbrojtjen e të rinjve. Jo vetëm një sistem arsimor i sigurt, nismave që kanë ndikim në aspektin ekonomik, por edhe iniciativave argëtuese dhe kulturore do ndikonin pozitivisht në argëtimin cilësor të rinjve dhe shmangien ambienteve të kufizuara.

Tirana është shpallur kryeqyteti Europian i Rinisë për vitin 2022 dhe për këtë arsye janë ndërmarrë një sërë nismash dhe aktivitetesh nga Kongresi Rinor Kombëtar dhe Bashkisë sëTiranës me fokus të rinjtë me qëllim që  të krijohen sa më shumë mundësi për ta, te dhe të jenë një zë aktiv në shoqëri. Gjithashtu diskutohen problematika të caktuara të cilat kanë për qëllim sensibilizimin e tyre. Aktivitetet argëtuese janë gjithashtu një arsye qëtë rinjtë të shohin një alternativë më argëtuese duke dalë nga e përditshmja e tyre.

 

Produktet e mishit me Listeria, 3 të vdekur dhe 66 persona të sëmurë. Ndër markat e përfshira Wudy AIA, por ka dhe sallame të tjera

Lajmi i tre personave që vdiqën në Itali nga ngrënia e salsiçeve të papërpunuara të kontaminuara me Listeria monocytogenes kaloi pothuajse pa u vënë re, megjithëse alarmi ra në shumë zinxhirë supermarketesh. Il Fatto Alimentare është i vetmi sajt që foli për këtë në një artikull që ne botuam më 26 shtator, pasi shikuam dokumentet nga Sistemi Evropian i Paralajmërimit të Shpejtë (Rasff). Pas publikimit të artikullit tonë, numri i të vdekurve u rishikua, duke përfshirë një përditësim të njoftimit Rasff. Deri më sot, numri i rasteve është rritur nga 61 në 66, ndërsa ai i vdekjeve ka rënë nga gjashtë në tre. Kjo u konfirmua nga burime nga Ministria e Shëndetësisë në Ansa, të cilët specifikuan se si kanë ndodhur vdekjet në dhjetor 2021, mars dhe qershor 2022 në Lombardi, Piemonte dhe Emilia-Romagna në mesin e njerëzve me imunitet të kompromentuar ose veçanërisht të dobët.

Tabelat në pikat e shitjes që lajmëronin tërheqjen e produkteve u shfaqën të premten e datës 23 shtator dhe në shumë raste nuk shfaqej marka e produktit. Reklamat tregonin vetëm emrin e kompanisë prodhuese të treguar në etiketë (Agricola Tre Valli Soc. Coop, fabrikë në piazzale Apollinare Veronesi 1, në San Martino Buon Albergo, në provincën e Veronës) dhe shenjën e identifikimit (IT 04 M CE ). Megjithatë, AIA Frankfurters dhe markat e tjera të përfshira pothuajse nuk shfaqen kurrë në tabela dhe kjo e bën të vështirë identifikimin nga konsumatorët. Ka edhe më shumë: në paketimin e AIA, për shembull, gjendet vetëm selia e prodhuesit (Prodhuar në vulën S.Martino B.A. (VR) CE IT 04 M CE) dhe jo emri i fermës Tre Valli. Kjo do të thotë se, për të gjurmuar paketat e kontaminuara, është e nevojshme të kontrollohet vula evropiane (Vula CE IT 04 M CE) dhe kjo nuk është plotësisht e dukshme.

Problemi ka të bëjë me të paktën tre lloje Wudy AIA (rostiçeri klasik, djathë dhe klasik) me datë skadimi nga 20 shtatori 2022 deri më 5 dhjetor 2022. Kjo do të thotë se, produktet mund të jenë ende në rafte ose në frigoriferë në shtëpi. Në dokumentet e alarmit të lëshuara në nivel europian përmenden edhe marka të tjera më pak të njohura si: Wür, Pavo, Golo, Salumeo di Lidl dhe Salchicha, për të cilat nuk ka indikacione më të sakta. Marka Töbias e zinxhirit të supermarketeve Eurospin (kliko këtu) gjithashtu shfaqet në listë, por shenja është tërhequr nga raftet me një njoftim të parë zyrtar në fund të gushtit 2022 dhe një njoftim të dytë në shtator. Një tjetër gjë për t’u theksuar është se ndotja prek vetëm sasitë e treguara që kanë një datë skadimi midis 20 shtatorit 2022 dhe 5 dhjetorit 2022.

Hot dog ingredients in the food.

Gjithçka filloi më 2 gusht, kur Sistemi i Paralajmërimit të Shpejtë të Komisionit Evropian për Ushqimin dhe Ushqimin për Kafshë (Rasff) mori njoftim nga Italia për një shpërthim të llojit Listeria monocytogenes ST 155, i cili numëron tashmë 29 raste dhe dy vdekje, të shpërndara kryesisht midis Lombardisë dhe Emilia – Romagna. Në një kohë të shkurtër, duke krahasuar të dhënat me mostrat e ruajtura në bazën kombëtare të të dhënave gjenomike të Listeria monocytogenes të Institutit të Lartë të Shëndetësisë, rastet e konstatuara nga viti 2020 janë rritur në 33, të shpërndara në nëntë rajone italiane.

Kështu arrijmë në datën 12 shtator, kur pas gati një muaji pa përditësime mbi shkaqet e shpërthimit, salçiçet shfaqen për herë të parë në skenë. Ministria e Shëndetësisë njofton Komisionin Evropian se, ndërkohë që rastet e konstatuara u rritën në 61, në shtëpinë e një pacienti u gjetën pako të paprekura me dy sasi sallamesh të markës Tobias të kontaminuara nga i njëjti lloj Listeria i shpërthimit.

Një numër kaq i lartë i viktimave dhe njerëzve të përfshirë është për shkak të zakonit të keq të përhapur për të ngrënë salcice të papërpunuara. Në ambalazh shkruhet, “Të konsumohet pas gatimit të kujdesshëm”, por njerëzit lexojnë pak, shpërqendrohen dhe nuk e dinë që duhet të gatuhen para se t’i vendosin në tavolinë. Mendoni vetëm sa sallata orizi përgatisin në verë, duke shtuar salsiçe të prera në copa të vogla pa i gatuar. Zierja, nga ana tjetër, është absolutisht e nevojshme për të neutralizuar bakteret ende të pranishme. Është e vërtetë, që linja e prodhimit parashikon pasterizimin e salsiçeve, por në këtë rast kontaminimi supozohet se ka ndodhur pas trajtimit termik në fazën e paketimit (raporti Rasff flet për kontaminim mjedisor). Vetë AIA tregon në paketim shprehjen “Përgatitja: gatuajeni në tigan ose në pjatë duke e rrotulluar për 3/4 minuta ose zieni në ujë të vluar për 3/4 minuta”. Për këtë arsye, kompania nuk i ka tërhequr drejtpërdrejt salsiçet duke dhënë njoftimin, por komunikimi është shpërndarë nga prodhuesi në supermarkete. Nëse konsumatorët do të kishin ndjekur udhëzimet me përpikëri, nuk do të kishte tre viktima dhe 66 persona të përfshirë. Përgjegjësia i takon edhe Kompanisë Bujqësore Tre Valli, sepse nëse, siç supozohet, ndotja ka ndodhur në fund të linjës së prodhimit, pasi kompania të kishte zbuluar problemin duhet të kishte identifikuar menjëherë shkaqet dhe më pas tërheqjen e produktit. Fatkeqësisht, ky element shoqërohet me lehtësinë e konsumatorëve të mësuar të hanë salsiçe të papërpunuara, pa ndjekur udhëzimet e përdorimit.

Çështja është shumë serioze, aq sa Ministria e Shëndetësisë ka lëshuar një deklaratë të gjatë për shtyp të premten 23 shtator 2022 në të cilën paralajmëron konsumatorët, pa përmendur markat e përfshira, por vetëm emrin e prodhuesit Agricola Tre Valli – IT 04 M. KA. Në tekst nuk thuhet se autoritetet shëndetësore europiane kanë lëshuar një alarm që tregon, se të vdekurit janë tre dhe personat e prekur 66. Bëhet fjalë për një problem që u konstatua nga ASL italiane në fillim të gushtit 2022 dhe për të cilat duhet të besojmë se ka pasur hetime dhe njohuri që kanë çuar në rrethimin dhe identifikimin më të mirë të faktit dhe etiologjisë së tij vetëm në fillim të shtatorit. Raporti i RASFF tregon 12 shtatorin 2022, si ditën kur pasi një ngarkesë të lartë të Listeria monocytogenes në mostra. Autoritetet shëndetësore italiane janë mjaft të sigurta për korrelacionin midis Würstel dhe Listeria, sepse përmes një ekzaminimi epidemiologjik ata kanë identifikuar würstel si përgjegjës të mundshëm për kontaminimin. Hipoteza u konfirmua nga testet e mëvonshme që gjetën praninë e shtamit Listeria monocytogenes ST 155 si në mostrat ende të paketuara ashtu edhe në fermën Tre Valli.

Më parë, në muajt gusht dhe shtator, dyshimet i drejtoheshin një djathi PDO, i cili pas ekzaminimeve të thelluara u zbardh totalisht. Pyet veten se, pse ministria nuk i ka informuar siç duhet njerëzit, duke specifikuar se djathi PDO është përfshirë gabimisht në këtë aferë. Pyetja e dytë ka të bëjë me dështimin për të treguar në deklaratën për shtyp të së premtes 23 shtator markat e përfshira dhe datat e skadencës së loteve në fjalë. Megjithatë, dokumentet nuk lënë vend për dyshime për peshën e situatës dhe shtrirjen e problemit që prek pothuajse të gjitha rajonet italiane. Dokumenti detajon listën e rrjeteve të supermarketeve në fjalë që kanë shpërndarë salsiçet. Në listë gjejmë: Lidl, Eurospin, Esselunga, Penny market, Sogegross, Unes, Bennet, Prix, Tigros… Përballë një rasti të tillë, ndoshta Ministria e Shëndetësisë duhet të dalë në terren duke i kujtuar njerëzve se salsiçet nuk janë të përshtatshme të konsumohen të papërpunuara.

Bazuar në atë që tregohet në 72 faqet e raportit europian që kronika e të gjithë historisë, ne po përballemi me një nga rastet më të rënda të kontaminimit ushqimor që ka ndodhur në Itali në 50 vitet e fundit, si për numrin e viktimave ashtu edhe për atë të të prekurve.

Ferma Tre Valli në një njoftim për shtyp të mbërritur dje në redaksi mohon kategorikisht se ka prova tekniko-shkencore që mund të çojnë në lidhje me raste vdekjesh nga listerioza dhe salsiçet e prodhuara nga Agricola Tre Valli. “Kooperativa – saktësohet – ka aktivizuar një procedurë tërheqjeje vullnetare në marrëveshje me Autoritetet Kompetente me njoftim relativ informativ për përdorimin e duhur të ushqimit ekskluzivisht si masë paraprake, si ruajtja e gabuar e produktit dhe mosrespektimi i Metodat e gatimit të listuara në etiketë, mund ta bëjnë ushqimin të papërshtatshëm për konsum nga pikëpamja mikrobiologjike.

Burimi: www.ilfattoalimentare.it

Qendra ALERT / Alert.al

Açuge në vaj me histaminë të lartë nga Shqipëria, hiqen nga tregu në Itali. Ja çfarë shkakton tek njeriu

Açuge nga Shqipëria të tretura në vaj, janë konstatuar me nivele shumë të larta të Histaminës në tregjet italiane. Sistemi i Alarmit të Shpejtë i Komisionit Evropian për produktet ushqimore RASFF, ka njoftuar se në Itali, më 12 shtator 2022, janë konstatuar açuge me nivele të shumë të larta të histaminës. Produkti është me origjinë nga Shqipëria dhe autoritetet në Itali, nga ku është dhënë dhe alarmi, kanë kërkuar tërheëqjen e menjëhershme nga tregu, për të mos rrezikuar konsumatorët. Bëhet fjalë për açuge të eksportuara nga Shqipëria, të futura në vaj ulliri, analizat e të cilave kanë rezultuar mbi normat e lejuara ligjore, sipas të cilave, Histamina në açuge në vaj, nuk duhet të jetë më shumë se 200 miligram për kilogram. Kanë qenë autoritetet e sigurisë ushqimore në Itali, të cilat në bazë të kontrolleve zyrtare kanë marrë kampionë dhe i kanë analizuar.

Histamina është një kimikat përgjegjës për disa funksione kryesore: komunikon mesazhe në trurin tuaj, nxit lirimin e acidit të stomakut për të ndihmuar tretjen, çlirohet pas lëndimit ose reaksionit alergjik si pjesë e përgjigjes suaj imune. Kur nivelet e histaminës rriten shumë, ose kur nuk mund të shpërbëhet siç duhet, mund të ndikojë në funksionet tuaja normale trupore.

Histamina shoqërohet me reagime dhe simptoma të zakonshme alergjike. Shumë prej tyre janë të ngjashme me ato nga intoleranca ndaj histaminës. Ndërsa ato mund të ndryshojnë, disa reagime të zakonshme që lidhen me këtë intolerancë përfshijnë; dhimbje koke ose migrenë, probleme me sinuset, lodhje,probleme me tretjen, çrregullim të ciklit menstrual, të përziera dhe të vjella.

Në rastet më të rënda të intolerancës ndaj histaminës, mund të përjetoni dhimbje të forta barku, enjtje të indeve, presionin e lartë të gjakut, rrahje tëe çrregullta të zemrës, ankth, vështirësi në uljen dhe stabilizimin e temperaturës dhe marrje mendësh.

Qendra ALERT / Alert.al

Gjykata e Përgjithshme e BE-së "bllokon" Google, s'ka të drejtë të pengojë motorrët e kërkimit të Android dhe pajisjeve tjera smart

Organizata Evropiane e Konsumatorit (BEUC) mirëpret vendimin e Gjykatës së Përgjithshme të BE-së të 14 shtatorit 2022 për çështjen Google Android. Gjykata e Përgjithshme mbështeti në masë të madhe vendimin e Komisionit Evropian të vitit 2018 se Google shkeli rregullat antitrust të BE-së, duke vendosur kufizime të paligjshme ndaj prodhuesve të pajisjeve Android dhe operatorëve të rrjetit celular për të çimentuar pozicionin e saj dominues në kërkimin e përgjithshëm në internet. Monique Goyens, Drejtore e Përgjithshme e BEUC, komentoi: “Vendimi i sotëm i Gjykatës së Përgjithshme mbi praktikat e Google në lidhje me Android është vendimtar, sepse konfirmon se konsumatorët e Evropës duhet të gëzojnë zgjedhje kuptimplote midis motorëve të kërkimit dhe shfletuesve në telefonat dhe tabletët e tyre. Vendimi i Gjykatës e bën të qartë, se Google nuk mund të abuzojë me pozicionin e saj të fortë në treg për të përjashtuar në mënyrë të padrejtë konkurrentët përmes një rrjeti kompleks dhe të paligjshëm kufizimesh dhe kërkesash për prodhuesit e telefonave. Vendimi do të ndihmojë për të siguruar që konsumatorët mund të përfitojnë nga një mjedis dixhital më i hapur dhe inovativ”.

“Kufizimet e Google dëmtuan shumë miliona konsumatorë evropianë duke i privuar ata nga zgjedhja dhe inovacioni i vërtetë për një dekadë. Në praktikë, shumë konsumatorë evropianë nuk kishin alternativë për përdorimin e motorit të kërkimit të Google dhe shfletuesit Chrome të Google në pajisjet e tyre celulare. Nëse ata preferonin, për shembull, të përdornin shërbime më inovative dhe miqësore ndaj privatësisë, kufizimet e Google i penguan ata ta bënin këtë.”

Pse ka rëndësi për konsumatorët?

Vendimi i Gjykatës për rastin Android ka rëndësi për konsumatorët, sepse shumica e telefonave inteligjentë në Evropë funksionojnë në sistemin operativ Android të Google, ndërsa Google Search është motori dominues i kërkimit, i përdorur nga miliona konsumatorë evropianë çdo ditë për të hyrë në mallra, shërbime dhe informacione në ueb.

Si është përfshirë BEUC?

BEUC ndërhyri në Gjykatë në mbështetje të vendimit antitrust të Komisionit të korrikut 2018, përfshirë në seancat dëgjimore pothuajse një vit më parë. Në ndërhyrjet e tij në Gjykatë, BEUC theksoi mënyrën në të cilën Google shfrytëzoi sjelljen e konsumatorëve në jetën reale, për shembull duke mbajtur aplikacionet e kërkimit dhe shfletuesit të para-instaluar në vend që të ndryshonte në alternativa, për t’i privuar ata nga zgjedhjet e vërteta.

Vendimi i Komisionit i vitit 2018

Vendimi i Komisionit i vitit 2018, tashmë i konfirmuar kryesisht nga Gjykata e Përgjithshme, zbuloi se Google mbrojti dhe forcoi pozicionin e tij dominues në shërbimet e përgjithshme të kërkimit dhe shkeli rregullat e konkurrencës së BE-së duke:

– u kërkuar prodhuesve që të instalojnë paraprakisht aplikacionin e kërkimit të Google dhe aplikacionin e shfletuesit (Chrome), si kusht për licencimin e dyqanit të aplikacioneve të Google (Dyqani Play)

– duke parandaluar prodhuesit që dëshirojnë të instalojnë paraprakisht aplikacionet e Google që të shesin qoftë edhe një pajisje të vetme celulare inteligjente që funksionon në versione alternative të Android që nuk janë miratuar nga Google.

Gjykata e Përgjithshme ka konfirmuar përfundimin e Komisionit se, këto praktika të paligjshme janë krijuar qëllimisht për të përjashtuar konkurrentët.

Vendimi i Komisionit zbuloi se kompanitë që ofrojnë motorë kërkimi dhe shfletues alternativë nuk ishin në gjendje të arrinin konsumatorët dhe se për këtë arsye konsumatorëve iu mohua qasja në një zgjedhje të produkteve dhe shërbimeve të tjera.

Burimi: beuc.eu

Qendra ALERT

Vezët nga Serbia dhe Turqia? Ja si shmanget AKU për gjurmueshmërinë, analizat, rezultatet. Ku po shkojnë milionat e importuara nga këto dy shtete?

Çështja e vezëve të importit nga Serbia dhe Turqia, duket se po shndërrohet në një lojë “ping pongu”, duke mos u marrë asnjë masë e duhur. Sakaq, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vazhdon të mos iu përgjigjet pyetjeve të Qendrës ALERT në lidhje me; së pari, lejimin e importit të vezëve të Klasit A, në kundërshtim me rregulloret e Komisionit Europian dhe së dyti, me mungesën e gjurmueshmërisë për Klasin B, të cilat nuk duhet të vijnë në tryezat e shqiptarëve, por të shkojnë për industrinë përpunuese.

Megjithëse çdo muaj vazhdojnë të importohen miliona vezë nga Serbia dhe Turqia, AKU nuk iu dha përgjigje pyetjeve të Qendrës ALERT, duke krijuar kështu hije dyshimi për pamundësi të ndalimit të tyre, të gjurmueshmërisë së tyre e mbi të gjitha, për produkte të pasigurta për konsum.

Me datën 25 gusht 2022, në vijim të komunikimeve dhe e-maileve të mëparshme totalisht të paqarta dhe pa përgjigje, pa përmbajtje, Qendra ALERT i dërgoi AKU-së pyetjet e mëposhtme:

“–Për të dyja shtetet, është thënë që importohen vezë, Klasën e të cilave askush nuk na e vërteteton. Por, nëse janë A, përse duhet të vijnë në Shqipëri, kur BE, rregulloret e saj e ndalojnë???!!! Përse, kur Shqipëria është e detyruar të zbatojë rregulloret e Komisionit Europian???!!! Përse Ministria e Bujqësisë nuk urdhëton institucionet e varësisë, ligjzbatuese, të zbatojnë legjislacionin shqiptar, por detyrimisht dhe atë të BE???!!!

Nëse janë B, ku kanë shkuar???

–Ku kanë shkuar? Cilat janë kompanitë/subjektet që përpunojnë vezët e klasit B, kanë pajisjet dhe teknologjinë e duhur, që bëjnë ndarjen e tyre, desinfektimin, heqjen e lëvozhgës, ndarjen e të bardhës nga e verdha, përpunimin e tyre, shndërrimin në pluhur apo forma tjera dhe bërjen gati për industrinë e prodhimit që përdor vezë në produktet e tyre? Cilat? Sa kokrra vezë janë importuar të kategorisë A dhe B të importuara nga të dy shtetet, Serbia dhe Turqia?????

–Qendra ALERT i ka kujtuar AKU-së për të dytën herë rregulloret e Komisionit Europian, të cilat e saktësojnë shumë qartë se nga cilat shtete duhet të eksportohen drejt BE vezë të klasit A dhe nga cilat jo. Këtu janë të përfshira dhe Serbia e Turqia. Ne nuk jemi vend i BE, por jemi të detyruar të punojmë me legjislacionin dhe rregulloret e BE.

–Sëmundje virusale, si influenca e pseudopesti nuk janë problem për sigurine ushqimore, por për parandalimin e mbërritjes së infeksionit në vendin tonë.

Meqenëse përmendni në përgjigjen tuaj dhe pseudotestin dhe influencën, ç’lidhje kanë këto me vezën?! Këto janë analiza qe kryhen në shpend të gjallë!!!

–Sa është numri i mostrave për vezët e importuara nga Turqia dhe Serbia që kanë marrë inspektorët në PIK, por edhe nëpër stabilimentet ku janë magazinuar, që janë analizuar???!!!

–Çfarë analizash u janë bërë këtyre vezëve, për çfarë? Me çfarë metode, me çfarë reagentësh janë kryer analizat? Sa analiza për salmonelë janë bërë për vezët e importuara nga Turqia e Serbia??? Si kanë rezultuar????

–Duke qenë se me Serbinë, reciprociteti dhe miratimi i cetifikatës veterinare funksionon në baze të ‘Open Balkan’ dhe jo si vend anëtar i BE-së: A ju ka vënë në dispozicion shteti serb të dhena mbi gjurmueshmerinë e produktit vezë kokërr të kategorisë A? Cilat janë skemat e vaksinimit dhe a ka marrë informacion MBZHR mbi rastet me influencë aviare në territorin e këtij shteti???

–Turqia a ndodhet në listen e vendeve të kufizimit të importit dhe tranzitit të shpendëve të gjallë dhe produkteve të tyre, sipas përditësimeve të shfaqjes se kësaj semundjeje në shpendë???
— Sa mostra janë marrë në PIK nga inspektoret dhe në vendet e magazinimit? Si kanë rezultuar? Për çfarë janë analizuar dhe përse nuk i publikoni apo me këtë rast të na i vini në dispozicion raport-analizat??!!

 

Ndersa përgjigjia e AKU erdhi më 8 shtator 2022. Siç mund ta lexoni të plotë më poshtë, për asnjë prej pyetjeve nuk është dhënë përgjigjia e saktë dhe e qartë.

“Të nderuar, 

Lidhur me sqarimet e kërkuara nga qendra “Alert”, sa i përket një komunikimi publik, bëjmë me dije si më poshtë vijon:

Shqipëria ka importuar nga shteti serb 13 ngarkesa vetëm vezë të klasit A. Shqipëria ka importuar nga shteti turk 36 ngarkesa vetëm vezë të klasit B.  Të gjithë ngarkesat e importit të vezëve të klasit B kanë patur si destinacion tregun e industrisë së përpunimit në përputhje me legjislacionin në fuqi, në kompani të licencuara për kryerjen e veprimtarisë. 

Veza e klasit B për strukturat e Bashkimit Evropian është ajo që eksportohet nga vende të treta për listimin e produkteve për BE-në: si Shqipëria, Turqia, Kanadaja, SHBA, Singapori, etj..

Pavarësisht çka rezultojnë në vërejtjet e dokumentacionit gjatë kontrolleve zyrtare rutinë, AKU po monitoron me program pune të gjithë sektorin e operatorëve të biznesit ushqimor që operon me produktin vezë.

Duke marrë shkas nga mungesa e informacionit, bëjmë me dije se Shqipëria ka detyrim të zbatojë legjislacionin e BE-së, kur bëhet shtet anëtar i saj dhe për momentin është ende në rrugën e përafrimit të legjislacionit sipas kapitujve në negocim. Legjislacioni në fushën e sigurisë ushqimore vijon të përafrohet në përputhje me kapitullin XII “Siguria ushqimore, veterinaria dhe politikat fitosanitare” dhe është një proces në vazhdim.

Të gjitha produktet vezë që kanë hyrë në territorin e vendit tonë janë importuar nga vende të pastra nga influenca aviare dhe pseudopesti, të shoqëruara me certifikatë veterinare, e cila vërteton gjendjen shëndetësore të shpendëve nga kanë ardhur këto vezë, si dhe sigurinë e këtij produkti. Kjo është një kërkesë që jo vetëm e parashikon certifikata veterinare e produktit vezë, por edhe certifikatat e vendeve të BE-së e parashikojnë një konformitet të tillë.

Siç është shpjeguar edhe me sipër, vezët e importuara në Republikën e Shqipërisë vijnë nga zona të pastra nga influenca aviare dhe as Turqia dhe as Serbia nuk ndodhen në listën e vendeve që është kufizuar/ ndaluar importi/ tranziti i shpendëve të gjallë dhe produktet e tyre, ku përfshihet edhe veza.

Gjithësi, Shqipëria është pjesë e Organizatës Botërore të Shëndetit të Kafshëve, ku siç njoftohet lidhur me shfaqjen e sëmundjeve të ndryshme, ashtu edhe njofton nëpërmjet strukturave të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

Këto produkte veç nënshtrimit të kontrollit zyrtar në pikat e inspektimit kufitar, i nënshtrohen kontrolleve zyrtare edhe në industrinë e përpunimit, ku për treguesin “salmonelë” mostrohen dhe analizohen në mënyrë të vazhdueshme. Për periudhën janar-qershor 2022 nga drejtoritë rajonale janë marrë në total 31 mostra për t’u analizuar për tregues mikrobiologjikë për produktin vezë të cilat kanë rezultuar brenda normave të lejuara.

Trupat inspektuese të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit janë në gatishmëri për kryerjen e kontrolleve zyrtare, me objekt inspektimi produktin vezë kundrejt kërkesave ligjore dhe në rastet e konstatimit të shkeljeve, janë marrë masat administrative përkatëse për gjetjet e evidentuara si: masë administrative “gjobë”, bllokime dhe ndërprerje aktiviteti. 

Siç thënë dhe më lart, AKU po monitoron me program pune të gjithë sektorin e operatorëve të biznesit ushqimor që operon me produktin vezë dhe sipas rastit po kryen bashkëpunime me organe të tjera ligjzbatuese.

Ju faleminderit!”

Çdokush që merr sadopak vesh nga komunikimi, nga mediat, si dhe nga siguria ushqimore, e kupton lehtë që  kjo përgjigje e AKU është kthyer vetëm për të zbatuar afatet ligjore e për të mos lënë shteg që Qendra ALERT të ankohet për mungesë përgjigjie pranë Komisinerit për të Drejtën e Informimit.

Gjithashtu, çdokush e kupton lehtësisht se, një përgjigje e tillë, për pyetjet e sipërcituara, është dhënë në këtë mënyrë, edhe për faktin që personat që e kanë përgatitur nuk kanë kuptuar pyetjet, nuk e kuptojnë detyrën dhe punën që duhet të bëjnë në raport me sigurinë ushqimore, kontrollet në PIK, importet, analizat e për të gjithë zinxhirin e sigurisë së një produkti ushqimor.

Në këto kushte, kur Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, me miratimin në heshtje të Ministrisë së Bujqësisë, rrezikon shëndetin e shqiptarëve. Miliona vezë importohen nga Serbia dhe Turqia çdo muaj, pa asnjë barrierë, ndërsa askush nuk e di se çfarë vezësh vijnë, ku shkojnë, sa janë analizuar, si kanë dalë rezultatet etj., etj., pyetje të cilave AKU mund dhe duhet t’u ishte përgjigjur.

Në këto kushte, AKU dhe Ministria e Bujqësisë, jovetëm stabilimentet e prodhimit të vezëve, por çdonjëri që dëshiron, mund të hapë një NIPT në QKB nga zyra e tij, për kioskë qoftësh, librari apo autoshkollë dhe të nesërmen porosit kamionët me vezë në Rusi, Serbi, Turqi, Indi e ku të dëshirojë. Askush s’do ta ndalojë dhe kjo mënyrë funksionimi e institucioneve është e frikshme dhe e jashtëligjshme!!!

©Qendra ALERT

Kujdes!!! Fruta pylli të ngrira të infektuara ne Hepatit A / Foto

Këto fruta pylli të ngrira, nëse i gjeni në markete, refuzojini. Janë të kontaminuara me Hepatit A. Bëhet fjalë për produktin “Ardo fruit berry mix”, të prodhuara në Hungari. AKU, si dhe sistemi RASFF (Sistemi i Alertimit të Shpejtë për Ushqimin dhe Ushqimin për Kafshë) në portalin e konsumatorit, kanë njoftuar për produktet me numër loti I42013 se është i kontaminuar me Hepatit A.

“Referuar njoftimit të ardhur nga sistemi RASSF (Sistemi i Alertimit të Shpejtë për Ushqimin dhe Ushqimin për Kafshë), pas analizave laboratorike të kryera është konstatuar prani e virusit të Hepatitit A në fruta pylli të ngrira në produktin “Ardo fruit berry mix” (përzierje fruta pylli), me Nr. Loti I42013 dhe me origjinë nga Hungaria.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme nëpërmjet kontrolleve zyrtare në operatorët e biznesit ushqimor për identifikimin, bllokimin dhe tërheqjen e produktit. Në bashkëpunim me operatorët e biznesit ushqimor janë kryer menjëherë njoftimet paraprake dhe thirrja për konsumatorët që e kanë blerë atë, të mos e konsumojnë, por ta kthejnë pranë subjektit pranë subjektit ku e kanë blerë”, njofton Autoriteti Kombëtar i Ushqimit.

Institucionet qendrore përgjegjëse në fushën e mbrojtjes së konsumatorit nuk kanë as rubrikë në faqet zyrtare dedikuar atyre

Mbrojtja e konsumatorit konsiderohet një nga çështjet e rëndësishme për Integrimin Evropian të vendit në aspektin ekonomik. Aktualisht, vendi ynë është larg realizimit të standarteve, madje edhe në aspektin formal në këtë fushë.  30  bashki  nuk kanë ende Zyra për Mbrojtjen e Konsumatorëve, ndërsa pjesa më e madhe e institucioneve në qeverisjen qendrore, nuk kanë dedikuar as një rubrike të posacme online për konsumatorin.

Qendra “Konsumatori shqiptar”, në kuadër të projektit “Përmirësimi i kapaciteteve të organizatave të shoqërisë civile dhe sistemit të mbrojtjes së konsumatorëve në Shqipëri për të arritur standardet evropiane – PROTECT ME”, mbështetur nga Bashkimi Evropain monitori 24 institucione në nivel qendror me kompetenca në fushën e mbrojtjes së konsumatorit. Nga ky monitorim rezultoi se pjesa me e madhe e këtyre strukturave nuk ofrojnë as informacionin bazë për qytetarët, në nivel qendror. Në nivel vendor mbrojtja e konsumatorëve është përgjegjësi e 61 bashkive.

Në nivel vendor, situata është po aq shqetësuese. Vetëm në 16 bashki ka zyra të posaçme, ku konsumatorët mund të marrin informacion por edhe të ankohen kur përballen me praktika të padrejta si nga institucionet  ashtu edhe sipërmarrja private. Në të gjitha njësitë e tjera vendore, nuk ofrohet asnjë nformacion për konsumatorët edhe në faqen zyrtare të bashkisë.

Mbrojtja e konsumatorëve nënkupton ekzistencën e mekanizmave të nevojshëm të garantuar nga ligji dhe aktet nënligjore  për mbrojtjen e konsumatorëve, si aktorët       më  të  dobët në marrëdhënien juridike konsumatore.

Ekspertja e kontraktuar nga Qendra “Konsumatori shqiptar” monitoroi faqet zyrtare dhe rubrikave dedikuar  mbrojtjes  së konsumatorëve së 24 institucione të qeverisjes qendrore, me kompetenca në fushën e mbrojtjes së konsumatorëve, si edhe 61 bashkitë. Nga monitorimi rezulton se 1 nga 24 institucionet shtetërore nuk edhe ka faqe zyrtare.

Vetëm shtatë institucione  qendrore kanë pjesë të faqes së tyre zyrtare një rubrikë të dedikuar për mbrojtjen e konsumatorëve dhe në të pasqyrojnë të gjithë informacionin e detajuar për mbrojtjen e tij. Institucionet e tjera nuk e kanë konsideruar ende si përgjegjësi ofrimin e një shërbimi të tillë. Në vetëqeverisjen  vendore,  mbrojtja  e  konsumatorëve është fokusuar tek bashkitë. Për herë të parë Zyra e Mbrojtjes së Konsumatorëve në vetëqeverisjen vendore u hap në vitin 2011 në Bashkinë e Tiranës dhe sot  funksionon si Agjencia e Mbrojtjes së Konsumatorit, me një staf prej 188 punonjësish. Vec Tiranës zyrat për Mbrojtjen e Konsumatorëve funksionojnë edhe në 15 bashki, por me një apo dy specialist në secilën prej tyre.  Ndërsa në 15 njësi të tjera detyrat për mbrojtjen e konsumatorëve, edhe për produktet jo-ushqimore, u janë besuar nënpunësve të tjerë të bashkisë. Në 30 bashki nuk ka asnjë përpjekje për ngritjen e zyrave të tilla.

Znj Ersida Teliti, nga Qendra “Konsumatori Shqiptar” thekson se: “Hapja e zyrave për konsumatorin është detyrim ligjor për njësitë e vetëqeverisjes vendore. Ekzistenca e rubrikave dedikuar konsumatorëve me informacione që lidhen me kuadrin ligjor, detyrimet e palëve, mjetet dhe mënyrat e ankimit, lidhen jo vetëm me të drejtën e informimit, por gjithashtu me realizimin efektiv të të drejtave të konsumatorëve.” Teliti pohon se rezultatet e këtij monitorimi u janë bërë me dije institucioneve respektive, duke kërkuar prej tyre  edhe përmbushjen e detyrimeve ligjore.

*Ky raport monitorimi është kryer në kuadër të projektit “Përmirësimi i kapaciteteve të organizatave të shoqërisë civile dhe sistemit të mbrojtjes së konsumatorëve në Shqipëri për të arritur standardet evropiane – Protect me”, që po zbatohet nga Qendra “Konsumatori Shqiptar”, me mbështetjen e Bashkimitr Evropian. Projekti ka në fokus të tij, rritjen e kapaciteteve të institucioneve publike, organizatave të shoqërisë civile dhe jo vetëm, në kuadër të mbrojtjes së konsumatorëve në nivel qendror apo vendor.