Menu

Bardhyl Baltëza nga BPSH: Shqipëria me çmime të larta, faktorët ndikues

I ftuar në emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, Bardhyl Baltëza, anëtar bordi në Bashkimi e Prodhuesve Shqiptarë ka folur për faktorët që kanë ndikuar në rritjen e çmimeve në vendin tonë, a ka raste abuzimesh dhe për mungesën e fuqisë punëtore në të gjitha ndërmarrjet e vendit.

“E gjithë bota është ndikuar nga rritja e çmimeve, por në Shqipëri ka një rritje më të madhe në krahasim me gjendjen ekonomike të vendit tonë. Kostot e industrive në Shqipëri janë rritur për 2 arsye: Janë rritur kostot energjitike, pra është rritur energjia elektrike gati 70-80% dhe është rritur dhe lënda djegëse 2-3 fish. Kjo ka bërë që kostot e prodhimit në shumë fabrika të rriten në përqindje të konsiderueshme. Më e keqja është se ne kemi humbur konkurrueshmërinë në rajon. Pasi vendet e rajonit kanë mbajtur çmime të ulëta të energjisë elektrike për prodhuesit dhe punojnë normalisht me gaz natyral, që është më i lirë. Ne kemi një gjendje shumë të rëndë të fabrikave të çimentos, që pothuajse janë mbyllur nga rritja e kostos së gazit pasi patën një rënie të madhe konkurrueshmërie dhe e njëjta situatë edhe për fabrikat e tullave. Në përgjithësi e gjithë industria ka këtë kolpo, por problem shumë i madh është mungesa e fuqisë punëtore. Në ndërmarrjen tonë s’kemi patur rroga nën 400 mijë lekë, kohët e fundit na kanë ikur shumë punëtorë dhe kemi marrë punonjës nga India. Rinia po ikën, ne s’po bëjmë asgjë, prej vitesh shkollat profesionale i kanë ulur deri në fund. Të gjitha ndërmarrjet të pakten në Bashkimin e Prodhuesve Shqiptar kanë nevojë për fuqi punëtorë. Ka edhe abuzime, janë disa gjëra që nuk justifikohen shumë. Shteti duhet të funksionojë si një ndërmarrje dhe të marrë masa për ato probleme që janë shumë të rëndësishme. Kemi patur 4 rafineri nafte, kishim naftën në shtëpi, ndërsa sot nuk kemi asnjë. Vetem transporti i naftës bruto shkon 100 e ca lekë për litër, llogarite 600 mijë ton sa harxhon Shqipëria në vit, sa harxhojmë ne duke u kthyer në shtet importues. Kemi vite që nuk kemi filozofi si do zhvillohet Shqipëria për të ngritur nivelin e jetesës? Vendet importuese kanë kostot më të larta se vendet prodhuese”-deklaroi Bardhyl Baltëza.

Qendra Alert/Alert.al

Related Posts