Menu

Bie ndjeshëm kalimi i shqiptarëve me gomone drejt Britanisë

E perditshmja britanike “The Sun” i ka kushtuar një tjetër artikull emigrimit të shqiptarëve ilegalisht drejt Britanisë me gomone. Por, këtë herë në një raport të 3 mujorit të parë të vitit, referuar gazetës ka patur një numër shumë të ulët të kalimit të shqiptarëve nga kanali i La Manshit, për një sërë faktorësh. Në raport thuhet se vetëm 29 shqiptarë kaluan Kanalin në 3 mujorin e parë, një numër shumë më i vogël se 12,301 në vitin 2022, ndersa 1099 shqiptarë shkuan në Mbretërinë e Bashkuar në tre muajt e fundit të vitit të kaluar. Rreth 500 emigrantë të paligjshëm janë kthyer deri më tani në Shqipëri, pasi kryeministri Rishi Sunak premtoi të ndalonte gomonet, një nga pesë prioritetet kryesore të tij për këtë vit. Faktorët që po pengojnë kalimin ilegalisht të shqiptarëve drejt Britanisë, sipas zyrtarëve janë disa. Së pari, besojnë se moti i keq ka penguar disa prej tyre që të largohen nga Shqipëria. Po ashtu, edhe bandat që paguajnë shuma të majme parash për kalimet e paligjshme kanë frikë se do të ndalohen.

“Duket se shqiptarët mund ta kenë marrë mesazhin, nëse vini ilegalisht, nuk do të mund të qëndroni”, tha Alp Mehmet, kryetar i Migration Watch.

Shifrat e Home Office zbuluan se 909 të ardhur në Britani ishin afganë, rreth 24% e totalit dhe 675 indianë.

Deputeti konservator, Kevin Foster tha se shifrat tregojnë se po prodhohen rezultate, duke nënvizuar se është thelbësore që Projektligji i Emigrimit të Paligjshëm të kalojë përmes House of Commons, Dhoma e Parlamentit të Mbretërisë së Bashkuar, e zgjedhur në mënyrë demokratike, përgjegjëse për nxjerrjen e ligjeve dhe kontrollimin e punës së qeverisë. (The Sun)

Qendra Alert/Alert.al

Related Posts