Disa ditë më parë në mediat online qarkulluan një seri lajmesh se një punonjëse e rrjetit të marketeve në pronësi të “Big Alb Group” ka ndërruar jetë nga pakujdesia në punë. Viktima, një 32-vjeçare, u përfol se humbi jetën gjatë turnit të punës në zonën e Yzberishtit për mungesën e sigurisë në punë, pasi supozohet se ka qenë duke rregulluar raftet dhe është rrëzuar nga shkallët.
“Big Market” ka reaguar ndaj këtyre lajmeve duke i cilësuar si trillime dhe të pavërteta të gjitha publikimet e pabazuara të mediave online. Në komunikim e rrjetit të marketeve thuhet se e ndjera ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale duke ofruar në dizpozicion të mediave kamerat e sigurisë si dhe verifikimin e raportit mejkësor. “Big Market” mbyll deklaratën duke shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjen e punonjëses që u nda nga jeta në një moshë të re.
DEKLARATE❗
“Big Alb Group” hedh poshtë me forcë lajmet e rreme që janë publikuar gjatë 48 orëve të fundit në një portal informativ, për humbjen e jetës së njërës prej punonjëseve tona më të mira. Punonjësja M.SH. nuk ka humbur jetën nga aksidenti në punë, sepse nuk ka pasur asnjë aksident në punë. Punonjësja M.SH. ka ndërruar jetë në mënyrë natyrale në dt. 27 dhjetor 2020. Ambientet tona të punës janë të mbikëqyrura 24 orë me kamera. Kjo është lehtësisht e verifikueshme. Duke përgënjeshtruar me forcë lajmet e portaleve gjobëvënëvse të cilat nuk njohin kufij apo normë morali profesional, i shprehim ngushëllimet e sinqerta familjarëve dhe të dashurve të M.SH.
“Big Alb Group”