Bashkë me festën e Kurban Bajramit, shfaqet dhe problemi sesi ta trajtoni mishin e kurbanit të kafshëve, qoftë mishi i një viçi, i një qingji apo ai i një keci. Mënyra e trajtimit të mishit është e rëndësishme sepse mund ta shëndërrojë mishin e freskët dhe me veti të mira për shëndetin e njeriut në diçka të rrezikshme dhe të dëmshme për shëndetin e tij. Njerëzit me probleme në aparatin tretës duhet që të kenë kujdes në veçanti.
Më poshtë do të paraqiten disa këshilla sesi ta përgatisni dhe ta gatuani mishin:
Lëreni të pushojë.
Megjithëse mund të duket shumë tërheqëse që ta hidhni menjëherë mishin në një zgarë apo ta marinoni atë, nuk duhet të harroni togfjalëshin latin: rigor mortis. Mund të keni dëgjuar (ose lexuar) për këtë term në një dramë policore ose në një roman misteri vrasjeje kur ata gjejnë një kufomë. Në thelb do të thotë që mishi ashpërsohet ose ngurtësohet (rigor) pas vdekjes (mortis). Kjo ngurtësi mund të jetë e mirë për copëtimin që dëshironi të mbani në frigorifer, por nuk është ideja më e zgjuar ta hani në atë gjendje. Përveç kësaj, është e dëmshme për stomakun, dhe shija nuk është ajo e duhura.
Këshillohet që mishi duhet të qëndrojë të paktën 24 orë, por në këtë veprim duhen llogaritur dhe faktorë të tjerë të tillë si vetë lloji i mishit si dhe temparatura e mjedisit.
Nëse është bërë e zakonshme që të konsumohet mishi i Kurban Bajramit çdo vit, atëherë të paktën 12 orë duhet që mishit të pushojë. Thertoret zakonisht e lënë mishin që të pushojë për 24 orë në një ambient të freskët dhe të ajrosur, përpara se ta ndajnë atë në copa.
Në momentin që mishi është gati dhe çdonjeri ka marrë pjesën e tij, atëherë çfarë duhet të bëni me pjesën e mbetur të mishit?
Në varësi të mënyrës se si dëshironi të përdorni mishin tuaj, ju mund të prisni dhe rregulloni copat, t’i vendosni në qese ose kontejnerë të sigurt për ngrirje. Një gjë e rëndësishme për të theksuar këtu është se duhet të shmangni përdorimin e diçkaje shumë të hollë për ta mbështjellë mishin kur e vendosni në frigorifer. Nëse mbulesa ose çanta është shumë e hollë ose nuk është nga materiali i duhur, do të mbeteni me djegie të ngrirjes, e cila do të shfaqet në mish si njolla gri. Në të vërtetë është e sigurt për t’u ngrënë, por nëse nuk e dini nga erdhi hiri, mund të përfundoni duke e hedhur tutje mishin. Problemi i vetëm me këto arna gri është se ato do të thajnë mishin dhe nuk ofrojnë një përvojë të këndshme të ngrënies.
Pasi mishi të dalë nga ngrirja dhe të jetë shkrirë, nuk mund ta vendosni përsëri në frigorifer, prandaj sigurohuni që të nxirrni vetëm kur ju nevojitet. Vlen të përmendet gjithashtu se nëse mishi ka mbetje pluhuri ose toke, në varësi të vendit në të cilin është prerë, ju do të dëshironi t’i prisni ato pjesë dhe të shmangni larjen e tij. Larja e mishit është problematike në vetvete pasi bakteret e vendosura në papastërti mund të futen në mish dhe ta kontaminojnë atë. Përsëri, bakteret e duan ngrohtësinë dhe lagështinë, kështu që shmangni larjen e saj dhe ruani veten nga sëmundja.
Si duhet ta gatuaj?
Pasi mishi të pushojë për një kohë të mjaftueshme, mos ngurroni ta përgatisni atë në mënyrën që ju pëlqen (ziejeni, piqeni ose skuqeni) por mbani në mend të shmangni ndotjen nga përdorimi i dërrasës prerëse. Dërrasa që përdorni për mishin nuk duhet të jetë e njëjta që përdorni për të prerë perimet tuaja – të cilat patjetër duhet të përfshiheni në menunë tuaj të Kurban Bajramit.
Nëse vendosni që ta piqni mishin, duhet të jeni shumë të kujdesshëm dhe mos ta vendosni shumë afër zjarrit. Lëreni të piqet, por mos të kthehet në qymyr duke u djegur. Ngrënia e mishit të djegur është gjithashtu kanceroze dhe le të jemi të sinqertë: Kush dëshiron gjithsesi të hajë copa të vështira dhe të thata të mishit?
Mos harroni kockat
Ka njerëz që për Kurban Bajram presin që të përgatisin dhe një paçe, një pjatë tradicionale turke me shumë erëza, të bëra me kokën dhe kockat e tjera të kafshës. Pasi të jetë përpunuar i gjithë mishi, dhe pasi kockat të jenë prerë në një madhësi aq të vogël sa të futen në një tenxhere, i zieni për disa orë. Pasi supa të ketë zierë, fikeni sobën dhe lëreni tenxheren të ftohet. Hidhni lëngun e kockave në enë më të vogla dhe të mbyllura në mënyrë të sigurtë duke i vendosur nw frigorifer tek ngrirja. Aty keni vënë një nga supat më të fuqishme dhe të pasura me vitamina që mund të ruhen për më vonë dhe të shtohen në çfarëdo lloj pjate.
Qendra Alert.
alert.al/
LEAVE A COMMENT