I lindur më 5 shkurt 1985 dhe tashmë 36 vjeç, Kristiano Ronaldo, një nga futbollistët më të mëdhenj në botë, shquhet për jetën e tij strikte prej atleti. Ai frekuenton 5 herë në javë palestrën dhe ka vetëm 7% dhjamë në trupin e tij, ndërkohë që 50% përbëhet nga muskujt.
Miqtë e tij tregojnë që kur ai del me to konsumon vetëm sallatë, pulë dhe ujë. Nga ajo që vetë Kristiano Ronaldo publikon në median sociale, i pëlqen që të ushqehet vetëm me perime të freskëta dhe fruta, drithëra dhe shumë proteina. Ndër ushqimet e tij nuk mungojnë kurrë lëngjet e frutave: dardhë, mollë ose ananas.
Gjatë drekës ka gjithmonë sallatë, me pak pulë të pjekur dhe shumë pak bukë, dhe përjashtim bëjnë vetëm rastet kur ka ndeshje dhe duhet që të ketë maksimumin e ushqimit, duke përfshirë karbohidratet, makarona integrale dhe fruta. Ronaldo nuk ha asnjëherë më shumë seç duhet. Edhe darka përbëhet nga fibra, proteina dhe vitamina, dhe varion nga frutat deri tek mishi i pulës, nga orizi deri tek fasulet.
Nuk është e rrallë ku është fotografuar në restorant duke ngrënë biftekun e zakonshëm ose mish të zgarës, pa munguar sallata e shoqëruar më fruta deti. Ato që nuk shikohen kurrë në tavolinën e tij janë ushqimet me përmbajtje sheqeri. Gjithashtu ai pi shumë ujë, me litra të tëra të cilat i mundësojnë që të jetë gjithmonë i hidratuar. Në dietën e tij nuk është i përfshirë as alkooli dhe as ushqimet e para-përgatitura.
Gjatë stërvitjes ai konsumon pije tonike të përgatitura posaçërisht për të shmangur sheqernat e pijeve të tjera të tregtuara në supermarkete. Këtyre pijeve iu shton një sërë karbohidratesh për të përmirësuar rezistencën si dhe elektrolite dhe vitamine B12 për të luftuar lodhjen. Është i përqendruar për të ndërtuar muskujt, dhe nuk ka pushim më shumë se 90 minuta për të. Zakonisht ai zgjedh që të pushojë 5 herë gjatë ditës nga 90 minuta, po aq sa është kohëzgjatja e një ndeshjeje futbolli.
Aktualisht ai peshon 84 kg dhe është i gjatë 187 cm.
Përshtatur nga SKY Sport
alert.al
LEAVE A COMMENT